Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all 37277 articles
Browse latest View live

Bie në pranga të Policisë i riu që dyshohet se planifikoi rrëmbimin e borxhliut në Prishtinë

$
0
0

Pas arrestimit të një nga rrëmbyesve të 22-vjeçarit në orët e para të së enjtes në Prishtinë, Policia tashmë ka arritur ta kap edhe personin që dyshohet se e urdhëroi rrëmbimin e të riut. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për 25-vjeçarin R.C.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari që tashmë ka rënë në prangat e Policisë, po ia kërkonte viktimës mijëra euro që ia kishte dhënë në huazim.

Sinjali ka mësuar se 25-vjeçari dyshohet se ka planifikuar rrëmbimin e të riut, pasi fillimisht kishte lënë takim me të. I riu doli për ta pritur të dyshuarin, por atë e morën me forcë tre persona dhe e futën në një veturë.

Viktima dyshohet se është sulmuar fizikisht nga rrëmbyesit, të cilët po ashtu e kanë mbajtur për orë të tëra dhe gjatë kësaj periudhe i kanë bërë presion në lidhje me borxhin prej 3500 eurove që kishte ndaj të dyshuarit kryesor.

Përveç 25-vjeçarit, tashmë në prangat e Policisë është edhe njëri nga rrëmbyesit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ata janë ndaluar për 48 orë dhe do të hetohen për tri vepra penale “Rrëmbim”, “Detyrim” dhe “Lëndim trupor”.

The post Bie në pranga të Policisë i riu që dyshohet se planifikoi rrëmbimin e borxhliut në Prishtinë appeared first on Llapi.info.


Reagon Nagavci, i tregon SBASHK’ut si bëhet “greva e sinqertë”, merr edhe shembullin e Norvegjisë

$
0
0

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila tash e sa ditë është duke ‘luftuar’ një betejë me SBASHK’un për shkak që këta të fundit kanë hyrë në grevë, duke kërkuar shtesa prej 100 euro në muaj për mësimdhënësit.

Nagavci përmes një shkrimi të gjatë në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, u ka treguar SBASHK’ut se si bëhet një ‘grevë e sinqertë’ duke përmendur grevat në Maqedoninë e Veriut dhe në Norvegji.

“Greva është instrument demokratik dhe legjitim për vënien në pah të problemeve të punëtorëve, në secilin vend demokratik. Përtej specifikave historike e ligjore të secilit vend, praktikat gjithandej Evropës dhe botës e tregojnë një gjë: kur grevat janë të sinqerta dhe përdoren për t’i sjellë në agjendë të vendim-marrësve kërkesat e punëtorëve, ato nuk vazhdojnë edhe nëse nuk plotësohen 100% të kërkesave menjëherë.

Kur nuk e kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të punëtorëve, por shantazhimin e palës tjetër, fshihen pas barrikadës së 100% të kërkesës, dhe atë menjëherë”, shkroi ajo.

Sipas saj, mësimdhënësit që hynë në grevë në Maqedoninë e Veriut muaj më parë, nuk kanë pritur që t’u plotësoheshin 100% të kërkesave, por sipas saj, ndërprenë grevën kur Qeveria ua plotësoi një pjesë të kërkesave menjëherë.

“Sindikalistët maqedonas u siguruan që, kur qeveria u’a plotësoi vetëm një pjesë të kërkesave të tyre, mësimi të vazhdojë e nxënësit të mos pësojnë”.

Tutje ajo përmendi edhe grevën e mësimdhënësve në Norvegji, duke thënë se sindikalistët norvegjezë sigurohen që, paralelisht me trajtimin e kërkesave të tyre, mësimi do të vazhdojë e nxënësit nuk do të pësojnë

“Në Norvegji, nga qershori mësimdhënësit janë duke kërkuar rritje të pagave, nëpërmjet grevës. Por, tre sindikatat më të mëdha me short përcaktojnë nga 2-3 mësues në shkollë që do të mbajnë grevë në ditët përkatëse. Sepse, sindikalistët norvegjezë sigurohen që, paralelisht me trajtimin e kërkesave të tyre, mësimi do të vazhdojë e nxënësit nuk do të pësojnë.

Para disa vitesh, mësuesit bullgarë hynë në grevë duke kërkuar dyfishim të pagave. Greva u ndërpre kur Qeveria u’a rriti pagat 48%, dhe atë vetëm 22.5% menjëherë ndërsa pjesën tjetër pas një viti. Sepse, sindikalistët bullgarë u siguruan që, kur qeveria u’a plotësoi vetëm një pjesë të kërkesave të tyre, mësimi të vazhdojë e nxënësit të mos pësojnë”, shkroi ajo.

Nagavci përmes këtij shkrimi ka përmendur grevat e SBASHK’ut ndër vite, duke thënë se atëkohë grevat i kanë ndërprerë vetëm me oferta, ndërsa kësaj radhe kanë vendosur të injorojnë jo vetëm ofertat, sipas saj, shumëfish më të mira, por edhe veprimet tashmë të ndërmarra që i afrohen shumë kërkesës së tyre.

“Ndërkohë, veprimet e Qeverisë Kurti jo vetëm që janë duke i arritur, por duke i tejkaluar kërkesat e SBASHK. Një pjesë menjëherë, një pjesë me reforma sistematike”, tha ajo.

Sipas saj, ofertat e ofruara nga Qeveria, SBASHK’u është i informuar, por kanë vendosur t’I injorojnë, pasi sipas saj, arsyeja e injorimit nuk ka të bëjë me realizimin e kërkesave sindikale.

“Përkundër kësaj, Qeveria dhe MASHTI do të vazhdojë ta bëjë punën që e ka në mandat për ta përmirësuar cilësinë e arsimit në Kosovë.

U bëj thirrje edhe njëherë mësimdhënësve që të vazhdojnë procesin mësimor sa më parë, duke reflektuar mbi gjitha veprimet e deritashme të Qeverisë e duke i dhënë mundësi reformave tjera gjithëpërfshirëse që janë në proces e do të përfundojnë së shpejti”, tha ajo.

The post Reagon Nagavci, i tregon SBASHK’ut si bëhet “greva e sinqertë”, merr edhe shembullin e Norvegjisë appeared first on Llapi.info.

Tërmet në Zvicër, këtu ishte epiqendra

$
0
0

Toka u trondit sot ne oret e pasdites në rajonin e Bazelit. Epiqendra e tërmetit, 4.7 e shkallës Rihter, ishte në Mulhouse (F), njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Toka u trondit të shtunën pasdite në rajonin e Bazelit. Epiqendra e tërmetit, 4.7 e shkallës Rihter, ishte në Mulhouse (F), tregon në faqen e saj të internetit Shërbimi Sizmologjik Zviceran. U ndje në një pjesë të mirë të Zvicrës frëngjishtfolëse.

Tërmeti është ndjerë në një rreze prej më shumë se 180 kilometrash, saktëson Shërbimi Sizmologjik. Ndodhi pak para orës 18:00 dhe pasgoditja e parë ndodhi më pak se 10 minuta më vonë, me magnitudë 2.7 të shkallës Rihter.

Toka ishte lëkundur tashmë herët pasdite, nga mesdita me tërmete me vlera ndërmjet 0,9 dhe 2,5 ballë dhe me epiqendra në Alpe, në rajonin Grand Combin, pranë Orsières (VS) dhe Chamonix, shton Shërbimi Sizmologjik.

The post Tërmet në Zvicër, këtu ishte epiqendra appeared first on Llapi.info.

Policia bastisë një shtëpi në këtë fshat të Podujevës, detaje se çka u gjet

$
0
0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bastisur një shtëpi në fshatin Obrançë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Gjatë kësaj bastisje është gjetur dhe konfiskuar një armë dhe gjashtë fishekë.

Raportohet se i dyshuari, mërgimtar nga Gjermania, e kishte fshehur në tavanin e shtëpisë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’, ndërsa veprimet tjera do merren kur të intervistohet i dyshuari i cili ndodhet jashtë shtetit./Llapi.info

The post Policia bastisë një shtëpi në këtë fshat të Podujevës, detaje se çka u gjet appeared first on Llapi.info.

Te parku një burrë i drejtohet tetëvjecares me “A po vjen shetisim në pisha?”

$
0
0

Parku Rekreativ “Te Pishat” në Sllatinë ka njoftuar përmes një postimi se një vajzë tetëvjeçare është joshur nga një burrë i moshës së mesme mbrëmjen e së premtes.

Sipas njoftimit në Facebook, rastin e ka lajmëruar prindi i vajzës.

Gjithmonë sipas njoftimit nga ky park dhe rrëfimi i prindit, personi i panjohur ishte fshehur afër një makine dhe I ka bërë thirrje tetëvjeçares “a po vjen shëtisim në Pisha”.

“Fëmija ka qenë 10 metra larg prindit dhe me vrap ka shkuar t’i tregojë se një ‘axh më tha hajde shëtisim por unë nuk e njoha e as nuk është shok i babait”, thuhet më tej në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, burime të Klan Kosovës brenda stacionit të policisë në Fushë Kosovë kanë bërë me dije se rasti nuk është denoncuar ende, të paktën jo deri në këto moment.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë nga Parku Rekreativ “Te Pishat” në Sllatinë:

The post Te parku një burrë i drejtohet tetëvjecares me “A po vjen shetisim në pisha?” appeared first on Llapi.info.

Rast i rëndë: Miku ther me thikë dhëndrin

$
0
0

Gratë vazhdojnë të ballafaqohen me një nga sfidat kryesore për zhvillimin e shoqërisë kosovare, në lidhje me të drejtën e tyre për të trashëguar pronën familjare. Edhe pse të barabartë para ligjit, si rezultat i mentalitetit tradicional shumë gra ende nuk e trashëgojnë pronën dhe me raste heqin dorë në mënyrë vullnetare nga hisja në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i rëndë shkaku i problemeve të trashëgimisë ka ndodhur dje në fshatin Restelicë në Dragash, ku si pasojë e mosmarrëveshjeve mes miqve dhe dhëndrit, ky i fundit ka mbetur i plagosur me thikë.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur pasi dhëndri i familjes Cufta, kërkonte që gruaja e tij të marrë hisja që i takon, mirëpo kjo ishte kundërshtuar ashpër nga vëllai i bashkëshortes.

Si pasojë e kësaj mes tyre ka ndodhur edhe një konfrontim fizik, ku i dyshuari ka therur me thikë dhëndrin e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore për çka u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal në Prizren.

Njësitë policore me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar dhe kanë shoqëruar në stacion për intervistim të gjitha palët e përfshira në rast. Po ashtu është konfiskuar edhe thika të cilën dyshohet se 63-vjeçari e përdori për ta therur dhëndrin e tij.

Gjatë intervistimit, para hetuesve policorë ata kanë deklaruar se vazhdimisht kanë pasur telashe lidhur me çështjen në fjalë, pasi që vëllai nuk dëshironte që t’ia japë pronën që i takon motrës së tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 63-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

The post Rast i rëndë: Miku ther me thikë dhëndrin appeared first on Llapi.info.

Veç një nxënës në klasën e parë në këtë fshat, numri i banorëve në rënie (VIDEO)

$
0
0

Në shkollën fillore të mesme të ulët “Rilindja” në fshatin Keqekollë të Komunës së Prishtinës, është regjistruar vetëm një fëmijë në klasën e parë, për këtë vit shkollor.

Vajza e cila sivjet do të nisë mësimin klasën do ta ndajë me tre nxënës të tjerë të klasës së pestë.

Mësuesi asaj do të ia mësojë abetaren e të tjerëve do të u flasë për histori, biologji e lëndë të tjera, njofton Klan Kosova.

Këtë vendim janë detyruar ta marrin në mungesë të nxënësve në këtë shkollë, thotë drejtoresha e “Rilindjes”, Qamile Gashi.

Gashi tregon se ky vit shkollor do të nisë me 19 nxënës gjithsejtë, 44 më pak se në vitin 2015, 63 sa kishte ky institucion arsimor.

Drejtoria e Arsimit e Prishtinës bëri me dije, se në vitin shkollor 2022-2023 në të gjitha fshatrat e Prishtinës janë regjistruar 262 nxënës në klasën e parë, 20 më pak se vitin e kaluar, që ishin 282.

The post Veç një nxënës në klasën e parë në këtë fshat, numri i banorëve në rënie (VIDEO) appeared first on Llapi.info.

Tifozi pëson sulm në zemër – ndërpritet ndeshja Cadiz – Barcelona, shikoni momentin heroik të portierit (VIDEO)

$
0
0

10 minuta para fundit, ndeshja mes Cadizit dhe Barcelonës është ndërprerë përkohësisht.

Një tifoz ka pasur probleme shëndetësore në tribuna. Portieri vendas, Ledesma, është parë duke vrapuar drejt tribunave me defibrilator në dorë.

Lojtarët në fushë janë parë në ankth, teksa shihen edhe duke u lutur.

Ekipet mjekësore janë në tribuna.

Në pamjet e publikuara shihet se si portieri  vendas vrapon menjëherë pranë stafit mjekësor për të marrë pajisjen, e cila mund ta kthejë në jetë tifozin dhe e hedh atë në drejtim të tifozëve.

The post Tifozi pëson sulm në zemër – ndërpritet ndeshja Cadiz – Barcelona, shikoni momentin heroik të portierit (VIDEO) appeared first on Llapi.info.


Ky është piloti i FSK-së nga Podujeva që diplomoi në Amerikë (VIDEO)

$
0
0

Dy pilotë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diplomuar në kuadër të U.C Air Assault në Lowa të ShBA-së, shkruan Llapi.info.

Njëri nga ta, mëson Llapi.info, është nga Podujeva. Bëhet fjalë për Sead Berisha, i cili ka arritur këtë sukses të madh në Amerikë.

Për këtë sukses ka shkruar edhe Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, i cili ka njoftuar se Forcave të Sigurisë së Kosovës u janë shtuar specialistët e parë për sulme ajrore.

“Bashkë me kursantët e Gardës Kombëtare të Iowa-s, dy ushtarakët tanë përfunduan me sukses të lartë kursin e sulmimit ajror dhe rrugës së zbulimit. Ky kurs tejet sfidues teston forcën, shkathtësinë, qëndrueshmërinë, besimin dhe aftësinë e kursantëve për të performuar në lartësi gjatë operacioneve luftarake”, ka shkruar Mehaj në facebook.

Mehaj shprehu falënderim dhe mirënjohje e thellë për Gardën Kombëtare të Iowa-s për këtë mundësi dhe gjithë mbështetjen e dhënë për mbi një dekadë./Llapi.info

The post Ky është piloti i FSK-së nga Podujeva që diplomoi në Amerikë (VIDEO) appeared first on Llapi.info.

Zemaj me lajmin e fundit: LDK po kthehet e para

$
0
0

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka publikuar një fotografi në rrjetin “Facebook” së bashku me kryesinë e LDK-së në Deçan i cili ka thënë se LDK po rikthehet në vend si e para.

Lajmi i plotë:

Në Deçan, një kafe se bashku me një pjesë të kryesisë së Degës. LDK po rikthet në vendin e saj origjinal, kuptohet e para✌

The post Zemaj me lajmin e fundit: LDK po kthehet e para appeared first on Llapi.info.

Kjo është kompania në Kosovë që u dhuron nga 1 mijë euro punëtorëve të cilët do t’u lindin fëmijë

$
0
0

Kompania MEKA Halal Food ka marrë vendim që nga dita e sotme, çdo punëtor i kompanisë, i cili pret fëmijë, do t’i jipet dhuratë nga kompania një mijë euro.

Nëse punëtorit i lindin binjakë, kompania do t’i dhurojë prindit 2000 euro, e kështu me radhë.

“Kjo shumë do t’u jepet në momentin e prezantimit të certifikatës së lindjes” thuhet në vendimin tëjet human të drejtorit të kompanisë, Burim Piraj.

The post Kjo është kompania në Kosovë që u dhuron nga 1 mijë euro punëtorëve të cilët do t’u lindin fëmijë appeared first on Llapi.info.

ShBA ndihmon financiarisht Ushtrinë e Kosovës, mjetet do të përdoren në tranzicionin e FSK-së

$
0
0

Nga 2.2 miliardët që shteti më i fortë në botë do të ndajë për partnerët, një pjesë i dedikohet republikës më të re të Evropës -Kosovës.

Mbështetjen financiare e vlerëson lartë Ministria e Mbrojtjes, duke e quajtur rikonfirmim të partneritetit. Në një përgjigje për Klan Kosova nga ky dikaster qeveritar treguan se ende nuk dihet shuma e mjeteve që është ndarë për vendin.

“Tani kemi hyrë në dekadën e dytë të partneritetit të ngushtë me Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe ky partneritet për ne, ka qenë determinuesi themelor për të gjitha të arriturat e deritanishme. Prandaj edhe për mbështetjen e paralajmëruar financiare nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken shprehim, mirënjohjen më të lartë për besimin e plotë”, tha Sefer Isufi, Shef i Komunikimit Strategjik ne Ministrinë e Mbrojtjes.

Reklama

E të hollat parashihet të përdoren gjatë planit të tranzicionit 10-vjeçarë të FSK-së, që ka nisur në vitin 2018.

Për mbështetjen shkroi edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, duke e quajtur motivim të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e vlerave euroatlantike.

“Në kontekstin gjeopolitik dhe sfidave të mjedisit të sigurisë që sfidojnë rajonin tonë, ritheksoj nevojën për vendosjes e Bazës së përhershme të Forcave amerikane në vendin tonë, si garancë e përhershme e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe perspektivës së qëndrueshme të vendeve dhe popujve të rajonit dhe më gjerë”, u shpreh Mehaj.

Ai tha se Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Kosovës janë të mishëruara dhe veprojnë në sinkron me konceptin strategjik të mbrojtjes e doktrinën ushtarake amerikane e aleatëve të saj.

The post ShBA ndihmon financiarisht Ushtrinë e Kosovës, mjetet do të përdoren në tranzicionin e FSK-së appeared first on Llapi.info.

Vrasje në tentativë: Burri sulmon me sëpatë familjarët e tij të moshuar, gruaja mbetet e plagosur rëndë në kokë

$
0
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rahovec, ku një person ka sulmuar me sëpatë familjarët e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se 59-vjeçari kishte shkuar në oborrin e dy familjarëve të tij të moshuar, të cilët i kishte sulmuar me sëpatë, duke u shkaktuar lëndime serioze.

Si pasojë e lëndimeve të marra, 70-vjeçarja dhe 67-vjeçari janë dërguar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec, prej ku janë transferuar më pas në Spitalin Rajonal në Gjakovë.

Sinjali mëson nga burimet e veta brenda spitalit në Gjakovë, se burri ka pësuar ëndime të lehta në fytyrë, ndërsa gruaja është dërguar atje me lëndime të rënda në kokë. Por pas intervenimit të mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore është stabilizuar dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë rasti është denoncuar edhe në Polici, të cilët kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin dhe të konfiskojnë mjetin që dyshohet se u përdor në ngjarjen e rëndë.

Me urdhër të prokurorit, 59-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’.

The post Vrasje në tentativë: Burri sulmon me sëpatë familjarët e tij të moshuar, gruaja mbetet e plagosur rëndë në kokë appeared first on Llapi.info.

Themelohet Partia Guxo në Podujevë, ky është kryetari

$
0
0

Partia Guxo ka themeluar sot degën e saj në komunën e Podujevës, shkruan Llapi.info.

Në këtë mbledhje, kryetar i kësaj dege në Podujevë është zgjedhur Shuajb Blakcori.

Ky i fundit është deklaruar me anë të një postimi në Facebook, duke shtuar se do të angazhohet në zgjerimin e kësaj partie.

Ndryshe, ditë më parë, është bërë e ditur se partia Guxo do t’i ketë dy kryetarë, respektivisht ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministrin e Bujqësisë, Faton Peci./Llapi.info

The post Themelohet Partia Guxo në Podujevë, ky është kryetari appeared first on Llapi.info.

Reagon Kusari-Lila: Fëmijët nuk mund të mos mbajnë mësim për shkak të SBASHK-ut

$
0
0

Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas vendimit të SBASHK-ut për vazhdim të grevës.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se nuk ka asnjë arsyetim që të dënohen fëmijët me mungesë mësimi, si pasojë e kërkesave të SBASHK-ut.

Ajo ka thënë se fëmijët nuk mund të shfrytëzohen peng të qëllimeve të sindikatës, pasojat e të cilit veprim do t’i vuajnë edhe shumë gjatë.Kusari-Lila ka shtuar se nesër, mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të takohen, ku e kanë vendin, në shkolla.

Postimi i saj i plotë:

Nuk ka më asnjë arsyetim të dënohen fëmijët me mungesë mësimi si pasojë e kërkesave të SBASHK-ut, të cilat për tri vite radhazi shtyjnë fillimin e vitit të ri shkollor.
Fëmijët nuk mund të shfrytëzohen peng të qëllimeve të sindikatës, pasojat e të cilit veprim do t’i vuajnë edhe shumë gjatë.Nesër, mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të takohen, ku e kanë vendin, në shkolla.
#mësimiduhettëfilloi

The post Reagon Kusari-Lila: Fëmijët nuk mund të mos mbajnë mësim për shkak të SBASHK-ut appeared first on Llapi.info.


Deklarohet kryetari i Partisë Guxo në Podujevë

$
0
0

Në konventën e mbajtur sot, Partia Guxo ka zgjedhur kryetarin e kësaj dege në komunën e Podujevës, shkruan Llapi.info.

Kryetar i Partisë Guxo në Podujevë është zgjedhur Shuajb Blakçori. Ky i fundit është deklaruar me anë të një postimi në Facebook, duke shtuar se do të angazhohet në zgjerimin e kësaj partie.

“Me këtë rast, përveç nderimit dhe mirënjohjes ndaj jush, të cilët u pajtuat, që unë, Shuajb Blakçori, të udhëheq me Partinë GUXO në Llap, zotohem se do të punoj dhe do të angazhohem fuqishëm për zgjerimin dhe fuqizimin e degës, bashkë me bashkëpunëtorë dhe me të gjithë ata që duan dhe guxojnë të punojnë për të mirën dhe për të ardhmen e vendit”, shkruan ai pos tjerash./Llapi.info.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:               

…gjithçka, në çdo rrethanë merr fund, vetëm atëherë kur mungon vullneti, motivi dhe guximi për t’u përballur…
Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotërinjë, ju aktivist të hershëm të qështjes kombëtare, profesorë, ju anëtar të Partisë Guxo, të nderuar të pranishëm.

E nderuara zv.kryeministre dhe minstre e punëve të jashtme znj.Donika Gërvalla, i nderuari ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z.Faton Peci, të nderuar deputet znj.Jeta Statovci,zv.minister i punëve të brendshme z.Blerim Gashani.

Faleminderit për prezencen tuaj për të n’a uruar kuvendin tonë themelues me një fjalë rasti kryetar i Komunës së Podujevës z.Shpejtim Bulliqi.

Një rilindje kombëtare të re ashtu siq e quaj unë, të nisur nga shkëlqësia e saj tashmë presidente e vendit zonja Vjosa Osmani në ditët më të rënda të pasluftës, kur vendit tonë po i mbylleshin dyert nga e gjithë bota, dhe populli ynë po vuante nga një histeri 15 vjeçare në pah doli zonja e hekurt e shumë e çmuar e kombit tonë, një grua atëdhetare e guximshme që të niste ndryshimin që një popull i tërë po e priste.

14 shkurti duhet të shkruhet si datë historike kur ndryshimet në shtetin tonë të filluar nga presidentja Vjosa Osmani e kryeministër Albin Kurti për të vazhduar guximtarët e rinjë, ju të cilët jeni sot këtu, ata larg nesh, dhe brezat e rinjë që do të vijnë pas nesh.

Andaj nga ky vend ku jemi mbledhur sot, shkëlqësisë së saj presidentës së republikës së Kosovës zonjës Vjosa Osmani i dërgojmë urimet më të mira, duke i uruar shëndet dhe punë të mbarë e duke i treguar se rruga e filluar nga ajo po trasohet në mënyrë të drejtë dhe se hapat e saj janë çelës i suksesit tonë.

Duke u nisur nga kjo themi lirisht dhe me zë të lartë se ne e kemi vullnetin, motivin dhe guximin, dhe është mëse e dijshme dhe shumë evidente, dhe këtë na e ka treguar më së miri analogjia politike e rrjedhës së ngjarjeve të shtetformimit, kurdo, kudo dhe sido nëpër botë; se gjithçka e mirë dhe e mbarë në një shoqëri moderne, fillon në kohën kur njerëzit dhe përfaqësuesit e asaj shoqërie kanë guximin për të bërë progresin historik dhe jo vetëm, kanë edhe guximin për të shtyer përpara progresin, pavarësisht faktorëve të tjerë pengues.

Ne jemi këtu, përballë njeri tjetrit…sepse, ne guxojmë për të qëndruar në këmbë, ballëlartë dhe të paepur, për të bërë të mundur atë që deri sot dukej e pamundur, për të zhvilluar vendin tonë, për ta bërë një vend të jetueshëm për të gjithë.

Të nderuar të pranishëm:

Ndodhitë politike të pasluftës, ato që ndodhën pas Pavarësisë së Republikës të Kosovës dhe këto që janë aktuale sot, e që nuk janë pak, tregojnë shumë qartë se procesi i shtetformimit nuk mund të përmbyllet me një, dy apo tri dekada.

Madje, të gjitha këto zhvillime politike për këto vite, tregojnë se Republika e Kosovës akoma qëndron mbi një sistem politik, i cili është i lënduar rëndë dhe kësi soji është i paqëndrueshëm; si pasojë e nepotizmit, keqpërdorimit dhe korrupsionit në të gjitha segmentet e tij.

Duke pasur parasysh këtë, ne mund të vërejmë pa më të voglin dyshim se ky sistem politik i dominuar nga shtresa politike e stërvjetruar, vendimet e të cilës politikë deri më sot kanë qenë inkriminuese, kanë vazhduar dhe vazhdojnë të pengojnë dhe të stagnojnë të gjitha proceset që natyrshëm do të mundësonin zhvillimin normal të shtetformimit të Kosovës, për të bërë një Kosovë, vendin më të dashur për qytetarët e saj.

E gjersa përmendim pasojat, duke filluar nga ato politike, ekonomike e çka jo tjetër, nuk është e mjaftueshme t’i themi e as t’i përsërisim, për shkak se janë të dijshme për secilin, sepse kanë prekur në jetën e secilit prej nesh.

Ndërsa, nepotizmi, keqpërdorimi dhe korrupsioni janë rrënues të sistemit politik, kultivimi i demokracisë, kulturës politike dhe shtetit ligjor, avancon sistemin politik dhe njëkohësisht e rigjeneron atë, duke hapur rrugë për reforma dhe zhvillime të reja, në të mirën dhe për dinjitetin e secilit.

Kjo është rruga jonë…

Kjo është rruga e njerëzve të rinj, që nën ombrellën e GUXO, jo vetëm se guxojnë, por edhe mundin dhe dinë që të bëjnë ndryshimin e duhur në kohën e duhur.

Kjo u dëshmua në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku GUXO fitoi 7 ulëse në Kuvendin e Republikës të Kosovës, duke na bindur se vetë qytetarët e këtij vendi janë të hapur dhe kanë përqafuar frymën dhe idealet të cilat i përfaqësojnë njerëzit në GUXO.

Madje, nëpërmjet GUXO, u bë i mundur ndryshimi që qytetarët e Republikës të Kosovës e kishin pritur për mëse 15 vite.

Përderisa, gjatë kësaj kohe, politike e vendit ishte e ngulfatur me njerëz të zakonshëm për nga të bërit politikë, Partia Guxo nuk është vetëm risi apo mundësi e re politike për politikëbërje dhe vendimmarrje politike, por është edhe një arenë e re, e stërmbushur me njerëz të rinj, të gatshëm për të shkrirë gjithë njohjet dhe dijet e tyre në dobit të një sistemi të qëndrueshëm politik, pergjegjës dhe funksional, për të ofruar zgjidhje për problemet politike, ekonomike dhe për ato probleme që janë akoma mëse prezente në arsim, shëndetësi e kudo tjetër.

Zonja dhe zotërinj:

Sot, ne këtu jemi mbledhur për të kryer një proces zgjedhor, të lirë, fer dhe mbi premisa të qarta demokratike, në bazë të së cilit jemi privilegjuar, por më shumë se kaq jemi të ngarkuar me përgjegjësi, nga të cilat pergjëgjësi rrjedhin edhe obligimet tona, jo vetëm ndaj vetës tonë dhe njerëzve të shkëlqyer të kësaj shoqërie, por edhe ndaj atyre që do të vinë pas nesh, dhe se kush mund të jenë dhe çfarë mund të kenë ata, mund të vihet në peshore vetëm nga puna, përkushtimi dhe vendosshmëria ynë për të dhënë gjithë forcën, potencialin dhe dijen tonë në shërbim të Republikës dhe popullit të saj, për një Kosovë të dinjitetshme dhe të ëndërruar kaherë.

Duke qenë në krye të degës, nuk do të drejtoj njeri, por do të drejtohemi drejt asaj për të cilën jemi zgjedhur, bashkarisht.

Me këtë rast, përveç nderimit dhe mirënjohjes ndaj jush, të cilët u pajtuat, që unë, Shuajb Blakçori, të udhëheq me Partinë GUXO në Llap, zotohem se do të punoj dhe do të angazhohem fuqishëm për zgjerimin dhe fuqizimin e degës, bashkë me bashkëpunëtorë dhe me të gjithë ata që duan dhe guxojnë të punojnë për të mirën dhe për të ardhmen e vendit.

E ardhmja është e atyre që guxojnë.
Sinqerisht, i juaji Shuajb Blakçori.
Falemnderit shumë!

The post Deklarohet kryetari i Partisë Guxo në Podujevë appeared first on Llapi.info.

Krasniqi thotë se vrasësit e heroit Ilir Konushevci janë gjallë (VIDEO)

$
0
0

“Betohem para flamurit dhe para shokëve se detyrat, të cilat i parashtron grupi, do t’i kryej me besnikëri dhe nëse është nevoja edhe jetën do ta jap për realizimin e idealit tonë”

Ashtu siç edhe u betua me shokë në themelimin e grupit “Shqiponjat” (grup i organizuar për t’iu kundërvënë secilit që drejtpërsëdrejti rrezikonte pasurinë dhe gjërat e njerëzve në Kosovë, duke mos lënë anash as strategjinë ushtarake), Ilir Konushevci, ra heroikisht më 9 maj 1998.

Para rënies heroike, veprimtaria e tij e lavdishme mori tjetër kthesë kur ai shkoi në Shqipëri dhe filloi të bashkëpunojë me heronjtë tjerë, në furnizimin me armatim në nivel të vendit.

Pikërisht atëherë kur në Kosovë ofensivat e ashpra paralajmëronin një luftë frontale, dhe pikërisht atëherë kur Kosovës iu duhej më së tepërmi armatimi, Konushevci vritet në një pritë të organizuar.

Vendi ku gjenerali e doktori i UÇK-së ranë në krye të detyrës
Që nga vrasja e tij, variantet e kësaj prite ishin të panumëruara. Por, njëri ndër furnizuesit kryesor të UÇK-së me armatim, Florin Krasniqi është i bindur se pas kësaj prite qëndrojnë shqiptarët dhe jo dora e zgjatur e Serbisë, ashtu siç thuhej në njërin nga variantet e lartë përmendur. Ai në emisionin n’Demos tha se shteti shqiptar është i informuar për të gjitha informacionet rreth kësaj vrasje, për të cilën edhe pas një çerek shekulli nuk ka marrë asnjë veprim, ndërsa, vrasësit që sipas tij janë ende gjallë shëtisin rrugëve të Tiranës, Belgjikës e New York-ut, shkruan GazetaDemos.

“Është dëshpërim i thellë që edhe pas 24 vjetësh, një çerek shekulli, shteti shqiptar i ka krejt informacionet, ama krejt, krejt…kush ka qenë, ku ka qenë, dhe nuk e fillon një hetuesi, nuk i arreston disa njerëz qe bredhin rrugëve të Tiranës gjithë ditën, apo të Belgjikës ose të New York-ut“, tha Krasniqi.

Krasniqi thotë se disa nga vrasësit e Ilir Konushevcit janë gjallë

“Dy janë vra, vëllëzërit Emiri. Njëri është vra aty, njëri më vonë, njëri ka vdek me duket, tre ose katër tjerë qe kanë qenë në bashkëpunim janë gjallë dhe shëndosh e rahat, kërkush nuk i ngacmon. Shteti shqiptar i din emrat, mbiemrat, ku jetojnë edhe çka bojnë edhe nuk i arreston“, u shpreh i frustuar ai.

Fajtori kryesor – shteti shqiptar (sipas Florin Krasniqit)

“Nuk dihet se kush ka qenë vrasësi, këta kanë qenë katër vetë në pritë, njëri është plagos e është kthy, kur janë kthy janë kthy me përforcime, i kanë marrë edhe tre tjerë, është histori shumë e gjatë, ky emision nuk mjafton me i shpjegu pjesëmarrësit, por fajtor kryesor për vrasjen dhe mos-zbulimin e vrasjes së Ilir Konushevcit është shteti shqiptar“

Arsyeja e vrasjes dhe emrat e vrasësve (sipas Florin Krasniqit)

“Bindja ime është se Beslim Demiri, Agim Demiri dhe tre njerëz tjerë që janë gjallë, kanë dalë atë natë me fitu pare, lekë…nuk është dora e zgjatur e Serbisë qysh bëjnë trillime e fantazi, NO. Ata kanë dalë për lekun edhe gjithçka ka shku keq edhe vazhdon me shku keq, qekjo është përgjigja ime“.

Një realitet i një ngjarje shumë të keq mes shqiptarëve (sipas Florin Krasniqit)

“Shteti shqiptar ka dështu edhe vazhdon me dështu për një qerek shekulli për mos-zbardhjen e vrasjes së Ilir Konushevcit, shumë e thjeshtë. Unë jam në dispozicion kurdo Prokuroria e Shqipërisë, një telefon ma bënë, katër orë mos me pas trafik jam në Prokurori të Shqipërisë. Me dokumente, me fotografi e me letra, me çka të dojnë. Kjo është çështje e Prokurorisë, jo e një studio televizive. Prokuroria nuk don me vepru, se po të vepronte atëherë shqiptarët kanë me e pa realitetin e një ngjarje shumë të keqe, shumë të keqe…që ka ndodhur mes shqiptarëve por jo prej dorës së zgjatur të Serbisë“

Krasniqi tha se njerzit gjithmonë duan të shfrytëzojnë një situatë për përfitime personale, për t’ia lënë fajin dikujt, vetëm për t’u ngritur personalisht, duke ritheksuar edhe një herë se grupi që ka dalë për ta vrarë Ilir Konushevcin kanë dalë për lekë dhe nuk është “dora e zgjatur e Serbisë”. /DEMOS/

Krasniqi gjithashtu tregon momentin kur u plaqkit edhe në oborr të Spitalit nën kërcënimin e kallashnikovit, duke ndërlidhur ngjarjet, rrëfimin e tij për lidhjen e familjes tropojane-Haklaj dhe shumë detaje tjera, mund t’i ndiqni këtu:

The post Krasniqi thotë se vrasësit e heroit Ilir Konushevci janë gjallë (VIDEO) appeared first on Llapi.info.

Fton dhëndrin për t’i marr jetën (VIDEO)

$
0
0

Për qejf e thirri në shtëpinë e tij por një person nga Lutogllava e Pejës po dyshohet se ka prerë në besë burrin e motrës së tij pasi e plagoi prapa shpinës të shtunën mbrëma.

44 vjeçari duke u shtir si i vdekur, kishte arrit që i gjakosur të ik nga aty për të kërkuar shpëtim.

Policia bastisi shtëpinë e të dyshuarit dhe konfiskoi një AK47. I pandehuri që ngarkohet për tentim vrasje në mënyrë dinake bashkë me armën e dyshuar, njëherë iku e pastaj u vetëdorëzua.

A.G u dërgua fillimisht në spitalin e Pejës e prej aty në QKUK dhe sipas gruas së tij është jashtë rrezikut për jetë.

Ajo të dielën i tha Klanit se vëllai pas ngjarjes ishte personalisht dhe atë me fëmijë e dërgoi në shtëpinë e tij në Lutogllavë.

Sipas saj, konflikte të mëhershme mes familjeve nuk kishte kurrë, dhe plagosja e të shoqit u bë në mënyrë aksidentale nga vëllai, gjë që e ka deklaruar edhe në polici.

The post Fton dhëndrin për t’i marr jetën (VIDEO) appeared first on Llapi.info.

Ja çfarë shkakton rrufeja kur godet një lis – pamje nga kjo komunë (VIDEO)

Kosovarët, më bamirësit në botë (VIDEO)

$
0
0

Kosovarët janë populli më bamirës në Evropë. Kurse në botë e zënë vendin e nëntë.

Këtë listim e ka bërë Indeksi Botëror i Bamirësisë për vitin 2021.

Sipas raportit, 68% e kosovarëve japin lëmoshë për njerëzit në nevojë që edhe mund të mos i njohin. 59% e qytetarëve japin donacione bamirësie, ndërsa 10% kanë thënë se bëjnë punë vullnetare në shenjë ndihme.

Bujaria e kosovarëve u vërejt edhe në meshën e së hënës në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, teksa të gjithë nga pak i mbushën me para shportat e bamirësisë.

Besimtarët thonë se frymëzim për bujari e kanë Nënë Terezën, gruan që mision jetësor e pati ndihmën ndaj nevojtarëve.

Shifrat i konfirmon edhe organizata bamirëse “Islamic Relief Kosova” që thotë se bujaria e kosovarëve shpesh i ka çuditur.

“Kemi njerëz që kanë të ardhura mesatare apo nën mesatare, dhe prapë se prapë kontribuojnë në aksionet tona. Kemi pasur raste të bizneseve që kanë thënë se janë në buzë të falimentimit, por nuk i kanë ndalur ndihmat”, thotë Lavdim Gashi nga kjo organizatë.

Zemërgjerësia është pjesë e kulturës, thonë edhe vetë qytetarët. Madje shtojnë se këtë virtyt e kanë edhe shqiptarët që jetojnë në vende tjera.

Vendi më bamirës në botë ka dalë Indonezia, me 69% të popullsisë të përfshirë në vepra humanitare.

The post Kosovarët, më bamirësit në botë (VIDEO) appeared first on Llapi.info.

Viewing all 37277 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>