Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all 36612 articles
Browse latest View live

Kurti nuk përgjigjet nëse i kanë siguruar votat për seancë: Ajo është nesër a po?

$
0
0

Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ka dhënë përgjigje nëse si parti i ka siguruar votat për miratimin e raportit për verifikimin e mandatit të deputetëve dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, në vazhdimin e seancës konstituive që pritet të mbahet nesër.

I pyetur nga gazetarët, Kurti u përgjigj shkurt: “Ajo është nesër a po?”, duke shmangur më tej komentet.

Këtë deklaratë ai i bëri gjatë pjesëmarrjes së tij në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, ku mori pjesë në aksionin simbolik për dhurim gjaku të organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti”. Me këtë rast, ai gjithashtu bëri nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti, duke vendosur lule dhe duke nderuar kujtimin e dëshmorëve të kombit.

The post Kurti nuk përgjigjet nëse i kanë siguruar votat për seancë: Ajo është nesër a po? appeared first on Llapi.info.


Konfirmohet një votë tjetër për Qeverinë Kurti 3

$
0
0

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka bërë të ditur se nuk do ta bllokojë procesin e konstituimit të Kuvendit, duke bërë të qartë se ai do të votojë ‘PRO’ Qeverisë Kurti.

Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mbështetja e tij nuk është nënshtrim, por qëndrim i pjekur politik.

Sipas tij, populli i ka zgjedhur përfaqësuesit e tyre (deputetët) për të gjetur zgjidhje, e jo për tu marrë me debate.

“Jam i gatshëm ta votoj për të mirën e Kosovës, komunitetit tim Egjiptian dhe të gjithë qytetarët pa dallim! Nuk jam për bllokimin e proceseve që i shërbejnë qytetarëve, stabilitetit të vendit dhe zhvillimit institucional. Mbështetja ime nuk është NËNSHTRIM, nuk është heshtje përballë mangësive! Është qëndrim i pjekur politik që i vë interesat e qytetarëve mbi kalkulimet e ngushta të partive. Kemi nevojë për një klimë bashkëpunimi, jo për një kulturë përçarjeje. Për hapa përpara, jo për rrënim të njëri-tjetrit. Prandaj sot PYES PUBLIKISHT juve : A është më me rëndësi të qëndrojmë të ngujuar në luftë politike, apo të veprojmë me mendje shtetformuese, duke mbështetur çdo hap që e çon Kosovën drejt një të ardhmeje më të mirë? Sepse në fund të fundit, nuk jemi zgjedhur për të fituar debate, por për të sjellë zgjidhje. I mirëpresim mendimet tuaja e që janë shumë të vlefshme për ne!”, thuhet në postimin e Berishës në Facebook.

Berisha nuk kishte marrë fare pjesë në seancën e 15 prillit, ku konstituimi i Kuvendit kishte dështuar për shkak se 52 votat nuk ishin të mjaftueshme.

Të shtunën, Kurti pritet që të ketë një votë më tepër, por akoma nuk dihet nëse do t’i ketë votat e mjaftueshme për konstituimin e Kuvendit.

The post Konfirmohet një votë tjetër për Qeverinë Kurti 3 appeared first on Llapi.info.

Vetura godet një person në Lupq të Podujevës, autoambulanca në vendin e ngjarjes (Video)

Ky është 18-vjeçari që dyshohet se vrau rreshterin Lika, pjesë e një grupi ekstremist

$
0
0

Aksioni i Policisë së Kosovës në Kaçanik, i zhvilluar në orët e para të mëngjesit, po vazhdon ende, ndërsa tashmë janë zbardhur detaje të reja lidhur me personat e arrestuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për media se operacioni lidhet drejtpërdrejt me hetimet për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, i cili u ekzekutua pak javë më parë në qendër të Kaçanikut.

Ndërkohë, burime të sigurta të IndeksOnlinet bëjnë të ditur se ndër shtatë persona të arrestuar është edhe një ish-polic dhe një ish-ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët dyshohet se i janë bashkuar një grupi të organizuar ekstremist.

Për më tepër, një nga personat kyç të arrestuar është Rejhan Bela, një 18-vjeçar që sipas hetimeve dyshohet si ekzekutori kryesor i rreshterit Lika. Në momentin e kryerjes së krimit, Rejhan Bela ishte vetëm 17 vjeç, por dyshimet janë se vrasja mund të jetë kryer me paramendim dhe si pjesë e planifikimeve të këtij grupi të rrezikshëm.

Pas arrestimit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor ku pritet të intervistohen nga prokurori i rastit, i cili do të vendosë për masat e mëtejshme.

Ndaj këtij rasti të rëndë ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka theksuar se “Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti kërkojnë dhe meritojnë drejtësi. Zero tolerancë”!

The post Ky është 18-vjeçari që dyshohet se vrau rreshterin Lika, pjesë e një grupi ekstremist appeared first on Llapi.info.

Podujevë; Ndërron jetë ish-komandanti i UÇK-së, Pajazit Aliu (Foto)

Podujevë; Ndërron jetë Rrahman Potoku (Foto)

Agim Veliu dhe Rizza bëhen viral me këtë video

A do të jetë Albulena Haxhiu sërish e propozuara e VV-së për kryeparlamentare? Tregon Faton Peci

$
0
0

Deputeti Faton Peci është deklaruar se sërish kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje do të jetë Albulena Haxhiu.

Kështu tha ai sapo arriti në Kuvendin e Kosovës, ku do të mbahet seanca konstituive duke filluar nga ora 15:00.

“Të shohim a i kemi numrat, Albulena është kandidate përsëri”, u shpreh Peci.

The post A do të jetë Albulena Haxhiu sërish e propozuara e VV-së për kryeparlamentare? Tregon Faton Peci appeared first on Llapi.info.


PDK shkon në Kuvend me qëndrim të njëjtë për kryeparlamentarin

$
0
0

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se nuk ka asnjë vendim për votimin e kryeparlamentarit.

“Ne rast se Partia Demokratike do të votonte një kandidat ai është vendim i partisë, kështu që ne nuk kemi ndonjë vendim nëse do të votojmë”.

“Tani për tani mbesim me qëndrime të njëjta. Ajo çka po ndodh në këtë legjislaturë nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë tonë parlamentare që kryeparlamentari të zgjidhet me shumicën parkamentare sot do ta shohim se a do të arrijnë apo jo”, tha Tahiri

The post PDK shkon në Kuvend me qëndrim të njëjtë për kryeparlamentarin appeared first on Llapi.info.

Abdixhiku: LDK do të votojë njëjtë sikur herët e kaluara sepse nuk ndajmë bindjen e njëjtë me partinë e parë

$
0
0

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se e njohin të drejtën e VV’së për të propozuar kandidatin për kryetar të kuvendit.

“Kam dëgjuar që partitë tjera kanë gatishmëri për të votuar kandidatë tjerë, ndoshta dhe duhet gjetur gjuhën e kompromisit me ato parti që kanë gatishmëri. LDK do të vazhdojë të votojë njëjtë sikur herët e kaluara sepse nuk ndajmë bindjet e njëjta me partinë e parë. Për të gjitha tjerat më pas është në duart e partisë në pushtet”, tha ai.

The post Abdixhiku: LDK do të votojë njëjtë sikur herët e kaluara sepse nuk ndajmë bindjen e njëjtë me partinë e parë appeared first on Llapi.info.

Ekskluzive: Rreshteri dyshohet se u vra për shkak të detyrës – po hetonte një grup me elemente ekstremiste fetare

$
0
0

Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta se motivi i vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës dyshohet të jetë i lidhur me detyrën e tij zyrtare.

Hetimet paraprake tregojnë se viktima kishte qenë duke mbledhur informacione për një grup të njohur si “Vëllazëria Myslimane”, i cili, sipas burimeve hetimore, dyshohet se përfshin elemente ekstremiste fetare.

Sipas grupit hetimor të rastit, për shkak të kësaj veprimtarie zyrtare, dyshohet se rreshteri është vrarë, megjithëse autoritetet theksojnë se është ende herët për të konfirmuar përfundimisht motivin.

“Ndoshta është herët me fol për rrethanat dhe motivin, por deri më tani, për këtë motiv dyshohet”, theksoi në nje burim i Sinjalit në Prokurori, që po merren me rastin.

The post Ekskluzive: Rreshteri dyshohet se u vra për shkak të detyrës – po hetonte një grup me elemente ekstremiste fetare appeared first on Llapi.info.

Abdixhiku refuzon propozimin e Konjufcës: LDK nuk shkon në takim

$
0
0

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se nuk do të takohen me Lëvizjen Vetëvendosje për të diskutuar rreth të propozuarit për kryeparlamentar.

Pas mesazhit të deputetit të LVV-së, Glauk Konjufca, i cili bëri thirrje për diskutime për arritjen e një marrëveshje politike, Abdixhiku tha se LDK-ja nuk bën kompromise me LVV-në.

“Për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit duhet kompromis, duhet të bëjnë shumicë. Sepse kështu ka vendosur qytetari i Kosovës. Në asnjë variant (nuk bëjmë kompromis me VV-në)”, tha ai.

“Asnjëherë (nuk do të shkojmë në negociata me Vetëvendosjen)”, tha ai.

The post Abdixhiku refuzon propozimin e Konjufcës: LDK nuk shkon në takim appeared first on Llapi.info.

VV akuzon opozitën për bllokadë – Murati: Kushtetuta ua obligon votimin e kryetarit të Kuvendit

$
0
0

Hekuran Murati, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kritikuar partitë opozitare pas zhvillimeve në seancën e sotme të Kuvendit, duke i akuzuar për vazhdim të “taktikave bllokuese”.

Sipas tij, partitë tjera kanë për obligim që të marrin pjesë në votim dhe të mbështesin kandidatin e propozuar nga partia fituese për kryetar të Kuvendit.

“Kushtetuata është mjaft e qartë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës thotë që është e drejtë ekskluzive e partisë fituese që ta propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi. Ndërsa për dallim prej mënyrës se si formohet qeveria ku partia fituese duhet ta sigurojë edhe shumicën, te votimi për Kryesinë e Kuvendit, kryetarin dhe nënkryetarët, kemi edhe interpretimin e Gjykatës Kushtetuese që të gjithë deputetët duhet të jenë prezent dhe kanë për obligim që të votojnë. Pra duhet të marrin pjesë në votim të gjithë deputetët sepse është detyrë e të gjitha partive parlamentare që ta konstituojnë Kuvendin. Po të ishte që partia fituese duhet ta sigurojë shumicën te kryetari i Kuvendit, atëherë do ta kishim problemin e radhës menjëherë ku do të bllokohej situata dhe konstituimi, sepse partitë opozitare nuk do t’i kishin 61 vota për votimin e nënkryetarëve të tyre,” deklaroi Murati.

The post VV akuzon opozitën për bllokadë – Murati: Kushtetuta ua obligon votimin e kryetarit të Kuvendit appeared first on Llapi.info.

Vetura godet për vdekje një të moshuar

$
0
0

Një 87-vjeçar ka ndërruar jetë në QKUK disa ditë pas një aksidenti që ndodhi në rrugën “Taulantia” në Prishtinë.

Aksidenti kishte ndodhur më 13 prill 2025, kur një veturë e tipit BMW, e drejtuar nga një 37-vjeçar, gjatë një lëvizjeje prapa në mënyrë të pasigurt, kishte goditur këmbësorin.

Sinjali mëson se i ndjeri tashmë është Rrahman Hyseni, rreth 87-vjeçar.

Viktima kishte pësuar lëndime të rënda në këmbën e majtë dhe në kokë, për çka ishte dërguar për trajtim në QKUK. Fatkeqësisht, pas disa ditësh në spital, sot ai ndërroi jetë.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe familjarët e tij: “Me pikellim te thelle e zemer te thyer ju njoftojme se sot, me date 21.04.2025 pas nje aksidenti trafiku u nda nga jeta bashkeshorti dhe babai yne me i dashur Rrahman Hyseni, Agronom. Me zemer te thyer: bashkeshortja Bedrija, vajzat Nora, Qani, Duna dhe djali Gezimi. Per kohen e varrimit ju njoftojme ne nderkohe.“.

Lidhur me rastin, prokurori kujdestar kishte udhëzuar që i dyshuari të lirohej në procedurë të rregullt, ndërsa me kërkesë të familjes, trupi i pajetë nuk është dërguar për obduksion dhe do të varroset sipas riteve fetare.

Hetimet për këtë aksident me pasojë vdekjen e këmbësorit janë duke vazhduar.

The post Vetura godet për vdekje një të moshuar appeared first on Llapi.info.

Largohet nga Policia e Kosovës polici që shërbeu në Veri

$
0
0

Polici nga Gjakova, Fatlind Syla, ka dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës pas një karriere të gjatë dhe sfiduese, përfshirë shërbimin në pjesën veriore të vendit.

Përmes një postimi emocional, Syla ka ndarë lajmin e largimit duke falënderuar kolegët dhe eprorët për bashkëpunimin ndër vite. Ai e cilëson shërbimin në uniformë si një privilegj dhe nder.

“Pas një periudhe të rëndësishme dhe me shumë përvojë në Policinë e Kosovës, kam marrë vendimin që të dorëhiqem vullnetarisht nga kjo detyrë,” shkruan ai në mesazhin e tij lamtumirës.

Syla thekson se ndonëse rrugët ndahen profesionalisht, respekti dhe kujtimet me kolegët do të mbesin të paharruara.

Largimi i tij vjen në një kohë kur shërbimi policor në Veri mbetet një nga sfidat më të ndjeshme për institucionet e sigurisë në vend.

The post Largohet nga Policia e Kosovës polici që shërbeu në Veri appeared first on Llapi.info.


Tragjedi në Zvicër: 28-vjeçari nga Kosova humb jetën në një kantier ndërtimi, varroset në Kosovë

$
0
0

Një ngjarje e dhimbshme ka tronditur komunitetin kosovar dhe ata që e kanë njohur 28-vjeçarin Fluturim Rexha, i cili ka humbur jetën tragjikisht në një kantier ndërtimi në Zvicër.

Sipas mediave zvicerane dhe familjarëve të tij, Fluturimi vdiq në një nga kantierët e mëdhenj të ndërtimit në Schlieren të Kantonit të Cyrihut, mëngjesin e së mërkurës.

Në shenjë respekti, i ndjeri është varrosur në fshatin e tij të lindjes, Dobrosh, në Gjakovë, ku mori lamtumirën e fundit nga familjarët, miqtë dhe bashkëvendasit.

Ish-deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka shkruar në Facebook për vdekjen e Fluturimit, duke e kujtuar atë si një nxënës shembullor dhe një njeri me kulturë të lartë.

Ajo tha se Fluturimi ishte gjithmonë një person që rrezatonte dashuri dhe respekt për të tjerët, duke lënë pas një pasqyrë të denjë për t’u pasuar nga të rinjtë.

“Me nderimet më të larta, me pikëlim të madh, i dhamë lamtumirën e fundit Fluturimit tonë të shkëlqyeshëm, një nxënës shembullor që gjithmonë e shpërndante dashurinë dhe kulturën e lartë njerëzore dhe qytetare”, shkroi Haxhiu

The post Tragjedi në Zvicër: 28-vjeçari nga Kosova humb jetën në një kantier ndërtimi, varroset në Kosovë appeared first on Llapi.info.

Theren me thikë dy persona në këtë fshat të Podujevës, njëri në gjendje të rëndë

$
0
0

Mbrëmë orës 20:00, në fshatin Dumnic të Podujevës ka ndodhur një konflikt, ku një i ri dyshohet se ka therur me thikë dy persona, baba e bir.

Sipas burimeve të “Raporto24”, konflikti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve për një pronë – konkretisht për një arë proni e nje  serbi.

Njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat.

The post Theren me thikë dy persona në këtë fshat të Podujevës, njëri në gjendje të rëndë appeared first on Llapi.info.

Policia jep detaje për përleshjen në Podujevë; Katër të arrestuar dhe një AK-47 sekuestrohet

$
0
0

Policia ka njoftuar se katër persona janë arrestuar dje në fshatin Dumnicë të Podujevës pasi janë përleshur mes vete.

Gjatë këtij incidenti dyshohet se është përdorur edhe arma e zjarrit, ndërsa njoftoi se kanë sekuestruar një armë automatike AK47 me karikator me 11 fishekë dhe 3 gëzhoja.

“Fsh. Dumnicë, Podujevë  25.04.2025 – 19:29. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se ishin përfshirë në një përleshje ndërmjet vete. Gjatë incidentit dyshohet se është përdorë edhe arma e zjarrit. Njësitë policore kanë sekuestruar një armë automatike AK47 me karikator me 11 fishekë dhe 3 gëzhoja. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore (jo nga arma e zjarrit) dhe të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor. Të njëjtit në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

The post Policia jep detaje për përleshjen në Podujevë; Katër të arrestuar dhe një AK-47 sekuestrohet appeared first on Llapi.info.

Ngjarje si në filma – Policia rrethon shtëpinë, arreston të dyshuarin me arsenal armësh

$
0
0

Një aksion dramatik ka ndodhur në Suharekë, ku një burrë i kërkuar për dhunë në familje të ndodhur me 20 prill 2025, është arrestuar pas disa orësh negociata me Policinë, ndërsa ishte i armatosur me disa armë zjarri dhe municion.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Duhël, ku N.G, 50-vjeçar, pasi ishte arratisur për ditë të tëra, sot rreth orës 14:30 është lokalizuar nga sektori i hetimeve në një objekt ndihmës pranë shtëpisë së tij.

Kur patrulla ka arritur në vendngjarje, N.G mbante në duar një pushkë gjysmë automatike dhe një pistoletë, duke refuzuar të dorëzohej dhe duke shfaqur rrezik serioz për jetën e policëve dhe të vetes.

Përballë situatës së tensionuar, janë angazhuar njësi të shumta policore që kanë zhvilluar negociata intensive për disa orë. Vetëm rreth orës 18:00, policia arriti ta bindte të dyshuarin të vetëdorëzohej pa përshkallëzime të mëtejshme.

Në vendngjarje janë sekuestruar: • Një pushkë gjysmë automatike (kalibër 7.62 mm) • Një pistoletë Zoraki M 906T (kalibër 7.65 mm) • 24 fishekë të kalibrit 7.62 mm • 7 fishekë të kalibrit 7.65 mm • 9 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm

Tashmë, ndaj Graishtës është shtuar akuza për “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, përveç rastit fillestar të “Dhunës në Familje” dhe “Lëndimit Trupor”. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe hetimet janë duke vazhduar.

The post Ngjarje si në filma – Policia rrethon shtëpinë, arreston të dyshuarin me arsenal armësh appeared first on Llapi.info.

Rasti i pazakontë – parkoi Audi Q7-në në shkurt, e vëren të zhdukur në prill

$
0
0

Një ngjarje e çuditshme është raportuar në Lipjan, ku një qytetar ka kërkuar ndihmën e Policisë për gjetjen e veturës së tij luksoze, një Audi Q7, që kishte parkuar në muajin shkurt.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se pronari i veturës, Samir Mustafi, kishte parkuar automjetin e tij në rrugën “Ibrahim Rugova” afër fshatit Konjuh, përballë pompës së derivateve Ex-Fis, në datat 25 ose 27 shkurt 2025 – edhe pse vetë nuk është i sigurt për datën e saktë të parkimit.

Sipas tij, më 16 prill 2025, kur kishte shkuar për ta marrë veturën, kishte konstatuar se ajo nuk ndodhej më në vendin ku e kishte lënë. Megjithatë, rasti është denoncuar në Polici vetëm më 28 prill, gati dy javë pas zbulimit të zhdukjes.

Vetura e raportuar si e zhdukur është një Audi A7, prodhim i vitit 2018, ngjyrë gri.

The post Rasti i pazakontë – parkoi Audi Q7-në në shkurt, e vëren të zhdukur në prill appeared first on Llapi.info.

Viewing all 36612 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>