Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all 36675 articles
Browse latest View live

Faton Peci: Gani Geci na dërgoi mesazh ku ka shprehur vullnetin për bashkëpunim

$
0
0

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar lidhur me debatin e fundit rreth një telefonate mes Glauk Konjufcës dhe Gani Gecit.

Në një deklaratë për media, Peci ka refuzuar të konfirmojë ndonjë dijeni për telefonatën, por ka theksuar se në politikë nuk është “pjekuri” të bëhen publike të gjitha komunikimet.

Peci përmend edhe një mesazh që Geci t’ia ketë dërguar dikujt nga koalicioni LVV–Guxo–Alternativa, ku ka shprehur simpati dhe gatishmëri për bashkëpunim.

“Nuk e di a ka ndodh telefonata, por sido të jetë kam respekt për familjen Geci. Një mesazh miqësor për z.Geci. Komunikimet që ndodhin edhe me SMS edhe me thirrje telefonike në politikë, nuk është pjekuri politike që të gjitha të shfaqen në media. Qe une po iu tregoj, mundeni edhe me pyet z.Geci a i ka dërgu dikujt nga koalicinoi LVV-Guxo-Alternativa ndonjë SMS ku e ka shpreh simpatinë dhe vullnetin e tij që të ketë një partneritet. Pas procesit zgjedhor, vetëm me i tregu që nuk dilet në publik kur pranon thirrje telefonike”.

The post Faton Peci: Gani Geci na dërgoi mesazh ku ka shprehur vullnetin për bashkëpunim appeared first on Llapi.info.


Haziri i përgjigjet Pecit: Njerëzit që dalin prej LDK’së nuk i marrin vlerat me vete

$
0
0

Lutfi Haziri është pyetur për deklaratën e Faton Pecit se LDK është “shoqëri aksionare” dhe se ka mentalitet bllokues.

Haziri tha se njerëzit që dalin prej LDK’së nuk i marrin vlerat me vete.

Sipas tij ka njerëz që e kanë “gërryer politikisht” LDK’në.

“Njerëzit që dalin prej LDK’së nuk i marrin vlerat me vete, së paku duhet me i marr kujtimet e mira me vete. LDK asnjëherë nuk ka blerë bari të rriqnave në vend të zëvendësimeve tjera dhe nuk ka flliq politika me situata të tilla, kështu që ju kisha lut me qenë shumë të kujdesshëm në këtë raport. LDK është institucion politik ku shumë njerëz janë rrit e eduku, pjek politikisht por ka edhe të tillë që e kanë konsumu LDK’në, e kanë shfrytëzu, jo si trampolinë politike por e kanë gërry politikisht LDK’në për motive politike. Nëse ju ec kështu, le t’iu ec”, tha ai.

The post Haziri i përgjigjet Pecit: Njerëzit që dalin prej LDK’së nuk i marrin vlerat me vete appeared first on Llapi.info.

Reagon Abdixhiku: A po e kuptoni tani, se pse me të tillët, nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim?

$
0
0

Shkruan Lumir Abdixhiku:

A po e kuptoni tani, se pse me të tillët, nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim?Të takojnë, të mashtrojnë!Gjersa të thërrasin në takim, jashtë të ofendojnë.Në fund veprojnë në arbitraritet të plotë!Sepse nuk njohin njerëzoren, as fjalën as kurrizin!Kjo politikë duhet të marrë fund! LDK do t’i japë fund! Është interes kombëtar refuzimi i qasjes së tillë politike, jo nënshtrimi e dorëzimi para saj. Shpresoj dhe partitë tjera ta kuptojnë këtë gjë sa më parë.LDK e ka të qartë. Prandaj është konsistente. Para, gjatë e pas zgjedhjeve.Prandaj votuesi e mbështetësi i LDK-së sot rri krenar!

 

The post Reagon Abdixhiku: A po e kuptoni tani, se pse me të tillët, nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim? appeared first on Llapi.info.

Gjendet pas tri dite gruaja që u raportua e zhdukur

$
0
0

Gruaja nga Runjeva e Kaçanikut e cila ishte raportuar e zhdukur prej tri ditësh, është gjetur sot.

E zhdukura është Hamide Burrniku, e cila është gjetur e gjallë sot në mëngjes dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Burime të Gazetës Sinjali brenda njësisë së Hetimeve Rajonale kanë bërë të ditur se më 1 maj 2025, rreth orës 09:55, në bashkëpunim me grupin e kërkim-shpëtimit dhe ekipet emergjente, është bërë lokalizimi dhe gjetja e saj.

Sipas të njëjtave burime, menjëherë pas identifikimit të saj, është njoftuar emergjenca mjekësore, dhe Hamide është dërguar për trajtim mjekësor, ku është konstatuar se gjendja e saj është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Screenshot

The post Gjendet pas tri dite gruaja që u raportua e zhdukur appeared first on Llapi.info.

Limaj thotë se nuk merr pjesë në procese votimi ku ka shkelje

$
0
0

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas mbylljes së seancës konstituive ku u propozua votimi i fshehtë, deklaroi se kryetari i Kuvendit zgjidhet me votë të hapur dhe se subjekti i tij nuk merr pjesë në asnjë proces votimi ndryshe ku ka shkelje.

Ai shtoi se nuk zgjidhen organet e rendit pa shumicë parlamentare dhe bëri thirrje që të dialogohet.

“Për tema nacionale gjithmonë duhet të dialogohet. Njerëzit duhet të takohen, të bashkëbisedojnë, të pajtohen ose jo”.

“Unë jam për një politikë racionale nga e cila përfiton qytetari i Kosovës. Jo politika reaguese me mllef e motive tjera”, theksoi Limaj.

The post Limaj thotë se nuk merr pjesë në procese votimi ku ka shkelje appeared first on Llapi.info.

Shkrumb e hi nga zjarret në Jerusalem, Netanyahu shpall gjendje emergjente

$
0
0

Aleatët e Izraelit në Evropë po dërgojnë ndihma për të trajtuar zjarret e ndezura, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e shpalli situatën një emergjencë kombëtare, duke kërkuar ndihmë ndërkombëtare.

Zjarret që shpërthyen në Jerusalem thuhet se kanë shkatërruar pothuajse 5,000 hektarë tokë, duke përfshirë 3,000 hektarë pyll, sipas Shërbimeve të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.

Aeroplanë zjarrfikës nga Greqia, Qiproja, Kroacia dhe Italia do të mbërrijnë për të shuar flakët në orët e ardhshme, me raporte se Ukraina, Spanja, Franca dhe të tjerë janë angazhuar gjithashtu për të dërguar ndihma, shkruan The Independet.

Shkaku i flakëve mbetet i paqartë, megjithëse Netanyahu tha se 18 persona ishin arrestuar nën dyshimin për ndezjen e zjarreve.

The post Shkrumb e hi nga zjarret në Jerusalem, Netanyahu shpall gjendje emergjente appeared first on Llapi.info.

Përmbyset kamioni, rruga mbulohet me 8 milionë monedha 10-centëshe (Pamje)

$
0
0

Një aksident i pazakontë ndodhi në Teksas të ShBA-së, ku një kamion u përmbys dhe humbi ngarkesën prej rreth 8 milionë monedhash dhjetëcentëshe, me vlerë rreth 800 mijë dollarë.

Ngjarja ndodhi në autostradën U.S. 81/287, pranë daljes së Farm Road 1655 në Alvord, kur shoferi humbi kontrollin dhe e përmbysi mjetin pas një manovre të gabuar.

Shoferi dhe pasagjeri u dërguan në spital me lëndime të lehta.

Autoritetet mbyllën për disa orë rrugën për të pastruar monedhat e shpërndara.

The post Përmbyset kamioni, rruga mbulohet me 8 milionë monedha 10-centëshe (Pamje) appeared first on Llapi.info.

Podujevë; Ndërron jetë Minire Aliu – Namani (Foto)


“E kam pyet Muhamed kush?”- Personi që ia dha ndihmën e parë rrëfen natën e vrasjes së policit Lika

$
0
0

Muhamed Lika nuk ishte i vetmi oficer policie në ndërtesën ku banonte. Disa kate më poshtë ndërtesës së tij banon edhe familja e Sabedin Laqit. Ky, me të dëgjuar krismat e plumbave reagoi.

“Kam dëgjuar tri krisma, pas 3-5 sekondave krisma tjetër. Edhe është dëgju një piskamë, mos ta përmendi. Nja 5 herë është dëgju”, ka thënë Sabedin Laqi.

Laqi theksoi se dyshimet e para i kishte për krisma petardash, meqë të rinjtë shpesh bëjnë veprime të tilla. Më pas doli dhe pa kolegun e shtrirë në shkallë.

“Kam qenë në pizhame të fjetjes. Gruaja ka bërtite ‘oo u bë diçka’. Gruaja te dera kish mbërri. Unë kam dalë, mund të them 30 sekonda, nuk kam veshë as këpuca, në pizhame, i ka 18 shkallë prej meje banesa deri këtu, edhe jam ra në këtë pjesën këtu, po pak si terrushëm ka qenë, e kam pa policin e shtrirë”, vazhdon më tej ai rrëfimin për ngjarjen.

“Prej këtuhit, Muhamedi e ka pas kryt qitu. Rreshteri, edhe trupin. Në momentin kur kam ra këtu, e kam pa revolen në qoshe të tij, por ka qenë në këtë pozitë të rënë në shkallë, i vetëm. Kurrkush nuk ka qenë këtu. Edhe dhëmbët e shtrënguar. Unë kam menduar zemra, e ka kap revolen ka gjujtë për me kërku ndihmë, mendimi jem….”.

“Kur kam deshtë me ia çel gojën nuk iu çelke. Kam kërku ndihmë, thirrne 192, thirrne 192… Ka ardhë gruaja jeme dhe reja jeme. Mja 3 minuta jemi baravatë me të, se nuk e dijsha a e ka rrokë plumbi a nuk e ka rrokë, a ka pas diçka tjetër”.

I pyetur nga gazetarja se a ka pas gjakderdhje, ai ka thënë se “Nuk ka pas gjakderdhje.(përpara). Gjakderdhja kish pas qitë mbrapa. Në këtë pozitë, dmth. Reja ia ka majt krytë, unë ja kam qelë gojën, me pa gjuha mos ju ka dredhu. Ja kam çelë gojën, ja kam kqyr gjuhën, nuk e ka pas të dredhume”

“Ia kam hjekë kravatën, ia kam çelë këmishën, pullat. Atëherë e kam pa një vrimë. E pashë që plumb është (në gjoks). Atëherë e kam pyet ‘Muhamed, kush?’ Ka deshtë me folë, i plasi gjaku prej gojës. Iu kishin pas mbushë mushkëritë me gjak, i plasi gjaku. Në momentin kur unë kam ardhë këtu, Muhamedi ka pas vetëdije, se e pashë si një qehre i erdh si ma mirë kur më ka pa mu. Po tham, e ka ditë që s’ka rrezik më, kur kam mbrri unë, sytë i ka pas çelë edhe i majke kah unë, në drejtim temin. Tani kanë ardhë në ndihmë edhe kojshia”.

“Ka ardhë edhe një motër medicinale më nalt, emrin s’ia di, a kam harru, më ka ndihmu e kam zbritë poshtë. Në atë pjesën e pushimores. Ka tentu edhe ajo me i dhënë ndihmë, por në atë të veten s’ka pas mundësi. Policia ka ardhë në vendin e ngjarjes. Nuk jan vonuar, kanë ardhë menjëherë,…tani ka ardhë edhe ndihma e parë, mos të them që është vonuar edhe ajo, se mu mu dok’ke çdo sen vonesë, a po kupton. Ja vendosën atë në gisht, unë e kam pas gishtin në qafë të tij në momentin kur ka bo ‘qpff’ prej gojës damari ju ka nalë, e kam pas krytë e tij në kamën time. E pashë që vdiq. Nuk po them që jam mjek e që e konstatova, tani e kemi hypë në atë të mjekut, mandej ka ardhë forenzika”, përfundon rrëfimin për krejt çka pa dhe reagoi kolegu i Likës, Sabedin Laqi, për Klan Kosova.

Ai tha që të njëjta t’i ketë deklaruar edhe në Policinë e Kosovës, katër ditë pas vrasjes së Likës.

Kur përshkruan natën kritike, Sabedini nuk kujton të ketë parë ose dëgjuar ndokë tek ikte.

“Këtë deklaratë që jam tu e dhanë këtu e kam thënë edhe te hetuesit, por nëse i pytni, kur jam ra unë te poshtë, unë kam vikatë ‘ooo çka u bë’, do të thotë nuk kam mujtë unë me pa dikë. Se ata veç e kanë ditë që unë jam tu ra, dikush është tu ra teposhtë, jo unë, po dikush, s’kam ni zhurmë diçka, se nashta edhe vet kam bë, por skam dëgju”, tregoi ai.

The post “E kam pyet Muhamed kush?”- Personi që ia dha ndihmën e parë rrëfen natën e vrasjes së policit Lika appeared first on Llapi.info.

Thehet dhe vidhen gjësende në një veturë në Batllavë – Llapi Info ju sjell pamjet

Artan Zymberi masakrohet nga Serbia, veçpse e pati shqiponjën tatuazh në krah

$
0
0

Shkruan: Esat Shala

Artan Zymberaj nga Peja u masakrua ne shtetin qetnik serb ne vitin 2022, i njejti ishte duke udhetuar nga Norvegjia pér në Kosovë ne pushime, shteti qetnik e kishte ndaluar dhe ja kishte verejtë një tatuazh ne krahun e djathë dhe e kishin dergu ne nje burg ne serbi duke e malltretu dhe me pas e kishin masakru dhe dhomen e burgut e kishin djegur per te i humbur gjurmet.

 

The post Artan Zymberi masakrohet nga Serbia, veçpse e pati shqiponjën tatuazh në krah appeared first on Llapi.info.

Kjo është zyrtarja e Policisë së Kosovës që u vetplagos mbrëmë

$
0
0

Gjatë mbrëmjes së djeshme një zyrtare policore është vetëplagosur pas orës 23:00 në Prizren, në rrethana akoma të paqarta.

Lidhur me këtë policia, në koordinim me prokurorin e shtetit dhe IPK-në kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Ndërsa tashmë është zbuluar identiteti i saj. Ajo është Esra Çololar.

 

The post Kjo është zyrtarja e Policisë së Kosovës që u vetplagos mbrëmë appeared first on Llapi.info.

Gjendet 14 vjeçarja e zhdukur, një i rritur e mbante në shtëpi, dyshohet se e dhunoi

$
0
0

Një vajzë 14-vjeçare është raportuar e zhdukur nga familja e saj më 28 prill 2025.

Pas disa ditësh kërkimesh, ajo është gjetur më 1 maj në një shtëpi ku dyshohet se ishte mbajtur nga një person i rritur.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për një 25-vjeçar shtetas i Shqipërisë me inicialet M.I., i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

I njëjti është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

The post Gjendet 14 vjeçarja e zhdukur, një i rritur e mbante në shtëpi, dyshohet se e dhunoi appeared first on Llapi.info.

Gjenerali austriak paralajmëroi: “Duhet të përgatitemi për një sulm në territorin tonë”

$
0
0

Në një intervistë me Salzburger Nachrichten, Dorfer tha se Austria nuk është në vijën e parë të frontit, por se duhet të jetë e kujdesshme për shkak të vendndodhjes së saj.

“Në situatën aktuale, Austria nuk është një vend në vijën e parë të frontit. Megjithatë, ne jemi në zemër të Evropës dhe disa nga rrugët më të rëndësishme të tranzitit kalojnë nëpër territorin tonë. Ekzistojnë rrjete evropiane të gazit dhe energjisë elektrike. Duhet të përgatitemi për një sulm në territorin tonë”, tha gjenerali.

Në vend të një ushtrie klasike, një shtet armik, sipas Dorfer, mund të dislokojë forca speciale, terroristë apo edhe kriminelë.

“Ky është sigurisht një skenar realist,” tha ai.

Gjenerali austriak deklaroi gjithashtu se ushtrisë austriake i mungojnë shumë gjëra, përfshirë mbrojtje më të mirë ajrore, e cila është lënë pas dore për arsye të kostove.

“Plani i rindërtimit për vitin 2023 synon ta ndryshojë këtë dhe ta bëjë ushtrinë përsëri operacionale. Tashmë ka ndryshuar plotësisht stërvitja e rekrutëve”, përfundoi ai.

The post Gjenerali austriak paralajmëroi: “Duhet të përgatitemi për një sulm në territorin tonë” appeared first on Llapi.info.

Njihuni me tifozin nga Podujeva që po e ngrit flamurin e Kosovës në stadiumet më të mëdha në botë


Hyri me Audi Q8 në sheshin e Prishtinës, Policia e gjobit Gani Gecin për veprimin e tij dje para Kuvendit

$
0
0

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, dje ka qëndruar para Kuvendit të Kosovës për t’u paraqitur para gazetarëve për të dhënë një kundërpërgjigje ndaj ministrit në detyrë Faton Peci.

Geci, në pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale, për të arritur para objektit të Kuvendit, u fut me veturën e tij “Audi Q8”, ngjyrë e zezë, në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Nëse veprimi i tij nuk përbeu lajm për shumicën e gazetarëve të pranishëm para të cilëve u paraqit Geci, për Policinë e Kosovës ish-deputeti shkaktoi kundërvajtje. Për këtë edhe e u gjobit menjëherë dje nga Policia e Kosovës.

Gjobën ndaj Gani Gecit të premten e konfirmuan dhe vetë Policia, përmes zyrës për informin.

“Referuar kërkesës suaj, për rastin në fjalë, më datë 01.05.2025, njësia e trafikut rrugor, në përputhje me dispozitat e kodit rrugor, kundërvajtësit për mos respektimin e sinjalistikës rrugore i ka shqiptuar masën administrative me gjobë”, thuhet në përgjigjen e Policisë për gazetën online Reporteri.net

The post Hyri me Audi Q8 në sheshin e Prishtinës, Policia e gjobit Gani Gecin për veprimin e tij dje para Kuvendit appeared first on Llapi.info.

Theret me thikë një person në qendër të Podujevës

$
0
0

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në qendër të Podujevës.

Një person është therur me thikë në rrugën “Ilir Konushevci”.

Viktima ka marrë plagë në bark dhe në dorë.

Ai është dërguar me autoambulancë për trajtim mjekësor.

Hetimet kanë nisur nga Policia e Kosovës.

/Llapi.info/

 

The post Theret me thikë një person në qendër të Podujevës appeared first on Llapi.info.

E rrezikshme: Plaku 79-vjeçar vetëplagoset me armë artizanale, përfundon në QKUK

$
0
0

Posedimi dhe përdorimi i armëve të zjarrit është shndërruar në dukuri negative në vendin tonë, pasi vazhdimisht hasen persona të cilët mbajnë me vete armë. E si pasojë, shumë shpesh ndodh që të ketë pasoja në njerëz, duke shtënë në drejtim të personave tjera, apo duke plagosur veten aksidentalisht.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot, në Drenas, ku një person i moshuar është vetëplagosur me armë zjarri, duke alarmuar familjarët dhe autoritetet.

Burime të Gazetës Sinjali nga personeli shëndetësor bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sylë Bilali”, ku rreth orës 12:00 është pranuar thirrja për një vetëplagosje me armë.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i plagosuri me armë është Kamer Morina, rreth 79-vjeçar, i cili kishte pësuar plagë në këmbën e majtë, si dhe mbi gju.

Mirëpo, me të marrë vesh rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalur menjëherë Policia e Kosovës dhe mjekët e QKMF-së së Drenasit për të ofruar ndihmën e parë në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas i moshuari është transferuar për në QKUK në Prishtinë, ku ndodhet aktualisht në trajtim. Sipas burimeve nga personeli mjekësorë, ai është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, Policia në vendin engjarjes ka sekuestruar një armë zjarri artizanale pa numër serik, një tytë e modifikuar e armës, si dhe një gëzhojë e kalibrit 16 mm.

Lidhur me rastin, Prokurorin kujdestar, e ka iniciuar në drejtim të dy veprave penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e vetëplagosjes dhe origjinën e armës.

The post E rrezikshme: Plaku 79-vjeçar vetëplagoset me armë artizanale, përfundon në QKUK appeared first on Llapi.info.

Ndërron jetë i famshmi Martin Hajdari, personi që i ushqeu me bukë ushtarët e UÇK-së në Llap

$
0
0

Sot ka ndërruar jetë pronari i kafenesë “Te Martini”, Martin Hajdari.

Lajmin e kanë bërë të ditur të afërmit e tij.

Lokali “Te Martini”, ekziston tash e 30 vjet. Ishte hapur në vitin 1995. Ky lokal që gjendet në qendër të Prishtinës, llogaritet edhe si ikonë apo identitet i kryeqytetit të Kosovës.

Kujtojmë që Hajdari së bashku me dy shokë të tjerë në vitet 1997 – 1998 në lokalin tij kishte përgaditur edhe ushqim për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën operative të LLapit.

The post Ndërron jetë i famshmi Martin Hajdari, personi që i ushqeu me bukë ushtarët e UÇK-së në Llap appeared first on Llapi.info.

Përparim Rama për vdekjen e Martin Hajdarit: Figurë që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e kryeqytetit

$
0
0

Ka vdekur sot Martin Hajdari, pronari i lokalit ikonik “Te Martini”.

Për vdekjen e tij shkroi edhe i pari i Prishtinës, Përparim Rama i cili e vlerësoi si “një fenomen urban që i dha shpirt një lagjeje dhe krijoi një subkulturë që u bë pjesë e identitetit të Prishtinës”.

““Shihemi te Martini” – gjithmonë ka me u dëgju n’Kryeqytet.

Martini nuk është thjesht një emër – është një fenomen urban që i dha shpirt një lagjeje dhe krijoi një subkulturë që u bë pjesë e identitetit të Prishtinës. Te “Kafeve të Rakisë”, ai krijoi më shumë se një vendtakim – aty lindi një frymë e re e shoqnisë, ku arti, biseda e lirë dhe ndjeshmëria qytetare u bënë pjesë e përditshme e jetës.

Ai i dha zë dhe formë një brezi të tërë që e deshi një Prishtinë të hapur, autentike dhe të gjallë. Sot, me ndarjen e tij nga jeta, humbim një nga ato figura që nuk zëvendësohen – por që mbesin përgjithmonë në kujtesën kolektive të qytetit”, shkroi Rama.

The post Përparim Rama për vdekjen e Martin Hajdarit: Figurë që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e kryeqytetit appeared first on Llapi.info.

Viewing all 36675 articles
Browse latest View live


Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>