Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all 37277 articles
Browse latest View live

Arrestohet një femër, e dehur ‘tapë’ shkaktoi aksident trafiku

$
0
0

Është arrestuar një femër në Pejë pasi e njëjta derisa ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, ka shkaktuar aksident trafiku duke goditur një veturë tjetër, transmeton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën pas orës 01:00 në rrugën “Eliot Engel”.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa e arrestuara, me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të njëjtës është hapur rasti për ngasje të automjetit në gjendje të dehur./IndeksOnline/

The post Arrestohet një femër, e dehur ‘tapë’ shkaktoi aksident trafiku appeared first on Llapi.info.


Kjo është tabela që do të shohin kosovarët kur të hyjnë në Serbi me letërnjoftime

$
0
0

Serbia është pajtuar që kosovarët të udhëtojnë nëpër territorin e saj me letërnjoftime të Republikës së Kosovës, pa lëshuar ndonjë letër të bardhë siç ka bërë në të kaluarën.

Të njëjtën e ka aprovuar edhe Kosova, përfshirë edhe për serbët e Veriut të cilëve do t’u lejohet të qarkullojnë me letërnjoftime të Serbisë.

Por, Vuçiq, për të mohuar se me këtë marrëveshje nuk ka njohur Kosovën, do të vendosë tabela në pikëkalimet kufitare me Kosovën ku do të shkruaj se nuk ka njohje te pavarësisë.

Në “disclaimer” shkruan se lejimi i letërnjoftimeve të Kosovës bëhet vetëm për arsye praktike.

“Mundësimi i përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga Prishtina (Kosova*) bëhet vetëm për arsye praktike, për lehtësimin e e pozitës së individëve dhe që të mundësohet liria e lëvizjes e arritur me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes të arritur në vitin 2011, nuk guxon të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës * së shpallur njëanshëm, nuk prejudikon përcaktimin e statusit final të Kosovës dhe nuk mund të interpretohet si heqje dorë e Beogradit nga Rezoluta 1244 (1999)”.

 

The post Kjo është tabela që do të shohin kosovarët kur të hyjnë në Serbi me letërnjoftime appeared first on Llapi.info.

Flasin nga partia e Ramush Haradinajt: Kryesia vendos nëse shkojmë në takim te Kurti

$
0
0

Kryeministri Albin Kurti, ju ka bërë thirrje kryetarëve të opozitës, Lumir Abdixhikut (LDK), Memli Krasniqit (PDK) dhe Ramush Haradinajt (AAK), që të takohen për të biseduar për bisdimet me Serbinë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka bërë të ditur për Reporteri.net se dje krerëve opozitar u janë dërguar ftesat në formë elektronike dhe sot do t’iu dërgohen edhe fizikisht.

Nga partia e Ramush Haradinajt kanë konfirmuar se ftesën e dërguar nga Kurti, por thonë se vendos Kryesia nëse marrin apo jo pjesë.

“Po një ftesë ka mbërritur për takim, në ndërkohë Kryesia vendos për pjesëmarrjen”, ka deklaruar Lulëzim Blaka, zëdhënës i AAK-së për Gazetën Online “Reporteri.net”.

Kujtojmë se ditë më parë Kurti thumboi opozitën duke thënë se i ka marrë malli për ta. /Reporteri.net/.

The post Flasin nga partia e Ramush Haradinajt: Kryesia vendos nëse shkojmë në takim te Kurti appeared first on Llapi.info.

A do të nis mësimi më 1 shtator, Rrahman Jasharaj jep njoftimin e fundit

$
0
0

Një shtatori edhe këtë vit siç duket nuk do të jetë dita, ku shumë fëmijë mezi presin që për herë të parë të ulen në bankat shkollore, kjo pasi që SBASHK-u nuk e ka ndërmend të zbrapset nga vendimi i tyre për grevë.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj thotë se nuk do të lëshojnë pe nga kërkesat e tyre dhe një shtatori do ta gjejë në grevë arsimin në Kosovë.

Jasharaj tha se derisa Qeveria të reflektojë dhe të ulet për të gjetur zgjidhje, për kërkesat e tyre, greva do të vazhdojë.

“BSPK-ja ka shpallur grevën me 25 gusht dhe greva do të vazhdojë, gjersa qeveria të ulet dhe të bisedojë me përfaqësuesit e BSPK-së dhe të fillojë me zgjedhjen e kërkesave tona legjitime. Unë jam i sigurt që një shtatori do të jetë grevë, por uroj që Qeveria të reflektojë dhe sa më shpejtë të arrijmë marrëveshje, në mënyrë që greva të përfundoi. Por situate aktuale tregon se greva do të vazhdojë dhe ne do ta mbajmë fjalën”, deklaroi ai për Telegrafin.

Sipas tij, ishte tendencë individuale që të frikësojë grevistët, ajo që kushdo që hynë në grevë do të ketë shkurtim të pagës.

“Grevë do të ketë, derisa nuk ka marrëveshje ashtu si është shpallur para mediave. Ishte tendencë individuale për t’i frikësuar grevistët, ajo që kushdo që hynë në grevë do t’i shkurtohet paga. Mirëpo reagimet e Këshillit të të Drejtave të Njeriut dhe Juristëve të njohur dhe njerëzve të tjerë, na gëzuan. Ata thanë se do të ishte e tmerrshme që për herë të parë një Qeveri e zgjedhur nga populli, do të bëntë një presion të tillë. Kjo gjë nuk bëri fare përshtypje te anëtarësia. Me presione të tilla Qeveria nuk do të arrijë asgjë”, përfundoi ai.

Kërkesë kryesore e grevistëve është që punëtorëve të sektorit publik t’u ndahen nga 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit për Paga, për çka deri tash nuk ka gatishmëri nga Qeveria e Kosovës.

Ndryse kryeministri Kurti ka thënë se nuk është koha për greva por për punë, ndërsa ministria e Arsimit Arbërie Nagavci ka deklaruar se mësimdhënësit mos t’i nënshtrohen presionit të SBASHK-ut për grevë.

Ministrja e Nagavci edhe njëherë ka ftuar mësimdhënësit që të fillojnë procesin mësimor më 1 shtator. Sipas saj, mësimdhënësit janë trajtuar mirë më ligjin e ri për paga, i cili pritet të miratohet. Mësimdhënësit, sipas saj, janë trajtuar më mirë se nga qeveritë paraprake, njëherë fton SBASHK-un që të heq dorë nga “interesat të ngushta”.

The post A do të nis mësimi më 1 shtator, Rrahman Jasharaj jep njoftimin e fundit appeared first on Llapi.info.

Pamje nga arrestimi i një personi (VIDEO)

$
0
0

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në qendër të Pejës.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky rast ku shihen disa zyrtarë policor teksa i vendosin prangat një personi të dyshuar.

Deri më tani nuk dihen arsyet e këtij arrestimi ndërkohë IndeksOnline është në pritje të përgjigjes nga zyrtarët për informim në polici./IndeksOnline/

The post Pamje nga arrestimi i një personi (VIDEO) appeared first on Llapi.info.

E dhimbshme: Ndërron jetë në Austri 25-vjeçarja Marigona Aliu

$
0
0

Ka vdekur Marigona Aliu Muhaxheri, një vajzë e re nga komuna e Vitisë, e cila jetonte në Austri.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të saj përmes rrjeteve sociale.

25 vjeçarja ka lënë pas vetes dy vajza.

Mësohet se ajo ndërroi jetë si pasojë e infarktit në zemër sa ishte në gjumë.

The post E dhimbshme: Ndërron jetë në Austri 25-vjeçarja Marigona Aliu appeared first on Llapi.info.

Ky është arsimtari që shpërfilli SBAShK-un, mban orë mësimi

$
0
0

Klasët e 8-ta të shkollës fillore “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë kanë mbajtur sot mësim.

Mësimdhënësi Ramadan Beqiri, ka njoftuar se ka zhvilluar orën mësimore përmes një postimi në rrjete sociale.

Ai ka treguar se me nxënësit e klasës së tetë, ka bërë përsëritje nga mësimet e kaluara. “Vazhdojmë në orët vijuese”, ka thënë Beqiri, duke treguar kështu se nuk është pjesë e grevës.

Ramadan Beqiri është babai i Arianit Beqirit, asistentit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

The post Ky është arsimtari që shpërfilli SBAShK-un, mban orë mësimi appeared first on Llapi.info.

Mbytet një grua në plazhin e Shëngjinit

$
0
0

Një pushuese rreth 50-vieçe ka humbur jetën në plazhin e Shëngjinit ditën e sotme.

Gruaja është gjetur pa shenja në bregdet. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Mësohet se viktima ishte e vetme ne plazh.

/Gazeta Express

The post Mbytet një grua në plazhin e Shëngjinit appeared first on Llapi.info.


Rrahman Jasharaj pas intervistimit nga Policia: Lëvizjet i kam të kufizuara, e lus Kurtin të na takojë

$
0
0

Kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj, ka folur për intervistimin e tij nga zyrtarët policor në lidhje me tentim-sulmin të djeshëm ndaj tij.Jasharaj ka thënë se intervistimi ka shkuar mirë dhe se ka treguar në detaje për takimin që kanë mbajtur gjatë së hënës në një shkollë të kryeqytetit.Fatmirësisht, thotë se nuk është goditur por që hedh akuza në drejtim të Qeverisë, për të cilën thotë se po kontribuon në përkeqësim të situatës dhe në sulmet ndaj tij.

“Po rreth angazhimeve te veta rreth rastit të djeshëm që ndodhi në shkollën ‘Ismail Qemali’, kanë ardhur ta marrin deklaratën time. E dhashë atë pjesë time, e thash se një njëri që nuk ka qenë pjesë e institucionit arsimor por as grevist dhe me t’u kryer takimi me mësimdhënësit teksa më përcollën me duartrokitje, një person më kapi me dorën e majte dhe ndoshta ka pasur tendencë që të më godasë por që fatmirësisht ishin aty kolegët e mi. Kam dalë nga shkolla me të vetmin qëllim që të mos krijohen tensione shtesë. Nuk kam pasur asnjë goditje përveç që ka tentuar të më mbajë për dore”, u shpreh Jasharaj.

Duke folur për rastin e djeshëm, Jasharaj ka thënë se lëvizjet i ka kufizuar për të vetmin qëllim që mos të ketë raste të tilla. Ai apelon te institucionet gjegjëse që të dialogojnë me Sindikatat.

“Mund të jetë edhe ajo që plaku të jetë i nxitur sepse nuk ka qenë i ftuar për atë takim dhe madje nga linçimet që po më bëhen, mund të jetë i nxitur nga dikush tjetër dhe fati deshi që të mbyllet me kaq. E lus kryeministrit që të ulët dhe të bisedojë me ne, sepse fyerjet, sharjet nuk më largojnë nga rruga, sepse këtë betejë e mbaj, pavarësisht situatave që kanë ndodh dhe do të ndodhin”.“Uroj që të jetë e fundit, lëvizjet i kam kufizuar me këshillën e kolegëve të mi, jo për frikë nga unë. Po, i kam kufizuar lëvizjet jo për shkak të frikës por për t’i ikur asaj që kinse po shes trimëri. Sa më shpejt që Qeveria ulet me ne për dialog, situatën do ta kemi të qetë, përndryshe me tensione e me shantazhe, asgjë nuk zgjidhet”, tha tutje Jasharaj.

The post Rrahman Jasharaj pas intervistimit nga Policia: Lëvizjet i kam të kufizuara, e lus Kurtin të na takojë appeared first on Llapi.info.

Përvjetori i themelimit të Policisë, publikohet një video nga kjo ngjarje para 23 vjetësh

$
0
0

Sot është 23-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës.

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” ka publikuar një video të 6 shtatorit të vitit 1999, kur ishte hapur Shkolla e Policisë.

“Themeluesi i shtetit dhe i institucioneve të Kosovës. Hashim Thaçi, më 6 shtator të vitit 1999, duke e hapur Shkollën e Policisë, ku 176 kandidatë filluan trajnimin si gjenerata e parë e pjesëtarëve të Shërbimit Policor të Kosovës”, thuhet në përshkrimin e kësaj videoje.

The post Përvjetori i themelimit të Policisë, publikohet një video nga kjo ngjarje para 23 vjetësh appeared first on Llapi.info.

Grabitje nën kërcënimin e thikës në këtë barnatore, hajni merr qindra euro

$
0
0

Barnatorja ‘Pharmacy’ në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë mbrëmë ka qenë cak i vjedhjes. Një person dyshohet se ka arritur të vjedh arkën me rreth 400 euro, nën kërcënimin e armës.

Burimet nga Prokuroria thonë se rasti dyshohet se ka ndodhur pas orës 23:00, kur edhe është njoftuar Policia nga punëtori i barnatores, se një hajn ka hyrë në lokal dhe ka vjedhur paratë, duke e kërcënuar me një thikë dhe më pas është larguar.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka bërë ekzaminimet e nevojshme dhe ka nisur kërkimet për ta kapur të dyshuarin. Gjatë kontrollit në disa rrugë afër barnatores, zyrtarët policorë kanë hasur në arkën që ishte vjedhur, por jo edhe paratë.

Sinjali mëson se Policia po ashtu ka gjetur edh thikën, si dhe disa veshje që dyshohet se i ka pasur i dyshuari në momentin e grabitjes.

Pas marrjes së informacioneve dhe mbledhjes së provave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti si “grabitje”.

The post Grabitje nën kërcënimin e thikës në këtë barnatore, hajni merr qindra euro appeared first on Llapi.info.

Lista Serbe: Populli ynë nuk do ta dëgjojë kurrë Albin Kurtin

$
0
0

Lista Serbe ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale në RKS. Në reagim thuhet se kjo është e destinuar të dështojë.

“Synimi i Prishtinës dhe Xhelal Sveçlës për të bindur serbët që vullnetarisht të heqin dorë nga dokumentet dhe targat serbe është i destinuar të dështojë, sepse populli serb në Kosovë nuk do ta dëgjojë kurrë Albin Kurtin, edhe nëse ai ka bërë filma artistikë, por ekskluzivisht presidentin Aleksandar Vuçiq, të cilit i besojmë pa rezerva”.

Lista Serbe pyeti se si siç thonë “ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, po planifikon t’i konfiskojë 9 mijë automjete në veri të Kosovës”.

“Gënjeshta brutale se presidenti Vuçiq po i vizaton shënjestrën në ballë dikujt, siç pohon Xhelal Sveçla, është një përpjekje për të mbuluar dështimin e Prishtinës për të zbatuar planin dhe për të hequr tarfat serbe. Mosbesimi ndaj qeverisë në Prishtinë dhe mosbindja e serbëve në veri janë të dukshme dhe asnjë kërcënim, gënjeshtër nga Xhelal Sveçla nuk do ta ndryshojë këtë”.

“Megjithatë, ne pyesim se si Sveçla planifikon të konfiskojë 9000 automjete në veri të Kosovës dhe nëse ai është i vetëdijshëm se e drejta për të disponuar pronën private është e pacënueshme:.

“Në fund dëshirojmë të shprehim dyshimet tona, dmth se nuk do të habitemi nëse personi i përmendur në komunën e Leposaviqit do ta ndezë vetë zjarrin në nxitjen e dikujt nga Prishtina, i cili është i interesuar që Sveçla t’i japë arsye për të sulmuar presidentin Vuçiq dhe arsyetojnë asnjë përgjigje nga qytetarët për riregjistrimin e automjeteve” – thuhet në reagimin e Listës Serbe.

The post Lista Serbe: Populli ynë nuk do ta dëgjojë kurrë Albin Kurtin appeared first on Llapi.info.

Çfarë është “Karta e shanseve” që do ta lëshojë Gjermania për punëtorët e huaj dhe kush mund ta marrë

$
0
0

Ministri gjerman federal i Punës, Hubertus Heil ka paralajmëruar një “ligj modern imigrimi” me qëllim tërheqjen e më shumë fuqie punëtore të kualifikuar në Gjermani. „Karta e shanseve“ do të jetë gati në vjeshtë.

„Ne do të vendosim një Kartë të shanseve me një sistem pikësh transparent, me qëllim që njerëzit për të cilët vendi ynë ka nevojë të vijnë më lehtë tek ne“, është shprehur ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil për gazetën e njohur gjermane „Bild am Sonntag“. Kjo sepse kërkimi i një pune nga jashtë është shpesh i vështirë.

Kush ka një diplomë apo kualifikim , pavarësisht nëse është studim universitar apo shkollim profesional, të cilin Gjermania e njeh, mund ta marrë menjëherë kartën e shanseve. “Por ne duam edhe njerëz, që kanë kualifikime të tjera, dhe që na duhen për tregun e punës, e të cilëve do t’u japim një shans për të ardhur në Gjermani”, ka thënë politikani socialdemokrat gjerman.

Kush i përmbush tre nga katër kriteret merr „Kartën e shanseve“

Me kartën e shanseve do duhet të futet një sistem pikësh, që përfshin katër kritere: Shkollimin e përfunduar jashtë, përvojë pune të paktën tre vjet, njohuritë gjuhësore ose një qëndrim të mëparshëm në Gjermani dhe së katërti moshën nën 35 vjeç. Kush plotëson tre nga katër kritere do të marrë „Kartën e shanseve”. Por se si do të përcaktohet në fund kjo kartë duhet të miratohet njëherë brenda qeverisë.

“Ne kemi nevojë për më shumë imigrim”, ka theksuar ministri, Hubertus Heil, duke iu referuar mungesës së fuqisë punëtore në Gjermani. “Vit për vit ne do të përcaktojmë në bazë të nevojës sonë një kontigjent të caktuar, se sa vetë do ta marrin kartën e shanseve në Gjermani, me qëllim që për një kohë caktuar të kërkojnë punë apo shkollim profesional këtu në Gjermani. Për këtë periudhë ata duhet ta sigurojnë vetë jetesën.”/DW

The post Çfarë është “Karta e shanseve” që do ta lëshojë Gjermania për punëtorët e huaj dhe kush mund ta marrë appeared first on Llapi.info.

Publikohen pamjet kur Atifete Jahjaga ishte komandante e Policisë – ky deputet i njohur ishte truproje

$
0
0

Ish-presidentja Atifete Jahjaga para se ta merrte postin e shefes së shtetit kishte shërbyer në pozitën e komandantes së Policisë së Kosovës.

Një fotografi e para disa viteve shihet ish-presidentja Atifete Jahjaga në uniformën e policisë së bashku me Ramush Haradinajn i cili ishte kryeministër dhe drejtorin e atëhershëm të Policisë Sheremet Ahmeti raporton Gazeta Express.

Aty shihet poashtu edhe deputeti Bekë Berisha, që atë kohë shërbente si truproje i Haradinajt.

Pikërisht sot u shënua 23 vjetori i themelimit të institucionit të Policisë së Kosovës.

The post Publikohen pamjet kur Atifete Jahjaga ishte komandante e Policisë – ky deputet i njohur ishte truproje appeared first on Llapi.info.

Isa Mustafa: Qeveria t’i rris pagat në arsim, shëndetësi, polici,…

$
0
0

Po bëhen gati dy javë që kur sindikatat e sektorit publik në Kosovë kanë hyrë në grevë, përderisa ende s’ka dakordim me Qeverinë në lidhje me kërkesat për ndarjen e 100 eurove për mësimdhënësit.

Ish-kryeministrit i Kosovës, Isa Mustafa, për FrontOnline, tha se vazhdimi i grevës së sindikatave është si pasojë e mos komunikimit të Qeverisë me sindikatat.

“Qeveria ka përgjegjësi të dialogojë me sindikatat dhe subjektet tjera që përfaqësojnë interesat e grupeve të caktuara në shoqëri. Kjo është vlerë e pluralizmit, e cila edhe mund të mos pëlqehet kur e ndërron anën. Prandaj qeveria duhet të kërkojë zgjidhje përmes komunikimit dhe jo përmes barrikadimit dhe selektimit të bashkëbisedueseve”, deklaroi ai.

Mustafa tha se mos gjetja e një zgjidhje nga të dyja palët po i dëmton fëmijët.

“As unë s’kam qenë i entuziazmuar kur drejtoja qeverinë e sindikatat organizonin greva, por bisedonim dhe gjenim zgjidhje e cila në fund nuk ishte as si e atyre e as si e jona, pra zgjidhje kompromisi. E gjithë kjo shtyrje në litar i dëmton fëmijët”, u shpreh ai.

Ndërsa sa i përket kërkesave të sindikatave, ish-kryeministri i Kosovës tha se rritja e pagave është e nevojshme pas rritjes së inflacionit.

“Ndërsa qeveria duhet të jetë e ndërgjegjshme për nevojën e rritjes së pagave jo vetëm në arsim, por edhe në shëndetësi, polici, administratë…Dhe të hapë investimet publike. Inflacioni së bashku me rënien e fuqisë blerëse ka prekur çdo pore të shoqërisë”, tha Mustafa

Mustafa foli edhe për sjelljen e Kurtit në raport me sindikatat.

Ai tha se nuk justifikohet armiqësia e Qeverisë ndaj votuesve.

“Sigurisht se shumë nga këta që sot janë në grevë e kanë votuar këtë qeveri prandaj nuk justifikohet armiqësia me votuesit, me arsimtarët, dhe ofendimi i tyre si analfabet funksional”, u shpreh ai për Front Online.

The post Isa Mustafa: Qeveria t’i rris pagat në arsim, shëndetësi, polici,… appeared first on Llapi.info.


Podujevë: Anulohet konkursi për mësimdhënës në këto lëndë

$
0
0

Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, ka bërë të ditur se ka anuluar konkursin për mësimdhënës në dy lëndë, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për mësimdhënës së gjuhës gjermane dhe ajo për lëndën e matematikës.

“Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurës së rekrutimit për pozitat e lira Mësimdhënës për Gjuhë Gjermane dhe Mësimdhënës për Matematikë, i shpallur sipas konkursit për pranim me nr.RN00009432, me datë të njoftimit 13.07.2022, pas verifikimit paraprak të aplikacioneve për pozitat e lartcekura njofton Njësinë Përgjegjëse se për pozitat Mësimdhënës për Gjuhë Gjermane asnjë kandidat nuk i ka plotësuar kriteret e kualifikimit sipas konkursit që të jenë pjesë e listës së ngushtë, ndërsa për pozitën Mësimdhënës për Matematikë nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të kandidatëve”, thuhet në njoftim.

Kandidatët e pakënaqur me këtë njoftim kanë të drejtë të paraqesin ankesë prej 15 ditësh, në Komisionin e Ankesave në Komunën e Podujevës./Llapi.info

The post Podujevë: Anulohet konkursi për mësimdhënës në këto lëndë appeared first on Llapi.info.

Doarsa Kica, aderimi i vitit për LDK-në – sa deputetë i ka tash partia më e vjetër në vend

$
0
0

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka shtuar në radhët e saj një deputete aktive. Nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo, në LDK ka kaluar deputetja Doarsa Kica.

Tani, LDK-ja përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me 16 deputetë, raporton Gazeta Express.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, LDK-ja e shënoi rezultatin më të dobët zgjedhor në historinë e saj, duke mbledhur vetëm 12,6% të votave.

Në LDK ka kohë që flasin për rritje të partisë që prej atëherë, ndërsa aderimi i Doarsa Kicës në këtë parti mund të konsiderohet si hap i rëndësishëm i rimëkëmbjes së partisë më të vjetër në vend.

Këta janë deputetët e LDK-së:

1. Avdullah Hoti
2. Kujtim Shala
3. Lumir Abdixhiku
4. Anton Quni
5. Armend Zemaj
6. Hykmete Bajrami
7. Agim Veliu,
8. Behgjet Pacolli
9. Arben Gashi,
10. Besian Mustafa
11. Driton Selmanaj
12. Marigona Geci
13. Vlora Dumoshi
14. Valentina Bunjaku-Rexhepi
15. Lirije Kajtazi
16. Doarsa Kica – Xhelili

The post Doarsa Kica, aderimi i vitit për LDK-në – sa deputetë i ka tash partia më e vjetër në vend appeared first on Llapi.info.

Tha se pa një person duke kërcënuar me armë një tjetër, kjo është gruaja që u arrestua për deklarim të rrejshëm

$
0
0

Adresa e parë e qytetarëve që janë dëshmitarë të kryerjes së veprave penale është Policia e Kosovës. Ndihma është vetëm një thirrje larg, por kjo shpesh herë edhe keqpërdoret nga qytetarët, të cilët bëjnë deklarime të rrejshme lidhur me raste të ndryshme. Si pasojë e kësaj, një grua nga Ferizaj është arrestuar mbrëmë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se e dyshuara është 38-vjeçarja, Sanije Krasniqi, e cila ditë më parë kishte informuar rrejshëm Policinë se në një nga kafenetë e qytetit ka parë një person teksa kërcënon me armë një tjetër.

Kjo bëri që Policia t’i shkojë në derë për një kontroll kafenesë në fjalë, mirëpo gjatë bastisjes nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Por Krasniqi ka vazhduar të këmbëngul se në lokalin në fjalë ndodhet një armë dhe si rrjedhojë është kryer edhe një tjetër bastisje në kafene, por që sërish s’është gjetur asgjë.

Si pasojë e kësaj, pikë shënjestër e hetimeve u bë pikërisht denoncuesja, në këtë rast, Sanije Krasniqi, e cila gjatë ditës së djeshme është paraqitur në stacion policor.

Para hetuesve Krasniqi ka thënë se deklaratën e rrejshme e ka dhënë nën ndikim të alkoolit dhe nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo që ka pohuar.

Me urdhër të prokurorit, 38-vjeçarja është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe e njëjta do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lajmërim i rremë’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

The post Tha se pa një person duke kërcënuar me armë një tjetër, kjo është gruaja që u arrestua për deklarim të rrejshëm appeared first on Llapi.info.

Tragjike, sëmuret papritur dhe e humb jetën para syve të kolegëve

$
0
0

“Është një makth nga i cili nuk mund të zgjohemi. Tani prehu në paqe, diell. Të gjithëve do të na mungosh ”.

Këto janë fjalët e disa miqve të punëtorit 38-vjeçar Sokol Mazija, i cili humbi jetën pasditen e djeshme në spitalin Santa Chiara në Trento, pasi u godit pak orë më parë nga një sëmundje teksa po punonte në një kantier.

ADVERTISEMENT
Sokoli jetonte në Vigolo Vattaro dhe për ta larguar nga familja ishte një sëmundje e papritur që bëri që një komunitet i tërë të bjerë në zi, i cili tashmë është mbledhur rreth gruas dhe tre fëmijëve të tij të vegjël për ngushëllime.

Sëmundja e preku mëngjesin e djeshëm kur Sokol Mazija u rrëzua papritur përtokë përballë kolegëve të tij të cilët dhanë menjëherë alarmin. Më pas ai u transportua në spitalin e Trentos me helikopter në gjendje shumë të rëndë. Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët dhe stafi i Uopsalit .

Në Santa Chiara mjekët bënë gjithçka për ta shpëtuar, por për fat të keq 38-vjeçari nuk mbijetoi. Disa orë pasi mbërriti në Santa Chiara, zemra e tij ndalo

The post Tragjike, sëmuret papritur dhe e humb jetën para syve të kolegëve appeared first on Llapi.info.

Detaje nga aksioni i madh i Policisë së Kosovës, 11 persona të arrestuar – konfiskohen drogë, kallasha dhe mijëra euro (FOTO)

$
0
0

Policia e Kosoëvs ka njoftuar se gjatë aksionit të sotëm në dy komunat e Kosovës Pejë dhe Mitrovicë ka ndaluar 11 persona si të dyshuar të përfshirë në disa vepra penale.

Sipas policsë, përvec 11 personave të arrestuar, janë sekuestruar edhe prova material që dëshmojnë përfshirjen e personave në këto vepra.

Njoftimi i policisë:

Policia e Kosovës, në vazhdën e përpjekjeve për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, ka realizuar një operacion policor në disa lokacione të ndryshme për veprat penale që ndërlidhen me trafikimin e armëve dhe kultivimin e bimëve narkotike.

Me datën 7 shtator 2022, Policia e Kosovës, përkatësisht Divizioni Kundër Krimit të Organizuar, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, kanë zhvilluar hetime intensive, me qëllim të zbardhjes së veprimtarive kriminale të disa personave të dyshuar që kryenin veprat e lartcekura.

Si rezultat i veprimeve të marra është realizuar operacioni policor në rajonin e Mitrovicës së Jugut dhe në rajonin e Pejës, i cili ka rezultuar me shoqërimin në stacion policor të 11 personave të dyshuar.

Po ashtu njësitë policore në këto lokacione, kanë kryer kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarve të përfshirë në raste, me qëllim të mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve, me ç’rast është gjetur një plantacion i bimëve narkotike në fushë të hapur (pyll).

Gjatë këtij operacioni policor në të dy rajonet në Pejë dhe në Mitrovicë të Jugut, janë sekuestruar provat materiale si:

• shtatë (7) armë (2 Ak47, 5 revole),
• rreth 70 fishekë kalibër të ndryshëm,
• 92 bimë kanabis (marihuanë) me lartësi 1- 1.5 m,
• mbi 25 gramë kokainë,
• 5500 euro (para të gatshme),
• 6 telefona,
• si dhe dokumente relevante për rastin.
Pas procedurave të intervistimit me urdhër të prokurorit kompetentë 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Policia e Kosovës do të vazhdojë përkushtimin e saj në realizimin e detyrave për parandalimin dhe luftimin e krimit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave kryes të veprave penale.

The post Detaje nga aksioni i madh i Policisë së Kosovës, 11 persona të arrestuar – konfiskohen drogë, kallasha dhe mijëra euro (FOTO) appeared first on Llapi.info.

Viewing all 37277 articles
Browse latest View live
<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>