Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all 36632 articles
Browse latest View live

Arianit Koci bën thirrje të vizitohet Podujeva

$
0
0

Shkruan Arianit Koci:

Në Podujevë, pranë shenjës “I love ❤ Podujeva”.

Dikujt mund t’i duket kiç, por nuk është asgjë e pazakontë.

Shenja të tilla i gjen në shumë qytete të botës, duke filluar nga New Yorku, ku nisi për herë të parë më 1976.

Në atë kohë, New Yorku ishte në krizë të thellë.

Krim i lartë, ekonomia buzë falimentimit, qytet i pasigurt dhe i shkatërruar.

Në mesin e asaj errësire, artisti grafik Milton Glaser krijoi falas logon “I love NY”, për të ringjallur dhe kthyer krenarinë dhe shpirtin e qytetit.

Në të njëjtën periudhë, paralelisht, me të njejtin mision, në rrugët e vërteta të New Yorkut u xhiruan disa nga filmat më të fuqishëm të historisë së kinematografisë. Filma ikonik.

Për mua, ata janë prej filmave më të mirë që janë bërë ndonjëherë.

The Godfather me Marlon Brando dhe Al Pacino.
Taxi Driver me Robert De Niro.
Mean Streets me Robert De Niro dhe Harvey Keitel.
Serpico me Al Pacino.
Dog Day Afternoon me Al Pacino.

Filma që e tregojnë realitetin ashtu siç ishte, pa iluzione, me gjithë dhimbjen, betejën dhe brutalitetin e jetës urbane.

New Yorku nuk u dorëzua. U ngrit mbi krizën dhe ndërtoi një identitet të ri.

Sot, këto skulptura janë një simbol global.
Nga Nice, Mumbai, Cebu City, San Francisco, Toronto…

Sa kam informata, në Kosovë këtë traditë e ka filluar Podujeva.

Prandaj, ja edhe një arsye më shumë me e vizitu këtë qytet!

The post Arianit Koci bën thirrje të vizitohet Podujeva appeared first on Llapi.info.


Neurologu kosovar planifikon rikthimin në Kosovë: Më mirë të jetohet me 1 mijë euro në Kosovë, se sa me 10 mijë në Gjermani

$
0
0

Bejtullah Guri tash e 11 vjet jeton dhe vepron në Gjermani.

Neurologu kosovar i cili ka kryer specializimin në shtetin gjerman shumë shpejt do të kthehet në Kosovë, bashkë me bashkëshorten e tij e cila po ashtu është doktoreshë e Gjinekologjisë.

“Edhe bashkëshortja ime është mjeke, gjinekologe në Gjermani e cila është e gatshme të kthehet në Kosovë dhe të ndaj përvojen e saj këtu në vendin tonë. Unë kam qenë ai shkaktari dhe iniciatori që kam kontribuar të kthehem në Kosovë. Të dy jemi të një mendimi që të kthehemi këtu në Kosovë”, ka thënë Guri në një bisedë për IndeksOnline.

Sipas tij, më mirë është të jetohet me 1 mijë euro në Kosovë, se sa me 10 mijë euro në Gjermani.

“Qëllimi jem ka qenë përfundimi i specializimit. Zakonishtt rrogat në Gjermani janë më të mëdha se sa në Kosovë. Më mirë të jetohet me 1 mijë euro në Kosovë, se sa me 10 mijë në Gjermani. Për ne rroga nuk qon shumë peshë”, ka thënë tutje, doktor Guri.

Neurologu kosovar thotë se në aspektin emocional gjithmonë e ka ndjerë mungesën për Kosovën.

“Neorolog, kam punuar dhe punoje ende ne Gjermani, qe 11 vite. Arsyeja e e kthimit e para është profesionale dhe e dyta është emocionale. Aspekti emocional se sa jam i lidhur me vendin tim, kam qenë edhe ish-pjesëtar i UÇK-së. Gjithë këtë lidhje që kam pas kam marrë vendim me u kthy në Kosovë. Kam filluar punën si asistent, fillimisht si mjek i përgjithshëm ku nuk kam pas ndonjë përvojë të madhe. Kam pas sfida të mëdha, duke pas parasysh gjuha e huaj, pastaj sistemi gjerman. Vështirësitë kanë qenë relativisht të mëdha. Pas 5 vitesh e kam përfunduar specializimin në Neorologji”, ka theksuar ai.

“Porosia ime është që cdo mjek të shkon në Evropë, pas sipecializimit të kthehet dhe të kontriribuojnë në Kosovë. Gjermania i pret mirëpo pas specializimit të kthehen dhe të kontribuojnë në Kosovë”, shtoj ai.

The post Neurologu kosovar planifikon rikthimin në Kosovë: Më mirë të jetohet me 1 mijë euro në Kosovë, se sa me 10 mijë në Gjermani appeared first on Llapi.info.

Buka, qumështi dhe vezët kanë nisur të shtrenjtohen

$
0
0

Buka, qumështi, vezët e produkte të tjera kanë nisur të shtrenjtohen në Kosovë. Nga 50 cent sa ishte çmimi i bukës, ka shkuar në 70 centë, në disa furra, ndërsa çmimi i produkteve të qumështit pritet të ngrihet nga 15-20%.

Qytetarët po ankohen se edhe çmimet e produkteve tjera kanë shënuar ngritje.

Nga Shoqata e Industrisë së Qumështorëve të Kosovës thonë se ngritja e çmimit po bëhet për shkak të ngritjes së tarifave të energjisë elektrike.

E ngritje të çmimeve kanë paralajmëruar edhe biznese të tjera në Kosovë.

Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe shërbimeve është paralajmëruar se do të vijë pas rritjes së tarifave të energjisë elektrike në 16.1%.

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës flasin për ngritje të çmimeve për 2.9% në muajin mars krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Kryesisht, ngritje kanë shënuar çmimet e qumështit, djathit, vezëve, kafesë, çajit e perimeve. Kësaj vale të ngritjes së çmimeve së fundmi i janë bashkuar edhe kafenetë dhe restorantet në Kosovë./RTK

The post Buka, qumështi dhe vezët kanë nisur të shtrenjtohen appeared first on Llapi.info.

Podujevë; Ndërron jetë Fatmir Hoxha (Foto)

Naim Rashiti del me 10 opsione për tejkalimin e ngërçit: LVV të propozojë 3 kandidatë për kryetar Kuvendi…

$
0
0

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, ka thënë se zgjedhjet duhet të jenë zgjidhja e fundit.

Opsioni i parë sipas tij është që VV të propozojë tre kandidatë për kryetar të Kuvendit dhe njërin prej tyre ta votojnë deputetët.

Opsion të dytë, Rashiti ka paraqitur mundësinë që një grup i deputetëve të dërgojnë pyetje në Gjykatën Kushtetuese.

I treti opsion është që VV të bëjë marrëveshje politike.

Ndërsa opsioni katërt sipas Rashitit është që opozita ta ketë shansin e saj për të formuar qeverinë nëse VV nuk i ka votat.

Opsioni i pestë Rashiti thotë se është që të bëhen marrëveshje të mëdha politike për bashkëqeverisje.

Një opsion tjetër është që VV të formojë një qeveri minore, por sipas Rashitit kjo do të jetë me mandat shumë të kufizuar kohor.

Rashiti si opsion përmend edhe qeverinë teknike.

“Qeveri teknike- Nese LVV, PDK dhe LDK besojne se blloqet e tyre nuk mund te formojne qeverine, ato duhet te pajtohen per nje qeveri teknike (perfshire programin dhe prioritet) me mandat deri ne shkurt te vitit 2026.”

E nëse asnjë nga këto opsione nuk funksionojnë, Rashiti thotë se duhet të shpallen zgjedhjet.

“9. Dhe per te gjitha opcionet duhet dialog te nivelit te larte politk ne mes te lidereve. 10. Mungesa e dialogut te te thelloje krizen dhe detyroje subjektet te bejne zgjidhje te rrrezikshme per te ardhmen dhe funksionimin e institucioneve.”

The post Naim Rashiti del me 10 opsione për tejkalimin e ngërçit: LVV të propozojë 3 kandidatë për kryetar Kuvendi… appeared first on Llapi.info.

LDK zyrtarizon edhe një kandidat për kryetar komune

$
0
0

Gëzim Plakolli ka shpallur kandidaturën për kryetar të Komunës së Mitrovicës.

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë njofton se kryetari i degës, Gëzim Plakolli, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Komunës së Mitrovicës në zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Plakolli me përvojën, angazhimin dhe vizionin e tij, vjen me një ofertë të re politike për qytetarët e Mitrovicës, një udhëheqje të përgjegjshme, afër qytetarëve, transparente dhe të orientuar drejt zhvillimit.

The post LDK zyrtarizon edhe një kandidat për kryetar komune appeared first on Llapi.info.

Podujevë; Ndërron jetë Shemsije Kameri – Thaçi (Foto)

Menaxheri i “Interex” kapet duke i vjedhur 15 mijë euro, detaje

$
0
0

Një menaxher i pikës së “Interex” në Deçan është arrestuar sot nga Policia.

Ai siç merr vesh Insajderi është kapur duke përvetësuar 15 mijë euro. Këto para dyshohet se i ka vjedhur si menaxher i pikës.

Pasi është zënë i njëjti ka dorëzuar paratë.

Megjithatë i është caktuar 48 orë masa e ndalesës.

The post Menaxheri i “Interex” kapet duke i vjedhur 15 mijë euro, detaje appeared first on Llapi.info.


Moti për sot

$
0
0

Kryesisht me kthjellime dhe diell parashihet moti ditën e mërkurë.

Orëve të pasdites përreth zonave malore zhvillohen vranësira të pakta lokale, por pa gjasa për të reshura. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 5-10m/s.

Temperaturat maksimale shkojnë deri në 22 e 25 gradë Celsius. Minimalet në mëngjes zbresin në 3 dhe 6 gradë.

Të enjten e të premtën, më 1 dhe 2 maj do të ketë zhvillime të vranësirave lokale orëve të pasdites, që të premtën më vonë, mund të japin kushte për ndonjë rrebesh të izoluar shiu, kryesisht përreth viseve malore.

Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 22C e 25C. Në fundjavë më shumë diell, e ditën e diel gradualisht shtrihen vransira të larta. Vazhdon trendi i rritjes së temperatura me maksimale deri në 26C e 28C. Minimalet luhaten kryesisht ndërmjet 5C e 10C. Erërat frynë nga veriu e verilindja të lehta dhe mesatare 5-10m/s. Përgjatë fundjave ndryshojnë drejtimin në jugperëndimore.

The post Moti për sot appeared first on Llapi.info.

Shpërthim në veturën e U.D drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari

$
0
0

Një shpërthim ka ndodhur tek vetura e U.D drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari.

Kështu ka mësuar Nacionale nga burimet e veta të afërta me këto zhvillime.

Shpërthimi ka ndodhur në parking.

Nacionale ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Detaje të tjera ende nuk dihen dhe Nacionale është në pritje të përgjigjes nga Policia e Kosovës.

Osman Hajdari është ushtrues detyre i drejtorit i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

The post Shpërthim në veturën e U.D drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari appeared first on Llapi.info.

Gruaja rrahet e keqtrajtohet në familjen e burrit, arrestohen bashkëshorti dhe vjehrra e viktimës

$
0
0

Një rast i dhunës në familje është raportuar të martën në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin dhe vjehrrën për keqtrajtim fizik e psikologjik.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima, Gj.K.B (32-vjeçare), është paraqitur në Stacionin Policor në Prishtinë, ku ka deklaruar se është goditur me shuplakë nga burri i saj, Granit Bala, si dhe është ofenduar dhe keqtrajtuar psikologjikisht nga vjehrra, Leonora Bala.

Përkundër dhunës së përjetuar, viktima ka refuzuar të kërkojë ndihmë mjekësore, me arsyetimin se nuk kishte nevojë, po ashtu ka refuzuar të kërkojë strehim, pasi disponon banesë personale në Prishtinë.

Pas raportimit, në rast është përfshirë edhe punëtori social, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në prani të autoriteteve përkatëse.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, të dy janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti penal për “Dhunë në familje”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

The post Gruaja rrahet e keqtrajtohet në familjen e burrit, arrestohen bashkëshorti dhe vjehrra e viktimës appeared first on Llapi.info.

Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi

$
0
0

Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi i cili po kërkohet për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje.

Policia ka bërë të ditur edhe se, fotografinë e personit e ka publikuar me autorizim nga prokuroria kompetente.

Komunikata:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprat Përdorim i armës dhe armëmbajtje pa leje.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.

The post Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi appeared first on Llapi.info.

Anulohet koncerti me këngëtarë serbë në Kosovë

$
0
0

Është anuluar koncerti i planifikuar të mbahej nesër në Dragash, me këngëtarë serbë, për të shënuar festën e komunitetit goran, e njohur ndryshe si Shën Gjergji.

Kështu bëri të ditur kryetari i OVL UÇK-së dega në Sharr.

Për emisionin Ora 7 në Klan Kosova ai deklaroi se me të marrë vesh lajmin për organizimin e këtij koncerti, është takuar me kryetarin e komunës dhe komandantin e policisë dhe ka kërkuar që të anulohet organizimi.

“Nuk jemi kundër goranëve, por jemi kundër këngëtarëve nga Serbia. Data 5 maj shënon Ditën e Dëshmorëve. Këngëtarët serbë s’kanë vend në Sharr”, deklaroi ai, duke shtuar se organizatori është tërhequr dhe koncerti është parandaluar.

E kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, theksoi se është informuar që organizatorët e kanë shtyrë mbajtjen e koncertit për një kohë të caktuar.

The post Anulohet koncerti me këngëtarë serbë në Kosovë appeared first on Llapi.info.

Kurti flet për formimin e qeverisë së re

$
0
0

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se konstituimi i kuvendit do të ndodhë, megjithatë pa dhënë një datë të saktë se kur.

Deklarata e tij u dha gjatë një vizite në Istog, me rastin e vendosjes së gur themelit për projektin e banimit të përballueshëm dhe social në këtë komunë.

“Fillimisht kuvendi, pastaj qeveria”, u shpreh Kurti në një prononcim për mediat lokale.

Përveç Kurtit, në këtë ngjarje morën pjesë edhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, si edhe zëvendësministri Jeton Raka.

The post Kurti flet për formimin e qeverisë së re appeared first on Llapi.info.

Theren me thikë disa nxënës (Pamje nga vendi i ngjarjes)

$
0
0

Një therje me thikë dyshohet se ka ndodhur mes disa nxënësve të shkollave të ndryshme në lagjen Emshiri të Prishtinës.

Klan Kosova mëson se rasti ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës, saktësisht pranë kafiterive që gjenden aty pranë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

The post Theren me thikë disa nxënës (Pamje nga vendi i ngjarjes) appeared first on Llapi.info.


Dy persona theren me thika në Prishtinë, dërgohen në QKUK

$
0
0

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës.

Nga policia është shtuar se për shkak të përleshjes dy persona kanë marrë lëndime nga thika, të cilët janë dërguar në QKUK.

“Rreth orës 13:00, është raportuar për një përleshje në mes të disa personave në lagjen Kalabria, në Prishtinë.

Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është  bërë e ditur se për pasojë  dy persona kanë marrë lëndime nga arma e ftohët (thika).

Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit i cili më pas është paraqitur në polici.

Aktualisht në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdon puna policore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka njoftuar Policia.

The post Dy persona theren me thika në Prishtinë, dërgohen në QKUK appeared first on Llapi.info.

Nis takimi i Albin Kurtit me Memli Krasniqin

$
0
0

Ka nisur takimi ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në Kuvend.

Para takimit, as Kurti dhe as Krasniqi nuk folën për gazetarët.

Kurti të mërkurën u dërgoi ftesa për takim kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili refuzoi të merrte pjesë.

Krasniqi shkroi mbrëmë në Facebook se e ka pranuar ftesën “duke besuar thellësisht se Republika e Kosovës ka nevojë urgjente për zhbllokim institucional dhe për rikthimin e funksionimit të rregullt të institucionit më të lartë legjislativ, si dhe për t’i hapur rrugë afateve kushtetuese për themelimin e Qeverisë”.

Ai tha se e inkurajon Kurtin që “të reflektojë me përgjegjësi mbi situatën aktuale dhe të shfaqë vullnet të sinqertë për të mundësuar formimin e institucioneve të reja, në mënyrë që Kosova të ketë sa më parë një Kuvend dhe një Qeveri legjitime e funksionale”. Në këtë kontekst, Krasniqi tha se “gjetja e një kandidateje apo kandidati të përshtatshëm, që gëzon mbështetjen e shumicës së deputetëve, do të ishte një hap i rëndësishëm përpara”.

LVV-ja për kryetare të Kuvendit e ka propozuar disa herë radhazi Albulena Haxhiun, e cila po aq herë ka dështuar t’i marrë 61 votat e nevojshme, gjë që e ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit.

Në njërën nga mbledhjet e seancës konstituive e cila po vazhdon pa sukses që prej 15 prillit, LVV-ja ka përmendur nevojën për një “marrëveshje politike” për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por pa bërë ndonjë përpjekje serioze që kjo të arrihej.

Në një takim “konsultativ” para vazhdimit të seancës konstituive javën e kaluar, LVV ka këmbëngulur në propozimin e Albulena Haxhiut.

Kandidatja e LVV-së për herë të shtatë dështoi të zgjidhet kryetare e Kuvendit, duke mos marrë më shumë se 57 vota. Herën e fundit, madje mori vetëm 54 vota.

PDK-ja dhe AAK-ja janë shprehur të gatshme për ta shqyrtuar një kandidaturë “më të pranueshme” nga LVV-ja.

LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se për ta, “nuk ka asnjë kandidat”, të LVV-së që do të mund ta votonin.

The post Nis takimi i Albin Kurtit me Memli Krasniqin appeared first on Llapi.info.

Përfundon takimi Kurti- Krasniqi, s’ka marrëveshje

$
0
0

Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, pak para vazhdimit të seancës konstituive.

Pas takimit, Krasniqi konfirmoi se nuk është arritur ndonjë marrëveshje politike mes palëve. Ai theksoi se gjatë diskutimit i ka kërkuar Kurtit që të ndryshojë kandidatin e propozuar për kryetar të Kuvendit, me qëllim të tejkalimit të bllokadës institucionale.

The post Përfundon takimi Kurti- Krasniqi, s’ka marrëveshje appeared first on Llapi.info.

Lajm i mirë: Gjendet shëndosh e mirë i mituri i zhdukur në Fushë Kosovë – ishte në një veturë të braktisur me shokët

$
0
0

Pas disa orësh kërkime intensive dhe shqetësimi nga familja, Aurel Krasniqi, 11-vjeçari i raportuar si i zhdukur në Fushë Kosovë, është gjetur shëndosh e mirë.

Ai është hasur nga hetuesit rreth orës 23:50 në Rrugën e Pejës dhe pas kontrollit mjekësor është konfirmuar se është në gjendje të mirë shëndetësore.

I mituri ka sqaruar se gjatë kësaj kohe kishte qëndruar në një veturë të braktisur në lagjen Eliza, së bashku me disa shokë dhe nuk kishte pasur ndonjë problem.

Një përfundim i lumtur për një rast që kishte ngritur shqetësim të madh.

The post Lajm i mirë: Gjendet shëndosh e mirë i mituri i zhdukur në Fushë Kosovë – ishte në një veturë të braktisur me shokët appeared first on Llapi.info.

Negociatat Kurti – Krasniqi: I thash ndërroje kandidaten, nuk më tha “po” – i thash se duhesh

$
0
0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se me kryeministrin në detyrë Albin Kurti ka diskutuar për zhbllokimin e ngërçit në Kuvendin e Kosovës.

Krasniqi, pas takimit tha se në takim me Kurtin i ka prezantuar qëndrimet, tashmë publike, të PDK-së rreth opsioneve për konstituimin e kuvendit.

“Pak më parë e kam përfunduar takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, me të cilin i kemi shkëmbyer idetë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ju, qëndrimet e PDK-së edhe i dini. I kam thënë këtu para jush, ia kam thënë edhe z. Kurti përsëri. Unë i kam thënë z. Kurti që për Kosovën është e domosdoshme të konstituohet Kuvendi sa më shpejtë. Të hyhet në afatet kushtetuese për zgjedhjen e qeverisë së ardhshme. Që të ndodhë kjo, sigurisht që propozimi i takon partisë së parë”, tha ai.

“I thash z. Kurti që do të ishte mirë me mendu për kandidatë apo kandidatura të tjera. Ne nuk kemi pasur qëndrim bllokues, mohues. Nuk na takon neve me ia zgjedh kryeparlamentarin, partisë së parë. Përkundër që s’kemi marrëveshje politike, po ju themi që ejani ta votojmë një figurë që mund të jetë e pranueshme”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se Kurti nuk i dha sinjale se do të ndërrojë propozimin për kryeparlamentar.

“I thash zotëri, ndërroje kandidaten nëse do zhbllokim të Kuvendit”, tha Krasniqi, derisa shpalosi detaje nga biseda me Kurtin.

Krasniqi deklaroi se i tha Kurtit se duhesh ta ndërrojë kandidaturën për kryeparlamentare.

“Nuk jam i sigurt. Nuk më dha shenjë. Nuk më dha shenjë [se do ta ndërrojë emrin e kandidates]. Nuk më tha ‘po, po e ndërroj’. se I thash ‘duhet me ndërru’”, tha ai.

Ai tha se ky ka qenë boshti i diskutimeve me Kurtin.

Krasniqi mohoi të ketë diskutuar me Kurtin për marrëveshje politike për formimin e qeverisë.

The post Negociatat Kurti – Krasniqi: I thash ndërroje kandidaten, nuk më tha “po” – i thash se duhesh appeared first on Llapi.info.

Viewing all 36632 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>