Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all 36057 articles
Browse latest View live

Mbi 14 mijë euro të hyrat vjetore të Avni Malokut (Dokument)

$
0
0

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Podujevë, Avni Maloku, në deklarimin e pasurisë së tij ka deklaruar mbi 14 mijë euro të hyra vjetore, raporton Llapi.info. Kjo është bërë e ditur nga deklarimet e pasurisë që ka publikuar Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK).

Në deklaratën e pasurisë së Avni Malokut të publikuar nga AKK-ja, thuhet se Maloku 8,028.00 i merr nga paga e buxhetit të Kosovës përmes bankës NLB dhe 6,240.24 nga paga e buxhetit të Kosovës përmes bankës ProCredit Bank.

Poashtu, Maloku ka deklaruar 10 mijë euro para të gatshme të mbajtura në bankën NLB.

Për më shumë informata rreth pasurisë së Avni Malokut klikoni KËTU


De Gea dëshiron të fitojë trofe me Mourinhon

$
0
0

David de Gea ka insistuar se dëshiron të fitojë më shumë tituj te Manchester Unitedi me menaxherin e ri Jose Mourinho.

Spanjolli ishte afër transferimit te Real Madridi gjatë verës së kaluar, por kalimi i tij dështoi shkaku i dokumentacionit të vonuar.

De Gea nënshkroi kontratën e re, por ditët e fundit ka pasur raportime se Reali ka shfaqur përsëri interesim për spanjollin.

“Kur flasim për Jose Mourinhon ju flisni për një fitues”, ka thënë De Gea për Marcan. “Fitorja është në filozofinë e Unitedit, Joses dhe timen. Ne mund të bëjmë një ekip të mirë dhe e mirëpres atë”.

“Kam edhe tre vjet kontratë me Unitedin dhe dëshirën për të fituar më shumë tituj atje”.

Në Sarandë më 10 qershor hapet ekspozita “Artistë shqiptarë të shekullit 20”

$
0
0

Galeria Kombëtare e Arteve dhe Galeria e Artit të qytetit të Sarandës organizon me 10 Qershor, ora 19:30, çeljen e ekspozitës “Artistë shqiptarë të shekullit 20”.

Ekspozita e kuruar nga Ylli Drishti e realizuar nga bashkëpunimi i GKA dhe Galerisë Art-Saranda, është pjesë e kalendarit të aktiviteteve të sezonit veror. Ajo ka karakterin e një historie modeste arti të pikturës shqiptare, ku është përzgjedhur dhe paraqitet krijimtaria e një grupi prej 35 piktorësh dhe një koleksion rreth 50 punimesh të gjinive të ndryshme nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë.

Kontributi i artistëve të traditës si Kol Idromeno, Simon Rrota, Vangjel Zengo, Vangjush Mio, Andrea Kushi, Odise Paskali, Zef Kolombi, Spiro Xega, Ndoc Martini, Sadik Kaceli, në artin shqiptar konsolidoi drejtimin realist në artet pamore shqiptare në gjysmën e parë të shekullit 20. Të edukuar në Akademitë e vendeve perëndimore, ky grup artistësh u shkëput gradualisht nga temat fetare dhe realizuan kompozime, portrete e peizazhet e para realiste laike. Subjektet e tyre ishin kryesisht portrete të familjarëve, peizazhe të qyteteve e zonave rurale ku jetonin. Në kompozimet e tyre të para mbizotëronin temat historike, temat sociale dhe imazhe jeta e njerëzve të thjeshtë.

Mes 35 autorëve të njohur ekspozita sjell vepra nga artistë si A.Buza, F.Stamo, S. Papadhimitri, Z. Shoshi, V. Kilica, G. Madhi, S. Shijaku, V. Talo, A.Cangonji, H. Capari, H.Nallbani, F. Ashiku, Safo Marko, B.Ahmeti, Sh.Arapi etj.

Akademitë e ndryshme të Artit në Europë: në Venecia, Milano, Firence, Romë, Paris, Athinë, Bukuresht, Pjetërburg, Zagreb, dhe Tiranë, ku janë shkolluar autorët e këtyre veprave, talenti dhe pasioni i tyre për pikturën ,përcaktuan personalitetin me veçantitë e tyre stilistike.

Romantizmi me larmi koloristike, i bën të veçanta veprat e frymëzuara nga motivet e jetës, sidomos portretet, brenditë e ndryshme dhe peizazhi karakterestik i trevave. Ekspozita me titull:”Artistë shqiptarë të shekullit 20’ është pasqyra më interesante e zhvillimeve që ndodhën në artin pamor shqiptar, por edhe në shoqërinë shqiptare në këtë periudhë, prandaj do të tërheqë vëmendjen e publikut shqiptar dhe të huaj gjatë sezonit turistik në Sarandë.

Nesërmbrëma “Cilën ta zgjedhë” premierë në Dodona

$
0
0

Në Teatrin “Dodona” në Prishtinë të shtunën do të prezantohet premiera e shfaqjes “Cilën ta zgjedhë” me regji të Faik Gashit.

Kjo shfaqje me tekst të Roger Lee vjen me dy aktorët: Avni Dalipi e Vjosa Tasholli, kurse skenografinë e shfaqjes e ka punuar Burim Arili, kostumet Fatjeta Berisha dhe dizajni i dritave Skënder Latifi. Shfaqja do të jepet të shtunën në ora 20:00.

Parashikimi i motit për fundjavë

$
0
0

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë këtyre dy ditëve të vikendit parashikohet të jetë mot me diell dhe vranësira të ç’rregullta të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

Vlera minimale e temperaturës do të lëvizë ndërmjet 9-12 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të jetë në vlerat e normales me tendencë ngritje. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme me shpejtësi 1-7m/s.

Podujevë, u certifikuan kandidatët për menaxhim dhe udhëheqje të shkollave

$
0
0

Në Qendrën për Ngritje Profesionale në Podujevë ka përfunduar trajnimi “Ndërtimi i kapaciteteve të drejtorëve të shkollave për përmirësimin qeverisjes, menaxhimit dhe udhëheqjes së shkollës”.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim e Komunës së Podujevës, transmenton Llapi.info.

Me rastin e përfundimit të trajnimit, sot në Qendrën për Ngritje Profesionale në Podujevë u zhvillua ceremonia e certifikimit të 24 kandidatëve, të cilët e përfunduan me sukses trajnimin “Ndërtimi i kapaciteteve të drejtorëve të shkollave për përmirësimin qeverisjes, menaxhimit dhe udhëheqjes së shkollës”.

Trajnim është organizuar Drejtoria Komunale për Arsim në Podujevë, në bashkëpunim me USAID (Basic Education Program) dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndërsa është udhëhequr nga trajneri Ismet Potera.

Në ceremoninë e certifikimit të kandidatëve ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Maloku, Avni Rexha-udhëheqës i Divizionit për Arsim të Përgjithshëm MASHT, Valmira Haxhaj – Gallusha-udhëheqëse e Programit USAID BEP dhe Lirie Lokaj- zyrtare e programit BEP./Llapi.info

Shqiptari nderohet për humanizëm në Zvicër, shpëtoi pilotin nga djegia

$
0
0

Fondacioni për kërkim dhe shpëtim të jetës në Bernë ka nderuar Zeqir Rexhajn nga Korisha e Prizrenit me vendbanim në Wohlen të Argaut me diplomë nderi për humanizmin, trimërinë dhe guximin e treguar në shpëtimin e pilotit zviceran, shkruan albinfo.ch.

Zeqir Rexhaj shpëtoi pilotin zviceran, i cili ishte aksidentuar me një avion të vogël.

Ngjarja kishte ndodhur në komunën Muhen të kantonit Aargau në të cilën ishte rrëzuar një avion i vogël, pas rrëzimit avioni është përplasur me një veturë dhe me atë rast kanë pësuar lëndime të rënda piloti dhe drejtuesja e veturës. Për heroizmin e Rexhajt patën shkruar dhe raportuar edhe mediet zvicerane.

Shqiptari Zeqir Rexhaj nga qyteti Wohlen, kishte tërhequr pilotin nga avioni që po digjej. Pa ndihmën e tij piloti ndoshta nuk do të kishte mbijetuar. Zeqir Rexhaj tregon se ishte duke shkuar nga puna në shtëpi, kur ndodhi tragjedia.

“Befas në anën e djathtë pashë një avion duke fluturuar shumë ulët. M’u duk e çuditshme, sepse aty afër nuk kishte pistë”, tregon për ngjarjen Rexhaj.

Gjatë rrëzimit avioni u përplas me një veturë, duke e rrokullisur atë.

“E ndala menjëherë veturën dhe vrapova te vendi i aksidentit. Pasi pashë që avioni po digjej dhe gruaja në veturë nuk ishte drejtpërdrejtë në rrezik, vendosa t’i ndihmoj pilotit”, tha Rexhaj duke kujtuar këtë ngjarje.

“Piloti nuk kishte më forcë të dilte nga avioni dhe flakët kishin përfshirë edhe trupin e tij. Unë thjesht reagova dhe e kapa për koke duke e tërhequr nga avioni”.

Për fat të keq piloti pas një dite nuk mund të mbijetoj plagëve të marrura nga djegiet.
Certifikata-e-nderimit

Një person i lënduar në aksident trafiku në Sibofc (foto)

$
0
0

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:40 në magjistralen Podujevë- Prishtinë, përkatësisht në fshatin Sibofc, me ç’rast një person ka mbetur i lënduar njofton Llapi.info.

Lajmin për portalin Llapi.info e ka konfirmuar Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi, i cili tha se nga ky aksident është lënduar një person.

“Rreth orës 17:40 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Sibofc, me ç’rast një person është lënduar dhe me veturë private është dërguar për tretman në Qendrën Emergjente në Podujevë”- tha Bislimi për Llapi.info.

Bislimi bëri të ditur se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se në aksident janë përfshirë një kamionë dhe një veturë.

Llapi.info ka kontaktuar edhe me Qendrën Emergjente në Podujevë, sipas të cilëve i lënduari është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë (QKUK)./Llapi.info
aksidenti3
aksidenti2
aksidenti44
aksidenti5


Për 20 minuta shi, bllokohen rrugët e Prishtinës (foto)

$
0
0

Ka mjaftuar një rrebesh shiu dhe rrugët kryesore në Prishtinë të vershohen nga uji.

Nga reshjet e shiut që filluan rreth orës 17:45 minuta, shumë rrugë të kryeqytetit janë bllokuar duke vështirësuare dhe qarkullimin në trafik.

Lajmi.net sjell gjendjen që është në këto momente në rrugën ‘Agim Ramadani” në qendër të Prishtinës, më saktësisht prapa shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova.

Madje nga niveli i ujit ka edhe automjete që janë fikur në mes të rrugës. /lajmi.net
4
2
5
3

Aksident trafiku në magjistralen Podujevë- Prishtinë

$
0
0

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Podujevë- Prishinë, përkatësisht në fshatin Lebanë, njofton Llapi.info.

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar Stacioni Policor Veriu, sipas të cilëve nga aksidenti ka të lënduar mirëpo njësitet policore janë akoma në vendin e ngjarjes dhe për momentin ky stacion nuk kanë të dhëna të sakta për numrin e të lënduarve.

Ky është akisdenti i tretë që ka ndodhur sot pasdite në magjistralen Podujevë- Prishtinë, pasi që edhe dy aksidente tjera kanë ndodhur në këtë magjistrale. Njëri aksident ka ndodhur “Te Qershijat”, ndërsa aksidenti tjetër ka ndodhur në fshatin Sibofc ku si pasojë një person ka mbetur i lënduar./Llapi.info

aksidenti ne leban
Ndërsa kjo foto është nga aksidenti në magjistralen Podujevë- Prishtinë përkatësisht “Te Qershijat”
23

 

 

Në Bradash Policia gjenë armë dhe bimë narkotike

$
0
0

Policia e Kosovës gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar në fshatin Bradash, komuna e Podujevës ka gjetur dhe ka konfiskuar një revole dhe ka asgjësuar 522 bimë narkotike, transmeton Llapi.info.

Sipas Policisë, revolja e konfiskuar është e tipit Colt-Magnum me 6 fishekë të kalibrit 3.57 mm, si dhe bimët narkotike të asgjësuara ishin të llojit kanabis.

Policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info

“Vota pro Kosovës në UNESCO, prishi raportet miqësore mes Maqedonisë e Serbisë”

$
0
0

Qeveria e Maqedonisë në mënyrë të panevojshme i ka prishur raportet miqësore me Serbinë, në momentin kur ka votuar pro pranimit të Kosovës në UNESCO dhe duke lejuar që kishat ortodokse serbe t’i dorëzohen palës kosovare, ka thënë kryetari i partisë opozitare maqedonase LSDM, Zoran Zaev.

Ai në një prononcim për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, ka thënë se, ndonëse Maqedonia ka pranuar pavarësinë e Kosovës, është dashur që ky vend të mendojë mirë gjatë votimit në UNESCO.

“Ne e kemi pranuar Kosovën dhe ky proces është i përfunduar. Por, Maqedonia është dashur që të jetë shumë e vëmendshme kur ka votuar për një çështje e cila nuk ka qenë politike, por fetare dhe shumë e ndjeshme për popullit mik serb”, ka thënë Zaev, transmeton lajmi.net.

Kreu opozitar i Maqedonisë ka folur edhe për problemet mes shqiptarëve e maqedonasve në Maqedoni lidhur me vendosjen e shtatores së “Car Dushanit” në Shkup dhe ka vlerësuar se deri te ky kontestim ka ardhur për shkak të qeverisjes “kuazi-patriotike” të VMRO-DPMNE-së së ish-kryeministrit, Nikola Gruevski.

Gruevski ka shtuar se raportet mes Maqedonisë e Serbisë duhet të përmirësohen, sikurse me të gjitha shtetet fqinje, transmeton lajmi.net.

Lideri i LSDM-së ka kritikuar qeverisjen aktuale të Gruevskit se po i prish raportet me të gjitha shtetet fqinje të rajonit duke përfshirë Serbinë, Greqinë, Bullgarinë dhe Shqipërinë.

Muguruza befason Williamsin për të fituar French Open

$
0
0

Gabrine Muguruza ka mposhtur Serena Williamsin në finalen e French Openit për të ngritur trofeun e saj të parë në një Grand Slam.

Tenistja numër katër në ranglistën botërore dhe finaliste e Wimbledonit të vitit të kaluar, mposhti tenisten amerikane me rezultat 7-5 dhe 6-4.

Dhjetë ushqime kundër erës së keqe të gojës

$
0
0

Studiuesit kanë përpiluar një listë me ushqimet e rekomanduara për shmangien e erës së keqe të gojës, hidratimin e trupit, si dhe përmirësimin e sistemit tretës

Era e keqe e gojës është një shqetësim i shpeshtë, prej të cilit, sipas ekspertëve, vuajnë një në katër persona. Ndër shkaqet kryesore nuk është vetëm duhanpirja dhe higjiena e keqe orale. Era e keqe e gojës varet edhe nga ushqimi që ne konsumojmë. Ajo çfarë ne hamë mund të influencojë në erën e keqe të gojës, duke e rënduar dhe duke e bërë të padurueshme.

Problemi

Mbetjet e ushqimore në dhëmbë lejojnë bakteret e pranishme në gojë të aktivizojnë një transformim metabolik dhe pastaj një shpërbërje të ushqimit përgjegjës për zhvillimin e komponimeve të përgjegjshme për erën e keqe. Ndaj dhe për të pasur një frymëmarrje të freskët dhe aromatike është e këshillueshme ndjekja e një diete ushqimore të shëndetshme dhe të ekuilibruar. E cila, përveç të qenit mik i linjave dhe shëndetit, stimulon prodhimin e pështymës duke ndihmuar në reduktimin e efektit të acideve. Gjithashtu, këshillohet pirja e shumtë e ujit gjatë gjithë ditës, gjë që ndihmon për të mbajtur gojën e hidratuar dhe të oksigjenuar. Në të njëjtën kohë konsumimi i ujit ndihmon në detoksifikimin e trupit dhe përmirësimin e sistemit tretës. Ndaj dhe studiuesit kanë përpiluar një listë me ushqimet e rekomanduara për shmangien e erës së keqe të gojës, hidratimin e trupit, si dhe përmirësimin e sistemit tretës.

Kungujt

Në top listën e ushqimeve të rekomanduara janë kungujt. Të pasur me mikroelement dhe me ujë, kryejnë një funksion rifreskues që lejojnë një oksigjenim më të mirë të gojës.

Çaj jeshil

Falë pranisë së lartë të antioksidantëve, mes të cilëve polifenolet dhe bioflavonoidet, cilësohet si një antibakterial natyral për gojën dhe dhëmbët. Këto substanca, në fakt, jo vetëm që ndihmojnë për të luftuar plakjen, por neutralizojnë përbërësit e përgjegjshëm për erën e keqe të gojës. Në të njëjtën kohë, konsumimi i çajit jeshil ndihmon edhe në parandalimin e kariesit.

Qershi

Jo vetëm të shijshme. Falë pranisë së vitaminës C, me të cilën rezultojnë tejet të pasura, qershitë stimulojnë prodhimin e pështymës. Qershitë kontribuojnë në mbajtjen e gojës sa më të freskët, si dhe reduktojnë prodhimin e substancave që stimulojnë kalbëzimin e ushqimit që në gojë.

Legumet

Janë ta pasura me vitaminat A dhe C, kripëra minerale, veçanërisht kalciumi i cili ndihmon në forcimin e strukturës dentare. Nëse konsumohen në disa vakte, janë gjithashtu shumë të mira për të pastruar mbetjet ushqimore dhe për të parandaluar erën e keqe të gojës.

Dardha

Përveçse është një rezervuar i vitaminave C, B1, B2, B6, përmban gjithashtu fibra, kripëra minerale, si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur, si dhe 4-5 për qind sheqer, karotinë, acide organike etj. Ato janë freskuese, qetësuese, largojnë etjen, janë pastruese të zorrëve dhe japin energji. Kur janë të papjekura, nuk treten lehtë dhe qëndrojnë rëndë në stomak. Në saje të përmbajtjes së hekurit dardhat bëjnë mirë për luftimin e anemisë.

Koperi

I pasur me kripëra minerale, flavonoide dhe vajra esenciale, që jo vetëm janë të dobishme për tretjen, por ato janë gjithashtu një ilaç i mirë natyral për erën e keqe të gojës. Gjithashtu, po sipas disa studimeve, vajrat esencialë pjesë përbërëse e kësaj bime, i japin një aromë të veçantë ushqimeve. Vajrat ndalojnë rritjen e qelizave kancerogjene T. Koperi është antioksidant i fuqishëm me vitaminë A dhe C, dhe beta-karotën, që mbron trupin nga radikalet e lira.

Karafili

Karafili si erzë është një zëvendësues i mirë i karameleve klasike që përdoren për aromatizimin e gojës. Kjo erzë, falë përmbajtjes së lartë me antioksidantë dhe polifenole, ndihmon në mbrojtjen e dëmtimeve të shkaktuara në qeliza, si pasojë e mikrobeve dhe stimulon energjinë në secilën pjesë të trupit. Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të dhëmbëve. Mjafton që karafilin ta vendosni në hapësirat ku ndieni dhimbje, për ta lehtësuar atë. Prania e substancave në karafil, përveçse ju dhuron aromë të këndshme, ndihmon edhe në pastrimin e baktereve nga goja.

Yogurt

Yogurti, veçanërisht ai pa sheqer, kontribuon në parandalimin e erës së keqe, duke reduktuar përbërësit sulfuror, shkaktarë kryesorë të erës së keqe. Po kështu, luan rol kyç në përmirësimin e sistemit tretës, veçanërisht në funksionimin dhe hidratimin e trupit.

Limoni

Në saje të përmbajtjes së vitaminës C, limoni, përveçse i zbardh dhëmbët, ndihmon gjithashtu në luftën kundër një enzime përgjegjëse për erën e keqe të gojës.

Drithrat

Fibrat, të cilat gjenden në tërshërë, oriz dhe elb, bëjnë të mundur mbajtjen e dhëmbëve më të pastër nga mbetjet ushqimore. Normalizojnë dhe përmirësojnë funksionimin e florës së zorrëve, duke favorizuar përpunimin e ushqimit në traktin e zorrëve.

Përmbytjet në Paris: Bie niveli i ujit

$
0
0

Nivelet e ujit të lumit Seine në Paris kanë filluar të ulen lehtësisht, pasi arritën nivelin maksimal ndër 34 vite këtë të premte, shkruan BBC.

Niveli i lumit është ngritur për 6.1 metra mbi nivelet e tija normale, brenda natës.

Përmbytjet gjithashtu shkaktuan mbylljen e disa pjesëve të metrosë, përderisa muzeu i Louvre dhe Orsay janë mbyllur tërësisht, ndërsa punimet artistike janë lëvizur në vende të sigurta.

Eshepse të shtunën në mëngjes ka rënë niveli i ujit në pëgjithësi, Parisi ende mbetet në gjendje emergjente të shkallës së dytë.


Zabërxha pa kontratë

$
0
0

Te skuadra e Llapit, largimet nuk kanë të ndalur. Shumë futbollistë deri më tani kanë bërë të ditur se janë larguar nga ekipi llapjan.

Së fundi edhe sulmuesi Enis Zabërxha, mund të largohet nga Llapi. Vet lojtari në një prononcim për GazetaOlle.com, ka bërë të ditur se është lojtar i lirë.

“Jam lojtar i lirë dhe jam duke shikuar. Fillimisht do të bisedoj me drejtuesit e Llapit, dhe nëse nuk arrijë marrëveshje do t’i shikoj ofertat e tjera”, u shpreh Zabërxha.

SHBA, treni del nga shinat, përfshihet nga flakët

$
0
0

Një tren që transportonte karburant doli nga shinat teksa udhëtonte pranë lumit Columbia në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e u përfshi nga flakët.

Nga i pari aksident i rëndë hekurudhor në një vit që përfshin naftën nuk pati të lënduar, por treni vazhdoi të digjej për mbi gjashtë orë tregojnë zyrtarë vendas, transmeton tch.

Ngjarja nxiti menjëherë thirrjet për rregulla më të forta sa i takon mbrojtjes së komuniteteve nga aksidente të kësaj natyre, që janë me rrezikshmëri shumë të lartë për ta.

“Në këtë pikë mund të raportoj se nga ky episod nuk ka vdekje e të lënduar dhe as humbje strukturore. Punonjës lokalë, shtetërorë e federalë janë angazhuar në operacionin e fashitjes së zjarrit e ftohjes së trenit, por duket se kjo do të vazhdojë gjatë”, tha Kate Broën, guvernatore e Oregonit.

Kompania “Union Pacific”, së cilës i përket treni në fjalë, njoftoi se 11 prej 96 vagonëve të tij kishin dalë nga shinat 110 km në lindje të Portlandit, pranë qytetit të vogël Mosier.

Nafta ka nisur të derdhet nga njeri prej vagonëve të përmbysur e pastaj kanë marrë flakë dhe të tjerët.

Që prej 2008-ës ka pasur të paktën 10 devijime të mëdha trenash cisternë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, përfshirë këtu dhe katastrofën e korrikut 2013 në një fshat të Kebekut që i mori jetën 47 personash.

Përgatitje për sulm terrorist në “Euro 2016”! Kapen 100 kg eksplozivë

$
0
0

Bëhet e ditur se një francez i armatosur është arrestuar në fund të muajit maj dhe, se sot është burgosur në Ukrainë. Aktualisht është duke u diskutuar lidhur me dorëzimin e tij, tek autoritetet franceze.

Në kufirin Poloni-Ukrainë, është arrestuar shtetasi francez, në veturën e së cilit është gjetur 100 kg eksploziv dhe një detonator, tre minahedhës dhe disa automatikë “kallashnikovë”, transmeton lajmi.net.

Sipas informacioneve të televizionit francez M6, shtetasi francez kishte planifikuar që të gjithë arsenalin ta dërgonte në Francë për sulm në ndonjë ndeshje të Kampionatit Evropian, por shërbimet speciale, nuk kanë bërë ndonjë konfirmim zyrtar të këtij informacioni.

Qeveria ende s’i ka nisur bisedimet me serbët për Ushtrinë e Kosovës

$
0
0

Institucionet e Kosovës nuk kanë bërë një hap përpara në drejtim të shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, një forcë e re mbrojtëse, që do ta dallonte nga ato që ka sot Kosova.

Për themelimin e FAK-ut është i nevojshëm edhe ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës. Andaj, kjo dikton nevojën e konsensusit politik me Listën Serbe, pasi që ky subjekt përfaqëson aktualisht shumicën e komunitetit serb në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës.

Anëtarë të partisë politike Lista Serbe, thonë për Radion Evropa e Lirë se kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, deri tash nuk ka ftuar askënd nga partia që të flasë për këtë çështje.

Deputeti nga radhët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, thotë se deputetët serbë ende nuk kanë marrë një vendim lidhur me këtë çështje.

“Kryeministri disa herë ka theksuar që do të formohet FAK-u, por nga ana tjetër, sa u takon deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës, askush me ne nuk ka biseduar. Se a do të ketë ndryshime në të ardhmen unë nuk e di, por tash për tash sa i takon FAK-u nuk kemi zhvilluar bisedime”, thotë Rashiq.

Qeveria dhe Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë deklaruar në vazhdimësi se FSK-ja është e gatshme për marrjen e përgjegjësive të reja, të cilat mund të dalin nga ky transformim. Por, që të bëhet hapi tutje drejt këtij transformimi, do të nevojitet edhe një vendim politik.

Deputeti Daut Haradinaj, kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se arsyet pse kjo çështje nuk ka shkuar përpara qëndrojnë te pasiviteti i institucioneve të Kosovës, të cilat, sipas tij, e kanë injoruar procesin.

“Institucionet e Kosovës nuk e kanë trajtuar seriozisht si temë. Ndërsa, duket se kohëve të fundit e kanë marrë më seriozisht edhe për shkak të shumë rrethanave që po ndodhin në rajon edhe jashtë saj, pra shumë kërcënimeve, si nga ekstremizmi, apo edhe nga vetë terrorizmi. Tash po duket që edhe faktorët miq, siç është SHBA-ja, e kanë një interesim shumë më të theksuar që transformimi i FSK-së të ndodhë sa më shpejt”, thekson Haradinaj.

Zyrtarët nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përsëritur disa herë se FSK-ja tashmë ka realizuar gjithë programin e saj për arritjen e kapaciteteve të plota operacionale sipas misionit që ka pasur dhe se, sipas tyre, ato kapacitete janë pranuar edhe nga NATO.

Fadil Demaku, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, anëtar i Komisionit për Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë, se të gjitha çështjet në lidhje me procedurat ligjore kanë përfunduar. Por, sipas tij, ngecjet janë për çështje politike.

“Unë mendoj se duhet një angazhim edhe më i madh i institucioneve tona, një trysni shumë më e madhe edhe ndaj komunitetit serb, përfaqësuesve politikë të tyre në Kosovë. Ata në fund të fundit janë deputetë me vota të Republikës së Kosovës. Këtu duhet të jetë trysnia shumë më e madhe e faktorit vendor dhe ndërkombëtar, i cili normalisht ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në të gjitha proceset”, konsideron Demaku.

Deputeti Demaku thotë se shndërrimi i FKS-së në Forca të Armatosura nuk mund të bëhet pa dy të tretat e votave të deputetëve nga radhët e komuniteteve.

“Çështje të tjera nuk ka veç nevojës për një konsensus, sepse duhen edhe votat e dy të tretave të pakicave. Mendoj se problemi është politik dhe nuk kemi njohuri për ndonjë problematikë tjetër”, shprehet Demaku.

Njohësit e çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, konsiderojnë se Kosova disa herë e ka humbur mundësinë për shndërrimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.

Humbja e mundësisë, sipas ekspertëve, ka të bëjë me mungesën e aftësisë së lidershipit, por, siç thonë ata, edhe të refuzimit të kësaj çështjeje nga përfaqësuesit e serbëve në Kuvendin e Kosovës.

Naim Maloku, njohës i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se shndërrimi i FSK-së në FAK është mjaft i rëndësishëm për Kosovën. Ai thotë se Lista serbe është e dirigjuar nga Serbia edhe me çdo rast ata do të mundohen ta bllokojnë këtë proces.

“Ata [ Lista Serbe ] kërkojnë që një batalion i asaj force në veri të jetë komplet i përbërë nga serbët dhe të ketë linjë tjetër komandimi dhe jo atë të Forcave të Armatosur të Kosovës. Kjo do të thoshte se praktikisht Kosova ndahet dhe më nuk ke shanse më bëhet bashkë”, vlerëson Maloku.

Ai shton se shndërrimi i FSK-së në FAK mund të bëhet vetëm me një presion ndërkombëtar.

“Me një marrëveshje, me një presion të fuqishëm ndërkombëtar, nëse Serbia hyn në NATO, integrohet edhe gjithë rajoni … Mali i Zi hyri, të hyjë edhe Serbia, Maqedoni dhe Kosova dhe atëherë brenda infrastrukturës së NATO-s, t’i jepet një pozitë forcës së Kosovës, një rol në atë infrastrukturë ushtarake që do të krijohej”, shpjegon Maloku.

Plator Avdiu, hulumtues nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, në prononcimin dhënë Radios Evropa e Lirë, thotë se si duket ende nuk po ekziston një angazhim konkret dhe serioz i institucioneve të Kosovës për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.

Ai thekson se kjo çështje më së shumti është shfrytëzuar për konsum të brendshëm politik.

“Mungon një lobim i fuqishëm nga ana e Qeverisë për të shtyrë përpara agjendën për kompletimin e arkitekturës së sigurisë për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, përkatësisht shndërrimit të FSK-në në FAK. Siç po duket, Qeveria ende nuk e ka kuptuar peshën dhe rëndësinë e themelimit të FAK-ut, duke mos e vendosur si prioritet kryesor në këtë fazë të shtet-ndërtimit”, thekson Avdiu.

Në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë thonë se Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës duhet sa më parë t’i kalojë amendamentet kushtetuese për votim në Kuvend lidhur me themelimin e FAK-ut.

“Për këtë duhet të ndodhë një debat i brendshëm në vend, duke përfshirë edhe partitë politike serbe në Kosovë. Nëse marrëveshjet e bisedimeve me Serbinë vendoset që të dërgohen për miratim në Kuvend, atëherë parakusht për këtë të jetë pëlqimi i subjekteve serbe në Kuvendin e Kosovës për ndryshimet kushtetuese për themelimin e FAK-ut”, thotë Avdiu.

Këto forca, sipas ekspertëve të çështjeve ushtarake dhe sigurisë, do të formohen gradualisht dhe nën mbikëqyrjen dhe koordinimin e plotë të NATO-s brenda 5 deri 10 vjetët e ardhshëm, ngjashëm siç ka ndodhur edhe me Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës pritet të prezantohet në Kuvend nga Qeveria, nëpërmjet projektligjit që përcakton ndryshimet e nevojshme ligjore, të cilat do të diktojnë edhe nevojën e ndryshimeve kushtetuese.

Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë pasardhëse të Forcave të Sigurisë së Kosovës, të cilat kanë më shumë kompetenca të ndërhyrjeve emergjente sesa ushtarake.

Forcat e Armatosura mund të themelohen nën mbikëqyrjen e NATO-s, me numër të caktuar ushtarësh dhe me armatim dhe pajisje të përcaktuara në marrëveshje me NATO-n.

Astrit Haraqija: Babai i nënkryetarit të Vetëvendosjes nuk ishte me Millosheviqin

$
0
0

Ish-zyrtari i LDK-së, Astrit Haraqija, përmes një postimi në Facebook, i ka dalë në mbrojtje babait të nënkryetarit të Vetëvendosjes, Driton Çaushit, i cili po akuzohet se ishte në pushtet me Millosheviqin.

Në lidhje me këtë, Haraqija ka thënë se ende nuk dihen se ku janë eshtrat e Bardhyl Çaushit dhe nuk është korrekte të akuzohet për bashkëpunim me Millosheviqin.

Lexoni postimin e plotë në Facebook:

Babai i nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, Bardhyl Çaushi, është akuzuar se ka qenë bashkëpunëtor i regjimit të Milloshevishit.

Sot pashë ne portale ketë shkrim.

Nuk jam une ai që marrë mbrojte dikend por të thuhet që Profesor Bardhyl Qaushi ka qenë bashkpuntorë Millosheviqit hiq s’ështe korrekt,edhe sot nuk dihet se ku gjenden eshtrat e të ndjerit,

Profa Bardhyl ka qenë motorr i gjitha Levizjeve për çlirimin nga regjimi i Millosheviqit jo vetem Gjakove por edhe në Prishtinë.

Une kam ka pas fatin te punoj me të dhe di qa ka bo per qashtjen Shqiptare, por ka burra e gra shumë në Gjakovë që dijinë (Aqifi, Mazllomi, baca Sokol, Mevlydja, Fatimja, Fehmia, Fahria,Xhaferi , baca Marjan etj).

A Dritoni që eshte VV ështe bindje e tijë edhe që sot spajtohna politikishte me të ka pak rëndesi.

Por une jam krenar që kam pas rast me punu me Prof.Bardhyl Qaushin , a ti Driton duhesh me qenë i lumtur biri kuj je.

Viewing all 36057 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>