Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all 35999 articles
Browse latest View live

Baraliu: Gjykata Kushtetuese ka dëmtuar interesin publik

$
0
0

Në edicionin e sotëm të Info Magazine në Klan Kosova, po debatohet në mes Mazllum Baraliut – profesor në Universitetin e Prishtinës dhe Bashkim Ramosajt – Drejtori i Administratës në Komunën e Deçanit.

Në emision po  diskutohet për vendimin që Komuna e Deçanit ka marrë për të hyrë në grevë, si shenjë kundërshtimi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pronat “Apiko” dhe “Iliria”, t’i njihen si prona Manastirit të Deçanit.

Profesori Baraliu ka dhënë argumentet e tij se pse Gjykata Kushtetuese ka dëmtuar interesin publik.

“Gjykata Kushtetuese ka dëmtuar interesin publik, komunën dhe dy subjekte biznesore ku edhe me ligjet e atëhershme ato kane qenë të ndaluara në transaksione të tilla.”

“ Për me tepër është bërë një falje, nga pushteti i atëhershëm në udhëheqjen e Millosheviqit, dhe interesi publik nuk është mbrojtur. Këtu kemi një gjykim me shumë të pathëna dhe shume kontradikta.”

Më tej, njohësi i kushtetueses ka thënë se Gjykata Kushtetuese është përziër në gjykatën e shkallës së katërt.

“Në këtë proces gjyqësor në situata të caktuara dhoma e veçantë thotë qe ka tendenca diskriminuese te këtyre ndërmarrjeve ndaj palës tjetër. Është cenuar skajshmërisht qe pikërisht personat juridik te kenë te drejte ne gjykimin e tyre shpesh janë përjashtuar.”

“Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime dhe është përzier ne punët e gjykatës së shkallës së katërt gjë që nuk ka të drejtë,” ka thënë Baraliu, njofton Klan Kosova.


Bizneset e Kosovës në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Bullgari

$
0
0

Një delegacion i Kosovës i kryesuar nga Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe biznese të ndryshme nga Kosova, po marrin pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Sofje- Bullgari dhe që është i organizuar në kuadër të Samitit Presidencial të SEECP nën patronatin e Presidentit bullgar dhe me organizim nga Oda e Ekonomisë dhe Industrisë së Bullgarisë (OEIB).

Në këtë Forum po marrin pjesë shumë organizata biznesore nga Ballkani dhe Evropa, ndërsa prezenca më e madhe ishte ajo e delegacionit nga Kosova, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Hungaria dhe Rumania, ku temë diskutimi ishin mundësitë e bashkëpunimit ndër-regjional me fokus të veçantë të investimeve të përbashkëta në projektet ndërkombëtare që lidhin Ballkanin dhe Evropën Juglindore me vendet e treta.

AKB promovoi Kosovën si “shtet i artë për investime të huaja” gjatë takimeve të shumta bilaterale B2B që pati dhe në theks të veçantë ishte pritja nga Presidenti i OEIB, Cvetan Simeonov. Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në mes AKB-së dhe OEIB-së për bizneset që operojnë në dy shtete duke ju ofruar shërbime dhe mbështetje për bizneset që kanë interes të shkëmbimeve tregtare dhe investimeve të përbashkëta.

Bashkëpunimi ekonomik në mes dy shteteve duhet të rritet, ndërsa Shahini e informoi kryetarin e Odës që Kosova ofron potencial ekonomik për investitorët dhe politikat investuese.

Presidenti i OEIB paralajmëroi një vizitë me një delegacion të bizneseve bullgare në Kosovë për të shikuar për së afërmi mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve të përbashkëta të fushave të ndryshme në Kosovë.

Pjesëmarrjen e Delegacionit të AKB-se në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Sofje e përcolli dhe e mbështeti Ministria e Jashtme e Kosovës dhe Ambasada e Kosovës në Bullgari.

Rusia ende pret që Turqia t’i kërkojë falje për rrëzimin e aeroplanit luftarak

$
0
0

Rusia ka thënë se ndjen keqardhje se Turqia nuk i ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’i ndrequr marrëdhëniet e dëmtuara pas rrëzimit të aeroplanit luftarak rus nga ana e Ankarasë afër kufirit sirianë vitin e kaluar, kështu ka thënë sot zëvendësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Reuters shkruan se Kremlini ende pret që Turqia të kërkojë falje dhe të paguajë për kompensim për incidentin, ka thënë Peskov para gazetarëve kur u pyet për komentet e presidentit turk, Tayyip Erdogan, i cili tha të martën se ai nuk e kupton se çfarë “hapa të parë” Moska pret që Ankara të ndërmarrë./Gazeta Express/

Ibra kënaqet me spekulimet rreth të ardhmes së tij

$
0
0

Zlatan Ibrahimoviq ka thënë se është duke u kënaqur me spekulimet për të ardhmen e tij.

Pas katër vjet qëndrimi në Paris Saint-Germain, Ibra është në kërkim të klubit të ri dhe në javët e fundit është përfolur se shtatlarti suedez do të bashkohet me Jose Mourinhon te Manchester Unitedi, ndërsa nuk është përjashtuar mundësia e rikthimit të tij te skuadra e fëmijërisë Malmo.

“Dua që ju [gazetarët] të vazhdoni të shkruani lajme për mua, sepse jam kënaqem kur i lexoj, por dua të shoh se cili nga ju po e bën lajmin më të mirë. Kur të lodhem nga këto lajme, do ju tregoj se ku do të shkoj”, ka thënë Ibrahimoviq.

Thyhen veturat e Komunës së Mitrovicës (Foto)

$
0
0

Para pak minutash në parkingun e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, janë dëmtuar disa vetura zyrtare. Atyre u janë thyer xhamat dhe janë demoluar në disa vende.

Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës e ka konfirmuar për Express se rasti ka ndodhur rreth orës 13:30 të ditës së sotme.

Në  Polici kanë treguar se për këtë rast janë arrestuar katër persona.

“ Deri tani policia i ka shoqëruar katër persona që dyshohet se kanë bërë këtë sulm. Ata kanë qenë punëtorë në parkingun e Komunës, por siç kanë deklaruar vetë ata sulmimin e kanë bërë pasi Komuna ua ka shkëputur kontratat”, ka thënë për Gazetën Express Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës. /GazetaExpress/

13318948-1552023568436203-1589733551-n-1_1464782211-4711708 13347012-1020125894709851-5381538203932547583-n_1464782378-961973

Veseli, në Ditën e Fëmijëve, shpërndan libreza partiake

$
0
0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëkohësisht kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot, në Ditën Fëmijëve, ka shpërndarë libreza anëtarësie për rreth njëqind të rinj, kryesisht studentë, që sot iu bashkuan PDK-së, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Me këtë rast Veseli theksoi se përveç që është krenar, ai ndjen përgjegjësi dhe obligim në zhvillimin dhe forcimin e shtetit.

“Nuk ka asgjë më të mirë sesa anëtarësimi i kësaj rinie në Partinë Demokratike të Kosovës, dhe si kryetar i PDK-së e ndjej vetën krenar dhe të njëjtën kohë përgjegjës, por e di që me energjitë e reja që çdo ditë po i shtohen Partisë Demokratike të Kosovës, shteti ynë do të ndryshojë, duke u zhvilluar e forcuar. Ky është edhe obligim i PDK-së”, u shpreh Veseli.

Kryeministri thotë se nuk do t’i përzihet në punë AKP-së

$
0
0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa vizitoi Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ku u prit nga drejtori i Bordit, Petrit Gashi dhe drejtuesit e tjerë të bordit dhe menaxhmentit. Mustafa ka përgëzua për punë stafin e AKP-së, duke shtuar se gjatë gjashtë muajve është bërë një punë mjaft mirë, e mbështetur në ligj, transmeton Koha.net. Mustafa ka thënë se në asnjë rast Qeveria nuk do t’i përzihet në punën e AKP-së.

“Atë që e kërkuam nga Bordi, është që të zbatohet ligji në përpikëri gjatë të gjitha proceseve që do t’i zbatojë AKP-ja dhe atyre që kanë mbetur, si dhe proceseve të ardhshme. Qeveria në asnjë rast nuk do të përzihet në punën e agjencionit, sepse është një agjencion i pavarur, i cili e bartë përgjegjësinë e plotë për punë, por do ta mbështesim krejtësisht në kërkesat që mund t’i ketë agjencioni prej nesh sa i përket ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjit dhe infrastrukturës tjetër, që duhet t’i bëjnë përmes Parlamentit të Republikës së Kosovës”, tha i pari i Qeverisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

Kryeministri Isa Mustafa shprehu gjithashtu interesimin që të bëhet një plan në të cilin do të shihet se si do të përmbyllet puna e agjencionit pas përfundimit të të gjitha çështjeve në fushëveprim.

“Biseduam gjithashtu edhe për zgjidhjen e çështjes së ‘Trepçës’, sepse është një punë që po bëhet bashkërisht me agjencionin e që e shohim si interes të përgjithshëm për vendin, por, diskutuam edhe për çështje të tjera që po shtrohen në opinion. Unë mendoj se është një situatë e re që mund të shfrytëzohet. Është një vullnet që të punohet bashkërisht. Është bërë një punë e mrekullueshme sa i përket lirimit të pronave të uzurpuara, të cilat kryesisht kanë qenë të blera nga bashkatdhetarët tanë jashtë dhe blerësit tjerë, por tash u është dhënë mundësia që t’i marrin dhe t’i përdorin asetet që i kanë blerë më parë dhe t’i vejnë në shfrytëzim”, tha kryeministri Mustafa.

Kryesuesi i Bordit të AKP-së, Petrit Gashi, tha se gjatë takimit me kryeministrin është diskutuar për proceset të cilat janë duke u zhvilluar gjatë gjashtë muajve të kaluar.

“Gjithashtu diskutuam për sfidat, për punët e përbashkëta që kemi, për një numër çështjesh që ne si Agjenci duhet koordinuar me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që sa më shpejt ta përmbyllim procesin e privatizimit”, tha Gashi.

Mustafa uron Ditën e Fëmijëve

$
0
0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë pjesëmarrjes në përurimin e Shkollës së Mesme “Ulpiana” në Lipjan, ka uruar 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, njofton kumtesa kryeministrore, transmeton Koha.net.

“Sot është një ditë e veçantë për ne. Është 1 qershori, Dita e Fëmijëve. Ne të gjithë do të angazhohemi që fëmijëve tanë t’ju sigurojmë kushte më të mira, që ata ta gëzojnë ardhmërinë e tyre, që ata të kenë kushte si fëmijët tjerë të botës, t’i realizojnë ëndrrat e tyre, dhe t’i realizojnë dëshirat e tyre”, tha kryeministri Isa Mustafa, me këtë rast”.


Zbulohen numrat që do të mbajnë kuqezinjtë në Euro 2016

$
0
0

Një ditë pasi përzgjedhësi Gianni De Biasi publikoi listën përfundimtare me 23 futbollistët që do të marrin pjesë në Euro 2016, janë mësuar numrat që do të mbajnë kuqezinjtë e ftuar.

Numri 1 mbetet Etrit Berisha. Kapiteni Lorik Cana vazhdon me numrin 5, ndërsa talenti Elseid Hysaj do të bartë fanellën me numrin 4.

Lista e plotë:

1. Etrit Berisha

2. Andi Lila

3. Ermir Lenjani

4. Elseid Hysaj

5. Lorik Cana

6. Frederic Veseli

7. Ansi Agolli

8. Migjen Basha

9. Ledian Memushaj

10. Armando Sadiku

11. Shkëlzen Gashi

12. Orges Shehi

13. Burim Kukeli

14. Taulant Xhaka

15. Mërgim Mavraj

16. Sokol Cikalleshi

17. Naser Aliji

18. Arlind Ajeti

19. Bekim Balaj

20. Ergys Kaçe

21. Odise Roshi

22. Amir Abrashi

23. Alban Hoxha

Msiti i Llapit msitnoi rreth 400 çifte (Video)

$
0
0

Xhezali Hashimi, 60-vjeçar është personi që në trevën e Llapit po njihet si Msiti i Llapit. Ai deri tani ka msitnuar hiç më pak se 391 persona, njofton Llapi.info.

Emri i vërtet i Xhezali Hashimit është Gjergj Elez Alia, por në dokumente është i regjistruar si Xhezali Hashimi. Ai ka treguar për Llapi.info se punën e msitnisë e ka filluar qysh në moshën 17-vjeçare, ndërsa, si msit i rregullt ka filluar tash e 17-vite.

“Msitninë e parë e kam ba kur i kam pas 17 vjet. Qe 17 vite kam filluar si i rregullt. Nuk ka vend që nuk kam kry punë në trevën e Llapit. Deri tani 391 msitnia i kam kry. Asnjëherë nuk ka ndodh asnjë me dështu”, ka thënë Hashimi për Llapi.info.

Ai ka treguar se vetëm në familjen e tij i ka bërë 19 martesa. Ndërsa, vetëm brenda një familjeje në fshatin Dumnicë të Podujevës 9 martesa, që të gjitha jashtë Kosovës.

Msiti i Llapit ka treguar për Llapi.info se si shkon puna e msitnisë.

“Mua më porostin vet, si për qikë, si për djal. Unë nuk shkoj me lut kërkon, as nuk garantoj për kërkon, pos për shpirt tem. Çmim nuk kam, vetëm çka m’i flasin vet, sepse nuk jetojë me para të msitnisë. Këtë punë ma ka lënë shoqëria”, ka treguar Hashimi.

Msiti i Llapit ka thënë se ka pasur raste kur për një msitni i janë dhënë 500 euro.

Vetëm në dy javët e fundit ai i ka kryer tri msitnia.

Për më shumë shikoni videon më poshtë./Llapi.info

13348807_10206224583644642_1892253841_n

 

Kopshti “Engjujt” në Podujevë festoi Ditën e Fëmijëve (Foto)

$
0
0

Kopshti i fëmijëve “Engjujt” në Podujevë ka festuar sot Ditën e Fëmijëve- 1 Qershorin. Lajmin për portalin Llapi.info e ka bërë të ditur drejtoresha e këtij kopshti, Bukurie Sopa.

Ajo ka thënë për Llapi.info se për nder të Ditës së Fëmijëve, ky kopsht ka organizuar një program që ka zgjatur dy orë e që ka qenë i ndarë në dy pjesë.

“Programi ka përmbajtur pikat si: recitim, këndim dhe vallëzim. Programi ka zgjatur një orë në kopsht dhe një orë në qytet”, ka thënë Sopa për Llapi.info.

Bukurie Sopa ka treguar se kopshti “Engjujt” është i vetmi kopsht në Podujevë që është i licensuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Llapi.info u sjell disa foto nga festa e fëmijëve në këtë kopsht./Llapi.info

1

2
3
6

7
8

Agim Veliu me kredi 25 mijë euro (Dokument)

$
0
0

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka detyrim prej 25.000 euro ndaj bankës “NLB”, njofton Llapi.info. Kjo është bërë e ditur nga Agjencia Kundër Korrupsionit pas publikimit të regjistrit të  deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Në deklarimin e pasurisë së Veliut thuhet se kredia prej 25.000 euro është marrë për blerjen e një trualli.

Ndërsa, të hyrat vjetore të Agim Veliut nga paga mujore thuhet se janë 1.197.82.

Për më shumë informata rreth pasurisë së Agim Veliut, klikoni KËTU.

Një grup mjekësh nga Mitrovica i bashkohen PDK’së (Foto)

$
0
0

Partisë Demokratike të Kosovës sot i janë bashkuar një grup mjekësh nga Mitrovica. Ata morën librezat e anëtarësisë nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Ky i fundit me këtë rast ka theksuar se PDK’së po i bashkohen njerëz të profileve të ndryshme duke u bërë pjesë e ndryshimeve të nevojshme për vendin dhe shtoi se nuk ka më krenari sesa kur doktorët i bashkohen vizionit të PDK’së, të cilët e shohin veten  pjesë të ndryshimeve pozitive, veçanarisht në sektorin e shëndetësisë.

Haradinaj merr 16 mijë euro nga qiraja e shtëpisë [dokument]

$
0
0

Ramush Haradinaj ka një shtëpi në lagjen “Arbëria” në të cilën ka jetuar për shumë vite dhe më pas e ka lëshuar me qira.

Ajo shtëpi, gjatë paraqitjeve televizive, është dukur shumë moderne. Ajo ishte ndërtuar gjatë vitit 2001-2002, nga mjetet vetanake të tij dhe nga ndihma e bashkëluftëtarëve. Vlera e saj ishte 300 mijë euro. Sipas deklarimit të pasurisë, ai shtëpinë e ka lëshuar me qira. Ndërsa shuma e qirasë, që ai merr çdo muaj, është 16 mijë euro.

Në anën tjetër, përveç kësaj shtëpie, Haradinaj ka në pronësi personale tokë kodrinore me sipërfaqe 200 hektarë që ka vlerën e 75 mijë eurove dhe është blerë nga privatizimi, ka një shtëpi banimi me 210 metra katrorë me vlerë 140 mijë euro. Kurse, pasuri në bashkëpronësi ka shtëpinë familjare-kullën me vlerë 270 mijë euro dhe një tokë në vlerë 27,300 euro.

Haradinaj posedon një veturë AUDI të blinduar me vlerë 9 mijë euro, një motoçikletë me vlerë 9 mijë euro dhe një veturë në vlerë 8 mijë euro, që është e bashkëshortes së tij.

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se në llogari bankare ka 6 mijë euro, kurse para të gatshme të padeponuara ka 7 mijë euro.

Të hyrat vjetore të Haradinajt janë paga si deputet i Kuvendit të Kosovës, që tashmë nuk e merr për disa muaj, me vlerë 2,220 euro, pensioni invalidor me vlerë 225 euro dhe qiraja nga shtëpia në “Arbëri”.

Ndërsa bashkëshortja e tij merr pagë mujore nga RTK 660 euro, nga një kompani e sigurimeve një mijë euro, për disa muaj nga një kolegj privat ka marrë 300 euro dhe nga një agjencion i marketingut një mijë euro.

Veseli: Kosova ka ende punë në përmbushjen e nevojave të investitorëve

$
0
0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli mori sot pjesë në përurimin e fabrikës së paneleve solare në Sllatinë të Fushë Kosovës, një investim i përbashkët kosovaro-gjerman.

Duke përgëzuar investitorët për punën e bërë kryetari Veseli tha se “Investitorët si ju, janë shembulli më i mirë se çfarë i duhet sot Kosovës”.

“Kosova ka nevojë për investitorë si ju të cilët investojnë në energjinë e pastër. Të tilla investime kanë efekt të drejtpërdrejt në mbrojtjen e ambientit dhe zvogëlimin e nivelit të gazrave që vjen nga format tradicionale të prodhimit të energjisë. Askush më shumë se sa ne në Kosovë nuk e ka ndjerë efektin negativ të ndotjes nga format tradicionale të prodhimit të energjisë”, tha Veseli, për të shtuar se prodhimi i energjisë solare, në krahasim me metodat tradicionale, ku kryesisht investimi është në makineri intensive, në këtë rast kërkon angazhim të shtuar të fuqisë punëtore, pra vende të reja të punës.

Veseli tha se Kosova ende ka shumë punë për të bërë në përmbushjen e të gjitha kritereve dhe nevojave të investitorëve.
“Mirëpo ajo çfarë mund të ju garantoj është ju do të keni një avokat tek unë dhe Kuvendi i Kosovës për të gjitha çështjet. Do të punojmë në një pako ligjesh që stimulojnë iniciativën e lirë ekonomike, dhe përkrahin sipërmarrësit që kanë ide dhe kapital për të investuar në Kosovë. Kjo është rruga e vetme që sjell rritje ekonomike, shtim të vendeve të punës, bilanc pozitiv tregtar dhe rrjedhimisht ngritje të mirëqenies së qytetarëve”.


Hoti priti sot në takim përfaqësuesit e MCC-së

$
0
0

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim përfaqësuesit e Agjencisë qeveritare amerikane – Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (Millenium Challenge Corporation – MCC), me të cilët diskutoi për procesin e zhvillimit të projektit “ Compact” në Kosovë, dhe hartimin e analizës së kufizimeve kryesore ekonomike (Kosovo Constraints Analysis).

Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për të dhënat të cilat i nevojiten ekipit të MCC-së për Kosovë për zhvillimin e analizës së kufizimeve, mjedisin biznesor dhe identifikimin e barrierave kyçe të cilat pengojnë rritjen dhe zhvillimin e sektorit privat.

Të dyja palët diskutuan edhe për nevojën e përgatitjes së analizave ekonomike, shkëmbimin e të dhënave statistikore, analizimin e strategjive ekzistuese për zhvillim ekonomik, për strategjinë zhvillimore si dhe për klauzolën e investimeve.

Kompania gjermane e tekstilit hap 500 vende të reja pune në Viti

$
0
0

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka takuar sot drejtorin gjeneral të kompanisë “Wegener Industrie Consulting GMBH” nga industria e tekstilit, Horst Wegener, të cilin e njoftoi nga afër me ambientin biznesor dhe mundësitë për invesitorët e huaj që ofron Republika e Kosovës.

Sipas njoftimit nga MTI, Bajrami ka thënë se ndryshimet e fundit në infrastrukturën ligjore në favor të bizneseve dhe investitorëve si dhe përmirësimi gjithnjë në rritje i infrastrukturës së zonave ekonomike, janë indikatorë të rëndësishëm dhe mjaft domethënës në krijimin e kushteve gjithnjë ë më të favorshme për biznes dhe investime.

Wegener u shpreh shumë i interesuar për të investuar në Kosovë, marrë parasysh fuqinë punëtore dhe kushtet që ofron tregu i punës në Kosovë. Investimi që pritet të bëjë investitori është në fushën e tekstilit dhe parasheh hapjen e rreth 500 vendeve të punës brenda dy viteve dhe po ashtu dyfishimin e këtij numri në periudhën pesë vjeçare, ka njoftuar Bajrami në Facebook.

Po ashtu, Wegener njoftoi që janë në përfundim të negociatave të kontratës për blerjen e fabrikës së tekstilit në Viti, e cila pritet të nënshkruhet gjatë ditës.

Bajrami shtoi se përmbushja e kërkesave të investitorëve nga ana e Qeverisë është një nga prioritetet kryesore.

“Një investim i tillë është shumë i rëndësishëm, marrë parasysh seriozitetin e treguar nga investitorët gjerman si dhe ndikimin e investimeve në zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në njoftim.

Euro 2016: Policia e Parisit do që t’i mbyllë zonat e tifozëve

$
0
0

Shefi i policisë franceze është i pirur për të mbyllur një zonë të tifozëve me kapacitet prej 90 mijë vetave.

Krejt kjo do të bëhej gjatë kampionatit evropian Franca 2016, raporton  Agjencia Franceze e Lajmeve.

Ka qenë ministri i mbrojtjes franceze, Michel Cadot i cili ka përmendur një lodhje të policisë nga kërcënimet terroriste.

Parisi do të jetë njëri nga dhjetë qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet e evropianit, nga java tjetër.

Ka qenë edhe SHBA që ka tërhequr vërejtjen shtetasve të vet që të mos udhëtojnë drejt Francës, pasi ky vend mund të jetë cak i terroristëve.

Çdo takim që do të zhvillohet do të transmetohet në një zonë të tifozëve e cila preferohet që të mbyllet, veçanërisht në dy stadiumet e Parisit

Britani: 11 mijë njerëz vdesin çdo vit nga kanceri i prostatës

$
0
0

Meshkujt me bel të madh mund të jenë në rrezik të lartë për zhvillimin e kancerit të prostatës thuhet në një studim të ri.

Hulumtimi ka përfshirë mbi 140 mijë njerëz nga tetë vende europiane ku thuhet se meshkujt e tillë mund të jenë të rrezikuar nga kjo sëmundje e kancerit për 13%, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq sipas studimeve të universitetit të Oksfordit, u tha se rreziku  më i madh i tyre ishte nëse ata kishin belin më të madh se 94 cm.

Kanceri i prostatës është njëri ndër më të zakonshmit tek meshkujt, njofton Klan Kosova.

Sipas raportimeve gati 11.000 njerëz vdesin nga kanceri i prostatës në Britani të Madhe për çdo vit

Pasuria e deklaruar e Visar Ymerit [dokument]

$
0
0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencionin Kundër Korrupsion të Kosovës.

Ai ka një banesë në vlerë 55 mijë euro, garazh për veturë në vlerë 10 mijë euro, shesh ndërtimit në vlerë 55 mijë euro dhe një banesë në vlerë 80 mijë euro, transmeton Koha.net.
Ymeri posedon një veturë Opel Zafira, që e ka blerë me kredi në vlerë 9 mijë euro, gjithashtu edhe 50 për qind të aksioneve në “Bagatella” i ka Ymeri, por që nuk deklaron ndonjë shumë në kapital.

Kreu i Vetëvendosjes të deponuara në institucione financiare ka 57,590 euro. Ndërsa detyrime financiare ka në kredi që ka marrë për blerjen e banesës dhe konsum me hipotekë depoziti, të dyja këto në vlerë të përbashkët 16,048.52.

Ymeri nga paga si deputet merr 21,154 euro në vit, duke ia bashkangjitur edhe 183,60 euro mëditje. Bashkëshortja e Ymerit ka të ardhura 8,218.07 euro, ndërsa prindi i tij merr pension 1,020 euro.

Viewing all 35999 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>