Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all 36133 articles
Browse latest View live

Prokuroria speciale në aksion kundër krimit financiar në Maqedoni

$
0
0

Prokuroria speciale maqedonase po vepron: Personat e përfshirë në krim përveç padisë penale do të mbartin edhe përgjegjësi materiale, sepse të gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë para ligjit, ka thënë Lençe Ristovska, prokurore e prokurorisë speciale.

Sipas saj, Prokuroria Speciale ka për qëllim që të hetojë kriminalitetin, të kryer nga funksionarët shtetërorë gjatë dhjetë viteve të fundit, andaj këta funksionarë përveç se do të mbajnë përgjegjësi penale, atyre do t’u merret edhe pasuria e patundshme shtëpi, banesa, dyqane etj.

“Prokuroria speciale po kryen shtatë hetime, në të cilat janë të përfshirë 60 persona të dyshuar, por numri i procedurave parahetimore rritet në vazhdimësi. Nuk mundemi të japim më shumë informacione lidhur me procedurat tona, megjithëse punojmë vazhdimisht. Pjesa më e madhe e punës është e fokusuar në hetimet financiare, por materialet kërkojnë kohë që të mblidhen dhe analizohen”, ka thënë prokurorja Lençe Ristovska, raporton DW.

Ajo e ka komentuar edhe vendimin e fundit të Presidentit Ivanov që 22 persona kryesisht që merren me politikë t’iu merret e drejta për falje. Prokuroria speciale kërkon nga Presidenti Ivanov që të tërheqë vendimin për falje edhe për personat e tjerë, të cilët ishin në listën që u publikua para dy muajsh.

Ristevska thotë se Presidenti Ivanov nuk duhet të ketë qasje selektive. “Vendimi për falje dhe më pas ai për tërheqjen e pjesshme të faljeve kanë vështirësuar zbatimin e sundimit të së drejtës në vend, pasi kemi qasje selektive. Duhet të na mundësohet qasje e barabartë, jo selektive, të kemi duar të lira për të vepruar, për të hetuar të gjitha rastet që kemi ngritur, por edhe të tjerat që mund të hapim, varësisht hetimeve që kanë për bazë materialet e përgjuara telefonike”, ka deklaruar Ristevska.

Përveç nga presidenti, Ristevska ka thënë se pengesa dhe refuzim bashkëpunimi ka edhe nga institucionet tjera.“Kur jemi tek mosbashkëpunimi me organet shtetërore, më duhet të them se kemi probleme të shumta, që nga refuzimi i dorëzimit të dokumenteve të kërkuara nga ana jonë, apo edhe nga interpretimi i ndryshëm i ligjeve që zvarrisin procedurat që kemi nisur”, është shprehur Ristevska, duke refuzuar ndërkohë të komentojë akuzat e zyrtarëve se prokuroria speciale punon në mënyrë selektive dhe se është vënë në shërbim të opozitës.

Opozita maqedonase kërkon shtrirjen e hetimeve

Zyrtari i partisë opozitare maqedonase të LSDM-së, Aleksander Naumovski ka porositur Prokurorinë Publike të Shkupit, që të nisë sa më shpejtë një hetim gjithëpërfshirës për projektin “Shkupi 2014” dhe ndaj kryetarit aktual të Komunës së Shkupit, Koce Trajanovski. Ai hap dyshim për keqpërdorim të shumë milionave eurove nga kryetari aktual i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. “Institucionet përkatëse të Maqedonisë po heshtin rreth hulumtimit të projektit “Shkupi 2014″. Prokuroria Publike e Shkupit duhet menjëherë të nisë një hetim gjithëpërfshirës për të vërtetuar kriminalitetin e bërë nga kryetari i komunës së Shkupit, Koce Trajanovski. Në bazë të statistikave dhe revizioneve është konstatuar se shumë para janë harxhuar. Qytetarët e Maqedonisë duhet të dinë të vërtetën se ku kanë përfunduar ato të holla, sepse janë para të tyre” ka deklaruar Aleksandër Naumovski.

Protestuesit ndryshojnë strategjinë e veprimit

Lëvizja “Protestoj” ndryshon dinamikën dhe formën e protestave. Nga hedhja e ngjyrave mbi objektet qeveritare, protestuesit kanë filluar të bllokojnë tani edhe kryqëzimet. Drejtuesit e “revolucionit shumëngjyrësh” thonë se protestat, përpos ngjyrosjes së institucioneve shtetërore, do të shtrihen në më shumë dimensione siç është edhe bllokimi i udhëkryqeve kryesore në Shkup, duke paralizuar tërësisht trafikun.

“Bëhet fjalë për një riformatim të protestave me atë që do të bllokohet jeta normale në kryeqytet dhe jo vetëm, sepse në këtë gjendje të thellë krize nuk mundet të mbyllim sytë para realitetit dhe të bëjmë sikur jetojmë në një shoqëri normale, meqë në këtë situatë asgjë s’është normale. Institucionet janë vënë në mbrojtje të krimit dhe jo ta luftojnë atë”, thotë Aleksandar Donov nga “revolucioni shumëngjyrësh”.

Ai shpreh bindjen se presioni që bën “revolucioni shumëngjyrësh” ka dhënë frytet e para.

“E dini se presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, u detyrua nën presionin tonë të tërheqë një pjesë të vendimit të tij për falje edhe pse më duhet të theksoj se ne nuk jemi të kënaqur me tërheqjen e pjesshme të këtij vendimi. Ne gjithashtu kërkojmë dhe dorëheqjen e presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov”, ka nënvizuar Donov.

Protestat e organizatave joqeveritare kundër politikave të qeverisë, kanë mbështetje nga partia opozitare maqedonase LSDM dhe nga disa parti shqiptare të cilat nuk janë të përfaqësuara në parlament.


Si po e ndryshon Kina autoindustrinë?

$
0
0

Kompanitë më të mëdha automobilistike kanë fokusuar planet e tyre në tregun e madh të Kinës. Ato shohin potencial të madh të tregtisë në shtetin më të madh aziatik dhe synojnë që të forcohen përmes shitjeve të mëdha atje.

Disa nga autoprodhuesit më të mëdhenj në botë kanë treguar dallimet që ka ky treg dhe hapat që janë duke ndjekur për të fituar “primatin” në një ndër tregjet më të mëdha, shkruan sot “Koha Ditore”.

Aston Martin
Shitjet e “Aston Martinit” në Kinë janë relativisht të vogla me vetëm 200 automobila në vit, por kompania sheh potencial të madh, sidomos me modelin DBX.

“Nëse duam të shesim më shumë se 300 ose 400 automobila këtu duhet të bëni diçka të veçantë – duhet të bëni një SUV (automobil të lartë sportiv)”, thotë Andy Palmer, drejtor i kompanisë…

Zvicra mban referendumin për 2250 euro të hyra mujore për çdo zviceran

$
0
0

Zvicra po voton sot për të vendosur nëse do të hyjë në fuqi një vendim që garanton të hyra bazike për çdo qytetar, duke u bërë vendi i parë në botë që mban një referendum të këtillë.

Iniciativa bën thirrje për përfshirjen e një artikulli të ri në Kushtetutën Federale, e cila e detyron qeverinë për të futur të ardhura bazë (BGE), për “të gjithë popullsinë që mundëson një jetë dinjitoze dhe pjesëmarrjen në jetën publike”.

Financimi dhe shuma e të ardhurave themelore nuk janë të përcaktuara në propozim, kjo duhet të sqarohet me një ligj të ri, nëse miratohet.

Përkrahësit e idesë thonë se puna e Shekullit të 21-të po vazhdon të automatizohet, dhe si rrjedhojë po ulen mundësitë për punësim.

Ndonëse nuk është caktuar shuma e përfitimeve, është sugjeruar që të hyrat mujore të jenë 2,500 franga zvicerane (2254 Euro) për të rriturit dhe nga 625 franga (564 Euro) për secilin fëmijë, që reflekton në koston e lartë të jetesës në Zvicër.

Autor i nismës është Daniel Hani, një sipërmarrës zviceran. Së bashku me të, publicistë, artistë që kanë bërë fushatë për iniciativën.

Këshilli Federal rekomandon qytetarët që ta refuzojnë iniciativën. Të gjithë partitë, duke përfshirë edhe ato të socialdemokratëve dhe të gjelbërve, refuzojnë iniciativën në fjalë.

Votuesit do të vendosin edhe rishikimin e ligjit për azil, me të cilin procedurat do të shkurtohen dukshëm dhe azilkërkuesit do të sigurohen më shpejt, se a do të mund të qëndrojnë në Zvicër. Përfaqësimi juridik pa pagesë, i cili u takon të gjithë azilkërkuesve.

Zviceranët po ashtu votojnë për iniciativën “pro shërbimeve publike”, si dhe iniciativën “për financim korrekt të komunikacionit”.

QPA kërkon ndaljen e ndotjes dhe degradimit të lumenjve

$
0
0

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) u bën thirrje institucioneve të Kosovës që të ndërmarrin masa më të ashpra për mbrojtjen e lumenjve nga ndotja, degradimi dhe shkatërrimi që po i bën faktori njeri.

QPA gjatë zbatimit të disa projekteve për mbrojtjen e mjedisit, ka vërejtur se shtretërit e lumenjve janë dëmtuar në masë të madhe si pasojë e nxjerrjes ilegale të rërës dhe zhavorrit, gjë që ka ndikuar edhe në rrjedhën e tyre.

“Shqetësuese paraqitet gjendja sidomos në lumenjtë Drini i Bardhë dhe Bistrica, të cilat i janë nënshtruar degradimit nga nxjerrja e zhavorrit dhe inerteve. QPA dëshiron të theksojë se sipërfaqe të mëdha të tokës dhe disa vendbanime në afërsi të këtyre lumenjve rrezikojnë të përfshihen nga vërshimet, si pasojë e eksploatimit të pakontrolluar nga operatorët e ndryshëm ilegal”, thuhet në një komunikatë për media të QPA-së.

Sipas nenit 347 të Kodit Penal të Kosovës, ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit përbën vepër penale dhe personat që kryejnë vepra të tilla mund të dënohen nga 1 deri në 8 vjet burgim.

Megjithatë QPA tërheq vërejtjen për mosefikasitet të gjykatave në zgjidhjen e lëndëve mjedisore, përkatësisht në mosndëshkimin e personave përgjegjës për shkatërrimin e lumenjve apo në dënimin simbolik të tyre.

“Kështu për shembull, gjatë monitorimit të punës së gjykatave në Rahovec, Klinë dhe Gjakovë është vërejtur se ishin ngritur 68 aktakuza për ndotje, degradim dhe shkatërrim të mjedisit, prej të cilave 35 raste ishin zgjidhur nga gjykatat dhe ndëshkimi më i madh ishte shqiptuar me gjobë prej 300 euro apo dënim me kusht, përderisa të pazgjidhura kishin mbetur edhe 33 lëndë tjera, disa prej të cilave që nga viti 2012”, theksohet më tej në këtë komunikatë.

Rrjedhimisht, sipas QPA-së, kapacitetet e pamjaftueshme të inspektorëve të mjedisit dhe kultura e mosndëshkueshmërisë nga ana e gjykatave, po ndikon në masë të madhe që ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit të vazhdojë edhe më tutje.

Llapi nënshkruan me 13 futbollistë

$
0
0

KF. “Llapi” ka arritur marrëveshje me 13 futbollistë, njofton Llapi.info. Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Llapit në ‘Facebook’.

Kapiteni Benjamin Emini dhe mbrojtësi Dardan Jashari kanë nënshkruar kontratë me ekipin llapjan.

Poashtu me ekipin kanë vazhduar edhe Egzon Sinani, Kushtrim Shabani, Fation Hyseni, Visar Zeneli, Egzon Qerimi, Muhamet Murati, Ardian Kurtolli, kurse nga juniorët kanë kaluar në ekip të parë Flakron Thaqi, Ardian Potera, Ardian Musliu, Bardhi Uka, njofton faqja zyrtare e Llapit në ‘Facebook’./Llapi.info

Kërcënimi nga dronët për Euro 2016

$
0
0

Derisa Evropa përgatitet për kampionatin evropian të futbollit, “Euro 2016”, në disa raporte shqetësuese është theksuar frika se Shteti Islamik (IS) ose ndonjë grup tjetër radikal militant, mund të përpiqet ta shkatërrojë në mënyrë të dhunshme këtë garë ose zhvillimet e tjera madhore këtë verë.

Burime të paemëruara të sigurisë të cituara nga mediet britanike, kanë thënë se të dhënat e gjetura lidhur me të vetmin të dyshuar të gjallë për sulmet vdekjeprurëse në Paris, në nëntor të vitit 2015, sugjerojnë se një celulë e Shtetit Islamik po synon të ndërmarrë sulme kundër simpatizuesve rusë dhe anglezë të futbollit.

Disa nga raportet më trishtuese pretendojnë se dosjet nga laptopi i të dyshuarit Salah Abdeslam, përmendin një sulm kimik me përdorimin e fluturakeve të lejueshme komerciale pa ekuipazh, të njohura si drone, shkruan Radio Evropa e Lirë.

A janë këto plane të realizueshme?

Eksperti britanik për armatim kimik, Hamish de Bretton-Gordon, i tha Radios Evropa e Lirë se derisa një sulm, i tillë është i mundshëm, do të ishte shumë vështirë të realizohej.

Është e njohur se grupi ekstremist, Shteti Islamik, ka përdorur klor si armatim kundër luftëtarëve kurdë peshmerga në Irak, tha eksperti Bretton-Gordon, dhe shtoi se një sulm efektiv me klor kërkon një sasi të këtij elementi që është larg kapacitetit që mund të arrihet me fluturake komerciale pa ekuipazh.

“Por, sasia e klorit, që ata do të mund ta ngarkonin në dron, sinqerisht, do të jetë shumë e parëndësishme dhe nuk supozoj që ndokush bile do të mendojë për të. Megjithatë, konsideroj se ky është kërcënim që ne duhet ta kemi parasysh, por nuk ka nevojë që ne të jemi të shqetësuar për këtë”, thotë Bretton-Gordon.

Ngarkesa e fluturakes që shitet në tregjet komerciale, pra ngarkesa që ajo mund ta bartë, aktualisht është shumë e kufizuar. Shumica e dronëve, që mund të ngrihen dhe të fluturojnë me katër rotorë, mund të lëvizin përreth me një kamerë brenda në të, për 25 minuta. Ka edhe lloje që mund të bartin deri në 8 kilogramë për periudha më të shkurtra.

“Megjithatë, dronët komercialë në dispozicion, e kanë ngarkesën e vogël dhe një lloj i materies kimike helmuese që duhet ta keni për të pasur një ndikim të rëndësishëm, ju nevojitet të ketë armatim kimik të përshkruar, siç është agjenti nervor sarin ose VX. Tash kjo nuk është e mundshme dhe ne jemi të sigurt se Shteti islamik nuk i ka ato”, tha Bretton-Gordon.

Sulmet në Paris

Ekspertët thonë se sulmet sikur ato, në të cilat janë përdorur armatimet ose eksplozivët paraqesin kërcënim më të besueshëm.

Në Francë ende është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme e shpallur pas sulmeve të koordinuara në Paris, në nëntor të vitit të kaluar, nga të cilat u vranë 130 vetë, në një sallë të koncerteve, afër stadiumit të futbollit dhe në baret dhe restorantet në qendër. Për këto sulme janë fajësuar pjesëtarët e Shtetit Islamik ose simpatizuesit e tij.

Në një lëvizje të pazakonshme, Departamenti Amerikan i Shtetit më 31 maj, e ka publikuar vërejtjen e tretë për udhëtim në Evropë, në dy dekada, duke ua tërhequr vërejtjen shtetasve amerikanë se “numri i madh i turistëve që e vizitojnë Evropën, gjatë muajve të verës, do të paraqesë caqe më të mëdha për terroristët”.

Pos për kampionatin e futbollit “Euro 2016”, që fillon më 10 qershor dhe zgjat deri më 10 korrik, në vërejtjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, përmendet edhe kërcënimi i mundshëm kundër garës çiklistike, “Tour de France”, si dhe Dita e Rinisë e Kishës Katolike në Krakov të Polonisë, që pritet t’i ketë afro 2.5 milionë vizitorë.

Shefat e agjencive të spiunimit të Francës dhe Gjermanisë, po ashtu, aktualisht kanë tërhequr vërejtjen për rrezikun nga sulmet e Shtetit Islamik gjatë spektaklit të futbollit, që organizohet çdo katër vjet.

Sikur edhe në tërheqjen e vërejtjes nga ana e Shteteve të Bashkuara, edhe shefat e agjencive të spiunimit të Francës dhe Gjermanisë kanë thënë se nuk ka dëshmi specifike se ndonjë sulm po planifikohet.

Në këtë aspekt, eksperti anti-terror në Institutin e Bashkuar Mbretëror të Studimeve me seli në Londër, Raffaello Pantucci, tha:

“Mendoj se ne kemi të bëjmë me kërcënim që është i vërtetë dhe substancial dhe konsideroj se është i tillë që forcat e sigurisë duhet t’i përgjigjen në mënyrë që ta shtojnë kujdesin në mesin e publikut”.

Pritet që kampionatin evropian të futbollit do ta ndjekin afro 2.5 milionë simpatizues në stadiumet franceze, përfshirë 1 milion dashamirë të jashtëm të kësaj loje.

Franca tashmë ka njoftuar se do të vendosen 90 mijë pjesëtarë të forcave të rendit për sigurinë e turneut.

Mediet britanike kanë raportuar se në të dhënat e gjetura në kompjuterin e Abdeslamit, përfshihen fotografi dhe përmendet Porti i Vjetër i Marsejit, ku do të tubohen simpatizuesit anglezë për ndeshjen e hapjes kundër Rusisë, më 11 qershor.

Thaçi uron besimtarët myslimanë për Ramazan

$
0
0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ai ka thënë se gjatë këtij muaji të shenjtë forcohen vlerat thelbësore të njeriut dhe se ky muaj i ofron njerëzit afër njëri-tjetrit, transmeton Koha.net.

Urimi i plotë i presidentit Thaçi:

Qytetarë të dashur të besimit islam,

Ju shpreh urimet për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Gjatë muajit të Ramazanit forcohen vlerat thelbësore njerëzore, toleranca, dashuria dhe respekti mes njerëzve, solidariteti me të varfërit. Gjithashtu, ky muaj i afron njerëzit edhe më shumë me njëri-tjetrin duke ndarë vlerat, të mirat por edhe sfidat.

Uroj që muaji i madhërishëm i Ramazanit të gjejë familjet tuaja në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe dashuri”.

“Ta Pastrojmë Kosovën” shënon Ditën Botërore të Mjedisit

$
0
0

Vullnetarët e Organizatës “Let’s Do It Kosova”, në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot kanë shënuar 5 Qershorin, Ditën Botërore të Mjedisit.

Për nder të kësaj dite, vullnetarët e Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”, kanë realizuar një aksion pastrimi në parkun e Muzeut të Kosovës, afër Xhamisë së Çarshisë, duke larguar një sasi të madhe të mbeturinave nga ajo pjesë, e cila ishte pastruar edhe me 9 Maj, për nder të Ditës së Evropës., transmeton Koha.net.

“Sot në Ditën Botërore të Mjedisit në gjithë botën, adresohen probleme mjedisore. Në Kosovë, këtë problem po e adresojmë duke kontribuar fizikisht për largimin e sasive të mëdha të mbeturinave gjithandej vendit, të cilat po hudhen edhe në vendet e pastruara më parë, sic është rasti me parkun tek Muzeu, i cili si pasojë e pandërgjegjshmërisë së qytetarëve dhe papërgjegjshmërisë së institucioneve, është mbushur prapë me mbeturina”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

Organizata “Let’s Do It Kosova”, u bënë apel institucioneve që të jenë më të përgjegjshme karshi ndotjes së mjedisit duke krijuar infrastrukturën e nevojshme për hedhjen e mbeturinave dhe të gjobitin qytetarët apo edhe kompanitë që e ndotin vendin.

“Pikërisht, në Ditën Botërore të Mjedisit ftojmë të gjithë që të vetëdijësohen për rëndësinë e një mjedisi të pastër dhe të rrisin kujdesin ndaj tij, duke ndryshuar këtë casje. Iniciativa ‘Let’s Do It Kosova’, njofton të gjithë qytetarët, se aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe më tej, prandaj u bëjmë thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje”, përfundon komunikata e kësaj organizate.


Mustafa: Ky Ramazan e gjen Kosovën më të zhvilluar

$
0
0

Kryeministri Isa Mustafa, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ka përgëzuar të gjithë besimtarët myslimanë.

“Ju uroj përzemërsisht për fillimin e muajit të Ramazanit. Ky muaj i madhërishëm, përçon te besimtarët dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë mesazhin e solidaritetit, të devotshmërisë dhe të humanizmit, duke forcuar njëkohësisht përkushtimin për vlerat e paqes dhe të tolerancës”, ka thënë Mustafa.

“Sivjet, muaji i Ramazanit e gjen Kosovën më të zhvilluar ekonomikisht, në stad më të avancuar në rrugën e saj të pakthyeshme integruese euroatlantike dhe më të përparuar në të gjitha aspektet tjera. Ju uroj agjërim të lehtë dhe gjithë të mirat në familjet tuaja”, ka thënë më tej kryeministri Mustafa.

AAK-së në Podujevë i bashkohen rreth 60 qytetarë (Foto)

$
0
0

Degës së AAK-së në Podujevë sot i’u bashkuan afër 60 qytetarë nga anë te ndryshme të Podujevës, njofton Llapi.info. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në facebook nga faqja zyrtare e AAK-së, dega në Podujevë.

Të aderuarit, siç ka njoftuar AAK në Podujevë janë nga fshatrat Lluzhan, Sallabajë, Shakovicë dhe Penuhë.

Në postimin e tyre thuhet se këtij aderimi i parapriu kalimi i ish-kryesisë së Lëvizjes për Bashkim, dega në Podujevë që muaj me parë kishin kaluar në Degën e AAK-së në Podujevë.

Të pranishem ishin anëtarët e kryesisë qendrore Ahmet Isufi, Ali Berisha, Ismail Latifi e Diellëza Hoti.

“Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, përshëndeti dhe falenderoi qytetarët e pranishëm për besimin në Aleancë duke ju premtuar se Aleanca do të jetë në shërbim të qytetarve dhe pranë tyre”, shkruan AAK në Podujevë.

“Kryetari i AAK-së dega në Podujevë, Fatmir Humolli, tha se është shumë e domosdoshme që qytetari të jetë aktiv në luftimin e se keqës që po i bëhet vendit dhe këtë hapësirë qytetarit ja ofron vetëm Aleanca për Ardhmërin e Kosovës e ky tubim është dëshmi për këtë. Në fund kryetari Fatmir Humolli bashkë me antarë të kryesisë shpërndau libreza antarësie për antarët e rinjë duke u premtuar bashkëpunim për të mirën e vendit”, përfundon njoftimi i degës së AAK-së në Podujevë./Llapi.info

13332909_1183972454960732_3298329758413537278_n

13394082_1183972384960739_5566295526625506116_n

Policia e Podujevës shkel rregullat (Foto)

$
0
0

Zyrtarë të Stacionit Policor të Podujevës sot rreth orës 21:50 kanë shkelur rregullat e komunikacionit, njofton Llapi.info. Në rrugën njëkahëshe “Lordi Bajron”, përball Fast Food “Beka”, ata janë parkuar në anën e kundërt të rrugës njëkahëshe.

Në redaksi të portalit Llapi.info kanë arritur disa fotografi të cilat tregojnë mënyrën se si Policia e Stacionit të Podujevës ka bërë shkeljen e rregullave të komunikacionit./Llapi.info

13390998_1732360960360209_2093879897_n
13392999_1732361020360203_687371938_n

Mitrovica nderon dëshmorët

$
0
0

Kryetarit i Mitrovicës, Agim Bahtiri, përfaqësues të institucioneve tjera lokale, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta dhe qytetarë të shumtë, kanë bërë sot homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shipol, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të kësaj komune.

Me këtë rast Bahtiri, e vlerësoi lart kontributin e jashtëzakonshëm të 76 dëshmorëve nga komuna e Mitrovicës, të rënë në luftën e fundit për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Po ashtu në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” u mbajt një manifestim për nder të kësaj dite.

I pari i Mitrovicës poashtu tha se nderimi më i madh për këta dëshmorë, është puna e përbashkët për ndërtimin e një Kosove, ku liria e arritur me shumë mund dhe sakrificë nuk guxon të keqpërdoret.

” Shënimi i ditës së Dëshmorëve të komunës sonë , të rënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit ,është përkujtim i sakrificës, guximit dhe heroizmit i më të dashurve tuaj dhe tanë, që u flijuan duke dhënë jetën e tyre për të realizuar aspiratat shekullore të popullit për të larguar pushtuesin njëherë e përgjithmonë nga trojet tona, nderimi më i madh për dëshmorët e kombit është puna jonë e përditshme për të ndërtuar një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me vende punë për të gjithë dhe me institucione demokratike që u shërbejnë njësoj të gjithë qytetarëve”, tha ndër të tjera ai.

Ky përvjetor u organizua nga Komuna e Mitrovicës, përkatësisht nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, transmeton Klan Kosova.

Kosova ka përgatitur planin aksional për lehtësimin e tregtisë

$
0
0

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, po merr pjesë në konferencën e organizuar në Vjenë, nga Banka Botërore, ku po diskutohet për Planin e Përbashkët Aksional për Ballkanin Perëndimor sa i përket Integrimit Tregtar dhe Transportit.

Zbatimi i këtij plani ka për qëllim të përmirësojë ambientin e të bërit biznes dhe lehtësimin e tregtisë duke siguruar qarkullim të shpejt, të lirë dhe të sigurt të mallrave dhe njerëzve, të cilat janë parime bazë të Bashkimit Evropian.

Siç thekson një komunikatë e MTI-së, Bajrami ka thënë se ministria që ajo drejton, si koordinatore e Komitetit Nacional për Lehtësimin e Tregtisë në Kosovë, është në rrugë të mirë që t’i përmbushë obligimet e saja, që dalin edhe si pjesë e zotimeve si vend anëtare e CEFTA-s.

Ajo tha se negociatat sa i përket Protokollit të 5-të për lehtësimin e tregtisë në kuadër të CEFTA-s janë përmbyllur me sukses, ku bazë e këtij protokolli është Marrëveshja për Lehtësimin e Tregtisë (Trade Facilitation Agreement) e inicuar nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), që është në proces të ratifikimit nga vendet anëtare të OBT-së.

“Edhe pse Kosova dhe disa vende të CEFTA-s nuk janë anëtare të Organizatës Botërore të Tregtisë, ne jemi zotuar të marrim përgjegjësinë që t’i implementojmë masat e parapara në këtë marrëveshjeje, të cilat janë pjesë e Protokollit të 5-të në kuadër të CEFTA-s”, ka thënë ministrja.

Ministrja Bajrami shtoi se Kosova e ka përgatitur planin aksional për lehtësimin e tregtisë dhe se aktualisht po punohet në përgatitjen e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të agjencive kufitare të Kosovës, gjë e cila do të rrisë bashkëpunimin në mes këtyre agjencive.

“Kjo do të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve për bizneset, do të shkurtojë procedurat dhe kohën e shërbimeve, si dhe do të rrisë nivelin e transparencës. Të gjitha këto veprime do të ndikojnë në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe eliminimin e barrierave, në njërën anë, si dhe në rritjen e atraktivitetit të Kosovës si destinacion i përshtatshëm për investime të huaja direkte, në anën tjetër”, thuhet në komunikatë.

Bajrami tha po ashtu se ne ballafaqohemi me barriera të shpeshta tregtare, dhe se duhet pasur vullnet politik që masat për lehtësimin e tregtisë të zbatohen.

Përgatitja e këtij Plani Aksional i cili u diskutua në Vjenë, me mbështetjen Bankës Botërore, do të kurorëzohet me aprovim nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Samitit të Kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Paris, me datë 4 korrik 2016, sponsorizuar nga Bashkimi Evropian.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci të cilët diskutuan rreth përparësive dhe sfidave të Planit Aksional të cilat bien në kompetencë të ministrive që at a drejtojnë.

Përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

$
0
0

A jeni duke luftuar për të humbur peshë ose sëmureni më shpesh? Ndoshta uthulla e mollës mund të ju ndihmojë.

Uthulla e mollës është ndoshta ushqimi më popullore për momentin – me arsye të mirë!

Në ditët e sotme, njerëzit që jetojnë në një dinamikë të jetës kanë telashe për të marrë vitaminat e duhura si dhe të ushqyerit e mirë dhe të shëndetshëm, transmeton Klan Kosova.

Shtimi i vetëm 20-30 ml uthull molle në sallatën tuaj do t’ju ofrojë energji të reja për të kaluar edhe një ditë. Thuani “mirupafshim” sëmundjeve, obezitetit dhe madje edhe kancerit!

Pra, çfarë janë përfitimet e uthullës së mollës dhe si e bën atë të ndikojë në trupin tonë?

Më poshtë ju sjellim disa prej tyre, transmeton Klan Kosova.

  • Është e mirë për zemrën tuaj
  • Lufton kancerin
  • Kontrollon nivelin e sheqerit në gjakun tuaj
  • Përmirëson tretjen dhe ndihmon në humbjen e peshës
  • Vret bakteret e keqe

Përfitimet shëndetësore nga ushqimet e gjelbra

$
0
0

Janë shumë ushqime me ngjyrë të gjelbër të cilat mund të ndihmojnë organizmin për më shumë energji dhe ta përshpejtojnë metabolizmin tuaj.

Më poshtë janë disa prej tyre:

Kivi

Kivi përmban 85 % të vitaminës C e cila ju jep sasi të mjaftueshmë të vitaminave në baza ditore. Nëse konsumoni vitaminë C rregullisht, kjo ju ndihmon për ata që kanë probleme me kollën dhe personat që vuajnë nga astma, transmeton Klan Kosova.

Avokado

Avokado përmban shumë vitamina dhe minerale, përfshirë edhe vitaminën E. Preferohet për thonjë dhe flokë më të shëndetshme.

Çaji i gjelbër

Preferohet për rifreskim dhe ndihmon në fuksionimin më të mirë për trurin tuaj dhe ul shansat për kancer. Gjithashtu ndihmon në reduktimin e dhjamit dhe uljen e peshës. Është shumë I mirë edhe për relaksim të mendjes dhe trupit. Mund të konsumohet me limon ose mjaltë.

Specat e gjelbër

Kanë shumë pak kalori dhe ndihmojnë në kontrollin e peshës trupore. Nësë dëshironi të humbisni peshë, atëherë mund ti përfshini në dietën tuaj. Përmban vitaminë E dhe B6 që i bëjnë flokët dhe lëkurën më të shëndetshme si dhe përforcon sistemin tuaj imunitar.

Bishtajat e gjelbra

Përmbajnë shumë fibra që ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Ndihmon gjithashtu edhe në kontrollin e kolesterolit në trupin tuaj, transmeton Klan Kosova.

Spinaqi

Ka sasi të madhe të hekurit që ndihmon në nivelizimin e hekurit në trupin tuaj. Është një nga ushqimet që preferohet për gratë shtatzëna sepse në atë kohë trupi I tyre ka më shumë nevojë për sasi të hekurit. Ka vitaminë A, vitamin B2, vitamin C dhe vitamin K. Me marrjen e këtyre vitaminave, sistemi imunitar do të përmirësohet dhe muskujt tuaj do të jenë më të fortë.

Trangulli

Përmban 95 % ujë që është shumë i dobishëm për shëndetin tuaj. Kur konsumoni trangull, trupi juaj do të pastrohet nga toksinat, lëkura juaj do të jetë më e freskët dhe do të fitoni më shumë vitamina. Nëse e konsumoni trangullin në mënyrë të vazhdueshme, lëkura juaj do të shkëlqejë.Gjithashtu redukton rrezikun nga kanceri.

Ullinjtë e gjelbër

Janë shumë të pasur me vitamina dhe ndihmojnë në kontrollimin e nivelit të kolesterolit në gjak.


Nitaj: MPJ duhet të reagoj për Haradinajn

$
0
0

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme do të duhej të reagonte për kryetarin e partisë së tij, Ramush Haradinaj.

Haradinaj u akuzua sot nga ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë për përfshirje në Grupin e Kumanovës. AAK-ja ka reaguar duke mohuar një gjë të tillë në emër të kreut të saj, por Nitaj tash po kërkon nga MPJ-ja që të reagoj duke kërkuar sqarim nga ambasadori i Maqedonisë në Prishtinë.

Postimi i plotë i Nitajt:

Pse nuk reagon Ministria e Jashtme për Haradinajn

Ministria e Jashtme e Kosovës do të duhej të kërkonte sqarim nga amabdadori i Maqedonisë në Prishtinë, për deklaratat e Ministrit Maqedonas të Punëve të Brendshme, për siç thuhet, përzierjen e Haradinajt dhe njerëzve të tij, në ngjarjet e Kumanovës.

Ministria e Jashtme e ka për detyrë tu vihet në mbrojtje qytetarëve të saj, aq më tepër kur ata janë politikanë me influencë, e kur akuzohen e atakohen kaq rëndë e me pa të drejtë e duke u shpifur kundër tyre.

Është e çuditshme dhe krejtësisht e papranueshme heshtja e Ministrisë së Jashtme të Kosovës, e cila ka ditur të reagojë edhe për ngjarje krejt të parëndësishme e banale, e nuk reagon për sulme kaq të hapura kundër Kosovës e njerëzve të saj të devotshëm.

Ministria e Jashtme është e Kosovës dhe jo e padronëve politik, dhe detyra e saj është që t’i mbrojë të gjithë qytetarët e vet, duke përfshirë edhe kundërshtarët politik. Se çka deklarojnë ministrat e kriminalizuar në Maqedoni, nuk është fare shqetësuese, por shqetësuese është mosvperimi i Ministrisë së Jashtme të Kosovës, e cila me veprimet ose mosveprimet e veta, po e vendos Shtetin e Kosovës në pozitë inferioriteti!

Tre vjeçja vdes nga shembja e shtëpisë në Qendrën Historike në Prizren

$
0
0

Si pasojë e shembjes së një shtëpie të vjetër tek shatërvani në Prizren, ka humbur jetën një vajzë tre vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit Vesel Gashi, i cili përmes një lidhjeje direkte në emisionin Info Magazine, tha se përveç viktimës së fëmijës tre vjeçare, lëndime nga shembja e shtëpisë e cila ishte objekt i vjetër banimi, kanë pësuar edhe një fëmijë tjetër, vajzë e moshës 10 vjeçare si dhe nëna e tyre 40 vjeçare.

‘’Sot rreth orës 15:50 ka ndodhur një incident ku është shembur muri i një shtëpie të vjetër ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë i moshës 3 vjeçare femër dhe janë lënduar dy persona të tjerë, një fëmijë i moshës 10 vjeçare femër si dhe nëna e tyre 40 vjeçare.’’

Zëdhënësi Gashi, për Klan Kosova tha se arsyeja e shembjes së kësaj shtëpie ishte se ajo ishte objekt i vjetër e si pasojë e rrjedhjeve nga shiu ka ardhur deri tek shembja e saj.

‘’Shtëpitë kanë qenë të vjetra dhe si pasojë e reshjeve ka ardhur deri te shembja e shtëpisë.’’

Gashi tha gjithashtu se në momentin e shembjes së shtëpisë në fjalë, fëmijët ishin duke luajtur përreth por nga plagët e marra vogëlushja tre vjeçare nuk arriti të mbijetoi.

‘’Fëmijët kanë qenë duke luajtur në rrugë dhe nga plagët të cilët i ka marr fëmija tre vjeçar ka ndërruar jetë, të dy të tjerët janë në trajtim në spitalin rajonal të Prizrenit.’’

“EC Ma Ndryshe” fajëson Mujën, Shalën e Aganin për vdekjen e 3 vjeçes në Prizren

$
0
0

Organizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” ka thënë se moskujdesi ndaj trashëgimisë dhe lënia e monumenteve në gjendje të tanishme ka prodhuar edhe tragjedi. Kjo organizatë ka kërkuar dorëheqje dhe përdjegësh penale për Ramadan Mujën, Kujtim Shalën e Ferid Aganin.

“Bazuar në deklarimet e zyrtarëve të Policisë rajonale të Prizrenit, nga shembja e një shtëpie të vjetër në Qendrën Historike të Prizrenit, të hënën, një fëmijë ka humbur jetën dhe dy persona tjerë kanë pësuar lëndime. Moskujdesi ndaj trashëgimisë dhe lënia e monumenteve në këtë gjendje tashmë ka prodhuar edhe tragjedi”, thuhet në reagimin e EC…

“Duke shprehur pikëllimin për këtë humbje, kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ministrit të Kulturës, Kujtim Shala dhe ministrit të Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, përfshirë dhe përgjegjësinë penale për shkaktim të vdekjes si rezultat i papërgjegjësisë”.

EC Ma Ndryshe edhe një muaj më parë pat kërkuar intervenimin urgjent të institucioneve përgjegjëse në objektet në rrugën “Marin Barleti”, që janë në prag të kolapsit.

“Përtej kufijëve të pushtetit”, nesër me premierë në TKK

$
0
0

Shfaqja “Përtej kufinjëve të pushtetit”, vjen premierë në Teatrin Kombëtarë të Kosovës më datën 7 qershor, në ora 20:00, ndërsa reprizat e para pritet të jenë me 17 dhe 18 qershor.

Fillimisht nuk bënë zë në lidhje me mos dhënien e premierës “Përtej kufinjëve të pushtetit”, me 23 maj ashtu siç ishte paralajmëruar dhe ashtu siç figuronte ne repertor të Teatrit Kombëtar të Kosovës, deri para ca ditësh. Por, kur kjo çështje veç filloi të diskutohej nëpër medie, menaxhmenti i TKK-së, tha se është çështje e mosndarjes së buxhetit nga Ministria e Kulturës, transmeton KultPlus. Ndërsa sot në konferencën e mbajtur për medie, vetëm një ditë para realizimit të premierës, u tha se kjo vonesë për këtë premierë ishte çështje e thjeshtë, dhe asgjë serioze, duke mos dhënë ndonjë detaj më shumë.

“Përtej kufijve të pushtetit”, është shfaqja e radhës që do të dalë me premierë nesër në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Kjo shfaqje që është tekst i Albri Brahushaj, vjen nën regjinë e regjisorit Esat Brajshorit, ku është një tekst i cili nxjerrë në pah defektet e një qeverisje e një zhvillimi të shoqërisë sonë. I nxjerr defektet e punëve të mbrapshta të cilat bëhen nga qeveritarët si dhe bashkëpunimi më ndërkombëtarët që jo gjithmonë është në përmasat, dëshirat dhe nevojat që ka popullata. Ky tekst ju referohet mjaft ngjarjeve dhe gjendjes së vendin tonë.

“Ne jemi përpjekur që ta ndërtojmë një shfaqje e cila mendoj që do të ngelet në kujtesën e shikuesve. Shfaqja ka një mesazh të qartë që ne jemi përpjekur që ta transformojmë tekstin, nga një tekst thuajse realist në një shfaqje herë herë në tendenca surrealiste, por, ka edhe situata komike dhe karaktere të ndryshme. Me një ekip të tillë mendoj që do të jetë i garantuar suksesi i premierës nesër mbrëma” tha ndër të tjera regjisori i shfaqjes, Esat Brajshori.

Në kastën e aktorëve të kësaj shfaqje bëjnë pjesë Enver Petrovci, Veton Osmani, Aurita Agushi, Ylber Bardhi, Semira Latifi, Ramadan Malaj, Selatin Ademi, Avdi Gërvalla, Kosovare Hoti, Beslidhje Bytyqi dhe Qëndresa Loki. Ndërsa skenografinë e kësaj shfaqje e ka bërë skenografi Krste S. Dzidrov, kostumografia është nga Samka Ferri e muzika nga Florent Boshnjaku.

Për aktorin Enver Petrovci rikthimi në zhanrin e komedisë është diçka që e ka mirëpritur jashtëzakonisht mirë, pasi që, ai tashmë njihet si aktorë i dramave me rolet e tij serioze si komandant, drejtor e gjeneral.

“Për mua ka qenë inspirative të luaj një rol të zhanrit komedi. Këtu e luaj rolin e një kryetari të komunës, por, është krejt diçka tjetër. Gjithmonë i kam ikur komedisë sepse kisha drojë mos po më quajnë komik sepse kur të fusin në një zhanër është vështirë të dalësh prej tij. Kur e pashë këtë ftesë të bukur thashë ja ku erdhi rasti t’i rikthehem dashurisë sime të parë. Po shpresoj që do të kënaqemi të gjithë së bashku me këtë shfaqje” tha aktori, Petrovci.

Edhe aktorët e tjerë u shprehen shumë të kënaqur me këtë shfaqje dhe punën që kanë bërë.

“Këtë projekt e kam pranuar me kënaqësi, duke e marrë parasysh që me regjisorin Brajshori kemi bashkëpunuar edhe më herët. Më kishte marr malli të luaj komedi, të zhvishem pak prej dramave. E bukura e këtij ekipi është gërshetimi i gjeneratave, është fat për mua sepse kam njohur edhe aktorë të rijnë me të cilët nuk kam luajtur më herët” tha aktorja, Aurita Agushi.

“Është hera e parë që po punoj me regjisorin Esat, e falënderoj për këtë energji të mirë që na ka sjellë. Roli im në këtë shfaqje është një profesor, një kimist i cili e bënë një zbulim interesant”, u shpreh aktori Ylber Bardhi duke vazhduar të thotë se ka një personazh pak më ndryshe se që e kanë parë deri më tani audienca.

Veseli në vizitë zyrtare në Britani të Madhe, zhvillon takime të nivelit të lartë

$
0
0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, fillon sot vizitën zyrtare në Britaninë e Madhe, gjatë të cilës do të pritet në takime të veçanta nga kryetarja e Dhomës së Lordëve, Baronesha D’Souza dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Bercow.

Veseli do të takohet gjithashtu me Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Britanisë së Madhe dhe me Grupin parlamentar britanik në Këshillin e Evropës, si dhe do të marrë pjesë në lansimin e Grupit të Miqësisë me Kosovën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Në kuadër të kësaj vizite, kryetari Veseli do të ketë edhe takime të tjera të nivelit të lartë dhe me investitorë potencial nga Britania e Madhe.

Viewing all 36133 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>