Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all 36182 articles
Browse latest View live

Kombëtarja Shqiptare mbërrin në Francë

$
0
0

Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur paraditen e sotme në Francë, për Kampionatin Europian të futbollit, turne në të cilin ajo merr pjesë për herë të parë.

Lojtarët e kombëtares kanë zbritur në aeroportin e lokalitetit Perros Guirec, ku janë pritur nga gazetarë francezë dhe të tjerë të huaj.

Përfaqësuesja shqiptare do të qëndrojë në qytezën Lannior, ku do të pritet edhe nga autoritetet vendase. Mikpritja për kuqezinjtë duket e ngrohtë, pasi në rrugët e qytetit janë vendosur parrulla “Mirësevjen Shqipëri”.

Pritet që në orën 17:30, 23 lojtarët e përzgjedhur nga trajneri Gianni de Biasi të bëjnë stërvitjen e parë në stadiumin e qytezës.


Zbardhet biseda e plotë e Bashës me ambasadorin Donald Lu për reformën në drejtësi, ja çfarë u tha

$
0
0

Lulzim Basha u ka deklaruar deputetëve demokratë një ditë pas takimit me kreun e mazhorancës se këmbëngulja e demokratëve për emërimet me formulën e vendeve të rezervuara është e bazuar në një marrëveshje të muajve më parë.

Mësohet që Basha të ketë theksuar se kjo formulë është propozuar pikërisht nga eksperti i OPDAT-it të Shteteve të Bashkuara të Ameriëks, që në nëntor dhe është pranuar nga kryeministri Rama gjatë negociatave me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan. Basha u sjell deputetëve në vëmendje drekën me Berishën në rezidencën e ambasadorit amerikan ku u është thënë të zgjedhin një prej opsioneve ndër të cilat figuronte dhe ajo me vende të rezervuara.

“Ju zgjidheni një që siguron moskapjen politike dhe ne do e detyrojmë Ramën ta pranojë. Më 3 shkurt Lu çoi e-mail që janë 5 opsione ndër të cilat dhe vendet e rezervuara. Më 14 shkurt ambasadorit i kthehet përgjigje me e-mail që në jemi për vendet e rezervuara. Më 17 shkurt kjo i komunikohet Partisë Socialiste. Të gjitha janë me e-mail me ambasadorin Lu dhe n.q.s. është e nevojshme do të publikohen”.

Ky pozicion u konfirmua para gazetarëve nga ish-kryeministri Berisha, i cili akuzoi pëfaqësuesin ndërkombëtar se nuk i ka thënë të vërtetën qeverisë së tij.

“Për çdo shqiptar që i thotë dritës së diellit dritë, të vërtetës të vërtetë, opozita mbrëmë votoi reformën. E refuzoi kategorikisht njeriu që shkoi me një a dy fjalime në xhep. Opozita votoi variantin që ia kanë kërkuar ndërkombëtarët, që e kanë sugjeruar ata, që ia kanë premtuar ndërkombëtarët, votoi variantin që ua ka sugjeruar ndërkombëtarëve Edi Rama. Kjo është e vërteta absolute. Të gjitha të tjerat janë trillime, mashtrime të paskrupullta të cilitdo që t’i bëjë. Se duhet të them që është mjerane kur një përfaqësues ndërkombëtar i raporton qeverisë së tij të kundërtën e asaj që ka thëne vetë. Por kjo botë eshtë transparente”.

Mësohet se kreu demokrat Basha u ka thënë deputetëve se Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Nuland dhe zyra e kancelares Merkel janë të qartë për këtë pozicion të Partisë Demokratike.

“Ne kemi qenë të qartë në këtë proces, ne kemi kërkuar konsensus. Si Nuland dhe këshilltari i kancelares Merkel që fola të hënën në orën 2 e 15 minuta në telefon janë të qartë: Këtë formulë e ka propozuar Rama e ka konfirmuar Venecia e ne po kërkojmë atë që është rënë dakort”

Kështu Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje edhe deputetit Eduar Selami i cili gjatë diskutimeve në grup pyeti nëse qëndrimi i opozitës çon në përplasje me ndërkombëtarët, duke sjellë në vëmendje dhe deklaratën e Federika Mogerinit që i parapriu takimit Rama-Basha. Sipas Bashës deklarata e shefes së politikës për politikë të jashtme është shkruar në Tiranë dhe akuzoi ambasadoren Romana Vlahutin si të pozicionuar qartë për krahun tjetër të politikës.

E ndërsa u ka sqaruar gjithë situatën mbi çështjen që ndan palët, formulën e emërimeve në drejtësi, Basha ka paralajmëruar deputetët e tij e të opozitës në tërësi se çfarë ndodh qoftë dhe me një rrjedhje vote majtas për këtë reformë.

“Unë jam i sigurt që asnjë deputet PD nuk trafikon votën, por po ndodhi kjo atëherë është fundi parlamentarizmit. Ne jemi opozitë që kërkon consensus, por nëqofë se edhe nje deputet i PD-së voton, ne kalojmë në përballje totale deri në djegie mandatesh, deri sa të zgjidhen institucionet e reja me zgjedhje te lira e të ndershme. Nëse mazhoranca trafikon qoftë dhe nëj deputet të oppoziotës, opozita djeg mandatet”.

Ditët e fundit kryeministri Rama kërkon që emërimet në drejtësi të bëhen me 94 vota, ndërsa demokratë kanë propozuar që për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, anëtarët jo gjyqtarë zgjidhen nga Kuvendi, sipas metodës së kuotave të rezervuara, ku 2 anëtarë përzgjidhen nga lista e mbështetur nga shumica parlamentare, 2 anëtarë përzgjidhen nga lista e mbështetur nga pakica parlamentare dhe 1 anëtar zgjidhet me tre të pestat e votave me propozim të shoqërisë civile, që përzgjidhet nga lista e kandidatëve të renditur nga Gjykata Kushtetuese. /ABCNEWS

Pse po e politizojnë institucionin e dijes?

$
0
0

Shkruan: Islam KRASNIQI

Politika ditore kanë lëshuar rrënjët edhe nëpër institucionet e dijes, ku mësimdhënësit janë aktivizuar nëpër parti politike dhe nxënësit kanë mbetur në rend të dytë.

Pse po ndodh kjo, pse institucionet e dijes po i kaplon kjo mjegull, pse e gjithë kjo errësirë ka ra aty ku gjithçka duhet të shkëlqej, ku mësuesit me paditurin e tyre dëshirojnë ti infektojnë edhe nxënësit.

Pse e gjithë kjo lakmi pas dynjajes, a të gjithë po kërkoni të bëhen milionerë që po vrapojnë pas politikës. Arsimi ka nevojë për njerëz të ndritur, për njerëz të dijes të cilët energjinë do ta shpenzojnë në institucionin e dijes, e jo nëpër parti politike që me djersën e popullit të luajnë për qefe të tyre.

E vërteta e gjithë kësaj ekziston në atë së 80% e mësimdhënësve janë punësuar pa kritere, të punësuar si anëtar partiak dhe këta duhet të punojnë në bazë të udhëzimeve partiake, ku për fushata, lihen nxënësit e lirë, për seanca në asamble, këshilltaret e komunës e ndërprenë mësimin pa menduar fare për nxënës.

Mirëpo problemi fillon nga larg që nga kryeministri e ministrat, deputetet e zyrtaret të cilët janë edhe profesor të rregullt në Universitet dhe pagat ju ecin rregullisht, por në Universitet nuk shkojnë asnjë herë.

MAShT-it, patë deklaruar  së  do të fillojë de-politizimi nëpër shkolla dhe  do të rrisim cilësinë në arsim, por  politizimi veç sa po thellohet edhe me shumë !…

Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e redaksisë së portalit “Llapi.info”.

Italianët të gatshëm për bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës

$
0
0

Presidenti i Këshillit Rajonal Autonom të Friuli Venezia Giulia, Franco Iacop premtoi mbështetje për Kosovën, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar më shumë me Kuvendin e Kosovës.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe deputetja Safete Hatërgjonaj, kanë pritur në një takim një delegacion nga Këshilli Rajonal Autonom i Friuli Venezia Giulia të Italisë, në krye me presidentin Franco Iacop, presidentin e FINEST S.P.A, Mauro De Savio, shoqëruar nga ambasadori i Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, transmeton Koha.net.

Presidenti i Këshillit Rajonal Autonom të Friuli Venezia Giulia, Franco Iacop, sipas komunikatës nga Kuvendi i Kosovës, premtoi mbështetje për Kosovën, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar më shumë me Kuvendin e Kosovës.
Ai ndër të tjera shfaqi interesim për mundësinë që investitorët italianë nga këto tri komuna të investojnë në Kosovë, konkretisht në fushën e çelikut, në bujqësi, agro-ushqim, etj.
Nga ana e tij, Xhavit Haliti tha se Kosova, konkretisht Kuvendi, ka çfarë të mësojë nga Asambleja Rajonale e Friuli Venezia Giulia.
Duke folur për mundësinë e investimeve, ai tha se delegacioni italian i tri komunave autonome, ka ardhur në Kosovë në kohën e duhur. Haliti tha se Kosova ofron mundësi të mëdha për investime italiane.
“Kuvendi i Kosovës është i gatshëm ta kryej detyrën që i takon për të ofruar ligje sa më të favorshme për investime të huaja”, tha Haliti.
Të dy delegacionet u dakorduan që të takohen më shpesh për të ndikuar në forcimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe tri komunave rajonale autonome italiane në fusha të ndryshme, me interes të dyanshëm.

Ymeri: Kthehemi në Kuvend të kundërshtojmë Asociacionin dhe Demarkacionin

$
0
0

“Vendosja e ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, nga ana e Brukselit, si kusht për liberalizimin e vizave është i padrejtë dhe i papranueshëm”, ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri. Sipas tij, institucionet e Kosovës do të duhej ta kundërshtonin këtë kusht të Komisionit Evropian.

Rel: Zoti Ymeri, të hënën ju kumtuat vendimin për rikthimin e Lëvizjes Vetëvendosje në seancat dhe punimet e Kuvendit të Kosovës. Cilat ishin arsyet kryesore, që kushtimisht thënë, ndërruat vendimin paraprak për braktisjen e seancave?

Ymeri: Ne vazhdimisht kemi thënë që do të marrim vendim seancë pas seance, varësisht prej rëndësisë që e vlerësojmë ne rreth pjesëmarrjes. Tash kemi vendosur si kryesi dhe si grup parlamentar që t’i kthehemi punimeve të Kuvendit, sepse mendojmë që ky bojkot që i është bërë Kuvendit këta muaj nga ana e opozitës nuk e ka arritur efektin politik që ishte menduar atë kohë.

Ky bojkot i ka krijuar më shumë hapësirë të papenguar këtij regjimi për të nxjerrë vendime dhe për ta vazhduar kapjen e shtetit, sesa që vërtetë ka paraqitur një efekt politik që do ta pengonte atë. Kështu që Lëvizja Vetëvendosje nga kjo javë do të bëhet pjesë e punimeve të Kuvendit dhe do ta bëj opozitën siç e ka bërë edhe më parë.

Natyrisht që do të mbesim në qëndrimet tona edhe më të vendosur karshi dy marrëveshjeve për të cilat e patëm nisur protestën bashkë me dy subjektet tjera opozitare.
Ç’është e vërteta, Vetëvendosje edhe atëherë kur ishte marrë vendimi, së pari nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e pastaj edhe nga Nisma për Kosovën që të braktiset kuvendi, ne kemi thënë vazhdimisht që ky vendim nuk është as i qëlluar e as i dobishëm për Republikën e Kosovës. Por, atë botë, ne patëm marrë këtë vendim, për braktisje, me të vetmin qëllim që ta ruajmë unitetin e opozitës.

Megjithatë, vazhdimisht kemi qenë në mospajtim rreth kësaj çështje. Më kujtohet atëherë që në diskutimet tona si opozitë rreth asaj se a duhet apo jo të braktiset Kuvendi, përfaqësuesit e AAK-së dhe Nismës na thoshin se kjo e ka efektin e vet, sepse opozita po e bojkoton Kuvendin dhe dalja nga ky institucion e fuqizon protestën jashtë.

Por, ajo që ndodhi më pastaj ishte se ramë në një qetësi e cila duket ishte edhe e keq-përdorshme nga regjimi autoritar që e kemi të instaluar në Kosovë, sepse i krijonte një hapësirë të papenguar për punë.

Rel: Kthimi në Kuvend a nënkupton se keni edhe një alternativë tuajën karshi marrëveshjeve që i përmendët?

Ymeri: Jo. Për sa u përket dy marrëveshjeve, mendoj se situata është jashtëzakonisht e qartë. Në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me Serbinë për themelimin e “Zajednicës” (Asociacionit) së komunave me shumicë serbe, ajo praktikisht është marrëveshje dhe projekt i vdekur. Gurin e fundit në varrin e kësaj “Zajednice” e ka vendosur Gjykata Kushtetuese e cila e shpalli marrëveshjen plotësisht anti-kushtetuese dhe njëkohësisht zbatimin e saj si përmbysje të rendit kushtetues të vendit.

Ndërkohë, sa i përket marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, mendoj se është e qartë që prej ekspertëve deri te deputetët se kjo marrëveshje e dëmton rëndë integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe si e tillë është e papranueshme. Natyrisht që një marrëveshje për demarkimin e vijës kufitare me Malin e Zi duhet të arrihet. Por, kjo duhet të bëhet duke mos e prekur interesin e asnjërit prej vendeve e posaçërisht duke mos e prekur territorin e asnjërit vend.

Marrëveshja aktuale e cenon territorin e Kosovës dhe si e tillë është e papranueshme dhe duhet të ri-negociohet. Ky ri-negocim bëhet duke e shpallur fillimisht marrëveshjen aktuale të anuluar dhe duke e rifilluar procesin e negocimit përmes një metode tjetër të mbrojtur edhe me ligje ndërkombëtare dhe jo këso metode kadastrale që ka përdorur komisioni aktual. Po ashtu, duke përdorur edhe dokumente tjera, harta tjera, të cilat qëllimisht janë lënë anash nga komisioni ynë për të arritur deri te një marrëveshje në të cilën jemi sot.

Rel: Nga partitë në pushtet dhe kryeministri Isa Mustafa janë bërë disa ftesa, nëse mund t’i quajmë publike, që edhe opozita të jetë pjesë e komisioneve dhe punës para se në Kuvend të dërgohet për ratifikim marrëveshja aktuale për Demarkacionin. Si do të veprojë Vetëvendosje në këtë rast?

Ymeri: Nuk ka kurrfarë kuptimi të formohen komisione të reja nëse nuk anulohet marrëveshja aktuale. Pra, çfarëdo komisioni që formohet, siç ishte edhe ai që e formoi ish-presidentja Atifete Jahjaga, me ata që i quanin ekspertë ndërkombëtarë, dhe e vlerëson këtë marrëveshje sipas dokumentacionit që është përdorur, do të dalë rezultati thuajse njëjtë.

Procesi që ka dërguar deri te nënshkrimi i marrëveshjes për Demarkacion më 26 gusht të vitit të kaluar ka qenë i korruptuar gjatë rrugëtimit. Veçanërisht në dokumentacionin dhe metodën e përdorur, kështu që ky proces duhet të fillojë nga e para.

Nuk është çështje që nuk mund të bëhet e as që nuk është e arritshme, por, krejt çka na duhet është ta anulojmë atë dhe pastaj ta ri-negociojmë, duke i përdorur hartat të cilat tregojnë qartë se ku duhet të jetë vija kufitare e Kosovës dhe me këtë rast Kosova nuk do ta humbte asnjë centimetër të territorit e lëre më 8 mijë e 200 hektarë, siç i humb me këtë marrëveshje aktuale.

Rel: Nisur nga qëndrimet paraprake të opozitës, përshirë edhe Vetëvendosjen, ishte kontestuar në vazhdimësi legjitimiteti i këtij Kuvendi që ta ratifikoj këtë marrëveshje. Sa tash konsideroni që ka legjitimitet kjo legjislaturë për ratifikimin e kësaj apo një marrëveshje tjetër?

Ymeri: Në fakt, kjo qeveri edhe ky Kuvend e kanë humbur legjitimitetin që nga momenti kur Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se qeveria në emër të Republikës së Kosovës është zotuar se do ta rrënojë rendin e vet kushtetues për t’i krijuar hapësirë një krijese institucionale e territoriale të kërkuar nga Serbia (Asociacioni i komunave me shumicë serbe).

Kurse te marrëveshja për Demarkacionin, për çka ishte konkretisht pyetja, ajo është e papranueshme dhe një marrëveshje të tillë nuk ka legjitimitet ta ratifikoj jo vetëm ky Kuvend, por asnjë përbërje tjetër.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, në cilëndo fazë të zhvillimit të Republikës e ka një detyrë primare dhe kjo është ta mbroj interesin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Cilido deputet që e voton një marrëveshje të tillë e cila e cenon integritetin territorial do të shkel mbi betimin e dhënë dhe të gjitha ligjet që ia mundësojnë atij punën dhe detyrën e deputetit.

Rel: A nënkupton ky kundërshtim edhe çmimin e humbjes së liberalizimit të vizave për Kosovën si kusht i vendosur nga Brukseli?

Ymeri: Vendosja e ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin si kusht për liberalizimin e vizave është i padrejtë dhe i papranueshëm. Mendoj që në këtë drejtim, institucionet e Kosovës do të duhej të intervenonin dhe ta kundërshtonin këtë kusht të Komisionit Evropian, sepse nuk ka kurrfarë lidhshmërie logjike e as racionale mes ratifikimit të kësaj marrëveshje dhe kritereve për liberalizim të vizave.

Unë kam pasur diskutime me deputetë të Parlamentit Evropian kur ata ishin në Prishtinë në komisionin për zbatimin e MSA-së si dhe me komisionerin Johannes Hahn, në Prishtinë, dhe në secilin prej takimeve e kam potencuar se kjo është e padrejtë dhe e papranueshme.

Mendoj që po të kishte një vendosmëri më të madhe nga institucionet e Kosovës ky kriter nuk do të na vihej fare. Nëse i krahasojmë vendet e rajonit nisur nga Mali e Zi deri te Serbia, të cilave u janë liberalizuar vizat shumë më herët, asnjëra prej tyre nuk e kishin këtë kusht.

Por, as Kosova nuk e ka kusht që ta ketë të ratifikuar tërë vijën kufitare, por vetëm me Malin e Zi. Ne as me Serbinë nuk e kemi të demarkuar kufirin, por kjo nuk është vënë kusht. Pra, këtu kemi të bëjmë me një standard të dyfishtë.

Rel: Nëse mund të kalojmë edhe në një çështje tjetër, atë të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kemi dëgjuar kryeministrin e Kosovës të ketë deklaruar që pjesë e hartimit të statutit të këtij trupi të jetë edhe opozita. Keni marrë ju një ftesë zyrtare apo janë vetëm deklarime për media?

Ymeri: Nuk mund të them që kemi marrë një kërkesë të tillë zyrtarisht. Por, prapë mendoj që kjo është huqje e thelbit të problemit, siç bën vazhdimisht Qeveria e Kosovës, duke e vendosur një problem konkret në një rrafsh në të cilin nuk gjen zgjidhje dhe as nuk ka qëllim të gjej zgjidhje.

“Zajednica” (Asociacioni) është një kreaturë institucionale e cila nuk duhet të ekzistoj në Republikën e Kosovës dhe këtë e kemi thënë që nga fillimi. Çfarëdo ekzistence e një institucioni të tillë në Kosovë do ta ndante atë në vija etnike dhe do ta defunksionalizonte atë duke e krijuar një Bosnje të dytë.

Natyrisht që ne si Vetëvendosje, por as qytetarët nuk do të pranojmë në asnjë mënyrë një Bosnje të dytë në Kosovë. Republika e Kosovës duhet të jetë Republikë e qytetarëve të barabartë dhe çfarëdo ndarje në vija etnike nuk i kontribuon as bashkëjetesës dhe as fuqizimit të Republikës.

Në këtë drejtim mendoj se nuk është në interes të Republikës që Kosova të dobësohet. I vetmi vend që ka interes për këtë është Serbia dhe vet Aleksandër Vuqiqi duke synuar që me dobësimin e Republikës së Kosovës ta bëj atë më të kontrollueshme. Fatkeqësia e këtij vendi është që institucionet e Kosovës, në veçanti kryeministri aktual dhe presidenti i Kosovës, më shumë janë vendosur në funksion të këtyre interesave të Serbisë, sesa në mbrojtje të Republikës së Kosovës.

Rel: Bazuar në politikat që ka udhëhequr opozita, kemi parë për disa muaj disa veprime të përbashklët qoftë në Kuvend qoftë në rrugë. Por, tash në Kuvend jeni kthyer vetëm ju si Vetëvendosje. Do të ktheni edhe gazin lotsjellës në seanca?

Ymeri: Nëse pushteti në çfarëdo mënyre tenton t’i ringjallë këto dy marrëveshje, atë për “Zajednicën” dhe atë për demarkacionin, dhe tenton ta zbatoj, përkatësisht ta ratifikoj këtë tjetrën, natyrisht që kjo do ta thellojë krizën institucionale dhe do t’i defunksionalizoj institucionet e Republikës.

Pra, nëse Kuvendi detyrohet të merret me këto dy çështje, atëherë natyrisht që protesta e jonë do të vazhdoj edhe më fuqishëm sesa që ka qenë në vjeshtën e vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti.

Ndërkohë që për çështjet tjera, ligjet, vendimet ne do të jemi aty si opozitë siç kemi qenë më parë ku do të marrim pjesë në diskutime, votime.

Por, kur vjen çështja te dy marrëveshjet e përmendura, aty nuk ka kompromis.

Rel: Dhe, fare në fund, sa ndiheni më të dobësuar tani si opozitë, kur në Kuvend do të jeni vetëm, ngase dy partitë tjera opozitare nuk do të jenë aty. Sa do të jetë ky një lloj hendikepi politik për veprimet e juaja?

Ymeri: Nuk mund të them që dy partitë tjera nuk do të jenë aty. Së paku duke u bazuar në diskutimet e mëhershme se a duhet të dalim nga Kuvendi apo jo, edhe atëherë diskutimi ka qenë që nëse këto dy çështje (marrëveshje) kontrabandohen në kuvend ne do të kthehemi dhe do të vazhdojmë me protesta.

Natyrisht që ne si Vetëvendosje qëndrojmë në këtë pozicion politik. Nuk jam i sigurt për dy partitë tjera, por nuk i kam dëgjuar të paktën që kanë thënë se do të veprojnë ndryshe. Por, Lëvizja Vetëvendosje do t’i kundërshtojë këto dy marrëveshje qoftë me dy subjektet tjera opozitare, qoftë e vetme.

Natyrisht që ka qenë e dobishme për vendin që jemi bashkuar në këtë pikë sepse vërtetë kemi arritur që me protestën tonë të shmangim zbatimin e këtyre dy marrëveshjeve që do ta rëndonin tejet shumë jetën politike, institucionale e shoqërore në Republikën e Kosovës.

Shteti e amniston KEDS-in nga fiskalizimi

$
0
0

KEDS-i është njëra ndër kompanitë më të mëdha në Kosovë që  nuk është e fisklaizuar.

Derisa bizneset e vogla dhe të mesme detyrohen të pajisen me arka fiskale, për KEDS-in ka rregulla tjera të “lojës”.

Është shteti që e amniston duke iu referuar një udhëzimi administrativ.

Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi ka kritikuar institucionet për mosfiskalizim e KEDS-it duke theksuar faktin se ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka kohë që ka deklaruar se së shpejti kjo çështje do të zgjidhet.

Demi në një postim në Facebook thotë në bazë të ligjit qytetarët kanë drejt të mos e paguajnë energjinë elektrike nëse iu lëshohet kupon fiskal.

Demi thotë se kjo bazohet në ligjin për TVSH-në.

“Në bazë të Ligjit për TVSh, je i liruar nga pagesa nëse biznesi nuk të ofron kupon fiskal. KEDS grumbullon me qindra miliona euro nga konsumatorët kosovarë dhe nuk lëshon kupon fiskal”.

Sipas Demit, shteti më shumë merret me disa shitore të vogla, se sa me KEDS-in që qarkullon miliona.

“Nëse se paguan, jetë pa rrymë. E shteti i bie ne qafë naj shitores së vogël për mungesë të arkës fiskale. Ka disa muaj që Ministri i Financave ka deklaruar se së shpejti ATK do dal me një qëndrim, por ende nuk ka asnjë shpjegim se përse KEDS nuk lëshon kupon fiskal”, ka thënë Demi.

Ndërsa ministri i Financave, Avdullah Hoti kishte paralajmëruar fiskalizimin e kompanisë KEDS.

Ai në një prononcim për televizionin publik kishte thënë se kjo çështje është duke u diskutuar me ekspertë dhe se shumë shpejtë do të zgjidhet.

Administrata Tatimore e Kosovës e amniston KEDS-in nga pajisja me arkë, me arsyen se ka bazë ligjore.

“Paragrafi 2 dhe 2.1 i Nenit 4 te Udhëzimi Administrativ Nr.01/2015 , “ Për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike dhe Sistemeve Fiskale “, sqaron se nuk obligohen për tu pajisur me arkë fiskale këto kategori: ndërmarrjet që ofrojnë shërbime të energjisë, shërbimet komunale, të telekomunikacionit dhe ndërmarrjet të tjera publike që kompensimi për mallrat e shitur ose shërbimet e kryera i paguajnë përmes dorëzimit të faturave të përllogaritjes së konsumit përmes instrumenteve matëse ( energji elektrike, ngrohja, uji telefoni ) ose ndonjë mënyrë tjetër e faturimit siq janë kompanitë e menaxhimit të mbeturinave”, thuhet në përgjigjen zyrtare të ATK-së për Indeksonline.

Edhe zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala thirret në udhëzimin administrativ, që i referohet ATK-ja.

“Udhezimin Administrativ 1/2015 per Arkat Fiskale, ku ne Nenin 4, paragrafin 2 parashihet qe:

2. Obligimi nga paragrafi 1 i këtij Neni nuk i obligon kategoritë si vijon:  2.1. Ndërmarrjeve që ofrojnë shërbime të energjisë, shërbime komunale, të telekomunikacionit si dhe ndërmarrjeve tjera publike që kompensimi për mallrat e shitur ose shërbimet e kryera i paguajnë përmes dorëzimit të faturave të përllogaritjes së konsumit përmes instrumenteve matëse (energjia elektrike, ngrohja, uji, telefoni) ose ndonjë mënyrë tjetër e faturimit, siç janë kompanitë e menaxhimit të mbeturinave”, thotë Buzhala./Indeksonline/

Katër të arrestuar në lidhje me sulmin në Stamboll

$
0
0

Policia turke sot ka arrestuar katër persona në lidhje me një sulm me bombë makinë në Stamboll ku u vranë 11 persona.

Katër të dyshuarit janë nënshtruar marrjes në pyetje në selinë e policisë në Stamboll, raporton AP, duke iu referuar agjencisë turke shtetërore e lajmeve Anatolia.

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan tha se sulmi me bombë në Stamboll,  është i pafalshëm dhe tha se Turqia do të vazhdojë luftën kundër terroristëve.

UEFA lejon Hajvalinë të luajë në Ligën e Kampionëve

$
0
0

Klubi i futbollit të femrave Hajvalia ka njoftuar se ka marrë konfirmimin zyrtar pozitiv nga UEFA për të zhvilluar ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Trajneri i ekipit, Emin Bajrami, ka thënë për koha.net se Hajvalia është gati për sfidën e re dhe tash është duke pritur vetëm mbajtjen e shortit.

“Erdhi njoftimi zyrtar. Na pranuan. Tash me 24 qershor në Nyon, Zvicër, hedhet shorti”, ka njoftuar ai.

Trajneri i kampionit të Kosovës dhe fituesit të Kupës thotë se Hajvalia ka merituar të luajë në Evropë.

“Na ka gëzuar shumë ky lajm sepse e kemi meritu pas gjithë asaj pune që kemi bërë. Kjo është qershia mbi tortë pas titullit kampion dhe Kupës së Kosovës”, është shprehur Bajrami.


Franca gjithnjë ka shkëlqyer në turnetë që i ka organizuar

$
0
0

Përfaqësuesja e Francës e ka shprehi të përmbushë pritjet kur një turne i madh organizohet në shtëpi të saj.

Franca kishte fituar titullin e Evropës në vitin 1984, kur Michel Platini e kishte udhëhequr Francën drejt triumfit me një rekord të golave në një Evropian, prej nëntë sosh.

Më pas fitoi Botërorin 1998 po ashtu në Francë, ku Zinedine Zidane me dy gola e kishte inspiruar fitoren 3:0 të Francës në finale ndaj Brazilit. Por, fituesja e Evropianit 2000 dhe nënkampionia e botës në vitin 2006, ka pasur vështirësi të lërë gjurmë në turnetë e fundit, duke dështuar të kalojë fazën e grupeve në “Euro 2008” dhe Botërorin 2010, ndërsa arriti në çerekfinale në Evropianin 2012 dhe në Botërorin 2014.

Të dhëna për Francën

  • Rezultati më i mirë: kampione më 1984 dhe 2000
  • Trajner: Didier Deschamps
  • Golashënuesi më i mirë: Thierry Henry (51 gola)
  • Më së tepërmi paraqitje: Lilian Thuram (142 ndeshje)
  • Federata e formuar: më 1919
  • Nofka: Të kaltrit

Franca ka marrë pjesë gjithmonë në kampionate evropiane, që kur dështoi të kualifikohej në vitin 1988, që ishte një përfundim i hershëm i mbrojtjes së titullit që e kishte fituar katër vite më herët. Triumfi i dytë erdhi në Evropianin 2000, duke u bërë përfaqësuesja e dytë pas Gjermanisë Perëndimore (1972 dhe 1974) që kishte mbajtur në të njëjtën kohë titullin e botës dhe të Evropës. Këtë e arriti edhe Spanja, madje shkoi aq larg duke fituar tre turne të mëdhenj rresht (Euro 2008 dhe 2012 dhe Botërorin 2010). Në triumfin e fundit në Evropianin në vitin 2000, Franca e kishte pasur mjaft ngusht punën.

Në gjysmëfinale përballja ishte vendosur me një penallti në shtesa ndaj Portugalisë, ndërsa edhe në finale ndaj Italisë, Franca triumfoi krejt në fund. Fillimisht Sylvain Wiltord kishte shënuar një gol në çastet e fundit për të barazuar shifrat në 1:1, para se David Trezeguet të shënonte golin e artë në shtesa. Franca është kualifikuar në Euro 2016 si nikoqire. Do të tentojë t’i bashkohet Spanjës dhe Gjermanisë si përfaqësuese me tre tituj të Evropës, që mbajnë rekordin. “Synimi im nuk ka qenë të zgjedh 23 lojtarët më të mirë, por të zgjedh një grup që është në gjendje të shkojë shumë larg në këtë turne”, ka thënë trajneri i Francës, Didier Deschamps.
Ndonëse nikoqire ishte bërë një zgjidhje për Francën për të pasur më tepër ndeshje, duke e përfshirë në Grupin I eliminator që kishte pesë përfaqësuese, ndër to edhe Shqipërinë. Përballjet me Francën ishin miqësore.

Në miqësoret me Shqipërinë kishte humbur një ndeshje dhe kishte barazuar një. Por, inkurajuese gjatë miqësoreve ka qenë paraqitja e Paul Pogbas e Antoine Griezmannit. Pogba vlerësohet lojtari kyç i Francës. Ai, ndonëse 23-vjeçar, konsiderohet një prej mesfushorëve më të mirë në botë.

Ndërkohë ylli në rritje i Francës është mesfushori ofensiv Kigsley Coman, derisa ylli tjetër është Antoine Griezmann.

Franca është në mesin e favoriteve për të fituar “Euro 2016”. Ndër problemet që patën gjatë periudhës para Evropianit, ishte skandali i shantazhit mes dy reprezentuesve Karim Benzemas e Mathieu Valbuenas, që rezultoi edhe me lënien e yllit të Realit, Benzema jashtë Evropianit. Franca gjendet në Grupin A të “Euro 2016”, së bashku me Rumaninë, Zvicrën dhe Shqipërinë.

Rumania synon të arrijë fazën e nokautit

$
0
0

Një nga përfaqësueset e para që ka marrë pjesë në secilin nga tre Botërorët e parë, Rumania, kishte ruajtur më të mirën për Botërorin 1994 në SHBA, ku nën udhëheqjen e mesfushorit organizator, Gheorghe Hagi, arriti deri në çerekfinale, para se të eliminohej në këtë fazë nga Suedia pas penalltive.

Rumania më pas mori pjesë në tre Evropianët e ardhshëm, ndërsa performancën më të mirë e pati në Euro 2000, kur me një penallti të vonshme arriti të mposhtë Anglinë me shifrat 3:2 dhe të sigurojë një vend në çerekfinale, në të cilën fazë u eliminua nga Italia.

Të dhëna për Rumaninë

  • Rezultati më i mirë: çerekfinalja e Euro 2000
  • Trajner: Anghel Iordanescu
  • Golashënuesit më të mirë: Gheorghe Hagi e Adrian Mutu (35 gola)
  • Më së tepërmi paraqitje: Dorinel Munteanu (134)
  • Federata e formuar më: 1909
  • Nofka: Tricolorii (Trekolorët)

Në kampionate botërore, Rumania nuk është kualifikuar që nga viti 1998, por përfaqësuesja në eliminatore për Euro 2016, ka arritur të marrë veten, ndërsa në bankinë është kthyer Anghel Iordanescu, trajneri që e kishte udhëhequr ekipin në Botërorin 1994. Rumania shpesh nuk e ka pasur fatin në short në kampionate evropiane apo botërore.

Në Euro 2000, Rumania kishte arritur në çerekfinale duke mos pësuar humbje në një grup në të cilin gjendeshin Gjermania, Portugalia e Anglia. “Euro 2016” është paraqitja e katërt e Rumanisë në gjashtë evropianët e fundit. Rumania përfundoi e dyta në Grupin F të eliminatoreve prapa Irlandës së Veriut, ku pati pesë fitore e pesë barazime.

Në të vërtetë, një barazim në udhëtim ndaj Greqisë, i kushtoi Rumanisë me humbjen e vendit të parë për shkak të goldallimit më të dobët karshi Irlandës së Veriut. Synimet e Rumanisë në Euro 2016 janë së paku të kalohet faza e grupeve. “Synimi ynë është të kalojmë fazën e grupeve, më pas të shohim se çfarë do të ndodhë“, ka thënë trajneri i Rumanisë, Iordanescu. Rumania ndeshjen e parë në kuadër të Grupit A do ta ketë kundër Francës, më 11 qershor, ndërsa më pas do të ndeshet me Zvicrën më 15 qershor dhe me Shqipërinë më 20 qershor.

Mesfushori ofensiv i Stuttgartit, Alexandru Martin është lojtari më i rëndësishëm i përfaqësueses rumune.

Clinton, forcon kontrollin mbi nominimin e saj presidencial

$
0
0

Hillary Clinton është duke kërkuar për të shtrënguar kontrollin e saj mbi zgjedhjet presidenciale, pas një akuze që iu bë nga AP.

Associated Press, kishte deklaruar për Clinton se ajo tashmë ka fituar delegatë të mjaftueshëm për kandidate presidenciale, njofton Klan Kosova.

Pothuajse gjashtë shtete janë duke shkuar në zgjedhje ku sondazhet tregojnë se në Kaliforni janë  543 delegatë dhe në New Jersey 142.

AP, tha më parë se Hillary Clinton ka arritur tashmë 2,383 delegatë të nevojshëm duke marrë parasysh mbështetjet dhe premtimet nga të ashtuquajturit supedelegatë.

Ndërkohë rivali i saj Benie Sanders ka refuzuar të komentoj për këtë çështje duke këmbëngulur se ende është herët për të treguar rezultatin, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq Donald Trump ka qëndrime të tjera, ai sipas raportimeve ka siguruar tashmë nominimin republikan për president.

Panairi i Librit përmes fotografive

$
0
0

Dje është hapur Panairi i 18-të i Librit në Prishtinë, në të cilin janë prezantuar mbi 1200 tituj të rinj të librave, ndërsa numri i titujve të viteve të fundit, rreth  4 mijë e 500.

Në panair do të ketë shumë aktivitet, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore:

-450-vjetori i lindjes së Pjetër Budit

-400-vjetori i vdekjes së Shekspirit

-400-vjetori i vdekjes së Servantesit

-150-vjetori i lindjes së Ndre Mjedës

-150-vjetori i lindjes së Andon Zako Çajupit

-100-vjetori i lindjes së Mbretëreshës Geraldinë

-100-vjetori i lindjes së Jusuf Vrionit

-100-vjetori i lindjes së Esad Mekulit

-90-vjetori i lindjes së Kasëm Trebeshinës

-80-vjetori i lindjes së Ismail Kadaresë

-80-vjetori i lindjes së Rexhep Qosjes

-80-vjetori i lindjes së Adem Demaçit

Të gjitha këto personalitete do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera në ditët e panairit.

Panairi do të ketë edhe mysafirët e nderit, shkrimtarë të shquar shqiptarë dhe të huaj, ndërsa pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora.

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 38.000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.

panairi_18

panairi_18_foto

panairi_18_foto1

panairi_18_foto2

panairi_18_foto3

panairi_18_foto4

panairi_18_foto5

panairi_18_foto6

 

Vera erdhi, rreziku nga akulloret deri tek…

$
0
0

Ju nuk jeni të vetmit që adhuroni verën, plazhin dhe të ngrohtin në ditët e gjata, pasi edhe bakteret kanë lulëzimin e tyre në ketë sezon. Melinda Wilkins, Drejtoreshë e programit, “Shkenca në sigurinë e ushqimit”, në Universitetin e Miçiganit ka thënë: “Bakteret, veçanërisht në verë priren të arrijnë majat në ushqim, në lëkurë, në mjedis dhe kudo”.

Por, ky nuk është rreziku më i madh i sezonit. Kondicioneri, përmban shumë baktere në filtrat e ajrit dhe kjo sjell probleme serioze të frymëmarrjes dhe alergjisë.

Ndërkohë, kur jeni jashtë, në pishinë, piknik ose plazh, duhet të keni parasysh disa këshilla.

– Mos urinoni në pishinë. Djegia që ju ndjeni në sy kur fusni kokën në pishinë, nuk ndodh për shkak të klorit por për shkak të pranisë së urinës dhe djersës. Prania e këtyre komponentëve zhduk efektin e klorit. Megjithatë, klori në sasi të mëdha mund të shkaktojë probleme të frymëmarrjes duke çuar deri në astmë. Michele Hlkavsa, shefe e programit në qendrën e notit ka thënë: “ Mundohuni të kryeni nevojat tuaja në tualet para se të futeni në pishinë, sepse nëse ju uroni, klori do t’i humbasë të gjitha funksionet e dezinfektimit dhe shpërbërjes së mikrobeve”

– Zgjidhni ushqimin që do të merrni në piknik. Wilkings, nga Universiteti i Miçiganit ka sugjeruar të mos merrni ushqime të ngrira, për t’i shkrirë me pas duke u pjekur në zgarë, sepse nga ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës do të aktivizojë bakteret. “ Nëse keni ndërmend të merrni mish me vete, mundohuni ta zieni atë para se të dilni të nesërmen për piknik për ta pjekur atë në zgarë. Mikrobet do të zhduken dhe ju do të konsumoni ushqim të shëndetshëm”.

– Makinat e akulloreve janë një burim mjaft i pëlqyeshëm nga mikrobet. Atyre u pëlqen të jetojnë në temperatura të ftohta dhe veçanërisht në makinën e akulloreve. Ky lloj bakteri shkakton Listerinë, që do të thotë ethe dhe dhimbje të muskujve. “Një makinë akulloreje duhet të pastrohet gjatë gjithë përdorimit të saj, në të kundërt Listeria, mund të çojë deri në abort tek femrat shtatzëna”, ka thënë Wilkins

– Ekspozimi në diell. Rrezet e diellit mund të zbukurojnë ditën tuaj në plazh, por nëse qëndroni gjithë kohën, do të digjeni duke shkaktuar plagë të rrezikshme deri në kancer. Dr. Cameron K. Rokhsar ka thënë: “Nëse keni plagë të mëparshme dhe ju digjeni përsëri, lëkura juaj do të pësojë infeksion të rëndë dhe duhet të trajtohet në mënyrë urgjente më antibiotik, shkruan tvklan. Një studim ka zbuluar së femrat me lëkurë të bardhë janë më të pritura ndaj rrezikut te djegies.

– Djegia nga kandili i detit. Kandili i detit njihet për lëshimin e një lënde djegëse e cila shkakton skuqje dhe rritim në vendin e prekur. Ju duhet të aplikoni në vendin e djegur pak uthull. Uthulla mund t’ju djegë shumë në fillim por ajo kuron vendin e djegies.

Telefonat po ndryshojnë trupin e njeriut

$
0
0

Telefonat mobilë janë të dëmshëm për trupin e njeriut.

Sipas “O2 Mobile Life Report”, një studim i ri ka gjetur se rreth 30 për qind e përdoruesve të telefonave të mençur kanë vënë re ndryshime fizike në trup.

Disa nga ndryshimet kryesore janë ndryshimet në formën e gishtërinjve, që ndodh për shkak të mbajtjes në ekran të ndjeshëm në prekje.

Sipas studimit të fundit, telefonat e mençur kanë bërë një ndryshim të vogël në trupin e njeriut për pak vjet.

Dy në pesë persona thonë se presin ndryshime të mëtutjeshme nga përdorimi i telefonave të mençur.

Ndryshim tjetër është edhe rritja e gishtit të madh të dorës, që përdoret për të funksionuar me telefon, është 15 për qind më i madh se gishti i madh i dorës së tjetër.

Kjo për arsye se muskujt e atij gishti janë më në funksion.

“Muskujt e gishtit të madh janë shumë të ndërlikuar dhe janë të vendosur në bazën e gishtit si dhe në parakrah, andaj një rritje e aktivitetit në ‘gishtin e telefonit’ mund të forcojë muskujt dhe të fryjë këta muskuj”, ka thënë Nicola Goldsmith, terapeut i dorës.

Serbia i dërgon notë proteste Sllovenisë për Kosovën

$
0
0

Ministria e Jashtme e Serbisë i ka dërguar notë proteste ambasadorit slloven në Beograd për shkak të deklaratave në favor të Kosovës.

Beogradi zyrtar i ka dërguar notë protestë Sllovenisë sepse presidenti slloven, Borut Pahor ka kërkuar nga të gjitha shtetet ta njohin Kosovës, me theks të veçantë te fqinjët, gjë që ka prekur Serbinë, transmeton Koha.net.

Ministria e Jashtme serbe ka thënë se ato deklarata dëmtojnë drejtpërdrejtë marrëdhëniet dhe besimin e ndërsjellë mes Serbisë dhe Sllovenisë, duke kujtuar se nuk është hera e parë që zyrtarët sllovenë kanë bërë thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan blic.rs.


Bytyqi për vdekjen e tre vjeçares: Fajin e ka ministria, nuk na ndau fonde

$
0
0

Drejtori i Inspektoratit në Prizren, Bedri Bytyqi në Info Magazine të Klan Kosovës ka thëënë se komuna ka punuar në drejtim të mënjanimit të problemeve që shkakton vjetërsia e disa objekteve në qytetin e Prizrenit, njofton Klan Kosova.

“Ne jemi munduar të veprojmë ditë e natë për sanimin e ndonjë problemi, por nuk mund ta ruajmë askënd 24 orë. Komuna nuk ka qëndruar kot, ka reaguar në dy objekte. Institucionet po vazhdojnë ta bëjnë punën e tyre”.

Ai ka deklaruar se ka munguar vullneti i institucioneve qëndrore që të japin fonde për këtë gjë.

“Problemi qëndron tek mjetet financiare, ku niveli qendror nuk ka gjetur kurajën të sponsorizoj. Ku janë fondet për t’i restauruar shtëpitë e vjetra? Ne si komunë nuk kemi mundësi, për këtë është ministria e Kulturës, niveli qendror. Institucionet lokale dy deri tri herë kanë reaguar në disa shtëpi.

Kryeziu: Nuk intervenuam në shtëpi sepse s’kishim kompentenca

$
0
0

Njazi Kryeziu, drejtor i Urbanizmit në komunën e Prizrenit në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se nuk kanë mundur të intervenojnë në rregullimin e shtëpive të vjetra, pasi ajo nuk ka qenë në kompetencë të tyre, njofton Klan Kosova.

“Unë e kuptoj shqetësimin e të gjithëve. Pas një lufte të madhe në taskforcën për trashëgimin kulturore ka ndodhur vizita e parë e ministrit të Kulturës në Prizren dhe takimi ka qenë mjaft i ashpër. Ne nuk kemi mundur të intervenojmë, pasi nuk është në kompetencën tonë. Ne nuk mund të hedhim gurë në drejtim të qendrës rajonale për trashëgimi kulturore”.

Ai ka deklaruar se vënia e fajit tek komuna është veprim i gabuar, pasi ka një varg akterësh të përfshirë në këtë situatë.

“Gjithë në këtë debat nuk përmendët Këshilli për Trashëgimi Kulturore që ka një përgjegjësi. Kemi pasur kërkesa për interpretim ligjor nga ministria për ndërhyrje. Ministri Shala, ministri Agani dhe kryetari i Komunës së Prizrenit duhet t’i tejkalojnë barrierat”.

Erdogan heq imunitetin e deputetëve, rrezikohen deputetët kurdë

$
0
0

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka firmosur ligjin që u heq imunitetin deputetëve nga ndjekja penale.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e Presidentit dhe sipas kritikëve me shumë gjasa ky ndryshim kushtetues ka për qëllim goditjen dhe largimin e partisë opozitare pro kurde nga parlamenti, transmeton kosovapress.

Erdogan ka akuzuar partinë e tretë më të madhe HDP, si mbështetëse të militantëve që kanë zhvilluar kryengritje prej tre dekadash në juglindje të vendit, zonë e populluar me shumicë kurde dhe për këtë arsye, ka kërkuar ndjekjen penale të HDP. Udhëheqësi i HDP, parti e cila mohon lidhjet me militantët e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, sfidoi ligjin dhe tha se ata nuk do të jenë pjesë e procesit gjyqësor të kontrolluar nga Erdogan.

“Ky ligj u miratua në kundërshtim me Kushtetutën. E drejta jonë për të apeluar është hequr. Teksa vendi po ecën drejt një regjimi diktatorial, ne nuk do të pranojmë të bëhemi pjesë e një gjykimi dëshirë vetëm e Erdogan. Prandaj nuk do t’i bindemi ftesës së prokurorit të Përgjithshëm për të dhënë një deklaratë në sallën e gjyqit. Nëse duan të na marrin me forcë, kjo është zgjedhja e tyre”, tha Selahattin Demirtas, kryetar i HDP-së.

Ligjvënësit deri tani gëzonin imunitet nga ndjekja penale. Ligji i ri lejon prokurorët të ndjekin penalisht secilin prej 138 anëtarëve të parlamentit që janë aktualisht nën hetim. 101 prej tyre janë anëtarë të HDP dhe partisë kryesore opozitare CHP.

Legjislacioni ka rritur shqetësimet në Bashkimin Evropian në kohën kur pritet miratimi I lëvizjes së lirë së qytetarëve turq në bazë të marrëveshjes me Ankaranë që synon frenimin e migracionit të paligjshëm në Evropë nga brigjet turke.

Për nyje të shëndetshme hani këto ushqime

$
0
0

Nyejt janë shumë të rëndësishme për trupin tuaj – ato ju lejojnë që ju ta ngisni biçikletën ose edhe të bëni punët e shtëpisë.

Dhe shumica e njerëzve nuk mendojnë për nyje, derisa diçka shkon keq kur ato ju krijojnë dhimbje, ënjten,  ose ju krijojnë probleme tjera gjatë procesit të plakjes, transmeton Klan Kosova.

Por këto gjëra mund të shmangen nëse i hani ushqimet e mëposhtme.
salmon-518032_1280
Salmon

orange-15047_1280
Agrumet

walnut-101425_1280
Arra

cucumber-1238008_1280
Tranguj

 

Japonezë kanë arritur t’a krijojnë zogun nga veza pa lëvozhgë (video)

$
0
0

Një grup i nxënësve japonez të shkollave të mesme kanë gjetur një mënyrë që të çelin një vezë, pa lëvozhgën e vezës, transmeton Llapi.info.

Kjo ju mundëson atyre që të shohin procesin e zhvillimit të zogut që nga fillimi i krijimit të tij deri tek koha kur ai fillon të ecë.

Kjo është videoja ku edhe ju mund t’a shihni këtë proces./Llapi.info

Viewing all 36182 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>