Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all 37277 articles
Browse latest View live

Aksident mes tri veturave – 6 persona të lënduar

$
0
0

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti zingjiror që ka ndodhur në orët e pasdites, në fshatin Nadakofc të Vushtrrisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se të përfshira në aksident kanë qenë 3 vetura.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Nadakovcë të Vushtrrisë, në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit gjashtë-(6) persona kanë pësuar lëndime, të njëjtit kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha ai.

The post Aksident mes tri veturave – 6 persona të lënduar appeared first on Llapi.info.


Vuçiç, Sveçlës: Shumë e mjeshtri ka qëndruar mbi popullit tonë, por pak prej tyre mbetën

$
0
0

“Shumë e mjeshtri (zotëriu) ka qenë mbi popullin tonë por vetëm disa prej tyre mbetên”, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një kundërpërgjigje ndaj ministrit të brendshëm, Xhelal Sveçlës, i cili ka thënë se Kosova qeveris mbi vendin e vet, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Vuçiç, pas takimit me presidenten hungareze, Katalin Novak, tha se “se sa do të qëndrojnë këta mjeshtër” referuar autoriteteve kosovare, “do ta shohim”.

“Ne nuk i referohemi menaxhimit por ligjit ndërkombëtar dhe do të mbështesim popullin tonë. Kjo është përgjigja ime”, tha Aleksandër Vuçiç, raportoi “Danas”.

Vuçiç tha se qëllimi i Kosovës është i bazuar në dëshirën për të dominuar, dhe se “ndjehet keq” që “Kosova s’ka dëgjuar asgjë për Marrëveshjen e Brukselit, Rezolutën 12/44, Kartën 3e OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar në përgjithësi”.

Mes tjerash presidenti serb tha se të enjten i paralajmëroi përfaqësuesit dhe negociuesit ndërkombëtar të mendojnë se për çfarë po vijnë në Beograd, sepse, siç tha ai, “diçka e tillë nuk do të tolerohet”.

“Ju kërkoj të respektoni ligjin ndërkombëtar”, tha Aleksandër Vuçiç.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka konfirmuar që Policia e Kosovës tashmë ka tri baza (stacione policore) në veri të vendit dhe se një tjetër është në ndërtim e sipër.

Sveçla ka thënë se qeveria e Kosovës është e vendosur që rendi dhe ligji të mbizotërojnë në pjesën veriore të shtetit.

“Tash kemi situatë tjetër. Kemi policinë e Kosovës, e cila është e vendosur atje 24 orë, kemi ndërtuar katër baza të policisë së kufirit për ndërhyrjen e shpejtë, kemi ndërtuar tre stacione të policisë së kufirit në zonën e gjelbër, kemi shtrirë sinjalin e 044 dhe 049…”, ka thënë Sveçla në T7.

Ai ka thënë se përpjekjet për ofrimin e kushteve për policinë që të veprojë në veri, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Tri nga to, tashmë kanë përfunduar, njëra është në përfundim e sipër. Tri stacione policore tashmë janë përfunduar, një tjetër është në përfundim e sipër. Do të vazhdojmë në këtë mënyrë, në mënyrë që t’ia mundësojmë Policisë së Kosovës, që jo vetëm sigurt, por edhe me komoditetin e nevojshëm të veprojë në atë territor që të garantojmë rend dhe ligj edhe në atë pjesë”, ka vazhduar ai.

Sveçla, po ashtu, ka thënë se tanimë në veri është një njësit i ri për ndërhyrje të shpejta kufitare, që themeluar së fundmi.

“Kemi edhe njësinë e re, njësinë e ndërhyrjes së shpejti për kufirin, por është jashtëzakonisht e përgatitur. Është njësi që kanë qenë pjesë e njësiteve të tjera”, ka sqaruar ai gjatë emisionit.

Minsitri i brendshëm ka thënë se Kosova është e vendosur për rend dhe ligj në veri dhe për këtë, ka thënë ai, ka edhe mbështetjen e aleatëve.

“Ne jemi të vendosur që rendi dhe ligji të kthehen atje. Është pjesë e Republikës së Kosovës, është tokë e jona dhe cilado njësi të jetë e nevojshme të jetë atje, do të jetë atje. Po, kemi edhe mbështetjen e aleatëve tanë, të cilët me prezencën e tyre atje, garantojnë siguri”, ka deklaruar Sveçla./Reporteri.net/.

The post Vuçiç, Sveçlës: Shumë e mjeshtri ka qëndruar mbi popullit tonë, por pak prej tyre mbetën appeared first on Llapi.info.

Hoti kërkon nga Kurti transparencë për dialogun

$
0
0

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga kryeministri aktual, Albin Kurti, që të jetë më transparent sa i përket dialogut.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka falënderuar partnerët e Kosovës për interesimin e shtuar për ta përmnbyllur marrëveshjen, por ka thënë se krahas kësaj duhet të sigurohet edhe kohezioni i brendshëm politik dhe shoqëror.

“Paraprakisht duhet të sigurohet transparencë e plotë nga ana e Qeverisë përmes raportimit në Kuvend, e cila gjë ka munguar pavarësisht rezolutës së Kuvendit ku i kërkon Kryeminsitrit të raportoj para dhe pas çdo rundi të dialogut. Nuk ka forum tjetër për raportim përveç Kuvendit. Takimet me kryetarët e partive politike opozitare nuk e zëvendësojnë raportimin në Kuvend. Kryeministri duhet të jetë i hapur në raportimin në Kuvend. Ai nuk mund të evitoj transaprencën karshi deputetëve përmes deklarimeve për ndjeshmërinë e dialogut”, ka shkruar Hoti.

Ai ka kërkuar po ashtu që të ketë transparence edhe ndaj komunitetit akademik, shoqërisë civile dhe mediave.

“Transparenca karshi tyre i mundëson Qeverisë të marrë sugjerime të dobishme dhe në veçanti, e ndihmon në informimin e publikut të gjerë për të krijuar kohezionin e nevojshëm mbështetës për marrëveshjen finale”, ka përfunduar Hoti.

Të premten në Kosovë po qëndrojnë emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët e presidentëve të Gjermanisë e Francës, Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron.

Ata janë pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

The post Hoti kërkon nga Kurti transparencë për dialogun appeared first on Llapi.info.

Nëse keni një nga këto vetura mos e shisni, sepse vlera e tyre po rritet

$
0
0

Janë disa vetura të përdorura, çmimi i të cilave po rritet vazhdimisht.

Nëse drejtoni ndonjë nga këto vetura klasike moderne, mund të fitoni para. Këto janë vetura që deri para disa vitesh shiteshin për një grusht euro, dhe sot ato në disa raste vlejnë dukshëm më shumë se të rejat.

Nëse keni ndonjë nga këto veturat të ‘fshehura’ në garazh, mos e shisni akoma sepse çmimi i saj do të rritet vetëm.

Më poshtë ju sjellim 10 veturat kryesore vlera e të cilave po rritet.

Alfa Romeo GTV (1993 – 2004)

Audi V8 (1988 – 1993)

BMW 540i (1992 – 1996)

Jaguar XK8 (1996 – 2006)

Land Rover Defender (Seria I, Seria II)

Mercedes -Benz E300, E320, E420 (1992 – 1996)

Saab 9000 CS Aero (1993 – 1997)

Toyota Land Cruiser (J80, J100)

Volkswagen Corrado VR6 (1991 – 1995)

Volvo 740 Turbo (1986 – 1990

The post Nëse keni një nga këto vetura mos e shisni, sepse vlera e tyre po rritet appeared first on Llapi.info.

Përfundon takimi, a do të nis mësimi të hënën?

$
0
0

Pa dakordim ka përfunduar takimi i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, me përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, për çështjen e grevës së nisur më 25 gusht.

Në një njoftim të MASHTI-t bëhet e ditur se ministrja ka kërkuar nga SBASHK-u që nga e hëna të nisë mësimin.

Njoftimi thekson se ministrja ka informuar edhe për masat e fundit të Qeverisë, për pakon 150 milionë euroshe, e ku përfshihen edhe mësimdhënësit. Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë thënë se shtesa prej 50 eurosh e ndarë nga Qeveria, s’është e mjaftueshme dhe duhet të gjendet zgjidhje për realizimin e kërkesave për 100 euro dhe përfshirje në hartimin e Ligjit për Paga.

“Ministrja Nagavci tha se MAShTI është për dialog dhe që Sindikata duhet të reflektojë në arritjen e një marrëveshje duke mos përdorur masa ekstreme. Ndërkaq, ajo shtoi se diskutimet me SBAShK-un do të vazhdojnë sikur deri më tani. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit edhe njëherë bënë thirrje që, nga e hëna, të gjithë mësimdhënësit të jenë në shkolla dhe të fillojë procesi i rregullt mësimor”, thuhet në njoftim.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura ka hyrë në grevë nga 25 gushti. Kërkesë është që të ndahen nga 100 euro çdo muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga dhe përfshirjen në hartimin e tij.

The post Përfundon takimi, a do të nis mësimi të hënën? appeared first on Llapi.info.

Hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte, kaq janë çmimet

$
0
0

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP) shpall konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2022/2023. Konkursi do të jetë i hapur prej datës 12.09.2022 deri më datën 18.09.2022.

Studentët, të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Qendra e Studentëve këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë.

Qendra e Studentëve ofron strehim, ushqim, si dhe hapësirat për studim.

Po ashtu këtë vit akademik studentët e rregullt të UP-së kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve.

Kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt.

Numri i studentëve që do të përfitojnë për ushqim në mensë është 1500 studentë.

Mënyra e përzgjedhjes së studentëve, të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim, do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi).

The post Hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte, kaq janë çmimet appeared first on Llapi.info.

Komuna e Podujevës vjen me një njoftim për qytetarët

$
0
0

Komuna e Podujevës njofton qytetarët që nga data 13.09.2022 deri më 15.09.2022, Regjimenti i tretë i këmbësorisë, Kazerma “MINATORI” e sistemuar në Mitrovicë, sipas planit vjetor të punës do të mbaj disa ushtrime-trajnime, njofton kumtesa komunale, transmeton LLapi.info.

Zona e realizimit të këtij trajnimi do të jetë Komuna e Podujevës, saktësisht pjesa malore e Mitrovicës që lidhet me Podujevë deri në fshatin Koliq.

Duke pasur parasysh natyrën e këtij trajnimi, njoftojmë qytetarët se gjatë ditëve sa do të zgjatë trajnimi do të ketë lëvizje të shtuar të personelit dhe automjeteve ushtarake në këtë zonë ditën dhe natën./Llapi.info

The post Komuna e Podujevës vjen me një njoftim për qytetarët appeared first on Llapi.info.

KEDS njofton për punime tri ditë rresht në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë

$
0
0

KEDS ka njoftuar për punime në rrjet përgjatë së dielës, hënës dhe së martës, ku si pasojë do të mbesin përkohësisht pa furnizim me energji elektrike disa zona.
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet:

11.09.2022

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Gjilan

1.

Nga TS 35/10 kV Gjilan 3 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Thertorja (kodi: 60062012) prej orës 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: një pjesë e fshatit Velekincë dhe Zabeli i Sahit Agës, përfshirë edhe stacionin e pompave të ujit, Thertoren dhe Fluidin.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

11.09.2022

Punime në projekte investive

Gjakovë

1.

Nga NS 35/10 [kV] Gjakova 1 do të ndërprehet:

Në LP 10(kV) Cërmjani – SSH Zhabel nga ora 08:30 deri 18:00

Pa tension do të mbesin këta trafostacione:

TS 10/04(kV) ZHABEL-1 kodi: 80080012311
TS 10/04(kV) SHQIPONJE 1 kodi: 80080012315
TS 10/04(kV) SHQIPONJE 2 kodi: 80080012316
TS 10/04(kV) KRELAN 1 kodi: 80080012317
TS 10/04(kV) KRELAN 2 kodi: 80080012318
TS 10/04(kV) KRELAN 3 kodi: 80080012319
TS 10/04(kV) KRELAN 4 kodi: 80080012504
Vendet: fshatrat: Shqiponjë, Kralan dhe Zhabel.

Arsyeja: Projekte investive, shtrirja e përçuesit të ri, vendosja e konzollave dhe lidhja e linjës së re të tensionit të mesëm në kuadër të LOT 11 Feeder 2 Gjakovë.

11.09.2022

Punime nga palët e treta

Prizren

1.

Nga NS 110/10 [kV] Prizreni 3 do të ndërprehet:

LP 10(kV) Malsia e re (kodi: 31000030) nga 10:00 deri 10:30

Vendet: Malësia e Re, F.sh. Legjenda, afariste: Mullini Rexhep Ukaj, Firma Vesel Rexhaj, Fabrika e lëngjeve Novak.

Arsyeja: Realizimi i urave lidhëse në shtyllën ekzistuese kyçëse për energjizimin e LP të ri 10(20)kV dhe TSSH 250kVA, sipas pëlqimit elektro-energjetik.

12.09.2022

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Ferizaj

1.

Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Varoshi (kodi 40042005) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Varoshi, Gërlica, Komogllava, Rakaj dhe bizniset private.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave të thyera me të reja, ndërrimi i përçuesve dhe izolatorëve.

2.

Nga TS 110/35/10kV Lipjan (H07), (H09) dhe (H12) do të ndërprehet:

NS 35/10(20)kV Magure, NS 35/10kV Shtime dhe NS 35/20 Prishtina Mall dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10(20)kV prej orës 11:00 deri në ora 15:00.

Vendet: rrugët: 12 Qershori, 14 Dhjetori, Adem Jashari (një pjesë), Afrim Musliu (një pjesë), Ahmet Kaçiku, Ahmet Shtimja (një pjesë), Anton Çetta, Arben Hyseni (një pjesë), e Prishtinës, e Tiranës, Imer Devetaku, Jetë Hasani, Komandant Kumanova, Lagjja e Pajtimit, Milaim Beka, Ymer Prizreni (një pjesë), Rrethrrotullimi për Godanc, Shaqir Tërshana (një pjesë), Shefket Muhadini, Sheshi i Dëshmorëve, Sheshi i uçk-së (një pjesë), Shtime, Smajl Gorani, Sylejman Vokshi (një pjesë), Ymer Prizreni (një pjesë), 2 Korriku (një pjesë), Ahmet Shtimja (dhe sheshi), Imer Devetaku (një pjesë), Kompleksi Memorial Raçak, Qesta e Reçakut, Sheshi i UÇK (një pjesë), Skender Salihaj (një pjesë), 2 Korriku (një pjesë), Anton Çetta (një pjesë), e Tiranës, Milaim Beha, Ruzhdi Salihu (një pjesë), Skënderbeu, Sylejman Vokshi (një pjesë), Wiliam Walker, Ramadan Kumanova (një pjesë), Skender Salihaj (një pjesë), Parku Teknologjik (2 konsumatorë komercial), Shtime dhe Prishtina Mall; fshatrat: Baicë, Fushticë e Poshtme, Fushticë e Epërme, Kishnarekë, Krajmirovc, Krojmir, Mirenë, Nekoc, Resinoc, Rrezja (një pjesë) dhe Shalë, Blinaj (një pjesë), Dorajë e Madhe, Dobrajë e Vogël, Krojbardh (Dorajë e Madhe), Leshan(Gllanic) (një pjesë), Magurë, Medvec, Poturoc, Qylagë, Rrezja, Torinë dhe Vërshec, Harilaç, Rrafshina (Treshnjevkë), Sllatinë (një pjesë), Treshnjevkë (një pjesë) dhe Vrellë e Goleshit (një pjesë), Vrellë e Goleshit dhe një pjesë e Sllatinës dhe Sllatinë (te Aeroporti), konsumatorë komercial në fshatin Magurë, Medvec dhe Kodra e Goleshit, Mollopolc, Petrovë, Raçak dhe Shtime (një pjesë), Godanc i Poshtëm dhe Godanc i Ulët, Davidovc, Gjugjaj (Gjurkoc) (një pjesë), Gjurkoc, Rashincë, Vojnoc, Belincë, Caralevë, Greiçec (një pjesë), Karaçicë (një pjesë), Llanishtë (një pjesë), Pjetërshticë, Rancë (një pjesë), Topillë (një pjesë) dhe Zborc, Gllavicë, Koshare, Lagja e Salihajve (Poredime) (një pjesë) dhe Lubovci, Fox Marble dhe AEC KOSOVA_Wind Power.

Arsyeja: Mirëmbajtje Preventive e nënstacionit – ana 35kV.

3.

Nga NS 35/10(20)10[kV] Kaçaniku do të ndërprehet:

LP-si 10[kV] Bobi (kodi: 40043002) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: fshatrat: Bob, Gajre, Ivajë, Kotlinë, Lumbardh (Kotlinë), Laq (një pjesë), Puset e Nikës (një pjesë), Strazhë dhe rruga Vëllezërit Çaka (një pjesë).

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Gjilan

1.

Nga NS 110/10 [kV] Kamenica do të ndërprehet:

LP 10[kV] Strezovci (kodi: 62000005 ) prej orës 10:00 deri ne ora 15:00

Vendet: Rrugët: Asim Jusufi (një pjesë), Avdi Xhaçku, Besnik Maroca, Dëshmorët e Kombit, Kadri Zeka, Nikolla Teslla, Musli Ymeri (një pjesë), Wurdo Wilson (një pjesë), Vëllezërit Krivaqa (një pjesë). Fshatrat: Bolec, Bushincë, Buxhenicë (një pjesë), Carevc (një pjesë), Gragjenik (një pjesë), Hajnoc, Kamenicë, Kremenatë (një pjesë), Krilevë, Malësia dhe Lagjja e Malësisë (një pjesë), Meshinë (një pjesë), Moçar, Strezoc dhe Tirinicë (një pjesë).

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave të drurit me të betonit dhe ndërrimi i izolatorëve, përforcimi i shtyllave të tensionit të mesëm

2.

Nga NS 110/20(10) 10[kV] Kamenica do të ndërprehet:

LP 10(kV) Rogana (kodi: 62000012) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: fshatrat: Hodonc, Karaçevë e Poshtme, Karaçevë e Epërme, Katushnicë (një pjesë) dhe Rogaçicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Mitrovicë

1.

TS 110/10(20) kV Vushtria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Stacioni Hekurudhor (kodi:73000004) prej ores 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Fshatrat: Akrashticë, Ashlan, Balinc, Beqiq, Bruznik, Bukosh, Dolak, Dubovc, Galicë, Hercegov, Liqej, Lugmir, Mikushnicë (një pjesë), Novolan (një pjesë), Okrashticë, Oshlan, Pantinë, Shtitaricë, Shtruher, Stacioni Hekurudhor dhe Taraxha (një pjesë).

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, mirëmbajtje preventive, riparimi i shtyllave, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrim i trasesë.

Pejë

1.

Nga NS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

Dalja LP 10kV Ledinat (kodi: 53000001) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Baballoq, Beleg, Carabreg i Ulët (një pjesë), Carabreg i Epërm (një pjesë), Dubravë (një pjesë), Gramaqel, Irzniq, Ledina, Llukë e Eperëme (një pjesë) dhe Prekolluk.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrim shtyllave, shtrëngimi i përçuesve, ndërrimi izolatorëve.

2.

TS 35/10kV Isniqi do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Zukaj (Kodi: 53057001) nga ora 09:00 deri 12:00

Vendet: Gani Imeraj, “Lika Trade” Sali Likaj, Isniq- Zukaj dhe Januzaj dhe Fabrika e pompave.

Arsyeja: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

3.

Nga TS 35/10kV Isniqi do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Demhalilët (kodi 53057003) nga ora 13:00 deri 16:00

Vendet: Demehalilët I, Demehalilët II, Ntp Stina Sadik Gjikokaj.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Prishtinë

1.

NS 220/35/10[kV] Podujevë do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Llausha (kodi: 14000013 ) nga ora 10:00 deri në ora 15:00

Vendet:. Dumnicë, Llaushë, Doberdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull dhe Marincë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

2.

TS 110/35/10kV Palaj do të ndërprehet:

Dalja 10kV Palaj (kodi: 18024001) prej ores 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Mulliri Palaj, Hade-Miniera, Hade, Hamidi, Lajthishtë, Kulla Sibovc, Sibovc te Kangjelët, Sibovc te Kelmendët, Shipitullaë, Grabovci, Tr private te Mjekiqi, Bivolak te Saraqët, Plemetin-Xhemnicët dhe konsumatorët e fshatit Sibovc.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave, shtrëngimi i përçuesve.

3.

NS 35/10 [kV] Fushë Kosova II do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Miradi e Epërme (kodi: 15018019) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Miradi e Epërme.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrim i izolatorëve dhe shtyllave, shtrëngimi i përçuesve.

Prizren

1.

Nga TS 35/10[kV] Zhur do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Poslishta (kodi: 30035006 ) prej ores 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Fshatrat: Grazhdanik, Kobajë, Muradem, Nashec (një pjesë), Poslishtë dhe Vlashnjë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, (ndërrimi/përforcimi i shtyllave, shtrëngimi i përçuesve).

2.

TS 35/10(kV Dikanca do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Radesha (Kodi: 30037006) prej orës 09:00 -14:00

Vendet: Baqkë, Dikancë, Leshtan dhe Radeshë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shkarkuesve të mbitensionit, shtrëngimi i përçuesve.

Gjakovë

1.

Nga NS 35/10 kV Xërxa do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Fortesa (kodi: 82081009) prej ores 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat Bellacërkë dhe Sopniq.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllës së tensionit të mesëm te TS Fortesa 5.

12.09.2022

Punime në projekte investive

Gjakovë

1.

Nga NS 35/10 [kV] Gjakova I do të ndërprehet:

Dalja – LP 10(kV) Ponosheci (kodi: 80080006) prej orës 09:00 deri në ora 17:00

Vendet: Babaj Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Gusk, Jahoc, Korenicë, Madanaj, Mejë, Morinë, Nec, Orize, Ponoshec, Popoc, Ramoc, Rracaj, Rrypaj, Sheremet, Shishman dhe Smolicë.

Arsyeja: Projekte investive, ngritja e SHB të të tensionit të mesëm.

13.09.2022

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Ferizaj

1.

Nga NS 110/35/10[kV] Ferizaj 1 do të ndërprehet:

LP 10(kV) Rahovica (kodi: 40000014) prej orës 10:00 deri ne ora 15:00

Vendet: Bibaj, Muhaxherët e Talinovcit, Sazli, Papaz, Rahovic,Mirosal, Pojasish[të dhe Sazli.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave te thyera me te reja, ndërrimi i përçuesve dhe ndërrimi i izolatorëve.

Gjilan

1.

Nga TS 110/10[kV] Kamenica do të ndërprehet:

Dalja 10(kV) Koretini (kodi: 62000017) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: fshtarat: Berivojcë (një pjesë), Bllatë (një pjesë), Crepanë, Domoroc, Koretin, Kormjan i Poshtëm, Kormnjan i Epërm dhe Topanicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave të drurit me të betonit dhe ndërrimi i izolatorëve, përforcimi i shtyllave të tensionit të mesëm.

2.

Nga NS 110/35/10[kV] Vitia do të ndërprehet: TR 1 dhe TR 2 pa tension mbetet:

TR 1 dhe TR 2 në NS 35/10kV Vitia (H12 dhe H13) (kodi 610670) dhe NS 35/10kV Kllokoti (H06) (kodi 610650) pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 11:00 deri ne ora 15:00.

Vendet: rrugët: 11 Marsi (një pjesë), 28 Nëntori (një pjesë), Adem Jashari, Dëshmorët e Kombit, Elena Gjika, Flaka e Janarit, Hafiz Ali Korqa (një pjesë), Hasan Prishtina, Hoxhë Jonuzi, Idriz Seferi (një pjesë), Isa Boletini (një pjesë), Mustafë Koka, Nikolla Teslla (një pjesë), Qerqiz Topulli (një pjesë), Sherif Frangu, Shote Galica (një pjesë), Banesa Euro Abi, Banesa Palma, Banesa Socilae, Viti, Qerqiz Topulli, Flaka e Janarit, Gjilanit (një pjesë), Habib Sejdiu, Xhemajli Ademi; fshatrat: Gërnçar, Gjylekar (një pjesë), Goden (një pjesë), Lubishtë (një pjesë), Podgorc, Ramnishtë, Stubëll e Epërme, Stubëll e Poshtme dhe Vërbovc, Gërmovë, Goshicë, Sadovinë e Jerlive dhe Verban, Drobresh, Gërmovë (një pjesë), Kabash dhe Smirë, Binçë, Buzovik, Debelldeh, Kabash, Kolishtë (një pjesë), Ramnishtë, Shushtë, Beguncë, Letincë, Lubishtë, Ramnishtë (një pjesë) dhe Vërnakollë (një pjesë), Pozharan, Sadovinë e Qerkezve, Sllatinë e Poshtme, Sllatinë e Epërme dhe Tërstenik, Fshati Kllokot (një pjesë), Budrikë e Epërme, Budrikë (një pjesë), Gjylekar, Kllokot, Radivojcë dhe Remnik, Mogillë. Rrugët: Viti-Kllokot (një pjesë), Preshevës (një pjesë) dhe Fabrika e ujit në Zonën Industriale, Ballancë, Çifllak (një pjesë), Devajë, Kllokot (një pjesë), Kravaricë, Pozharan, Tërpezë dhe Zhiti, Fshati i Ri, Pozharan dhe Ramjan.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive e nënstacionit.

Mitrovicë

1.

Nga TS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:

LP 10(kV) Studime (kodi: 73000013) prej ores 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Studime-2, TS Muharrem Zariqi, TS “Ariani company” te moteli, Migjeni, TSB Mbi asfallt, Begaj, Moteli, Rashicët, ETC, TSSH-Zjarrefikset (Studime),TSSH 2-Maji,Studime,Grupi I biznesit,F abrika Ekstra, PROEX SH.P.K. Ylber Kuraja.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, mirëmbajtje preventive, shtrëngimi i përçuesve.

2.

Nga TS 110/10[kV] Vushtria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10(kV) Novolani (kodi: 73000005) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: fshatrat: Bukosh, Dervar, Dolak, Druar, Kollë, Mihaliq, Novolan, Reznik, Shallc dhe Vërnicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Pejë

1.

Nga NS 110/10[kV] Istog do të ndërprehet:

Dalja 10(kV) Rakoshi (kodi:54000006) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Fshatrat: Bellopojë (një pjesë), Cerkolez, Dubravë (një pjesë), Gurakoc (një pjesë), Kërninë, Kërninë e Epërme, Kovragë, Llukavc i Thatë (një pjesë), Padalishtë, Rakoc, Serbobran, Shushic, Shushic e Ulët, Suhogerllë, Uçë, Veriq dhe Zhakovë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave, shtrëngimi i përçuesve dhe ndërrimi i izolatorëve.

2.

Nga TS 110/10[kV] Klina do të ndërprehet:

Dalja 10(kV) Gremniku (kodi: 52000011) prej orës 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: Gremniku, Dollci, Qupeva, Vlljaku, Dushi, Sferka, Perqeva, Rastoka, Kpuzi dhe Qeskovë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

3.

Nga 35/10[kV] Peja II do të ndërprehet:

Dalja 10(kV) Rugova (kodi: 50051006) prej orës 09:00 deri në ora 16:00

Vendet: Rugova: Llazi, Shtupeqi i Madh, Llotove, Pepaj, Koshutan, Shkrel, Bogë, Stankaj, Hagjaj, Kuqishtë 1, Drelaj 2, dhe Bregu Kuqishtë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni.

Prishtinë

1.

Nga 35/10[kV] Besi do të ndërprehet :

Dalja 10(kV) Lluzhani (kodi: 10013011) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Prugovci-1 (te Villa Natyra, Verbovcët, Lupç i Poshtëm, Vranidoll, Tenezhdoll dhe Kazerme e FSK –së në Vranidoll.

Arsyeja e ndërprerjes: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.

2.

Nga 35/10[kV] Mazgiti do të ndërprehet:

LP 10(kV) Shkabaj (kodi: 15019002) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Shkabaj, Mazgit- një pjesë, Obiliq- një pjesë, Reforma dhe Al Petroli.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave, shtrëngimi i përçuesve.

3.

Nga NS 35/10[kV] Batllava do të ndërprehet:

Dalja 10(kV) Orllani (kodi: 14015002 ) nga ora 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: Gibovci, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci1 dhe 2,Orllani, Vikendicat dhe Te Zahir Pajaziti.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Prizren

1.

Nga NS 110/10[kV] Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10(kV) Peqani (kodi: 32000007) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Fshatrat: Bllacë, Breshani, Duhël, Kastërc, Nishor, Peqan, Semetisht dhe Sllapuzhan.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, (ndërrimi/përforcimi i shtyllave, shtrëngimi i përçuesve).

Gjakovë

1.

Nga TS 35/10[kV] Malisheva do të ndërprehet:

Dalja 10(kV) Malisheva (kodi 82082004) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: rrugët: 535 Prof.Hamdi Berisha, 554 Viliam Voker, 601 Sheshi i Dëshmorëve, 602 Gjergj Kastrioti – Skendërbeu, 603 Adem Jashari, 604 Imer Krasniqi, 605 Rilindja Kombëtare, 606 Pavarësia, 608 Hamdi Berisha, 610 Hizri Mazreku, .611 Jahir Mazreku. 612 Viliam Voker, fshatrat: Burim, Carallukë (një pjesë), Dardania, Gërmiz, Lubizhdë (1 konsumator) dhe Senik (1 konsumator).

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i ormanit TU në TS 10/04 kV Reforma.

The post KEDS njofton për punime tri ditë rresht në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë appeared first on Llapi.info.


Kjo rrugë në Prishtinë do të mbyllet për 1 muaj, shkaku i punimeve

$
0
0

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka treguar se rruga “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë do të jetë e mbyllur për një muaj nga data 12 shtator deri më 12 tetor 2022.

Kjo për shkak të punimeve që do të bëhen në atë pjesë.

Zogaj ka thënë se janë të fokusuar për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

“Javën tjetër kemi planifikuar të fillojmë me ndërtimin e rrugës “Nekibe Kelmendi”, në Prishtinë. Si rezultat i punimeve segmenti i kësaj rruge do të mbyllet nga dt:12.09.2022 – 12.10.2022. Jemi të fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore”, ka njoftuar Zogaj./Express/

The post Kjo rrugë në Prishtinë do të mbyllet për 1 muaj, shkaku i punimeve appeared first on Llapi.info.

Eliminohet nga gara ky kandidat për kryetar të VV-së në Podujevë

$
0
0

Bedri Maçastena, personi i vetëm që i doli në ‘mejdan’ Shpejtim Bulliqi për të parin e Degës së Vetëvendosjes në Podujevë, është eliminuar nga gara.  

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosjes, në Llap kishte telefonuar Bedri Maçastenën mëngjesin e së premtes për t’i kumtuar lajmin se kandidatura e tij për të parin e partisë është pezulluar.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Gazetën Insajderi, vetë Maçastena, i cili edhe pse kishte kërkuar vendimin zyrtarë nga qendra, të njëjtit nuk ia kishin dërguar.

“Më kanë telefonuar sot në mëngjes nga qendra që do të më eliminojnë nga gara, por vendimin e pezullimit të kandidaturës nuk ma kanë dërguar edhe pse ju kërkova që ta kem zyrtare. Më thanë hajde shikoje se nuk ta dërgojmë”, tha ai.

Në muajin gusht, Maçastena kishte konfirmuar se do të jetë kundër kandidat i Bulliqit, për kryetar të degës së Vetëvendosjes në Podujevë.

The post Eliminohet nga gara ky kandidat për kryetar të VV-së në Podujevë appeared first on Llapi.info.

“Qeveria duhet t’ua japë 101 € mësimdhënësve”

$
0
0

Ish-zëvendësministri i Arsimit nga radhët e LDK-së, Xhavit Rexhaj, në Frontal të T7 ka folur për grevën e arsimtarëve dhe për atë se si po e menaxhon situatën Qeveria e Kosovës.

Rexhaj ka thënë se Qeveria do të duhej t’ua ofronte njëqind e një euro mësimdhënëseve, si shenjë kujdesi për ta.

“Ata po kërkojnë 100, Qeveria do të duhej t’ua jepte 101 si shenjë kujdesi për ta”, ka deklaruar Rexhaj në Frontal.

Ai tutje ka thënë se në kohën sa ka qenë zv.ministër, kanë qenë gjithmonë një hap para kërkesave të sindikalistëve.

Rexhaj ka thënë se kjo situatë do të duhej të tejkalohej, dhe të kishte një debat të mirëfilltë për projektligjin për pagat.

The post “Qeveria duhet t’ua japë 101 € mësimdhënësve” appeared first on Llapi.info.

Abdullahu: PDK-ja, partia më e madhe e të gjitha kohërave në Kosovë

$
0
0

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka deklaruar se ky subjekt politik është partia më e madhe në vend, pasi që qëndroi në pushtet për vite me radhë, dhe e njëjta si e tillë mori më së shumti vota.

Abdullahu në Info10 theksoi se edhe partnerët ndërkombëtarë kanë bashkëpunuar me këtë parti institucionaliste, e jo me Vetëvendosjen, që gjuante aso kohe me gurë.

“PDK-ja është partia më e madhe e të gjitha kohrave në Kosovë. Me vota jemi më e madhja. Kur e konstatova kështu dikush thotë VV-ja është më e madhja. Por, kur ka qenë PDK-ja në pushtet ka ardh me vota aty. Gjithë ato vite të qëndrimit të PDK-së në pushtet janë me vota. Pra, duhet të pranohet këtë legjitimitet. Ndërkombëtarët bashkëpunuan me ata që janë në institucione, jo me ata që gjuajtën gurë”, tha Abdullahu në Info10.

The post Abdullahu: PDK-ja, partia më e madhe e të gjitha kohërave në Kosovë appeared first on Llapi.info.

LAJMI I FUNDIT: Ky shtet do ta mbyll ambasadën e saj në Kosovë

$
0
0

Norvegjia do ta mbyllë ambasadën e saj në Prishtinë ka njoftuar ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.

Nga viti 2023, misioni diplomatik norvegjez do të jetë i mbyllur në Kosovë dhe marrëdhëniet diplomatike do të barten te një ambasadë që është më afër, raporton Gazeta Express.

Përpos Kosovës, Norvegjia do të mbyllë ambasadat edhe në Madagaskar, Sllovaki dhe Shri Lankë.

“Nuk është kurrë e lehtë të vendosësh të mbyllësh misionet norvegjeze. Mbylljet si këto ndikojnë në jetën e diplomatëve norvegjezë të postuar dhe kanë pasoja edhe më të mëdha për stafin e punësuar në vend. Por ne kemi një përgjegjësi për të përdorur burimet tona në një mënyrë që na mundëson të mbrojmë interesat norvegjeze në mënyrë sa më efektive të jetë e mundur”, tha ministrja e Jashmte norvegjeze, Huitfeldt.

“Marrëdhëniet diplomatike të Norvegjisë me Kosovën, Madagaskarin, Sllovakinë dhe Sri Lankën do të trajtohen përmes marrëveshjeve alternative, për shembull përgjegjësia për këtë do t’i jepet një ambasade norvegjeze afër, ose një ambasador me bazë në Norvegji do të emërohet për vendin në fjalë”, thuhet në njoftim.

The post LAJMI I FUNDIT: Ky shtet do ta mbyll ambasadën e saj në Kosovë appeared first on Llapi.info.

Përfundon takimi i Këshillit Ekonomik Social, deklarohet Jasharaj

$
0
0

Këshilli Ekonomik Social ka mbajtur mbledhjen të premten në përpjekje tjetër për të gjetur një zgjidhje rreth situatës së krijuar nga greva e përgjithshme në arsim e administratë, raporton Ekonomia Online.

Por as ky takim, nuk ka qenë i frytshëm, që të gjendet një zgjidhje, në mënyrë që të ndërpritet greva në sektorin publik.

Kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj, ka thënë se është vendosur që të ketë edhe një takim tjetër, dhe të gjindet një zgjidhje kësaj çështjeje.

“Ishte një takim i Këshillit Ekonomik Social, trepalësh, odat ekonomike, BSPK dhe përfaqësues të qeverisë. Biseduam gjerë e gjatë në përpjekje që këshilli ekonomik të krijojë rrugë që qeveria të ulet me BSPK. Debatuam për të gjitha çështjet dhe u munduam të gjejmë rrugë të përbashkët”.

“Fatkeqësisht këshilli nuk është ai që vendos, por që ne jemi optimist që nesër e pasnesër jemi të gatshëm të bisedojmë. Urojmë që qeveria të caktojë ekipin e vet. Cdo gjë është e hapur dhe uroj që qeveria nesër ose pasnesër qeveria të gjejë kohë dhe të arrijmë zgjidhje”, tha Jasharaj.

E kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka thënë se si AKB, kanë dhënë një propozim që Qeveria e Kosovës t’i ndajë nga 50 euro deri në fund të vitit dhe punëtorët e sektorit publik të kthehen në punë.

“Roli i AKB-së në këtë takim ka qenë të rëndësishëm si ndërmjetësuese, dhe u kemi dhënë një propozim, i cili është dalë nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, që punëtorët e sektorit publik të kthehen në punë, me kusht që Qeveria t’i jap nga 50 euro deri në fund të këtij viti. Fillimisht është kundërshtuar por që dalëngadalë e kemi shtjelluar në detaje. Ne besojmë se gjatë ditëve të ardhshme do të takohemi sërisht në mënyrë që të gjejmë një dakordim dhe punëtorët e sektorit publik të kemi një pagë më dinjitoze”, tha Shahini.

KES-i përbëhet prej pesëmbëdhjetë anëtarëve, të cilët në këtë organ përfaqësojnë interesat e organizatave të punësuarve, organizatave të punëdhënësve dhe Qeverisë.

Ne mesin e pjesëmarrësve, në këtë mbledhje janë të ftuar të marrin pjesë 5 anëtarë nga Qeveria e Kosovës, ndër ta ministri i Financave dhe ajo e Arsimit.

Këshilli Ekonomik Social përbëhet nga pesë përfaqësues të cilët caktohen nga Organizatat e të punësuarve, pesë përfaqësues të cilët caktohen nga Organizatat e punëdhënësve dhe pesë përfaqësues të cilët caktohen nga Qeveria e Kosovës.Këshilli Ekonomiko-Social i themeluar me ligj ka qëllim të vendosjes dhe zhvillimit të dialogut social në Republikën e Kosovës për të punësuarit dhe punëdhënësit, për çështje të rëndësisë së veçantë, të cilat kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave të tyre ekonomike, sociale dhe profesionale, që realizohen, përmes zgjidhjeve të kontesteve me marrëveshje dypalëshe apo trepalëshe.

The post Përfundon takimi i Këshillit Ekonomik Social, deklarohet Jasharaj appeared first on Llapi.info.

Kryetari i sindikatave: Ka sinjale pozitive, së shpejti mund të arrihet marrëveshja me qeverinë

$
0
0

Pas tre orëve diskutim, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar se shumë shpejt pritet që të arrihet marrëveshja me Qeverinë.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli ka thënë para mediave se pas takimit me Këshillin Ekonomik Social, se pritet që sonte ose nesër të ketë takime me qeverinë.

“Sa më shpejt që është e mundur, sonte ose nesër”, ka deklaruar Hykolli. Ai po ashtu ka theksuar se shumë shpejt pritet të ketë lajme pozitive.

“Ne diskutuam për kërkesat tona, përpjekjet janë të dyanshme. Po shpresoj se shumë shpejt ne do të dalim me lajme pozitive dhe do të vazhdojmë punën…Po normalisht atmosfera ka qenë herë relaksuese e herë tensionuese. Por kur ne dëshirojmë të ecim përpara, atëherë edhe këto janë shume normale”, ka shtuar Hykolli.

Kryetari i BSPK-së tha se ka sinjale pozitive për arritjen e marrëveshjes me qeverinë.

“Kemi sinjale nga të dy anët që do të ecim përpara…ishin përfaqësuesit të qeverisë… ka qenë ministri Hekurani dhe Nagavci…. Dialogimi i ka edhe rrugët e veta, por momentalisht jemi në këtë situatë që mundemi shumë shpejt të ulemi dhe t’i ofrojmë qëndrimet tona”, ka përfunduar Hykolli.

Nga data 25, shkollat dhe çerdhet janë në grevë në gjithë Kosovën. Sindikatat po kërkojnë nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

The post Kryetari i sindikatave: Ka sinjale pozitive, së shpejti mund të arrihet marrëveshja me qeverinë appeared first on Llapi.info.


Podujeva pa dy drejtorë

$
0
0

Dy drejtori në Komunën e Podujevës kanë mbetur pa udhëheqës, shkruan Llapi.info.

Të dy drejtorët, tashmë nuk janë më pjesë e ekzekutivit komunal, pasi njëri prej tyre u shkarkua – e tjetri dha dorëheqje.

Bëhet fjalë për Drejtorinë e Inspektoratit dhe Drejtorinë e Shëndetësisë. Në të parën, Besnik Mulliqi, u shkarkua nga kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi. Ndaj këtij vendimi pati reaguar vetë Mulliqi.

“Ju njoftoj që sot pas një aksioni të rrënimeve në fshatin Orllan më saktësisht në zonën e liqenit të Batllavës, kam pranuar në emailin zyrtar vendimin për shkarkim nga ZKA. Pra, shkarkimi ka ndodhur si pasojë e përpjekjeve të mia të vazhdueshme për ta mbrojtur atë zonë dhe jo vetëm! Po, është e vërtetë që kemi pasur mospajtime të thella me Kryetarin e komunës së Podujevës, në njërën anë unë në mbrojtje të ligjit dhe anën tjetër “Ai” në tentim për të më penguar! Prandaj, me vendim të kryetarit nuk do të vazhdoj të jem Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit, ani pse vendimi për shkarkim është skandaloz. Të gjithë juve qytetarë të Podujevës dhe aktivistë të Lëvizjes, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen e vazhdueshme”, shkroi ai në Facebook.

Të gjitha këto i hodhi poshtë komuna e Podujevës, duke akuzuar Mulliqin për mosefikasitet në punë.

“Duam të sqarojmë opinionin publik lidhur me lirimin nga detyra të drejtorit të Drejtorisë së Inspeksionit, Besnik Mulliqi në Komunën e Podujevës, se njëra nga arsyet kryesore për lirimin nga detyra është mosefikasiteti i punës së drejtorisë duke lejuar të rëndohet situata me ndërtimet pa leje në zonën përreth Liqenit të Batllavës”, thuhej pos tjerash në reagimin komunal.

Menjëherë pas këtij veprimi, Driton Veliu ofroi dorëheqje nga posti i të parit të Shëndetësisë në Podujevë.

Përkundër që të dytë nuk janë pjesë e ekzekutivit për më shumë se një muaj, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ende s’i ka zyrtarizuar emrat e rinj, pasi që, sic ka mësuar Llapi.info, emërimi i drejtorëve do të bëhet pas zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje./Llapi.info

The post Podujeva pa dy drejtorë appeared first on Llapi.info.

Rrahman Jasharaj jep lajmin e fundit mbi një marrëveshje me Qeverinë

$
0
0

Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj pret nga qeveria që të mos këmbëngulë dhe të marrë parasysh kërkesat e sindikatave.

Ai pas takimit në Këshillin Ekonomik Social, është pyetur se a “do të lëshojnë pe” në kërkesën e tyre për 100 euro.

Ai u shpreh optimist pas këtij takimi se në vikend do të arrihet marrëveshja.

“Nuk mund të flas tani se janë njerëzit tjerë që i bëjnë këto planifikime dhe unë besoj që BSPK është e gatshme për dialog. Çfarëdo të bëjë konkretisht unë nuk mund të them se është ekipi i ekspertëve. Atë që neve na thonë njëri prej përfaqësuesve të BSPK-së në takim do të marrë vendimet edhe nga anëtarësia, edhe nga ekipet e ekspertëve dhe do t’ia paraqesim qeverisë. Me urimin që edhe qeveria mos të këmbëngulë me vendimet e veta 50 dhe pikë. Nëse të dy palët jemi vërtetë për dialog, e shtunja dhe e diela mund të sjellin edhe ndryshime. Nëse jo, atëherë fatkeqësisht do të kemi një situatë që nuk e ndryshojmë as ne”, ka thënë Jasharaj.

Për më tepër tha se takimi prej tre orësh ishte i vështirë.

“Ishte takim i vështirë, vet fakti që Këshilli Ekonomik nuk është takuar tash e katër muaj, ka pasur tema që janë grumbulluar dhe kishte tema të tjera. Kërkesa jonë është që ulen të shtunën dhe të dielën”, ka shtuar Jasharaj.

The post Rrahman Jasharaj jep lajmin e fundit mbi një marrëveshje me Qeverinë appeared first on Llapi.info.

Policia konfiskon armë e fishekë në Podujevë

$
0
0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar edhe një armë pa leje në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në njoftimin e dhënë bëhet e ditur se janë konfiskuar edhe 12 fishekë.

“Rr. “Shotë Galica”, Podujevë 08.09.2022 – 15:50. Nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një armë pistoletë me gaz me dymbëdhjetë (12) fishekë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Llapi.info

The post Policia konfiskon armë e fishekë në Podujevë appeared first on Llapi.info.

Vendet që do të mbesin pa rrymë në Podujevë

$
0
0

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se me 12 shtator do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin disa orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

NS 220/35/10[kV] Podujevë do të ndërprehet: Dalja 10[kV] Llausha (kodi: 14000013 )  nga ora 10:00 deri në ora  15:00.

Vendet: Dumnicë, Llaushë, Dobërdol, Zakutë, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull dhe Marincë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

The post Vendet që do të mbesin pa rrymë në Podujevë appeared first on Llapi.info.

LAJMI I FUNDIT: Në këtë ditë pritet të ndalet greva në arsim

$
0
0

Greva e Sindikatë së Arsimit dhe Shkencës së Kosovës mund të marrë fund qysh nesër, shkruan Gazeta Blic.

GazetaBlic merr vesh nga burimet e saj se, nesër zhvillohet takimi i dytë i Këshillit Ekonomik Social mes sindikatave, ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe asaj të Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ky takim do të zhvillohet rreth orës 12:00.“Nesër do të ketë takim të dytë mes SBASHK-ut dhe MASHT-it, pjesë e këtij takimi do të jetë edhe ministri i financave, Hekuran Murati”, i tha ky burim Gazetës Blic.

Ndryshe, edhe pse në mbledhjen e sotme të Këshillit Ekonomik Social mes sindikatave, ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe asaj të Arsimit, Arbërie Nagavci nuk është arritur asnjë marrëveshje, merret vesh se ka pasur sinjale pozitive.Gjatë takimit të sotëm palët kanë pasur dakordim “për diçka” e ku te dyjat palët kanë vendosur të heshtin për “marrëveshjen në parim”.

“Të hënën mund mund të nis mësimi”, ka thënë një burim i Gazeta Blic brenda takimit që është mbajtur gjatë ditës së sotme.Tash e sa ditë mësimdhënësit janë në grevë.

Kjo për faktin se mësimdhënësit po kërkojnë nga 100 euro shtesa, deri në miratimin e Ligjit për Paga.Kujtojmë se, Jasharaj gjatë ditës së sotme tha se takimi prej tre orësh ishte i vështirë.

“Ishte takim i vështirë për vet faktin që Këshilli Ekonomik nuk është takuar tani e katër muaj dhe ka pasur tema që janë grumbulluar dhe kishte edhe tema të tjera jashtë kërkesave tona. Qeveria tha se ka bërë shumë gjëra, që edhe nuk mund t’i mohojmë, por kërkesa jonë është që ata të ulen të shtunën dhe të dielën”.

The post LAJMI I FUNDIT: Në këtë ditë pritet të ndalet greva në arsim appeared first on Llapi.info.

Viewing all 37277 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>