Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all 37277 articles
Browse latest View live

Anulohet ky konkurs në QKMF-në e Podujevës, dyshohet se daja intervistoi për punë mbesën

$
0
0

Komuna e Podujevës ka njoftuar se ka anuluar konkursin për pozitën doktori i Stomatologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit, anulimi i këtij konkursi ka ardhur pas ankesës së bërë nga një tjetër aplikant për këtë pozitë.

“Anulohet Shpallja e Konkursit Pranim me Nr. 06-111/01-0043228/22, me datë të njoftimit 09.06.2022 për pozitën: – Doktor i Stomatologjisë në QKMF – Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Duke u bazuar në vendimin e Komisionit të Ankesave për Nëpunësit e Shërbimit Publik me Nr. 06-111/01-0076908/22 i datës 07.09.2022 ju njoftojmë se anulohet konkursi për pozitën Doktor i Stomatologjisë i shpallur me datë 09.06.2022. Anulimi i konkursit bëhet pasi që Komisioni i Ankesave ka aprovuar ankesën e kandidatit ankues dhe ka konstatuar se njëri nga anëtarët e komisionit përzgjedhës ka lidhje familjare me kandidaten fituese shkak që përbën edhe konflikt të interesit. Këshillë juridike: Kundër këtij njoftimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e njoftimit në Inspektoratin e Punës”, thuhet në njoftim.

Është raportuar se e pranuara në këtë konkurs B.I. është intervistuar nga njëri nga anëtarët e komisionit vlerësues, i cili është edhe daja i saj.

B.I., kishte arritur të marrë 94.5 apo 21 pikë më shumë se kandidati i dytë më i poentuar që kishte 73.9 pikë.

Në garë pozitën doktor i Stomatologjisë në QKMF ishin tetë kandidatë./Llapi.info

The post Anulohet ky konkurs në QKMF-në e Podujevës, dyshohet se daja intervistoi për punë mbesën appeared first on Llapi.info.


Erdogan e “çmonton” Vuçiqin midis Serbisë: Kjo është deklarata e tij për Kosovën

$
0
0

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë sot gjatë një konference për media në Beograd, se është i kënaqur me marrëveshjen e arritur mes Prishtinës dhe Beograd sa i përket kalimit të kufijve me letërnjoftim.

Duke folur për tensionet që ishin ngritur para dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, presidenti turk tha se Ankaraja zyrtare mbështet bisedimet dhe se i vjen mirë që janë ulur tensionet, transmeton Telegrafi.

Ai para homologut serb, Aleksandar Vuçiq, theksoi edhe një herë qëndrimin e Turqisë sa i përket njohjes së Kosovës – duke thënë se është i kënaqur që Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për letërnjoftimet.

Erdogan e tha para Vuçiqit se Kosovën e Serbinë i ndanë kufiri.

“Jemi shumë të kënaqur me arritjen e marrëveshjes për kalimin e kufijve me letërnjoftim mes Kosovës dhe Serbisë. Sa i përket targave të veturave – shpresoj që do të arrihet marrëveshje në një të ardhme të afërt – si dhe për shumë çështje tjera”, shtoi Erdogan.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se kush është fajtor për krizën në Evropë dhe botë, Erdogan tha se shteti i tij ndjekë politikën e baraspeshimit – por theksoi se Perëndimi ka një politikë korrekte.

“Ne në Turqi kemi ndjekur gjithmonë një politikë ekuilibri midis Rusisë dhe Ukrainë. Këtë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen. Ka disa vende në Perëndim që besojmë se nuk e kanë qasjen e duhur. Ekziston një politikë që bazohet në nxitje dhe një politikë të tillë po e ndjekë Perëndimi. Nuk ka fitues në këtë luftë, vetëm numër të madh të jetëve të humbura. Nuk duket se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës do të përfundojë së shpejti. Mendoj që nuk do të duhej të nënvlerësohej Rusia, e cila ka ndalur shpërndarjen e gazit natyror. Qmimi është rritur për shkak të kësaj dhe të gjithë po përpiqen t’i mbijetojnë dimrit”, shtoi Erdogan. /Telegrafi/

The post Erdogan e “çmonton” Vuçiqin midis Serbisë: Kjo është deklarata e tij për Kosovën appeared first on Llapi.info.

Tre persona të maskuar hyjnë në një shtëpi, vjedhin armë, municion e para të gatshme

$
0
0
    • Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu e ka pësuar edhe një familje në Ratkoc të komunës së Rahovecit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se mbrëmë tre persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda një shtëpie, ku kanë arritur që të armë, municion dhe para të gatshme.

Rasti është denoncuar në Polici nga pronari i shtëpisë, i cili ka deklaruar se hajnat kanë marrë një pistoletë me karikatorë dhe fishekë si dhe para të gatshme rreth 2 mijë euro.

Njësitë policore me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë intervistuar viktimën, i cili ka deklaruar se nuk ka ndonjë person në të cilin dyshon se mund të ketë kryer vjedhjen. Ndërkohë kanë shikuar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë, ku kanë parë tre persona të maskuar të cilët kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së ankuesit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

The post Tre persona të maskuar hyjnë në një shtëpi, vjedhin armë, municion e para të gatshme appeared first on Llapi.info.

A u sulmua në burg Ekrem Rexhepi i dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares, flasin nga SHKK-ja

$
0
0

Shërbimi Korrektues i Kosovës e ka mohuar se një prej të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, 26-vjeçari, Ekrem Rexhepi, është sulmuar fizikisht nga të burgosurit e tjerë siç është raportuar.

Zëdhënësi i SHKK-së, Florent Gashi tha për Sinjalin se Rexhepi është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë, por për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm ndaj tij.

“Nuk është sulmuar. Është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë për çështje të sigurisë së tij, për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm për shkak të veprës për të cilën dyshohet”, ka thënë Gashi.

The post A u sulmua në burg Ekrem Rexhepi i dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares, flasin nga SHKK-ja appeared first on Llapi.info.

Arrestohet një mësimdhënës, dyshohet se ngacmoi një grua në rrjete sociale

$
0
0

Mësimdhënësit kosovarë shpesh herë kanë hasur në telashe me ligjin, si pasojë e denoncimeve nga qytetarët. Së fundi hetimet kanë nisur ndaj një profesori të gjimnazit ‘Zenel Hajdini’ në qytetin e Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se mësimdhënësi është arrestuar nën dyshimet për ngacmim ndaj një gruaje, ku përmes rrjeteve sociale e ka shqetësuar atë.

Përballë kësaj situate, viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës të cilët kanë arritur që ta arrestojnë personin e dyshuar.

Mësimdhënësi është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën ‘Shqetësim’.

The post Arrestohet një mësimdhënës, dyshohet se ngacmoi një grua në rrjete sociale appeared first on Llapi.info.

Për herë të parë, Policia nis patrullimet në Ujman dhe në gjithë vijën kufitare mes Kosovës e Serbisë

$
0
0

Njësiti i Policisë së Kosovës për patrullim ujor sot ka filluar patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se pjesë e patrullimit është edhe e gjithë hapësira e Liqenit të Ujmanit.

“Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit. Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë”, shkroi Sveçla.

The post Për herë të parë, Policia nis patrullimet në Ujman dhe në gjithë vijën kufitare mes Kosovës e Serbisë appeared first on Llapi.info.

Rrahman Jashari me deklaratën e fundit, tregon se deri kur do të vazhdojë greva

$
0
0

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se greva në arsim do të vazhdojë, derisa Qeveria t’i ftojë në dialog dhe të gjendet një zgjidhje.

Jasharaj e ka cilësuar Qeverinë si fajtorin kryesor për grevën e cila po vazhdon, derisa ka kritikuar kryeministrin Kurti, i cili siç tha Jasharaj po shkon nëpër komuna e po takohet edhe me grupe të vogla të njerëzve, e në anën tjetër nuk po i takon ata.

“I dhamë edhe një afat tjetër Qeverisë, ajo sërish heshti. Greva është e ligjshme, dialogu është çelësi i zgjidhjes së kësaj çështje. Ata po kanë kohë të shkojnë edhe nëpër komuna që të takohen me grupe të vogla të njerëzve, e nuk po kanë kohë të takohen me neve. I vetmi fajtor është Qeveria. Pa dialog, kjo çështje do të vazhdojë kështu. Ne nuk po e shkelim të drejtën e fëmijëve, por po i mbrojmë të drejtat tona. Nuk është mirë të tentohet në opinion të paraqitet se po shkelet e drejta e dikujt. Qeveria nuk e ka bërë asnjë angazhim që të mos ketë greva, përkundrazi”, u shpreh Jasharaj para mediave.

Kryeministri Kurti në anën tjetër edhe sot ka kërkuar nga mësimdhënësit që të ndërpritet greva dhe nxënësit të kthehen në bankat shkollore.

Të njëjtën thirrje e ka bërë edhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

The post Rrahman Jashari me deklaratën e fundit, tregon se deri kur do të vazhdojë greva appeared first on Llapi.info.

Ky është mësimdhënësi i gjimnazit që u arrestua nën dyshimet se ka ngacmuar një grua

$
0
0

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast të ngacmimit në Komunën e Gjilanit, ku i përfshirë është një mësimdhënës i gjimnazit ‘Zenel Hajdini’ në Gjilan.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit ka përfunduar në ndalim policor.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për profesorin e filozofisë, Kastriot Kurti.

Kurti dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar një grua e cila më parë ishte nxënëse e gjimnazit në fjalë. Ajo e shqetësuar nga mesazhet e tij, ka denoncuar rastin në Polici.

Me urdhër të prokurorit ndaj profesorit ishte caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

news image

The post Ky është mësimdhënësi i gjimnazit që u arrestua nën dyshimet se ka ngacmuar një grua appeared first on Llapi.info.


Mësuesja me mbulesë është kthyer në punë

$
0
0

Javën e kaluar, mësuesja Remzie Lezi me një vendim u largua nga puna në shkollën “Flamuri i Arbërit” në Suharekë, për shkak të ‘uniformës fetare’, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Por, tani mësuesja Lezi është kthyer në vendin e punës dhe po e vijon mësimin me nxënësit e saj.

Lajmin për rikthimin e saj në punë e konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

“E kam theksuar gjithmonë se jam në zbatim të ligjit. Mësuesja po e vazhdon punën”, tha shkurt Muharremaj për Reporteri.net.

Të premtën, Këshilli Drejtues i shkollës “Flamuri i Arbërit” në Suharekë mori vendim që të mos e lejojë Remzie Lezin ta ushtrojë profesionin e saj për shkak të mbulesës.

Përkundër vendimit, mësuesja në fjalë vazhdoi të shkonte në shkollë pasi e cilësonte si të padrejtë një gjë të tillë.

“Kam ardhur brenda në shkollë jam, më kanë leju me hy por drejtori erdhi më herët dhe më tha nuk mundem me të lanë këtu më këtë uniforimë”, tha ajo një ditë pas përjashtimit.

Kujtojmë se në vendimin për largimin e saj thuhej se duke u bazuar në udhëzimin administrativ të vitit 2016 i cili nuk lejon uniformë fetare në shkolla, mësueses Lezi nuk i lejohet të vazhdojë të mbajë mësim.

The post Mësuesja me mbulesë është kthyer në punë appeared first on Llapi.info.

Thirret mbledhje solemne në Kuvendin e Podujevës, ky person do të shpallet qytetar nderi

$
0
0

Më 12 shtator do të mbahet një mbledhje solemne në Kuvendin e Komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit, në këtë mbledhje do të ndahet titulli “Qytetar Nderi” për humanistin Halil Kastrati.

“Mbledhja mbahet me rastin e ndarjes së titullit Qytetar Nderi i Komunës së Podujevës, z.Halil Kastrati, themeluese i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, për kontributin e dhënë në fushën e humanizmit në komunën e Podujevës”, thuhet në njoftim.

Mbledhja fillon në orën 11:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit në ndërtesën e re të komunës së Podujevës./Llapi.info

The post Thirret mbledhje solemne në Kuvendin e Podujevës, ky person do të shpallet qytetar nderi appeared first on Llapi.info.

Vuçiq pretendon se Kosova “fshehurazi po merr veriun“

$
0
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të enjten se autoritetet në Serbi kanë informacione se “shqiptarët heshturazi dhe fshehurazi” po bëjnë përpjekje “të marrin veriun e Kosovës”.

Duke folur në një ngjarje në qytetin e Pozharevcit, Vuçiq tha se ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës ka deklaruar se Policia e Kosovës kontrollon plotësisht Liqenin e Ujmanit, në veri të Kosovës.

Vuçiq tha se një gjë e tillë paraqet shkelje të Marrëveshjes së Brukselit.

“…sepse, me Marrëveshjen e Brukselit, policia në veri duhet t’i takojë Drejtorisë së Veriut, gjegjësisht serbët duhet të jenë aty”, tha Vuçiq.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha në një postim në Facebook të enjten se “Policia e Kosovës filloi sot me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit”.

Sveçla tha se kjo ndodh për herë të parë që nga paslufta.

Në veri të Kosovës, ku popullata shumicë është serbe, operojnë edhe organe paralele të Serbisë.

Vuçiq tha se Brukseli nuk reagon ndaj thirrjeve për të ndikuar në veprimet e Prishtinës dhe paralajmëroi zyrtarët e BE-së dhe të Kosovës se Serbia “nuk do ta lejojë më këtë”.

“I paralajmëroj të dyja palët që të mos e bëjnë më këtë, pasi populli serb nuk do të tolerojë më dhunën apo mosrespektimin e normave juridike ndërkombëtare. Ky është paralajmërimi im për ata që do të vijnë nesër në Beograd dhe për të gjithë të tjerët”, tha Vuçiq.

Siç është njoftuar më herët, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të qëndrojë të premten në Kosovë dhe Serbi.

Ai do të shoqërohet nga këshilltarët e sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për këtë dialog, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se tre diplomatët do të takohen në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq thirri për të shtunën një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në të cilën temë kryesore u tha se do të jetë situata në Kosovë dhe sfidat e sigurisë.

Më 4 shtator, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bënë thirrje udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat do të çonin drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ato nuk kanë dhënë detaje se cilat mund të jenë ato vendime të vështira.

Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar negociata për normalizimin e marrëdhënieve që nga viti 2011. Deri më tani janë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar në terren.

Palët shpesh akuzojnë njëra-tjetrën për bllokim të dialogut.

Tensionet e fundit mes tyre janë rritur më 31 korrik, në prag të fillimit të zbatimit të dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës – për vendosjen e masave reciproke ndaj Serbisë lidhur me dokumentet personale dhe për riregjistrimin e automjeteve nga targat serbe në RKS (Republika e Kosovës).

Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, pasi disa serbë në veri të Kosovës kanë ngritur barrikada, Kosova ka shtyrë zbatimin e këtyre vendimeve për 30 ditë.

Por, ndërkohë, dy vendet kanë arritur marrëveshje për dokumentet, gjegjësisht për heqjen e letrave hyrëse-dalëse për të gjithë qytetarët, nga të dyja anët.

Nga 1 shtatori, ndërkaq, Kosova ka nisur zbatimin e vendimit për riregjistrimin e makinave – proces që do të zgjasë dy muaj.

Serbia pret negociata edhe për këtë çështje, duke propozuar targa neutrale ndaj statusit të Kosovës – gjë të cilën Prishtina e refuzon./REL

The post Vuçiq pretendon se Kosova “fshehurazi po merr veriun“ appeared first on Llapi.info.

Lladrovci për Doarsa Kicën: Adresa më e mirë do të ishte PDK-ja, dëm që nuk erdhi tek ne

$
0
0

Ditën e sotme është zyrtarizuar kalimi i Doarsa Kica-Xhelilit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Për këtë ka reaguar edhe Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili ka thënë se Kica-Xhelili “ia përplasi derën partisë së shumicës”, dhe siç thotë ai “tregoi se në politikë mund të jesh vetja, vetja përball joshjes së pushtetit”.

Tutje ai shkruan se dëm që Dorsa Kica-Xhelili nuk shkoi në PDK.

“Rreshtimi kundër shumicës parlamentare është arritje kundër mashtrimit. Adresa më e mirë e saj, për këtë guxim ku forca e bën fuqinë, do të ishte PDK-ja. Dëm që nuk erdhi tek ne”, shkroi mes tjerash Lladrovci.

Postimi i plotë:

Gratë e forta në politikë, nuk janë të rralla, por, për fat të keq, bota mashkullore i mbivoton me zhurmë e mashtrime.
Mbivotimin e zërit të gruas nuk e kemi lejuar në Drenas.

Dëshmi për gruan e fortë në politikë është Doarsa Kica Xhelili e cila ia përplasi derën partisë së shumicës. Politika nxjerr bërllokun në shesh më shpejt se profesionet tjera.

Doarsa tregoi në politikë si mund të jesh vetja, vetja përball joshjes së pushtetit dhe shpërblimit që vije nga shumica. Trushpëlarët ditëve të fundit po e sulmojnë në rrjete sociale pa nda, por, nuk do të kenë sukses kundër një gruaje të fortë.

Rreshtimi kundër shumicës parlamentare është arritje kundër mashtrimit. Adresa më e mirë e saj, për këtë guxim ku forca e bën fuqinë, do të ishte PDK-ja. Dëm që nuk erdhi tek ne!

The post Lladrovci për Doarsa Kicën: Adresa më e mirë do të ishte PDK-ja, dëm që nuk erdhi tek ne appeared first on Llapi.info.

Zhduket një 26-vjeçar në Dragash, operacion i madh i Kosovës dhe Shqipërisë për kërkim-shpëtim

$
0
0

Me 4 shator të këtij viti në orët e vona të mbrëmjes nga familjarët e tij është raportuar një person i zhdukur. Personi Admir Adili (rreth 26 vjeq) nga fshati Borje i Shqipërisë ditën kritike ka dalë në bjeshkët e fshatit Brod, Komuna e Dragashit për të mbledhë Boronica, kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka ai nuk është kthyer.

Policia njofton se që nga momenti i raportimit të personit si person zhdukur Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi.

Nga 5 deri me 7 shtator operacioni është zgjeruar, në këtë operacion përveç policisë së të dy vendeve janë përfshirë FSK –ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetar.

Sipas Policisë, me 7 shtator 2022 vet drejtori Rajonal i Policisë së Prizrenit, Kolonel Faton Alija, me stafin e tij ka dal në vend ngjarje për të koordinuar operacionin, aty ai u konsultua me Komandantin e Stacionit Policor të Dragashit, me Policinë Kufitare të Kosovës, me Policinë Kufitare te Shqipërisë, me Njësinë Kërkim-Shpëtimit të FSK-ës dhe me pjesëtaret e Shoqatës së Kosovës për kërkim-Shpëtim ( OJQ).

Nga drejtori rajonal është urdhëruar që sot në operacion të dërgohet edhe Njësia e Reagimit të Shpejt si dhe hetuesit rajonal për të marr rastin në kompetencë.

Përpos personelit të përfshirë në këtë rast, FSK-ja ka përdorur për kërkim edhe qentë e terenit dhe motoçikleta me 4 rrota për teren malore.

Po ashtu Policia e Shqipërisë, ka përdorë dhe vazhdon ta përdor dronin.

Kryetari i KK-Dragash, është i informuar me rast dhe sipas mundësive edhe Komuna do të angazhohet dhe të mbështes këtë operacion.

The post Zhduket një 26-vjeçar në Dragash, operacion i madh i Kosovës dhe Shqipërisë për kërkim-shpëtim appeared first on Llapi.info.

Shaban Gogaj dyshohet se kërcënoi avokatin që ia caktoi shteti

$
0
0

Avokati Liridon Tafa, i caktuar si avokat sipas detyrës zyrtare për mbrojtjen e të pandehurit Shaban Gogaj, ka liruar sallën e gjykimit gjatë shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën e Pejës, pasi njoftoi trupin gjykues se ishte kanosur nga tani i pandehuri Shaban Gogaj.

Avokati Tafa edhe gjatë seancës por edhe me parashtresën që e kishte dorëzuar në Gjykatë theksoi se pasi kishte vizituar të pandehurin Gogaj, me kërkesën e këtij të fundit, i njëjti e kishte kanosur për arsye se kishte pranuar të mbronte sipas detyrës zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“I akuzuari Shaban Gogaj në qendrën e paraburgimit ka filluar të më kanos me fjalët” se kush t’ka dërgu aty, s’ki çka lyp dhe në paq …. hajde në seancë edhe e sheh”, lexoi kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova parashtresën e avokatit.

Avokati para trupit gjykues shtoi se fjalët e të pandehurit Gogaj i konsideronte kanosje dhe ndihet e frikësuar.

Në këtë situatë ai shtoi se nuk mund të ishte objektiv për dhënien e mbrojtjes derisa ishte kanosur nga Gogaj.

“I konsideroj fjalët si kanosje dhe ndihem i frikësuar. Unë si avokat në gatishmëri nuk mund të jem objektiv pasi jam kanosur edhe duke qenë se si mbrojtës në gatishmëri kam për obligim të japi këshilla juridike dhe kërkoi që të liroj sallën,” shtoi avokati Tafa.

Gjykatësja Husaj-Rugova lejoi avokatin Tafa të lironte sallën mirëpo njoftoi se këto pretendime të avokatit do t’i parashtronte në Prokurori të Shtetit nëse ekzistonte ndonjë element i veprës penale.

Më pas reagoi veti i pandehuri Gogaj i cili shtoi se nuk ishte i vërtetë fakti se kishte kanosur avokatin Tafa, pasi sipas tij, sikur të kishte kanosur tani do të ishte në vetmi në qendrën e paraburgimit dhe kërkoi që t’i jepet fjala në lidhje me këto pretendime të avokatit Tafa.

Mirëpo, ai e pranoi faktin se i kishte thënë atij se “Npaq ….hajde merre landen edhe kryje kofsh i zoti, po si kam than se s’guxon me ardh,” tha Gogaj.

Ai shtoi duke iu drejtuar gjykatëses se ishte gjykatësja se e kishte mësuar të thoshte se ishte i kanosur.

“Ju e keni msu me than se është i kanosur”, tha Gogaj.

Lidhur me këtë gjykatësja e njoftoi të pandehurin se avokati ka të drejtën e tij të flet dhe të jap pretendime dhe se Gjykata nuk e kishte mësuar të fliste askënd.

Gjykatësja e njoftoi të pandehurit se për pretendimet për kanosje do t’i dërgojë tek Prokurori i shtetit pasiqë nuk ishte kompetente për vlerësimin e këtyre pretendimeve.

Ndryshe, gjykatësja njoftoi se për këtë rrethanë të krijuar kishte kontaktuar edhe kryetarin e degës regjionale të Odës së Avokatëve, Blerim Ademaj, ku ky i fundit i kishte thënë se do të paraqitej së bashku me avokatin Tafa mirëpo pasi Gjykata sot ka provuar të kontaktojë me avokatin Ademaj i njëjti ka qenë i paqasshëm.

Ndryshe seanca e radhës u caktua më 13 shtator 2022, ora 13:00.

Ndryshe në seancën e mbajtur më 23 gusht 2022 mbrojtësi i caktuar sipas detyrës zyrtare nga gjykata për të akuzuarin Shaban Gogaj, avokati Liridon Tafa, ka pranuar të mbrojë Gogajn, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për vrasje të rëndë të Agonis Tetajt. Por, edhe ky mbrojtës u kundërshtua nga i akuzuari.

Seanca e mbajtur më 27 korrik 2022, kishte dështuar pasi avokati Asdren Mekaj ishte tërhequr nga mbrojtja pasi i akuzuari Gogaj tha se nuk dëshiron mbrojtës tjetër përveç Besnik Berishës.

Edhe seanca e 4 korrikut, kishte dështuar pasi mbrojtësi i ri i të pandehurit Shaban Gogaj, avokati Asdren Mekaj ka kërkuar kohë shtesë të përgatisë mbrojtjen dhe të njihet me shkresat e lëndës, pasi është caktuar avokat i Gogajt sipas detyrës zyrtare.

Kurse, seanca e 22 qershorit kishte dështuar të mbahet pasi mbrojtësi i të pandehurit Shaban Gogaj, avokati i caktuar sipas detyrës zyrtare, Haxhi Çekaj kishte munguar në seancë, pasi sipas parashtresës së dërguar në gjykatë, kishte thënë se i pandehuri nuk ka pranuar ta përfaqësonte atë në gjykatë.

Ndryshe, pas 9 muajsh bllokadë në zhvillimin e seancave gjyqësore ndaj të pandehurit Shaban Gogaj, Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve(OAK), më 22 prill 2022, kishte vendosur që të shfuqizojë vendimin e saj që ndaj Gogajt të mos caktohet ndonjë avokat sipas detyrës zyrtare.

Pasi mbrojtësi i të pandehurit Gogaj, avokati Besnik Berisha ishte përjashtuar nga dhënia e mbrojtjes për shkak të prishjes dhe rendit të gjykatës, për shkak të këtij vendimi, shumica e avokatëve të cilët ishin caktuar nga ana e Gjykatës së Pejës për të përfaqësuar Shaban Gogaj, kishin refuzuar të japin mbrojtjen e tyre për shkak të vendimit të OAK që ndalonte avokatët sipas detyrës zyrtare ta përfaqësonin Gogajn në gjykatë.

Në seancën e 25 nëntorit 2021, i akuzuari Gogaj kishte refuzuar të caktojë mbrojtës tjetër përveç avokatit Besnik Berisha.

Gjithashtu, kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), Behar Ejupi, në një konferencë për media të mbajtur më 10 dhjetor, lidhur me përjashtimin e avokatit Besnik Berisha në rastin e të akuzuarit Shaban Gogaj, ka thënë se këtij të fundit po i mohohet e drejta për zgjedhjen e avokatit. po ashtu, Ejupi në atë konferencë ka thënë se çdo avokat që nuk respekton vendimet e tyre bën shkelje disiplinore.

Në seancën e 1 prillit të këtij viti, avokati Gani Kelmendi e kishte njoftuar gjykatën se pa vullnetin e tij ishte tërhequr nga dhënia e mbrojtjes për të pandehurin Gogaj, pasi që ishte paralajmëruar për heqjen e licencës së avokatit, nëse ai e përfaqëson këtë çështje penale.

Kurse, në seancën e 16 shkurtit 2022, avokati Gëzim Kollçaku, i cili i ishte caktuar të akuzuarit Gogaj si mbrojtës sipas detyrës zyrtare, ishte dënuar për herë të tretë me 250 euro gjobë, për zvarritje të procedurës penale, i cili nuk ka pranuar të mbrojtë të pandehurin Gogaj.

Në të njëjtën seancë, gjykatësja Husaj-Rugova tha se meqenëse Oda e Avokatëve nuk ka pranuar me caktuar avokat, do t’i thërrasin gjithë avokatët në Kosovë, derisa të plotësohen kushtet ligjore.

Ndërsa, në seancën e mbajtur më 31 janar 2022, mbrojtësi i të akuzuarit Shaban Gogaj, avokati Gëzim Kollçaku ishte dënuar për herë të tretë me 250 euro gjobë për zvarritje të gjykimit.

Edhe më 30 dhjetor 2021, kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova ka shqiptuar 250 euro gjobë ndaj avokatit Kollçaku, i cili kishte munguar në seancën e 29 dhjetorit, duke refuzuar ftesën e gjykatës.

Më 25 dhjetor 2021, Ministria e Drejtësisë (MD) kishte miratuar propozimin për ndalimin e ekzekutimit të vendimit të OAK-së për moscaktim të avokatit në rastin Gogaj.

Ndryshe, kjo lëndë penale ishte ndërprerë, pasi gjykatësja e rastit Husaj-Rugova i kishte shqiptuar vërejtje, dënim me gjobë prej 500 eurosh dhe më pas e kishte përjashtuar mbrojtësin e të pandehurit Gogaj, avokatin Besnik Berisha, për shkak të prishjes dhe rendit në seancë gjyqësore.

Vendimi i gjykatëses ishte atakuar dy herë në Gjykatën e Apelit, kur kjo e fundit përfundimisht kishte konstatuar se Gjykata e Pejës kishte vendosur drejtë kur kishte dënuar me gjobë avokatin Berisha.

Sipas vendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, të marrë më 27 tetor 2021, Gjykata e Apelit kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatit Besnik Berisha dhe ka vërtetuar dënimin me gjobë prej 500 euro të Gjykatës së Pejës për shkak të prishjes së rendit në gjykatore.

Gjykata e Apelit ka vlerësuar se Gjykata e Pejës ka vendosur drejtë kur ka shqiptuar dënimin me gjobë ndaj avokatit Besnik Berisha.

“Kjo Gjykatë pajtohet në tërësi me gjetjet e gjykatës së shkallës së parë, duke marrë parasysh se avokati ka prishur rendin në gjykatë disa herë që i është tërhequr vërejtja, dhe përkundër kësaj, ka vazhduar me prishjen e rendit, çka mbështet nga shikimi i procesverbalit të shqyrtimit gjyqësor të datës 28.06.2021, nga audo dhe video incizimi i të njëjtës seancë por edhe nga procesverbalet e shqyrtimit gjyqësor të datave 10.12.2019, 11.12.2019 dhe 7.05.2021”, thuhet në arsyetimin e Apelit.

Ndryshe, Gjykata e Pejës më 7 shtator 2021, pasi Apeli prishi vendimin e Gjykatës së Pejës për gjobitjen e mbrojtësit të të pandehurit Shaban Gogaj, avokatit Besnik Berisha për shkak të arsyeve të paqarta në shqiptimin e dënimit, kjo e fundit sërish ka gjobitur avokatin Berisha me 500 euro, sipas udhëzimeve të Gjykatës së Apelit.

Një vendim të tillë e ka marrë kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova, më 1 shtator 2021, e cila në dispozitivin e vendimit ka shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej 500 euro ndaj Berishës për prishje të rendit në seancë gjyqësore.

Deri te vendimi mbi dënimin me gjobë të avokatit Besnik Berisha në seancën e datës 28 qershor 2021, kryetarja e trupit gjykues ka ardhur bazuar në dispozitën e nenit 302, par.1 të KPRK-së, pasi që i njëjti ka prishur rendin dhe qetësinë në gjykatë disa herë, i është tërhequr vërejtja dhe sërish ka vazhduar me prishje të rendit”, thuhet në arsyetimin e gjykatëses Husaj-Rugova.

Sipas arsyetimit të vendimit të Gjykatës së Pejës, avokati Berisha i ishte drejtuar kryetares së trupit gjykues se ishte e padenjë të drejtonte shqyrtimin kryesor, paragjykuese dhe se ishte e njëanshme.

“Në seancën e 7 maj 2021, para se gjykata të lëshohet në shqyrtim gjyqësor e mbrojtësi në fjalë kërkon fjalën dhe i drejtohet gjykatës: “se ka humbur besimin dhe se ju e keni paragjykuar çështjen”, me pretendimin e tij në vazhdim, pastaj “ju keni lënë njollë në drejtësi”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës së Pejës.

Në arsyetim thuhet se gjykatësja ia kishte tërhequr vërejtjen mbrojtësit Berisha pasi i njëjti ka marrë fjalën pa lejen e gjykatës, duke e njoftuar për pasojat dënimit me gjobë.

“Pra, siç rrjedh nga të lartcekurat, mbrojtësi ka prishur rendin dhe qetësinë në gjykatë disa herë gjatë shqyrtimit gjyqësor kur i drejtohet kryetares së trupit gjykues, “e padenjë për të udhëhequr këtë shqyrtim gjyqësor, “paragjykues i çështjes”, pastaj kur bën komente merr fjalën pa lejen e gjykatës, kur i drejtohet dëshmitarit se “keni dalë atje si kozmetikë”, si dhe për secilin rast kryetrja e trupit gjykues i ka tërhequr vërejtjen, e po ashtu siç u cek më lart, është njoftuar për pasojat”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës së Pejës.

Ndryshe, Gjykata e Apelit më 20 gusht 2021 e ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të të pandehurit Shaban Gogaj, avokatit Besnik Berisha dhe e ka kthyer në rivendosje vendimin e Gjykatës së Pejës për dënimin me gjobë ndaj avokatit Besnik Berisha.

Apeli arsyeton se Gjykata e Pejës nuk ka dhënë arsye të qarta në lidhje me shqiptimin e dënimit me gjobë ndaj avokatit Berisha.

“Nga arsyetimi i vendimit nuk është e qartë nëse gjoba mbrojtësit av. Besnik Berisha është shqiptuar për shkak të prishjes së rendit ose mosbindjes së urdhrave të gjyqtarit-kreytarit të trupit gjykues, ngase në arsyetim vetëm konstatohet se i është tërhequr disa herë vërejtja që të mos pengojë punën pa dhënë sqarime se kur dhe si është tërhequr vërejtja, ngase vërejtja duhet rrjedhimisht të konstatohet dhe t’i bëhet me dije për pasojat që mund t’i pasojnë sipas kësaj dispozite ligjore, duke cekur saktësisht këto konstatime procedurale apo se përsëritjen nga i njëjti trup gjykues është paragjykues e konsideron si prishje të rëndit gjegjësisht pengimin e punës së gjykatës apo mosbindja e urdhrit të gjykatës”, thuhet në arsyetimin e Apelit.

Ndryshe, më 28 qershor 2021, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Violeta Husaj-Rugova, e ka përjashtuar avokatin Besnik Berisha nga mbrojtja e Shaban Gogaj. Kjo pasi, avokati Berisha i ishte drejtuar trupit gjykues me fjalët “paragjykues të çështjes penale”.

Fillimisht, për këtë ai është dënuar me 500 euro gjobë, për çka, avokati Berisha nuk ka ngelur i befasuar e duke u shprehur me fjalët; “shyqyr që ekzistojnë shkallët e tjera”. Pas kësaj, gjykatësja Husaj-Rugova mori aktvendim për përjashtimin e tij.

Me dënimin me gjobë dhe përjashtimin e avokatit Besnik Berisha nga mbrojtja e të akuzuarit Shaban Gogaj, nuk është pajtuar Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), ku kjo e fundit e ka cilësuar këtë vendim, cenim të nderit dhe profesionit të avokatisë.

Në arsyetimin e vendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se gjykatësja Violeta Husaj-Rugova nuk kishte përfshirë në procesverbal të gjitha deklarimet e bëra në atë seancë.

Si rrjedhojë e kësaj, Këshilli Drejtues ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJ), të bëjë vlerësimin e ligjshmërisë së vendimit të Gjykatës së Pejës për dënimin dhe përjashtimin e avokatit Besnik Berisha.

Përveç kësaj, Këshilli ka kërkuar nga kryetari i Gjykatës së Pejës, Armend Berisha, që përveç vlerësimit të vendimeve, të bëjë edhe inicimin e procedurës disiplinore ndaj gjykatëses Violeta Husaj-Rugova.

Ndërsa, sipas Këshillit Drejtues, deri në përfundimin e hetimeve disiplinore ndaj avokatit Berisha nga prokurori disiplinor i OAK-së, nuk do të bëjë caktimin e avokatit sipas detyrës zyrtare ndaj të pandehurit Shaban Gogaj, në rast të kërkesës nga Gjykata Themelore në Pejë.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë, gjegjësisht kryetari Armend Berisha ka refuzuar kërkesën e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), që të inicojë procedurë disiplinore ndaj gjykatëses Violeta Husaj-Rugova.

Sipas burimeve brenda gjykatës, “Betimi për Drejtësi” merr vesh se Gjykata e Pejës nuk e ka gjetur të bazuar kërkesën për inicim disiplinor dhe rishqyrtim të vendimit për përjashtimin e avokatit Berisha dhe si rrjedhojë, kjo kërkesë është refuzuar si e pabazuar.

Kurse, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka thënë se nuk mund të ndërhyjë në punën profesionale të gjyqtarëve pasi institucioni që e udhëheq merret vetëm me administrimin e gjyqësorit në përgjithësi.

Këtë përgjigje Zogaj ia ka kthyer kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), Behar Ejupi, kur ka refuzuar të bëjë vlerësimin e ligjshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Pejës, e cila ka gjobitur dhe përjashtuar avokatin Besnik Berisha nga mbrojtja e të akuzuarit për vrasje, Shaban Gogaj.

Kurse më 24 shtator 2021, Zyra e Prokurorit Disiplinor e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), nuk kishte gjetur shkelje ligjore në veprimet e mbrojtësit të pandehurit Shaban Gogaj, avokatit Besnik Berisha, ku ky i fundit ishte gjobitur dhe përjashtuar nga mbrojtja e Gogajt, për shkak të mosrespektimit të Gjykatës së Pejës.

Në vendimin të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, sqarohet se më 1 shtator 2021, Zyra e Prokurorit Disiplonor të OAK nga provat e administruara, nuk ishte vërtetuar se avokati Besnik Berisha kishte kryer shkelje disiplinore.

Po ashtu, njofton Gjykatën e Pejës se nuk do të caktojë mbrojtës tjetër sipas detyrës zyrtare për të pandehurin Shaban Gogaj.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 12 qershor 2019, Shaban Gogaj akuzohet se më 23 shtator 2018, rreth orës 11:04, në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, përkatësisht në kompaninë “Gogaj AG”, me dashje e privon nga jeta Agonis Tetaj dhe me këtë ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve Agzon Hadërgjonaj dhe Faruk Zukaj.

Sipas aktakuzës, pasi i pandehuri merr një telefonatë nga e cila bisedë shihet se është dukshëm i acaruar dhe posa e përfundon këtë bisedë, i pandehuri nga karrigia e anës së majtë të banakut kalon në një tjetër që gjendej në mes të banakut, lakohet dhe nxjerr nga sirtari i fundit në anën e djathtë të tij revolen e tipi “Beretta”, vendos karikatorin dhe e repeton të njëjtën, e merr në shenjë tani të ndjerin Tetaj.

Në aktakuzë thuhet se tani ndjeri në ato momente ishte në mes të dy dëmtuarve tjerë dhe i pandehuri qëllon një herë në drejtim të tij dhe e kthen armën ku e kishte marr, më pas menjëherë çohet nga karrigia, me ç’rast për pasojë i dëmtuari merr plagë në kokë, ku si rrjedhojë pëson vdekje të menjëhershme.

Në këtë rast, për armëmbajtje pa leje akuzohet edhe Isuf Cacaj, ku sipas aktakuzës, më 23 shtator 2019, rreth orës 14:50 në Deçan, në shitoren “Gogaj AG”, ka mbajt në pronësi armë dhe atë pistoletën e tipit “Bloë TR 92”, e kalibrit 9mm, e gjetur nga policia në sirtarët nën banakun e arkës.

Kurse, sipas aktakuzës që ishte ricilësuar më 16 mars 2021, nga prokurori Agon Uka, Shaban Gogaj akuzohej se më 23 shtator 2018, rreth orës 11:05:31, në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, në kompaninë “Gogaj Ag”, nga pakujdesia i pandehuri Gogaj, e privon të ndjerin nga jeta, Agonis Tetaj.

Sipas ricilësimit, gjersa i pandehuri ishte duke komunikuar në telefon me Natyra Melaj, vajzën e hallës rreth shkuarjes së tij në bjeshkë, duke e porosit që të merrte gjësende ushqimore, posa e përfundon këtë bisedë, e lëshon telefonin në tavolinë, nga karrika në skajin e majtë të banakut ku ishte ulur, kalon në karriken tjetër që gjendet në mes të banakut, lakohet duke shikuar në anën e djathtë kah dritaret në drejtim të rrugës dhe nxjerr nga sirtari i tretë i anës së djathtë, revolen e llojit “Beretta”, Model 92 FS, e vendos karikatorin në armë, e reperton të njëjtën dhe shkrep një herë në drejtim të, Asgan Hadërgjonaj, Agonis Tetaj e Faruk Zukaj, të cilët kanë qenë në distancë rreth 70 cm në mes vete, ndërsa në raport me të pandehurin distance ka qenë 4-5 metra,

Nga kjo shkrepje, sipas prokurorit Uka, goditet tani i ndjeri Agonis Tetaj në mollëzën e djathtë të fytyrës, e pas këtij veprimi i akuzuari kthen armën ku e ka marrë duke e kap kokën me dy duart, duke menduar se ka shkrep me armën me gaz, për të cilën paraprakisht e ka njoftuar xhaxhi i tij, Isuf Cacaj, se arma me gaz ndodhet aty.

Sipas aktakuzës që ishte ricilësuar nga prokurori Uka, i akuzuari këtë veprim nuk e ka dëshiruar as pasojën e shkaktuar, përkatësisht pasoja shkaktohet kundër vullnetit të tij, si rezultat i moskujdesit apo indiferencës apo jo seriozitetit të tij, ashtu që përkundër përpjekjeve për ofrimin e ndihmës, tani të ndjerit Agonis, i njëjti nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

The post Shaban Gogaj dyshohet se kërcënoi avokatin që ia caktoi shteti appeared first on Llapi.info.

Punimet në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë gjatë dy ditëve të ardhshme

$
0
0

KEDS ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve në vijim do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të vendit.

Sipas njoftimit, ndërprerja e rrymës do të ndodh për shkak të punimeve në rrjet.

Punimet do të kryhen nga ekipet e KEDS, ndërsa janë të domosdoshme për siguri të sistemit.

Njoftimi i plotë:

09.09.2022

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Prishtina

1.

Nga TS 35/10kV Mazgiti do të ndërprehet:

NS 35/10kV Koliqi (kodi 140160) dhe NS 35/10kV Batllava (kodi 140150), pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 00:01 deri në ora 00:30.

Vendet: Grashticë, Radashec, Koliqi, Ballabani dhe Nishevci, Sharban, TS Sharban,TS Alshiqt, TS Halabak, TS Dyzi 1 dhe 2, TS Tërrnavë, TS Vanovcë dhe TS Bellopojë 1,2,3,4 TS Private (Bellopojë), Keqekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc, Mutivodë dhe Fabrika e Ujit Alpet, Batllava, Gërdovci, Bellopoja dhe Lluga, Gibovci, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci1 dhe 2,Orllani, Vikendicat,Te Zahir Pajaziti dhe MAP Burgu i Sigurisë së Lartë, dhe N.T.P.,,M-TEHNOLOGIE” Mabtex Group Sh.p.k.

Arsyeja: Kthimi i furnizimit me LP 35kV Podujevë – Koliq.

10.09.2022

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Prishtinë

1.

Nga TS 35/10 kV Besi do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Prugovci (kodi: 10013012) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Barilevë Lecët,Te kanali Besi, Leban te baza 1, Prugovc Extra Dragusha, Leban Dobratiqët, Besi Ambulanca 1, Rimanishta, Betonjerka private Lebanë, Objekti privat Deshishku, Zenit, Jaha Company dhe Prugovc Zuqollët.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

2.

Nga TS 110/35/10 kV Palaj do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Prelluzha (kodi: 18024003) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Plemetin, Stanovci i Ulët, Prilluzhë, Lumi i Madh, Gllavotin, Bivolak, Zhilivodë, Strovc dhe Bequk.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

3.

NS 35/10 [kV] Parku i Biznesit do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Llapushniku (kodi: 16023003) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Llapushnik, Orllat, Negroc, Vuqak, Xhurgjicë, Shkolla LLapushnik dhe Kleqkë e re.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Peja

1.

TS 110/10 kV Istog do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Vrella (kodi: 54000002) prej ores 10:00 deri 15:00

Vendet: rrugët: Arben Januzaj, Bajram Gashi (një pjesë), Binak Prekiqi-Vrellë (një pjesë), Burimit (një pjesë), e Kosharës (një pjesë), Hysni Zajmi, Ismet Bicaj-Vrellë (një pjesë), Izet Shatri-Vrellë (një pjesë), Laxhja e Shqiponjave, Naim Dreshaj-Vrellë (një pjesë), Nimon Demaj, Qazim Hakaj (një pjesë), Rexhë Murati, Selim Bajramaj, Sheshi i Lirisë-Vrellë dhe Skender Maraj; fshatrat: Cerrcë, Kamenicë, Istoq (një pjesë), Istog i Vogël (një pjesë), Lubozhdë, Studenicë, Stupë dhe Vrellë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

2.

Nga TS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Lumbardhi (kodi 53000005) prej orës 09:00 deri ne ora 14:00

Vendet: Lluka e epërme, Lluke Gecaj, Pozhari, Gllogjan, Shaptej, Lumbardh, Irzniq, Ratishe, Gramaqel dhe Maznik.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Gjakovë

1.

Nga TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Dalja Erenikut (kodi: 80080011) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Fehmi Agani, Lugbunari, rr.Nënë Tereza, Qerim, rr.Sadik Pozhegu dhe rr.Wesley Clark.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Prizren

1.

Nga TS 35/10 kV Pirana do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Hasi 2 (kodi: 30034003) prej ores 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Bregu i Drinit, Dedaj, Kabash i Hasit, Krajk (një pjesë), Kushnin, Lubizhdë e Hasit, Lukinaj (një pjesë) dhe Romajë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive (ndërrimi/përforcimi i shtyllave, shtrëngim i përçuesve).

2.

Nga NS 110/10 kV Theranda do të ndërprehet:

TR 1 – (J01) dhe TR2 – (J26) dhe pa tension mbesin 18 dalje 10kV prej orës 11:00 deri ne ora 15:00.

Vendet: rrugët: 560 Brigada 123, 563 Nëna Terezë, 583 Endrit Kavaja (një pjesë), 584 Bajram Curri, 585 Ibrahim Lutfiu (një pjesë), 586 Zenun Kepa, 587 Haxhi Zeka, 588 Bedri Pejani, 590 Xhavit Syla, 591 Avdyl Beqiraj (një pjesë), 592 Xhemajl Rexha (një pjesë), 593 Shaban Polluza (një pjesë), 599 Bahri Gallapeni (një pjesë) dhe 600 Nebih Hodo Kuçi, 570 Mulla Nura (një pjesë), 571 Garibaldi, 580 Vinston Çreçili (një pjesë), 582 Ismail Qemali, 583 Endrit Kavaja, 594 Hajdin Berisha, 595 Enver Bytyqi, Qendra Zejtare dhe një pjesë e Therandës; fshatrat: Bajqevc, Bukosh, Delloc, Dubravë, Dvoran, Maçitevë, Mushtisht, Popolan, Savrovë,

Sopijë dhe Vraniq, Gjinoc, Greikoc, Leshan (një pjesë), Sallagrazhdë, Shirokë (një pjesë), Topliqan (një pjesë) dhe Gelancë, Leshan, Mamushë (një pjesë), Nepërbisht dhe Tërnje, Bllacë, Breshani, Duhël, Kastërc, Nishor, Peqan, Semetisht dhe Sllapuzhan dhe Fshati Shirokë, Budakovë, Çardak, Dardhishtë e Epërme, Dardhishtë e Ulët, Dragaqinë, Greiçec, Mohlan, Papaz, Reqan, Staravuçinë dhe Vërshec, Dobërdelan, Reshtan, Samadrexhë dhe Studençan, NEWKO BALKAN L.L.C. nëTherandë dhe 28 konsumatorë komercial në Shirokë dhe Zonën Industriale.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive e nënstacionit.

Ferizaj

1.

NS 35/10 [kV] Kaçaniku do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Kaçaniku i Vjetër me (kodi: 40043007) prej orës 09:00 deri 14:00

Vendet: Fshatrat: Bajnicë (një pjesë), Begracë, Doganaj, Duraj, Elezaj, Fusha e Pajtimit (një pjesë), Gabricë, Kaçanik i Vjetër, Koxhaj (një pjesë), Magjistralja Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Stagovë dhe Çardak-Kaçaniku i Vjetër.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Gjilan

1.

NS 110/10 [kV] Gjilani 5 do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Bresalci (kodi 63000010) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Bresalci, Koretishta, Poneshi, Parallova, Vërbica e Zhegovcit, Kishna Polja, Sllakovci dhe Zhegovci.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, zëvendesimi i shtyllave të drurit me të betonit dhe ndërrimi i izolatorëve.

2.

Nga TS 35/10 kV Gjilani II do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Morava e Binçës (kodi 60061013) prej orës 09:00 deri ne ora 14:00

Vendet: Fitorja Sh.P.K, Blloketarja, Bageri, Seperacioni, Gurhyesi Bejta komerc dhe Baza e Asfalltit.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

10.09.2022

Punime nga palët e treta

Prishtinë

1.

Nga TS 35/20kV Prishtina I do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Dalja Fushë-Kosova nr-12 (kodi: 10012183) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

Vendet: rr.Dardania një pjesë, rr.Nënë Tereza një pjesë, rr.Besa-besë, rr.Hamdi Graiçevci një pjesë.

Arsyeja: Punime sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

The post Punimet në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë gjatë dy ditëve të ardhshme appeared first on Llapi.info.


Rrëmbehet 22-vjeçari në Prishtinë për shkak të borxhit, sulmohet dhe mbahet peng për orë të tëra

$
0
0

Borxhet prej qindra e mijëra eurove shumë shpesh kanë shkaktuar telashe, e kanë esklauar edhe në sulme e kërcënime. Por ndryshe prej këtyre rasteve i ka ndodhur një 22-vjeçari në Prishtinë. Huazimi i mijëra eurove nga një person dhe moskthimi i të hollave i ka kushtuar me rrëmbim. Sinjali ka mësuar se i riu është rrëmbyer mbrëmë pas mesnatës, pas takimit që la me personin që kishte bërë marrëveshje për paratë. Ky i fundit nuk i doli në takim siç u morën vesh, por e dërgoi ‘ekipin’ e tij për ta rrëmbyer.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima fillimisht kishte komunikuar me të dyshuarin, me të cilin janë pajtuar që të takohen diku në orët e mëngjesit. I riu doli për ta pritur të dyshuarin, por atë e morën me forcë tre persona dhe e futën në një veturë.

Viktima dyshohet se është sulmuar fizikisht nga rrëmbyesit, të cilët po ashtu e kanë mbajtur për orë të tëra dhe gjatë kësaj periudhe i kanë bërë presion në lidhje me borxhin prej 3500 eurove që kishte ndaj të dyshuarit.

Pasi kryen ‘punën’ e tyre, rrëmbyesit e lanë të lirë viktimën, në njërën nga rrugët e kryeqyteti, duke e kërcënuar se “S’ki ku me ikë, borxhin duhet me kthy se shpinë e dimë ku e ki”.

Përballë kësaj situate, ai ka vendosur që ta raportojë rastin në Polici, ndërkohë që ka marrë edhe trajtim mjekësor, për shkak të lëndimeve që ka pësuar gjatë kohës sa është mbajtur peng.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i cili është vënë në dijeni për detajet e ngjarjes kanë nisur hetimet për kapjen e të dyshuarit kryesor, ndërsa rrëmbyesit ende nuk janë identifikuar.

Hetimet për këtë rast kanë nisur në drejtim të tri veprave penale “Rrëmbim”, “Detyrim” dhe “Lëndim trupor”.

The post Rrëmbehet 22-vjeçari në Prishtinë për shkak të borxhit, sulmohet dhe mbahet peng për orë të tëra appeared first on Llapi.info.

Njihuni me 15 njerëzit më të pasur në historinë e njerëzimit, kush kryeson listën

$
0
0

Paratë mund të mos ju blejnë lumturinë, por të gjithë kanë ëndërruar të jenë të pasur në një moment të jetës së tyre.

Aftësia për të blerë çdo gjë që keni dashur ndonjëherë është një ide tërheqëse që vetëm 1% e elitës në botë mund ta bëjë.

Çdo vit publikohen lista të ndryshme nga burime të ndryshme duke renditur individët më të pasur në botë.

Por kush ishin njerëzit më të pasur në historinë e njerëzimit.

Abcnews.al ju sjell më poshtë listën me 15 personat që konsiderohen si më të pasurit në gjithë historinë njerëzore.

15. RICHARD FITZALAN KONTI I 10-TË I ARUNDEL
Numri 15 në listë është një fisnik dhe pronar tokash i shquar anglez i shekullit të 14-të, Richard Fitzalan, i cili njihej gjithashtu si Konti i 10-të i Arundel. Fitzalan ishte një udhëheqës ushtarak që luftoi në luftëra të tilla si Luftërat e Dyta të Pavarësisë së Skocisë në Skoci dhe lufta njëqindvjeçare në Francë. Ai arriti në kontinentin e Surrey dhe grumbulloi një pasuri kaq të madhe sa i dha hua mbretit Eduard III. Në kohën e vdekjes së tij në 1376, pasuria e tij arriti në 118.6 miliardë dollarë në paratë e sotme.

14. JOHN JACOB ASTOR
I katërmbëdhjeti në listë renditet biznesmeni dhe investitori gjermano-amerikan John Jacob Astor. Ai i kaloi vitet e tij të formimit duke udhëtuar, pasi kishte lindur në Gjermani, u transferua në Britani dhe më në fund u vendos në Shtetet e Bashkuara. Ai ndërtoi një monopol në tregtinë e leshit duke krijuar një perandori biznesi që shtrihej nga Bregu i Paqësorit deri në rajonin e Liqeneve të Mëdha në Kanada. Kur leshi i parë filloi të bjerë në kërkesë, ai diversifikoi portofolin e tij duke investuar në pasuri të paluajtshme në Nju Jork në 1799. Ai ishte gjithashtu një mbrojtës i madh dhe me ndikim i arteve. John Jacob Astor ka gjithashtu dallimin si multimilioneri i parë në Shtetet e Bashkuara. Vlera e tij neto ishte 121 miliardë dollarë.

13. WILLIAM DE WARENNE

Fisniku William de Warenne, krijoi titullin e fisnikërisë nën sundimin e trashëgimtarit të Uilliam Pushtuesit, William II Rufus. William de Warenne ishte një udhëheqës ushtarak anglez, të cilit iu dhanë trakte të mëdha toke për shkak të shërbimit të tij gjatë betejës së Hastings. Me origjinë nga Normandia, ai u shpërblye me prona në Sussex Norfolk dhe Yorkshire. Kjo tokë e kombinuar kishte vlerë ekuivalente prej 146.13 miliardë dollarësh në kohën e vdekjes së tij.

12. BILL GATES
Numri 12 në listë na sjell në ditët moderne dhe një emër të njohur. Bill Gates është njeriu më i pasur i gjallë në Amerikë, si dhe njeriu më i pasur në botë sot. Ai themeloi Microsoft-in me Paul Allen në 1975, i cili më pas dominoi epokën e kompjuterit personal me sistemin operativ Windows. Ai mbajti aksionet e Microsoft-it dhe në kulmin e flluskës dot-com që e çoi vlerën e tij neto në 101 miliardë dollarë. Në dollarët e sotëm, kjo do të ishte ekuivalenti i 136 miliardë dollarëve. Pasuria e tij aktuale neto është rreth 86 miliardë dollarë, por për një kohë atje ai ka thyer top 15 në histori. Ai ia kushtoi pasurinë e tij filantropisë duke dhuruar 28 miliardë dollarë që nga viti 2013.

11. ALAN RUFUS
Duke udhëtuar për në shekullin e 11-të, ne bashkohemi me një tjetër fisnik nga Normandia që pushtoi Britaninë. Alan Rufus iu bashkua xhaxhait të tij William Pushtuesit gjatë atij pushtimi dhe u mbiquajt Alan “The Red” Rufus. Për shërbimin e tij, atij iu dhanë 250,000 hektarë tokë nga Yorkshire në Londër, si dhe Kalaja Richmond në North Yorkshire. Ky është një shembull tjetër i pasurisë ekstreme për shkak të pushtimit të Anglisë nga William I. Pasuria e vlerësuar e Alan Rufus kur vdiq ishte 11,000 £ dhe arrinte në 7% të PBB-së së Anglisë në atë kohë. Në dollarët e sotëm do të ishin 149 miliardë dollarë.

10. CORNELIUS VANDERBILT
Cornelius Vanderbilt ishte një nga industrialistët më të famshëm dhe më të pasur në historinë amerikane, si dhe amerikani i katërt më i pasur ndonjëherë. I njohur si Commodore, ai bëri pasurinë e tij të parë në industrinë e anijeve me avull. Ai po ia dilte mirë në atë industri, por vetëm në moshën 70-vjeçare ai arriti majat e larta të pasurisë së tij kur vendosi të investonte në hekurudha. Pasuria e tij u shumëfishua dhe u rrit aq shumë sa në kohën e vdekjes arriti në 185 miliardë dollarë në paratë e sotme.

9. HENRI FORD
Ndërsa Vanderbilt ishte amerikani i katërt më i pasur ndonjëherë, themeluesi i kompanisë motorike Ford, Henry Ford, sapo e zëvendësoi atë. Ford revolucionarizoi industrinë e automobilave përmes përdorimit inovativ të linjave të montimit, uljes së çmimit të automjeteve dhe eliminimit të nevojës për trajnime të specializuara për të ofruar një automjet të prodhimit në masë. Modeli T nënkuptonte se familjet amerikane, të cilat më parë mund të përballonin vetëm një kalë dhe karrocë, tani mund të hynin në revolucionin e automobilave. Kur u përshtat për inflacionin, pasuria e tij neto ishte 188 miliardë dollarë në kohën e vdekjes së tij.

8. MUAMAR GADAFI
Muammar Gaddafi kontrolloi Libinë me një grusht të hekurt. Ai ishte një revolucionar famëkeq që sundoi vendin për dyzet vjet pasi mori pushtetin në një grusht shteti në vitin 1969. Ai u kap dhe u torturua për vdekje në fund të Luftës Civile Libiane në 2011, pas së cilës filluan të dalin raporte se ai ishte fshehurazi personi më i pasur në planet. Mbi 70 miliardë dollarë u gjetën në llogaritë e bankave të huaja dhe u investuan vetëm në pasuri të paluajtshme. Së bashku, ai e rriti në mënyrë të qëndrueshme vlerën e tij neto gjatë atyre 40 viteve në 200 miliardë dollarë në kohën e vdekjes së tij.

7. UILLIAM PUSHTUESI
Alan “The Red” Rufus u shfaq më herët në këtë listë me një vlerë prej 149 miliardë dollarësh, por kjo u zbeh nga xhaxhai i tij Uilliam Pushtuesi. Siç mund ta merrni me mend nga emri i tij, ai e ndërtoi pasurinë nga pushtimi i mbretërive më të dobëta dhe ndërtimi i një Perandorie të cilën e sundoi për 20 vjet. Ai pushtoi Anglinë në 1066 dhe vazhdoi të sundonte deri në vdekjen e tij në 1088 pas së cilës djali i tij William II Rufus e pasoi atë. Në atë kohë, vlera e tij neto e vlerësuar ishte rreth 230 miliardë dollarë në dollarët e sotëm, e cila më pas u nda midis djemve të tij kur ai vdiq.

6. MIR OSMAN ALI KHAN, ASAFF JAH VII
Mir Osman Ali Khan Bahadur sundimtar i shtetit princëror të Hyderabad dhe Berar në Indi nga 1948 deri në 1967. Ai ishte sundimtari i fundit i shtetit përpara se të bëhej pjesë e Indisë pasi vendi fitoi pavarësinë e tij nga Perandoria Britanike. Në atë kohë, ai ishte njeriu më i pasur në botë dhe pasuria e tij i detyrohej metaleve të çmuara, duke përfshirë miliona dollarë ar dhe miliarda dollarë në bizhuteri. Ai zotëronte 50 Rolls Royce dhe përdori Jacob Diamond, një diamant prej 95 milionë dollarësh në paratë e sotme, si një peshë letre në zyrën e tij. Kur u përshtat për inflacionin, pasuria e tij neto ishte rreth 240 miliardë dollarë në kohën e vdekjes së tij.

5. NIKOLAI ALEXANDROVICH ROMANOV
Duket se një prirje në këtë listë është se ka dy mënyra për të qenë një nga njerëzit më të pasur të historisë: të jesh një biznesmen ose kreu i shtetit. Numri 5 në listën tonë është lideri rus Nikolai Alexandrovich Romanov, i njohur gjithashtu si Car Nikolla II i Rusisë, i cili sundoi nga viti 1894 deri në 1917. Ndryshe nga të gjithë të tjerët në listë, megjithatë, ai u kanonizua pas vdekjes së tij nga kisha ortodokse ruse e cila gjithashtu e bën atë shenjtorin më të pasur në historinë njerëzore. Ai dhe e gjithë familja e tij u vranë kur revolucionarët bolshevik e përmbysën atë dhe i hapën derën komunizmit. 900 milionë dollarët e tij në kohën e vdekjes do të kishin vlerën e 300 miliardë dollarëve sot.

4. ANDREW CARNEGIE
Duke u kthyer tek industrialistët nga liderët botërorë, vijmë te Andrew Carnegie. I lindur në vitin 1835 në Skoci, ai u transferua në Amerikë si fëmijë dhe krijoi pasurinë e tij duke filluar me investimet në hekurudha, ura dhe kanale nafte dhe përfundimisht e la në ndërtimin e kompanisë Carnegie Steel në Pittsburgh. Ai ia shiti atë kompani JP Morgan në vitin 1901 për 480 milionë dollarë që do të ishin 310 miliardë dollarë në dollarët e sotëm. Më pas, ai ia kushtoi kohën dhe paratë e tij për bamirësi.

3. FAMILJA ROTHSCHILD
Ndryshe nga të gjithë të tjerët në këtë listë, ne po përfshijmë të gjithë Rothchildët në vend të një individi të vetëm. Kjo familje bankierësh vjen nga Frankfurt i Gjermanisë dhe janë njerëzit më të pasur në botë sot. Vlera e tyre neto është mjaft e vështirë të përcaktohet për shkak të zotërimeve të tyre të mëdha, por sipas vlerësimeve, pasuria e tyre arrin në rreth 350 miliardë dollarë. Megjithatë, shumë njerëz besojnë se kontrollojnë mbi 1 trilion dollarë në asete bankare dhe vetëm pasuri të paluajtshme duke i bërë ata një nga familjet më të fuqishme në botë.

2. JOHN D. ROCKEFELLER
John D. Rockefeller është amerikani i vetëm më i pasur që ka jetuar ndonjëherë dhe miliarderi i parë i vendit. Ai ishte manjati i naftës që kishte themeluar Standard Oil në 1870, por u tërhoq nga ajo në fillim të shekullit në mënyrë që të ndiqte filantropinë, duke dhuruar para për spitalet dhe shkollat ​​së bashku me themelimin e Universitetit të Çikagos. Standard Oil ishte aq masiv sa u shpall monopol dhe u nda në kompani më të vogla si Amoco, Conoco, Chevron dhe ExxonMobil. Pasuria neto e Rockefeller ishte 400 miliardë dollarë.

1. MANSA MUSA I
Njeriu më i pasur në tokë në të gjithë historinë njerëzore ishte Mansa Musa I, sundimtar i vendit afrikan të Malit nga viti 1312 deri në 1337. Pasuria e vendit rrjedh nga prodhimi i arit dhe kripës. Ai ishte aq i pasur sa që kur bëri pelegrinazhin e tij në Mekë, dhjetëra deve mbanin qindra paund ar dhe vetëm shpenzimet e tij luksoze mund të kishin shkaktuar një krizë valutore në Egjipt. Pasuria e tij neto do të kishte qenë 410 miliardë dollarë në dollarët e sotëm.

The post Njihuni me 15 njerëzit më të pasur në historinë e njerëzimit, kush kryeson listën appeared first on Llapi.info.

Ndërron jetë veterani i UÇK-së

$
0
0

Ka ndërruar jetë Zymer Krasniqi i cili ishte mësues e veteran i UÇK-së, raporton GazetaBlic.Lajmin për vdekjen e tij e dha deputeti i PDK-së, Ferat Shala ku thotë se Krasniqi ishte mësues i tij në shkollën fillore.

“Sot iku në amshim edhe një mësues tjetër, edhe një veteran dhe luftëtarë lirie. Zymer Krasniqi, mësuesi im i gjuhës shqipe nga shkolla fillore, njëri nga bashkëluftetarët e orëve të para dhe një ndër themeluesit e njësitit Pëllumbi në Negroc”, shkroi Shala.

Postimi plotë:

Sot iku në amshim edhe një mësues tjetër, edhe një veteran dhe luftëtarë lirie. Zymer Krasniqi, mësuesi im i gjuhës shqipe nga shkolla fillore, njëri nga bashkëluftetarët e orëve të para dhe një ndër themeluesit e njësitit Pëllumbi në Negroc.Një jetë të tërë e vuri në shërbim të edukimit dhe emancipimit të brezave. U angazhua pareshtur në përgaditjen e një gjenerate të shëndoshë kombëtarisht dhe të gatshme për të udhëhequr luftën çlirimtare për liri. Shumë nga nxënësit që ai i edukoi, i kishte bashkëluftëtarë që u reshtuan krahë tij në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Zymeri ishte luftëtarë i guximshëm, pjesëmarrës dhe kontribues në shumë beteja të UÇK-së, si në Grykën e Llapushnikut, Negroc e Arllat, Gjergjaj, Likoc e Baincë, Mleqan e Kievë. Ai ishte kudo ku e kërkonte angazhimi, detyra, dhe nevoja. Sa në vijat e frontit, sa në linjat e furnizimit dhe logjistikës, deri në përfundim të luftës së lavdishme çlirimtare.Kujtimi dhe respekti për kontributin e tij për çështjen kombëtare do të mbesin të pavdekshëm.
Lamtumire mësuesi im Zymer!

The post Ndërron jetë veterani i UÇK-së appeared first on Llapi.info.

Aksident në fshatin Peran të Podujevës – pamje nga vendi i ngjarjes

$
0
0

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në fshatin Peran të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkohë që raportohet se nuk ka persona të lënduar.

Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, të cilët po hetojnë shkaqet e këtij aksidenti./Llapi.info.

Më poshtë video:

The post Aksident në fshatin Peran të Podujevës – pamje nga vendi i ngjarjes appeared first on Llapi.info.

Vdiq Mbretëresha Elizabeth ll

$
0
0

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ka vdekur në Balmoral në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet.

Familja e saj u mblodh në pronën e saj skoceze pasi shqetësimet u rritën për shëndetin e saj më herët të enjten.

The post Vdiq Mbretëresha Elizabeth ll appeared first on Llapi.info.

Viewing all 37277 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>