Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all 36065 articles
Browse latest View live

Një problem tjetër që po shkakton virusi Zika

$
0
0

Një grup mjekësh të syve kanë gjetur disa probleme që shfaqen tek sytë pas lindjes së fëmijëve që janë diagnostifikuar me virusin gjatë shtatzënisë, probleme kto të paraportuara më herët.

Hulumtuesit kanë vënë re probleme si lezionet e retinës tek fëmijët e diagnostifikuar me këtë virus, transmeton lajmi.net

Probleme tjera që ende nuk janë definuar mirë janë hasur tek këta fëmijë, por dyshohet që këto probleme të kenë lidhje me degjenerimin makular.

Një hulumtues dhe njohës i mirë i këtij virusi ka treguar se deri tek ky hulumtim nuk ka hasur në raste kur çrregullimet e syve kishin lidhje me virusin.

Hulumtimet janë kryer në Brazil, vend ky i cili ka përfshirjen më serioze nga virusi, ku deri tani janë regjistruar 1.5 milion raste, ndërsa 4,000 fëmijë kanë lindur me mikrocefalia.


Fajon, optimiste për liberalizim të vizave për Kosovën

$
0
0

Raportuesja e Bashkimit Evropian për liberalizim të vizave me Kosovën, deputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, thotë se nuk pret që brenda periudhës së pranverës së këtij viti të bëhet një hap konkret drejt lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.

Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Fajon shpreh shqetësim me zhvillimet përreth procesit të demarkacionit, por thekson se beson që kjo të jetë më shumë një politizim i brendshëm, sepse, siç shprehet, do të ishte dëm që Kosova ta humbasë këtë mundësi për liberalizim.

Radio Evropa e Lirë: Zonja Fajon, të enjten u mbajt diskutimi i parë i Komitetit për liritë civile, drejtësinë dhe punët e brendshme të Parlamentit Evropian për liberalizim të vizave. Ju thatë se do të jeni të përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve të hapura. Si mendoni se do të zgjidhet një prej kushteve që i janë vendosur Kosovës, ai i ratifikimit të Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi?

Tanja Fajon: Fillimisht, unë jam shumë e kënaqur që më në fund në tavolinë e kemi një propozim të Komisionit Evropian, sepse mendoj se ka kaluar shumë kohë. Kosova tani pothuajse i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe e ka marrë dritën e gjelbër. Është e vështirë tani të thuhet sa kohë do të zgjasë ende.

Në debat kam theksuar se mund të diskutojmë me Komisionin se cilat janë kriteret, nëse e marrin parasysh procesin me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Por, sido që të jetë, tani duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundshme, do të punoj në një agjendë ambicioze, dhe pala kosovare të bëjë atë që kërkohet nga ajo.

Pra, derisa Komisioni insiston që ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi është kusht, mendoj se është më mirë që të provojmë të bëjmë që ky kusht të përmbushet. Para pak ditësh kam qëndruar në Prishtinë dhe Qeveria më ka siguruar se kjo mund të bëhet.

Unë pres që të ecim në këtë drejtim, dhe nga ana tjetër, natyrisht, do të bisedojmë me Komisionin se si mund ta mbyllim këtë dosje sa më shpejt. Gjithashtu, edhe prej qeverive evropiane natyrisht, ku pres probleme, pres që në fund të pranojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Opozita është këmbëngulëse që të mos e pranojë demarkacionin madje edhe me çmimin që Kosova të humbë liberalizimin. Votat në Kuvend ende janë në pikëpyetje. Sa mundet demarkacioni ta pengojë lëvizjen e lirë për Kosovën?

Tanja Fajon: Sinqerisht mua më shqetëson kjo gjendje në Kosovë dhe unë shpresoj se kjo është krejtësisht për shkak të një politizimi të brendshëm, sepse do të ishte dëm që tani Kosova të humbasë këtë mundësi për liberalizim të vizave. Në këtë moment, unë nuk mund të them se mund ta ndryshojmë këtë kusht, sepse nuk më takon mua, kjo i përket Komisionit Evropian.

E di se është një situatë e ndjeshme, e di se është e vështirë të sigurohet një shumicë e garantuar, por nuk e di si do të ecim tutje. Do të ishte për keqardhje nëse humbet ky moment. Natyrisht, do të kërkojmë zgjidhje. Unë dua të jem optimiste.

Nga ana tjetër, duhet të kuptoni se atmosfera në Këshill ndërmjet të gjitha shteteve anëtare nuk është edhe aq pozitive kur bëhet fjalë për liberalizim të vizave. Jo vetëm për shkak të Kosovës, ose korrupsionit, ose kërcënimit nga terrorizmi, por më shumë për shkak se e gjithë BE-ja është në një ngërç, në një situatë krize për shkak të emigrantëve, për shkak të krizës dhe në këtë kontekst, është e nevojshme e gjithë ndihma e Qeverisë së Kosovës.

Unë, çdo ditë dhe sa më shpejt që mundem, do të punoj dhe bashkëpunoj, natyrisht.

Radio Evropa e Lirë: Ju keni kërkuar nga Komisioni Evropian që të sqarojë se pse dhe si i është vendosur Kosovës kushti për demarkacion të kufirit, kur vendet e tjera nuk e kanë pasur. Është i drejtë ky kusht?

Tanja Fajon: Nuk e di nëse ka ndonjë kuptim që të them nëse është i drejtë apo jo. Ky është kushti i Komisionit dhe e di se të tjera vende të Ballkanit Perëndimor nuk i kanë pasur kushtet e ngjashme. Por, nëse kërkohet kjo nga një vend, unë do të propozoja që të bëjmë çdo të mundur. E di se edhe Qeveria e Kosovës, gjithashtu, ka garantuar se ka një marrëveshje të mirë rreth kufirit dhe se është e mundshme që atë marrëveshje ta ratifikojë. Po ecim në këtë drejtim dhe ta shohim se si të ecim tutje, nëse procesi bllokohet.

Radio Evropa e Lirë: Kur flasim për procedurat e BE-së. Kur mund të presin qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza? A është e mundshme që Parlamenti të votojë këtë çështje para pushimeve verore?

Tanja Fajon: Këto ditë po e përgatis agjendën si të ecim tutje. Ekzistojnë procedura formale në Parlamentin Evropian. Së pari duhet të zhvillojmë debat për propozimin e Komitetit për liritë civile, drejtësinë dhe punë të brendshme të Parlamentit Evropian (LIBE) dhe pastaj të Komitetit për marrëdhënie me jashtë (AFET) ku do të votohet për propozimin.

Unë do të doja që të paktën në Komitetin LIBE të votohet përpara pushimeve vjetore. Kjo është një agjendë ambicioze për shkak të procedurave formale.

Megjithatë, nuk pres që do të bëjmë një hap drejt liberalizimit të vizave në pranverë të këtij viti.

Bushati: NATO i ka dyert e hapura për Kosovën

$
0
0

NATO vazhdon t’i ketë dyert e hapura për anëtarë të rinj. Në këtë kuadër Kosova, sikurse edhe vendet e tjera në rajon, janë të mirëpritura në gjirin e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Kështu theksoi ndër të tjera ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati në hapje të sesionit tre-ditor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që për herë të parë mbahet në Tiranë.

Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të rishikojë mënyrën se si Aleanca e Atlantikut të Veriut i përgjigjet nivelit të sfidave me të cilat përballën aleatët, siç janë terrorizmi, çështja e Rusisë, konflikti në Irak dhe Siri, migrimi masiv si dhe përhapja e raketave dhe armëve të shkatërrimit në masë.

Në hapje të Asamblesë u ritheksua se NATO do t’i ketë dyert e hapura për anëtarë të rinj. Në këtë kuadër kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati vuri re rrugën e qartë dhe të mirëpërcaktuar drejt proceseve integruese si në Bashkimin Europian dhe në NATO edhe për Kosovën.

Lidhur me zgjerimin e NATO-s dhe mundësitë e anëtarësimit të Kosovës, të Maqedonisë, Bosnjë e Hercegovinës, madje edhe Serbisë, u shprehën në një konferencë për shtyp presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Machael Turner dhe kreu i delegacionit të Shqipërisë në këtë Aleancë, Pandeli Majko, raporton televizioni publik.

Për sa i përket luftës kundër terrorizmit, Shqipëria mori vlerësime të larta për pjesëmarrjen dhe kontributin e saj në çdo mision paqeruajtës të NATO-s në zonat e krizës në botë.

Ditën e hënë, Asambleja do të mblidhet në seancë parlamentare dhe pritët të miratojë agjendën si dhe tekstin e Rezolutës që do t’i paraqiten Samitit të NATO-s në muajin korrik në Varshavë.

Në punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë, Kosova përfaqësohet nga nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti. Kosova në këtë Asamble ka statusin e vëzhguesit që nga viti 2014.

Aplikacioni i Google për mesazhe “Allo” është i “rrezikshëm”

$
0
0

Përdorimi i aplikacionit të Google për mesazhe që pritet të dal “Allo” është i “rrezikshëm” sipas Edward Snowden, transmeton koha.net.

Në një postim në Twitter, Snowden ka thënë “Vendimi i Google për të mos e parainstaluar enkriptimin end-to-end në Allo është i rrezikshëm dhe shmangeni atë tani për tani”.

Allo i quajtur “aplikacion i mençur i mesazheve”, ofron shumë më shumë tipare krahasuar me WhatsApp apo Facebook Messenger.

Ky aplikacion ofron tiparin “Rikthimi i mençur” , i cili skanon mesazhet dhe sugjeron fjalë për të kthyer mesazhet, ka të integruar kërkimet në Google dhe hartat të parainstaluar brenda aplikacionit, pa dal nga ai.

“Allo” ofron edhe dy konfigurime të privatësisë: normal dhe “Incognito” pa dukshëm.

Vetëm versioni “i dukshëm” (Incognito) përfshinë enkriptimin end-to-end, që do të thotë se mesazhet mund të lexohen vetëm nga njerëzit që shkruajnë, e jo nga Google.

Ndërsa konfigurimi normal nuk e përfshinë këtë, që do të thotë se nëse atyre u kërkohet, ata mund të lexojnë përmbajtjen e mesazheve në serverët e tyre

Mësuesja heroinë i dhuron veshkën nxënëses

$
0
0

Një mësuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kthyer në një heroinë të vërtetë pasi ka vendosur që t’i shpëtojë jetën nxënëses së saj duke i dhuruar një organ jetësor.

8-vjeçarja Natasha Fuller, nga Wisconsin, i është nënshtruar një operacioni për transplantin e veshkës, ditën e hënë, pasi mësuesja e saj e klasës së parë, Jodie Schmidt është ofruar vullnetare për të qenë donatorja.

Familja e Natashës kanë ndarë një mesazh shumë prekës dedikuar mësueses, që u kthye në shpëtimtaren e vajzës së tyre.

“Faleminderit Jodi-t për dhuratën e jashtëzakonshme, dhe për mbështetjen ndaj familjes sonë. E dimë që do të jesh më Natashën dhe gjatë kohës së rehabilitimin pas transplantit”.

Sipas mjekëve të spitalit të fëmijëve në Wisconsin gjithçka ka shkuar më së miri dhe se ata nuk do të kishin gjetur një donatore më të mirë. Mësuesja e fillores, pasi zbuloi se ishte grup gjaku O negativ, mori vendimin për të qenë ajo dhuruesja e veshkës për Natashën e vogël.

Për këtë arsye ajo thirri në shkollë gjyshen e vogëlushes dhe i tha asaj në formë surprize për vendimin që kishte marrë. Videoja e xhiruar në shkollë ka emocionuar miliona shikues anekënd botës.

Pesëqind vitet e “Shqipërisë së vogël” në Egjipt

$
0
0

Historiani dhe orientalisti shqiptar, akademiku Muhamet Mufaku, jo një herë u ka sjellë historiografisë shqiptare dhe lexuesve fakte të panjohura që do t’i bëjnë krenarë për të kaluarën e tyre, shkruan sot Koha Ditore.

I lindur në Damask, por me origjinë shqiptare nga Kosova, që prindërit e tij dhe ky vetë asnjëherë nuk e mohuan, as e harruan, akademiku Muhamet Mufaku me veprën më të re, “Nga historia e shqiptarëve të Egjiptit gjatë shekujve XV-XX”, të botuar kohë më parë nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, anëtar i së cilës është edhe ai, shtyn praninë e shqiptarëve në historinë e Egjiptit për rreth një shekull e gjysmë më herët.

Me fakte historike ai zbret në shekullin XV në Egjipt, ku gjen gjurmët e pranisë së shqiptarëve. Deri tash studiuesit përmendnin vitin 1516, si datë të dëshmuar të pranisë shqiptare në këtë vend gjeografikisht të largët për ta. Kjo prani në fakt lidhet me periudhën e Perandorisë Osmane, e cila zgjati deri më 1918, për dëbimin e së cilës nga ky vend janë meritorë pikërisht shqiptarët.

Duke rikujtuar antonimin Arnaut, me të cilin identifikoheshin shqiptarët jashtë trojeve të origjinës, Mufaku përmend një vendbanim 95 kilometra në verilindje të Kajros, i cili edhe aktualisht mban emrin sipas tyre – Kufer Hammude Arnaut. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Tsipras dënon sanksionet kundër Rusisë

$
0
0

Kryeministri grek ka thënë se sanksionet kundër Rusisë për aksionet në Ukrainë, nuk janë produktive.

Është çështje javësh kur Bashkimi Evropian pritet t’i ripërtrijë këto sanksionet kundër Rusisë.

Por kryeminstri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka folur në një konferncë të përbashkët në Athinë me presidentin rus, Vladimir Putin, transmeton Klan Kosova.

“Ne kemi thënë që sanksionet sikurse të Luftës së Ftohtë nuk janë zgjidhje, zgjidhja është dialogu”.

Putin ka thënë se nuk do të ketë diskutime për Krimenë, gadishullin ukrainas që u aneksua nga Kremlini në vitin 2014 që bëri BE-në dhe SHBA-në të vendosin sanksione për Rusinë.

“Sa i përket shqetësimit për Krimenë ne e konsiderojmë që kjo është çështje e mbyllur përgjithmonë. Rusian nuk do të kryejë asnjë bisedim për këtë temë”, ka thënë Putin.

Arsyet e çuditshme pse njerëzit përdorin pilula anti – depresion

$
0
0

Gjatë 20 viteve të fundit është rritur në mënyrë alarmante përdorimi i pilulave anti-depresion.

Shumë ekspertë besojnë se përdorimi i tyre është shumë më i lartë se sa shifrat e njerëzve që vuajnë nga depresioni ose që kanë probleme mendore.

Por sipas ekspertëve kanadez të cilët i kanë shikuar për nëntë vite recetat e personave që blejnë pilula anti-depresion, një numër shumë i madh i njerëzve janë duke marr medikamente për arsye komplet tjera se për çfarë janë të destinuara të përdoren ato.

Vetëm 55 përqind të recetave për pilulave anti-depresion janë të shkruara për të lehtësuar simptomat e depresionit, ndërsa përqindja tjetër është e shkruar për arsye të tjera që nuk kanë të bëjnë me depresionin.

Më poshtë mund t’i lexoni disa nga arsyet e çuditshme pse njerëzit përdorin pilulat anti-depresion.

Ankthi

Rreth 18.5 përqind e pilulave kundër depresionit shkruhen për të qetësuar ankthin.

Insomnia

10 përqind e recetave janë të adresuara kundër insomnisë. Njerëzit që kanë insomnië ose probleme me gjumin janë më të prirur që të kenë simptoma të ngjashme me personat që vuajnë nga depresioni.

Kjo është arsye pse ata shpeshherë ndajnë të njëjtën trajtim.

Dhimbja

Shumë përdorues të këtyre pilulave i konsumojnë ata për të lehtësuar dhimbjet të ndryshme që kanë

Sulme paniku

Disa persona përdorin këto pilula për të ndihmuar në çrregullimet që kanë siç janë sulmet e panikut, socialfobia që shpeshherë shoqërohen me shpeshtim të rrahjeve të zemrës, dhimbje në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje.

Migrena

Njerëzit që vuajnë nga migrena shpeshherë janë përdorues të mëdhenj të këtyre pilulave.


Formacioni i kombinuar i finales së San Siro

$
0
0

Real Madrid dhe Atletico Madrid do të përballen në finalen e Ligës së Kampionëve në San Siro.

Dy skuadrat nga kryeqyteti spanjoll janë përballur në këtë nivel edhe para dy vitesh, kur pas kohës shtesë, Los Blancos patën triumfuar 4:1.

Përballja e këtij edicioni do të jetë një përsëritje e shout që ofrojnë në fushë skuadrat spanjolle, me nivelin e futbollistëve që ka secila.

Por cili do të ishte formacioni i kombinuar i këtyre dy gjigantëve – është pyetja të cilës përgjigja i ka dhënë UEFA.

reali

Kosova nga CEFTA përfitoi treg vetëm në Shqipëri

$
0
0

Para nëntë vjetësh, Kosova zyrtarisht është bërë anëtare e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet e Evropës Qendrore, e njohur më shkurtesën CEFTA.

Ky mekanizëm është një projekt ndërkombëtar i krijuar nga Bashkimi Evropian, me qëllim të thellimit të integrimit ekonomik me vendet e rajonit.

Hyrja në këtë mekanizëm atëbotë ishte mirëpritur nga institucionet e atëhershme të Kosovës, kurse euforia për përfitime ekonomike nuk mungonte as te komuniteti i biznesit, por as te zyrtarët qeveritarë.

Pas gati një dekadë, vetë udhëheqës të institucioneve shtetërore dhe afariste në Kosovë, thonë se rezultatet e marrëveshjes kanë qenë vetëm në aspektin politik dhe jo në atë ekonomik.

Ata vlerësojnë se në kohën e anëtarësimit të Kosovës në këtë mekanizëm, industria e prodhimit është ballafaquar me barriera të ndryshme, gjë që ka mundësuar hyrjen e produkteve të rajonit me çmim më të lirë në tregun e Kosovës.

Madje, sipas një hulumtimi të publikuar nga një asociacion ekonomik që vepron në Kosovë, thuhet se bilanci negativ i Kosovës nga kjo marrëveshje, ka arritur në mbi 6 miliardë euro.

Se bizneset në Kosovë nuk kanë përfituar nga kjo marrëveshje e thotë edhe Sytrime Dervisholli, drejtoreshë në Departamentin për Tregti, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

“Nga viti në vit, është vërejtur se institucionet e Kosovës kanë përfituar nga kjo marrëveshje, në kuptimin e themelimit të strukturave raportuese, që në një mënyrë ka ndihmuar edhe si model në krijimin e strukturave raportuese edhe Marrëveshja për Stabilizim-Asociim. Kurse, sa i përket aspekteve ekonomike dhe tregtare, siç dihet edhe nga ankesat dhe shqetësimet që ka pasur komuniteti i biznesit, nuk ka pasur rezultate në mënyrë të kënaqshme nga kjo marrëveshje”, thotë Dervisholli.

Një hulumtim që ditë më parë ka prezantuar Aleanca Kosovare e Biznesit, tregon bilancin negativ tregtar në periudhën 2005-2015.

Agim Shahini, kryetar i këtij asociacioni ekonomik, tregon se bilanci negativ i Kosovës gjatë kësaj periudhe, ka qenë 6 miliardë e 400 milionë euro. Sipas këtij hulumtimi, importi i produkteve të vendeve anëtare të CEFTA-s në Kosovë, ka qenë mbi 7 miliardë euro, kurse Kosova ka arritur të eksportojë më pak se një miliard euro.

“Vetë deficiti tregtar tregon se kush ka përfituar, do të thotë nga të gjitha këto vende, përfitime më të mëdha kanë pasur vendet që kanë pasur një ekonomi të zhvilluar, që kanë pasur dhe vazhdojnë të jenë me produktet e tyre në Kosovë. Kurse, Kosova nga e gjithë kjo ka përfituar treg në Shqipëri”, thekson Shahini.

Në anën tjetër, pronarë të kompanive në Kosovë, pohojnë se prodhimet e Kosovës kanë qenë të rrezikuara nga kjo marrëveshje, pasi kanë qenë të papërkrahura nga shteti.

Por, kompanitë prodhuese që kanë qenë më të përgatitura kanë arritur përfitime nga kjo marrëveshje.

Shaqir Palushi, pronar i kompanisë “Frutex” që merret me prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike në Kosovë, për Radion Evropa e Lirë, tregon se ka pasur lehtësira për kompaninë e tij, nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje.

“Këtu ka qenë gabim i institucioneve që nuk kanë bërë shumë për prodhuesit. Lënda e parë që vjen nga Bashkimi Evropian, por edhe më gjerë, është dashur të lirohet nga taksa doganore. Natyrisht se kemi qenë të rrezikuar, por meqenëse kompania jonë ka qenë kompani që ka eksportuar dhe 60 për qind të eksportit e ka në vendet e CEFTA-s, natyrisht se për ne ka qenë e arsyeshme dhe ka krijuar mundësi për depërtimin në këto tregje”, thotë Palushi.

Edhe ekspertë për çështje ekonomike, pohojnë se CEFTA, si dokument ka qëllim të mirë, por në praktikë bizneseve në Kosovë nuk u ka sjell dobi, po një konkurrencë të padrejtë, e cila i ka dëmtuar.

Ibrahim Rexhepi, drejtor i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS” për Radion Evropa e Lirë, thotë se qëllimi i kësaj marrëveshjeje ka qenë promovimi i tregtisë së lirë, mirëpo mënyra e negocimit, thotë ai, nuk ka përfillur situatën specifike, në të cilën kanë qenë bizneset prodhuese.

“Në atë periudhë, bizneset kanë qenë në krizë, jo në rritje, jo në zhvillim, dhe realisht ato nuk kanë qenë konkurrente me produktet që kanë ardhur nga vendet e CEFTA-s, të cilat kanë një traditë, një përkrahje institucionale dhe kanë një fuqi shumë më të madhe konkurruese se sa produktet vendore. Kështu që, kjo nuk ka sjellë dobi për bizneset vendore, por vetëm një konkurrencë që i ka dëmtuar”, vlerëson Rexhepi për Radion Evropa e Lirë

Në këtë mekanizëm, Republika e Kosovës është anëtarësuar në vitin 2007. Për shkak se në atë periudhë Kosova nuk e kishte të zgjedhur statusin, marrëveshja ishte nënshkruar nga shefi i atëhershëm i UNMK-ut, Joachim Ruecker.

Kurse, në vitin 2008, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, autoritetet shtetërore, ndërruan vulat doganore nga ato të UNMIK-ut, në vula doganore të Kosovës.

Ndërrimi i vulave shërbeu si shkak për Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën, shtete këto që nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, t’i bllokojnë produktet kosovare.

Kurse, Qeveria e Kosovës pati vendosur masa të plota reciproke për produktet e Serbisë, ndërsa taksë doganore prej 10 për qind për të gjitha mallrat që vijnë nga Bosnja fqinje.

Serbia edhe viteve tjera u ka shkaktuar disa probleme prodhuesve nga Kosova, e bllokadë prodhimeve “Made in Kosova” u kanë paraqitur jo rrallë herë edhe Maqedonia dhe Shqipëria.

U përkujtuan Met Podjeva dhe Xhafer Meta (Foto/Video)

$
0
0

Në shenjë të përkujtimit me rastin e 40-të vjetorit të vdekjes së Met Podjeves dhe 35-vjetorit të Xhafer Metës, Shoqata Humanitare “Blakçori” ka organizuar një tubim përkujtimor në Palestrën Sportive “Hakif Zejnullahu” në Podujevë, njofton Llapi.info.

I pranishëm në këtë tubim ishte edhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Sejdiu tha se ky tubim nuk është vetëm për njerëzit e gjakut të tij, por për njerëzit e gjakut tuaj.

“Për sakrificën e njerëzve, për mesazhet që lanë, për qëndresën që këta kanë pas, ky tubim i juaji që keni bërë sot nuk është vetëm për njerëzit e gjakut tim, por është për njerëzit e gjakut tuaj”, ka thënë Sejdiu, përcjell Llapi.info

Kurse, Kryetari i Shoqatës Humanitare “Blakçori”, Daut Blakaj nga Istogu tha për Llapi.info se ky tubim është organizuar në kuadër të aktiviteteve të kësaj shoqate.

“Ky tubim është bërë në kuadër të aktiviteteve të Shoqatës Humanitare “Blakçori”. Takimi është bërë në shenjtë të kujtimit të figurave të shquara llapjane Met Podujeves dhe Xhafer Metës. Tubimi ka qenë një nder që i është bërë familjes dhe tërë fisit në përgjithësi”, ka thënë Blakaj për Llapi.info.

Shoqata Humanitare “Blakçori” është themeluar më 26 Maj 2015. Deri tani ka organizuar një sërë aktivitetesh. Vitin e kaluar ata kanë ndihuar 5 familje nga Podujeva dhe 5 nga Istogu me ndihma për nder të fesës së Bajramit. Këtë vit ata kanë marrë një inciativë për ndërtimin e një shtëpie në Podujevë dhe një në Istog për familjet në nevojë./Llapi.info

2
3
4

 

Publikohet lista e lojtarëve për miqësoren Kosovë – Ishujt Faroe

$
0
0

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, në një konferencë për media ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për miqësoren me Ishujt Faroe.

Kjo është lista:

Portier: Sami Ujkani, Flamur Neziri

Mbrojtës: Loret Sadiku, Avni Pepa, Bajram Jashanica, Lum Rexhepi, Fanol Perdedaj, Lead Paqarada.

Mesfushorë-sulmues: Enis Alushi, Hekuran Kryeziu, Mergim Brahimi, Besar Halimi, Valmir Sylejmani, Bernard Berisha, Elbasan Rashani, Bersont Celina, Flamur Kastrati dhe Arbert Bunjaku.

Miqësorja mes Kosovës dhe Ishujve Faroe luhet më 3 qershor në Frankfurt. Kjo është miqësorja e parë e Kosovës pas pranimit në UEFA dhe FIFA.
lista e lojtareve

Thaçi: Koha për një hap të ri, atë të ndërtimit të besimit mes popujve të Ballkanit

$
0
0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në samitin dyditor të liderëve të rajonit në Sarajevë, në kuadër të Procesit të Bërdo-Brijunit. Në këtë samit po marrin pjesë presidentët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në seancën plenare, presidenti Thaçi u shpreh se samiti po mbahet në një moment të rëndësishëm për rajonin, meqë komunikimi mes shteteve dhe popujve është realitet dhe tani duhet të bëhen hapat tjerë të domosdoshëm.

“Është koha për një hap të ri, atë të ndërtimit të besimit mes popujve dhe vendeve të rajonit tonë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Duke folur për rëndësinë e takimeve si ky i samitit, Thaçi theksoi se “forumet si samiti në kuadër të Procesit Bërdo-Brijunit janë platforma ku ne zotohemi se do të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, se do të mbështesim sinqerisht njëri-tjetrin, por edhe tërë rajonin në ndërtimin e së ardhmes më të mirë për të gjithë”.

Presidenti tha se rajoni tanimë ka udhërrëfyesin për të ardhmen më të mirë për rajonin.

“Pajtim, mirëbesim, miqësi, bashkëpunim, integrim”, këto janë e ardhmja e rajonit, ka thënë presidenti Thaçi.

Këtë vit, mysafir i nderit ishte Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.

Kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, si nikoqir i samitit, duke hapur mbledhjen plenare, tha se është përgjegjësi e liderëve politikë që jo vetëm të takohen, por edhe të përmirësojnë marrëdhëniet mes vendeve.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, si një nga bashkë-organizatorët e samitit, u shpreh se Evropa është e preokupuar me problemet e saj të brendshme, prandaj shtetet e Ballkanit Perëndimor vetë duhet të kërkojnë mënyra për të përmirësuar bashkëpunimin dhe integrimin e rajonit.

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, si bashkë-organizatore tjetër e samitit, filloi duke i dëshiruar mirëseardhje presidentit Thaçi dhe presidentit Mattarella.

“I dëshiroj mirëseardhje presidentit Thaçi, i cili është këtu për herë të parë”, tha Grabar-Kitaroviq.

Në fjalimin e saj, ajo theksoi se është e vërtetë që Evropa është duke u përballur me kriza, duke filluar nga pikëpyetjet për atë se çfarë janë vlerat evropiane e deri tek Brexit, por, sipas saj, kjo e bënë edhe më të nevojshme bashkëpunimin.

Në samit u diskutua edhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal përkundër sfidave që i ka rajoni, si refugjatët, radikalizmi e ekstremizmi, si dhe “lodhja” e BE-së me zgjerimin.

Samiti përfundoi me Deklaratën e Përbashkët, me të cilën krerët e shteteve të rajonit u zotuan për dialog, mirëkuptim, pajtim dhe besim. Gjithashtu, në këtë deklaratë theksohet edhe përkushtimi për të bashkëpunuar në ballafaqimin me sfidat që e kërcënojnë rajonin dhe për të evituar armiqësitë e shekullit të kaluar, për barazi dhe zhvillim dhe për të përkrahur njëri-tjetrin në proceset integruese.

Pjesëmarrës në samit ishin edhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, presidenti serb, Tomisllav Nikolliq, Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, sikurse edhe presidenca boshnjake.

Samiti i Bërdo-Brijunit është një nismë e presidentëve të Sllovenisë dhe të Kroacisë, si dy shtete anëtare të BE-së, i cili synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe nxitjes së dialogut politik të rajonit të Ballkanit dhe BE-së.

Bota e panjohur e artistes shqiptare

$
0
0

Një natë, e qerasa të dashurën në një restorant italian që ndodhet përgjatë “Atlantic Avenue” të Brooklyn.

Shërbimi ishte i tmerrshëm dhe pica mediokre, por dola prej aty me një dashuri të çuditshme për atë vend. Dhe kur u largova e kuptova që e doja atë vend për shkak se kishte aromën e helmit të insekteve, gjë që më kujtoi shtëpinë e hallës së babait tim, Afrodites, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ajo ishte artistja e parë që kam njohur dhe ajo ka pasur ndikim të thellë në idenë time për artin. Familja ime e quante shkurtimisht Afro. Ajo dhe motra e saj Licia (gjyshja ime) ishin rritur në një jetimore në Greqi, të braktisura prej babait të tyre menjëherë pasi u lindën, dhe më vonë edhe nga e ëma e cila s’kishte mundur t’i rriste ato dhe nuk dëshironte që ato të jetonin në Shqipërinë e varfëruar.

Afro vdiq në mars. Një javë pas vdekjes së saj, familja ime shkoi tek shtëpia e saj për të mbledhur gjërat që i takonin, përfshirë qindra bojëra uji dhe skica që asnjëri prej nesh nuk i kishte parë më herët.

Art për artisten

Përgjatë një fundjave, secili prej nesh u bëmë historianë arti, të specializuar në veprimtarinë e Afros. Ne mësuam sesi të deshifrojmë veprat e saj të vjetra, të cilat ka mundësi t’i ketë realizuar sa ishte ende studente, dhe ato që i kishte realizuar në vitet e fundit të jetës… (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Golden State barazon serinë me Oklahoman

$
0
0

Golden State Warriors kanë mposhtur si mysafir Oklahoma City Thunder me rezultat 108-101 për të rikthyer shpresën që të sigurojë finalen e NBA-së.

Klay Thompson shkëlqeu në këtë takim duke thyer rekord për 11 treshe të shënuara në një ndeshje play-offi ndërsa shënoi më së shumti pikë në karrierën e tij, gjithsej 41.

Fituesit e ndeshjes vendimtare që zhvillohet të hënën do të përballen me “Kalorësit” e Clevelendit të prirë nga LeBron James.


Ushqimet që përshpejtojnë metabolizmin tuaj

$
0
0

Derisa nuk ka një rrugë të shkurtër për të humbur peshë, janë disa ushqime që mund të konsumoni për të përshpejtuar punën e metabolizmit.

Të ushtruarit në mënyrë të rregullt dhe të flini sa duhet janë dy nga gjërat që mund të bëni derisa ekziston edhe një listë e ushqimeve që përshpejtojnë metabolizmin tuaj, andaj konsumimi i tyre në dietën tuaj ju ndihmon që të humbni peshë, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë ju sjellim listën e këtyre ushqimeve:

Specat djegës

Drithërat

Brokoli

Supat

Çaji i gjelbër

Mollat dhe dardhat

Erëzat

Fruta ekzotike

Ushqimet me shumë kalcium

Ushqimet të pasura me Omega 3

Uji i filtruar

Çfarë i ndodh trupit kur keni mungesë të vitaminës B12?

$
0
0

Jeni duke vuajtur nga lodhja, humori i keq, turbullira e mendjes dhe mungesa e motivimit? Një nga arsyet më të zakonshme për këto simptoma është mungesa e vitaminës B12.

Kjo vitaminë është një lëndë ushqyese thelbësore për njerëzit, që do të thotë se trupi ynë nuk mund t’a prodhojë atë, prandaj jemi të detyruar ta marrim nga ushqimi.

Simptomat më të zakonshme të mungesës së vitaminës B12 janë lodhja, depresioni, anemia (qelizave të kuqe të gjakut, qelizave të bardha të gjakut dhe trombociteve) dhe neuropati. Këto simptoma shikon mjeku nëse keni mungesë qelizore B12.

Vitamina B12 gjendet më shumë tek mishi, prandaj duhet konsumuar. Burime vegjetariane të B12 janë shumë të rralla dhe në dispozicion në mbarë botën.

Mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktojë një nga këto gjëra:

Anemi të dëmshme

Kjo është një gjendje autoimune në të cilën sistemi ynë imunitar sulmon qelizat në stomak, që prodhojnë acidin në stomak dhe një proteine të rëndësishme të quajtur Intrinsic Factor (IF). Në qoftë se këto qeliza (të quajtura qeliza parietale) sulmohen nga qelizat e imunitetit, ato nuk mund të prodhojnë menjëherë acid hidroklorik, kështu që trupi ynë nuk mund të ndajë molekulën e vitaminës B12 nga molekulat e tjera ushqimore.

IF transporton vitaminën B12 qelizat e zorrëve deri në gjak, por nëse këto qeliza nuk mund të prodhojë mjaftueshme IF, atëherë ne nuk jemi në gjendje të absorbojmë B12.

Ilaç për urthin

Një nga simptomat më të zakonshme të problemeve me tretjen dhe ndjeshmërinë ndaj glutenit, është urthi. Por ilaçet për urthin mund të shkaktojnë reduktim të aktivitetit të qelizave parietale, duke ulur kështu aciditetin në stomak. Më e mira është të përcaktoni shkakun e urthit sesa të maskoni këtë simptomë me një mjekim.

Trajtimi i kimioterapisë

Një nga efektet anësore më të shpeshta të kimioterapisë është mungesa e vitaminave, veçanërisht e B12 dhe acidit folik. Medikamentet kimioterapeutike shkaktojnë acarim të qelizave të zorrëve dhe stomakut. Personat që janë duke iu nënshtruar trajtimit me kimioterapi, sugjerohet të marrin doza më të larta të vitaminës B12 dhe acid folik.

Më poshtë ju sjellim disa hapa që duhet të ndiqni nëse keni mungesë të vitaminës B12.

Hani më shumë mish

Burimet më të mira janë: peshk i egër, pulë e rritur ne fushë, qengji dhe mishi i deles. Opsione të tjera të mira përfshijnë mëlçinë e pulës, mëlçinë e viçit, viç i ushqyer me bar.

Reduktoni ushqimet inflamatore

Ndaloni së ngrëni ushqime të tilla si: ushqime të përpunuara, paketuara dhe të gatshme, margarinë, ushqime të skuqura, mish me cilësi të ulët, sheqerna, ushqime me aditivë, ëmbëlsira sintetike, kripë të jodizuar, bulmet, grurë dhe drithëra të tjera./dritare.net

Xhaka krenar për transferimin e “ëndrrave“

$
0
0

Ylli i përfaqësueses së Zvicrës Granit Xhaka është i lumtur që ka kompletuar transferimin e “ëndrrave” nga Borussia Monchengladbach në Arsenal.

23 vjeçari ka siguruar një transferim javën që shkoi për 33 milionë funte pas katër stionrëve impresiv që ka kaluar tek Borussia.

Mesfushori, që u krahasua me Andrea Pirlon nga ish mbrojtësi i Arsenalit, Johan Djourou është i lehtësuar pasi ka arritur lëvizjen në vigjilje të kampionatit europian dhe mezi pret paraqitjen e parë nën urdhrat e Arsene Wenger.

Haliti diskuton çështjen e pensioneve me delegacionin zviceran në AP të NATO-s në Tiranë

$
0
0

Në Tiranë është duke i vazhduar punimet Sesioni Pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili mbahet nga data 27-30 maj 2016.

Kuvendi i Kosovës, në këtë organizatë ka statusin e vëzhguesit dhe në këtë cilësi merr pjesë në punimet e Sesionit dhe të Komisioneve.

Delegacioni nga Kuvendi i Kosovës i përfaqësuar nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ishte në punimet e Komisionit për Politikë dhe Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri. Po ashtu, Haliti zhvilloi edhe takime bilaterale me përfaqësuesit e delegacionit zviceran dhe atij grek në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Në takimin me udhëheqësen e delegacionit zviceran në AP të NATO-s, Corna Eichenberger, u diskutua lidhur me çështjet që përfshijnë fushën ekonomike, trajtimin e migrantëve, si dhe çështjen e pensioneve.

Ndërsa në takim me udhëheqësin e delegacionit grek, Christos Karagiannidis, u diskutuan mundësitë për të ngritur intensitetin e takimeve në mes të parlamentarëve të të dyja shteteve, duke shërbyer kështu në ngritjen e bashkëpunimit ndërparlamentar.

Në të dyja takimet, delegacionet u njoftuan për Seminarin që do të organizohet nga AP e NATO-s, në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, nga data 21-25 tetor 2016 në Prishtinë.

Alarm për bombë në Nottingham, evakuohet qendra tregtare (FOTO)

$
0
0

Qendra tregtare Victoria në Nottingham, Angli, është evakuuar sot në mesditë pas alarmit për një bombë të vendosur brenda saj.

Policia britanike ka shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar pas zërave për një valixhe të dyshimtë të lënë qëllimisht brenda.
alarm per bombe

Viewing all 36065 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>