Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all 36211 articles
Browse latest View live

Mavraj refuzon të vesh fanellën e kombëtares me mbishkrimin e birrës “Peja”

$
0
0

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj ka refuzuar të veshë në stërvitjet e Kombëtares në Austri fanelën si të gjithë lojtarët tjerë.

Ky refuzim i Mavrajt erdhi për shkak të hapësirës reklamuese që ka në fanelë Birra “Peja”.

“Hallallin se bejme haram Haramit si bejme reklam”- ka shkruar Mavraj në rrjetin social Facebook.
13241504_10206186628535788_1181336649_o.png
mavr-768x510


Stavileci: “Kosova e Re” nis të ndërtohet në pranverë 2017

$
0
0

Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZhE) është duke punuar në përmbylljen e marrëveshjes komerciale me investitorin amerikan “Contour Global” për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”. Pas kësaj, do të përgatitet pakoja tenderuese për ndërtim, ku pritet të konkurrojnë kompani të fuqishme. Kurse ndërtimi i termoelektranës me kapacitet 500 MgW planifikohet të fillojë në pranverë të vitit 2017.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, gjatë një vizite që i bëri sot kompanisë amerikane “Contour Global”, e cila po merr pjesë në panairin “Expkos 2016″ që është hapur në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, transmeton ekonomiaonline.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes me investitorin amerikan, në dhjetor të vitit të kaluar, ne tani po punojmë në faza të tjera të projektit. Aktualisht jemi duke e përmbyllur pjesën e marrëveshjeve komerciale dhe pasi t’i përmbyllim ato do të përgatisim pakon tenderuese për ndërtimin e termoelektranës. Dhe këtu do të jetë një garë e hapur ndërmjet liderëve botërorë në fushën e prodhimit të energjisë elektrike, të stabilimenteve dhe pajisjeve të cilat janë të rëndësishme për ndërtimin e një termolektrane”.

“Pas kësaj do të pasojë faza e përmbylljes financiare dhe ne do të jemi të gatshëm t’i nisim punimet diku në pranverë të vitit të ardhshëm”.

Stavileci ka thënë se ky projekt i sjell benefite shumëdimensionale vendit tonë.

“Përveç dimensionit sektorial dhe në furnizimin e qëndrueshëm dhe cilësor të energjisë elektrike, kemi edhe dimensioni social, meqenëse bëhet fjalë për mijëra vende pune që do të krijohen pasi do të krijohen mijëra vende pune; si dhe dimensioni mjedisor, pasi do të përdoret një teknologji e avancuar e cila e mbron mjedisin dhe e ul ndotjen, që ka shumë dallim nga projektet e kaluara në fushën e ndërtimit të kapaciteteve të reja të bazuar në thëngjill”.

“Teknologjia që do të përdoret këtu do të jetë shumë më e avancuar, më e mirë dhe efiçiente sesa teknologjia që është përdorur në të kaluarën. Madje do të thosha se është edhe më e pastër se disa burime të tjera të cilat konsiderohen si miqësore me mjedisin, por me këtë lloj teknologjie që do të përdoret pothuajse janë të pakrahasueshme”.

Dialogu në Bruksel “jo transparent dhe i pabarabartë”

$
0
0

Pavarësisht vlerësimeve në nisje të procesit të dialogut si “historik” dhe fillim i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, shumëçka ka ngecur kohët e fundit.

Marrëveshja bazë e Prillit të vitit 2013 u arrit pak kohë pas fillimit të dialogut dhe ajo mundësoi hapjen e një numri temash të rëndësishme. Por, dialogu u fut në krizë; marrëveshjet nuk u zbatuan në tërësi, kurse vetë bisedimet u bënë jotransparente.

Për një pjesë të opinionit në Kosovë, dialogu ia hapi rrugën Serbisë drejt BE-së, por Kosovës ia pamundësoi këtë perspektivë, meqë Beogradi e pa dialogun jo si të barabartë mes dy shteteve.

Bashkimi Evropian iu kërkoi të dyja palëve që të përqendrohen në përmbushjen e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura. Vlerësimet për dialogun mbeten të ndryshme.

Ministrja për dialogun, Edita Tahiri, i tha Radio Evropa e Lirë se me dialogun janë arritur rezultate konkrete në disa prej temave, përfshirë policinë dhe doganat, shuarjen e strukturave paralele dhe ilegalen në veri të vendit, pjesëmarrjen e komunave në veri në zgjedhjet komunale të Kosovës,

“Kemi shuarjen e strukturave paralele të drejtësisë dhe në fund të qershorit do të bëhet edhe integrimi i gjykatësve dhe prokurorëve. Pra, ka përparime të mëdha”, ka thënë Tahiri.

Por, ajo ka thënë se ka edhe ngecje të cilat me vështirësi po kalohen.

“Ngecjet kryesore janë në kodin telefonik, ku Serbia e ka shkelur marrëveshjen…fillimi i punës se KOST-it si sistem i pavarur i transmisionit në shtetin tonë. Pastaj, hapja e urës së Ibrit, dhe për këto çështje ia kemi bërë me dije Bashkimit Evropian dhe kemi thënë se pa përfundimin e këtyre çështjeve ne e kemi lënë në pritje çështjen e Asociacioni”, tha Tahiri.

Por, për opozitën në Kosovë, e cila ka kundërshtuar dialogun dhe në veçanti Marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke përdorur edhe gazin lotsjellës në Kuvend, dialogut politik Prishtinë- Beograd i ka humbur kuptimi.

Frashër Krasniqi, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është projektuar dhe nisur për t’i përmbushur kërkesat e Serbisë në raport me Kosovën dhe prandaj edhe ka përfituar vetëm shteti serb. Sipas tij, Serbia është përafruar me BE-në, kurse Kosovës i është cenuar integriteti i brendshëm.

“Është diskutuar vetëm për çështje të brendshme të Kosovës. Prandaj, s’ka pasur si të mos e ketë rezultatin që e ka. Ne besojmë që nuk ka kuptim asnjë dialog para se Serbia t’i plotësojë disa kushte në raport me Kosovën, si p.sh. njohja e shtetit tonë, shuarja e strukturave paralele, kërkim falja dhe dëmshpërblimet për masakrat dhe shkatërrimet në Kosovë, respektimi i të drejtave të qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, deklaroi Krasniqi.

Për analistin Krenar Gashi, dialogu në Bruksel që nga fillimi nuk ka qenë transparent dhe opinioni publik edhe në Prishtinë edhe në Beograd dinë shumë pak për strukturën, formën dhe mënyrën e dialogut.

“Është edhe një fatkeqësi e madhe e dialogut për arsye se si proces, si politikë e BE-së, nuk është konstruktuar që ta ketë një fillim, një vazhdim dhe një fund. Këtu nuk dihet se çfarë kahje do të marrë ky proces. Gjithçka varet nga kontributi i palëve dhe mënyra se si ato i vazhdojnë marrëveshjet”, tha Gashi.

Për ish-deputetin Petar Miletiq, nga radhët e komunitetit serb, fillimi i dialogut në Bruksel ishte historik. Por, me ndryshimin e temave dhe me vazhdimin e tij, dialogu, siç tha ai, u stërkeq, u bë jotransparent dhe filluan interpretime të ndryshme nga palët.

“Pjesa më e rëndësishme e marrëveshjes së Brukselit, ajo e krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe nuk është bërë. Gjyqësia në veri nuk është funksionalizuar dhe kjo është pjesë e marrëveshjes së parë, e të mos flas për temat më pak të dukshme, siç janë : telekomunikacioni, energjetika, diplomat, liria e lëvizjes…për këtë as një fjalë nuk është bërë”, ka deklaruar Miletiq.

Dialogu në Bruksel rifillon së shpejti, pas një periudhë të pushimit, për shkak të zgjedhjeve në Serbi dhe kundërshtimeve në Kosovë. Temat sërish i janë kthyer atyre të fillimit: Kadastrit dhe Telekomunikacionit. Mbetet të shihet nëse ato do të kryhen me presion ndërkombëtar.

Dëshmori Nuhi Krasniqi, u rivarros me nderime ushtarake

$
0
0

Me nderime të larta ushtarake nga Forca e Sigurisë së Kosovës, u bë rivarrimi i dëshmorit Nuhi Krasniqi, i vrarë në gusht të vitit 1992, gjatë luftës në Kroaci.

Dëshmori Nuhi Krasniqi është shpallur edhe hero në Kroaci, pasi kishte treguar trimëri dhe heroizëm, në mbrojtje të qyteteve kroate, gjatë luftës së fundit në këtë vend.

Paraprakisht, në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, është mbajtur një akademi përkujtimore, në nderim të dëshmorit Nuhi Krasniqi, e ku morën pjesë, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ministri i veteranëve të Kroacisë, Tomo Medved, i shoqëruar edhe nga ministri i kulturës Zllatko Hasanbegoviç, ambasadorja kroate në Kosovës, Marija Kapitanoviç, zv/ministri i FSK-së, Fadil Gashi, deputet të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta në Kroaci, nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, eprorë dhe ushtarak të FSK-së dhe të ushtrisë kroate, bashkëluftëtar të Nuhiut, familjarë e qytetarë të shumtë.

Këto personalitete e kanë vlerësuar lartë figurën e dëshmorit Nuhi Krasniqi.

Kina ia ofron 70 milionë euro për dy sezone Ibrahimoviqit

$
0
0

Rivali kryesor i Manchester Unitedit për shërbimet e Zlatan Ibrahimoviqit është një ekip i Super Ligës së Kinës, sipas “Sky Sports”.

Sipas këtij raportimi, gjiganti anglez është ekipi i vetëm që po konsiderohet nga Ibra sa i përket Premier Ligës.

Megjithatë, Ibra mund të fitojë shumë më shumë nëse pranon të kalojë në Kinë. “Sky Sports” raporton se Ibra mund të fitojë rreth 70 milionë euro në dy sezonet e ardhshme nëse kalon në Azi.

Pak orë më parë, vetë lojtari kishte deklaruar se ai tashmë ka vendosur për të ardhmen e tij.

Obama: Liderët botërorë me të drejtë “të tronditur” nga Trumpi

$
0
0

Presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se liderët ndërkombëtarë kanë arsye të mirë që “të tronditen” nga kandidati republikan për presidenti amerikan, Donald Trump.

“Ata nuk janë të sigurt se sa seriozisht duhet t’i marrin disa deklarata të tij, por ata me të drejtë janë të tronditur nga ai dhe me arsye të mira”, tha sot Barack Obama në Japoni, ku po merr pjesë në samitin e grupit G7.

“Shumë propozime që ai i ka bërë tregojnë injorancë të çështjeve botërore ose qasje irituese”, tha Obama.

Aktualisht, Trump është kandidati kryesor për nominim të Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në muajin nëntor.

Policia e Kosovës reagon pas hulumtimit të QKSS-së

$
0
0

Policia e Kosovës ka reaguar pas një hulumtimi të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, që është prezantuar sot.

Policia, nëpërmes një komunikate thotë se reagon ndaj disa pikave të këtij hulumtimi që kryesisht i referohen transparencës, sistemit të gradimit, pavarësisë në vendimmarrje, mospublikimit të rasteve të hetimeve të brendshme për shkelje disiplinore të personelit policor dhe shqetësimit të tejkalimeve të autorizimeve policore gjatë protestës së 28 nëntorit 2015, transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës thotë se në respektim të plotë të legjislacionit në fuqi, udhëzimeve administrative dhe procedurave të parapara ligjore, në të gjitha rastet ka ndërmarrë veprimet policore konform autorizimeve ligjore që ka.

“Vlen të potencohet se Policia e Kosovës në të gjitha rastet e realizimit të hulumtimeve të realizuara nga QKSS-ja, por edhe nga organizata tjera ka qenë shumë bashkëpunuese dhe transparente, duke përfshirë edhe realizimin e hulumtimit në fjalë nga QKSS-ja, ku paraprakisht me të njëjtit janë realizuar takime si dhe janë dhënë përgjigje zyrtare në dhjetëra pyetje e nënpyetje të adresuara në PK”, shkruan Policia e Kosovës.

Po ashtu, sipas PK-së, edhe në konferencën e organizuar sot 26.05.2016 nga QKSS-ja, Policia e Kosovës ka qenë prezente me zëvendësdrejtorin Naim Rexha, i cili ka dhënë sqarimet argumentuese të bazuara në raportet zyrtare, ndaj disa të gjeturave në raportin hulumtues të QKSS-së.

Më poshtë mund të lexoni reagimet e Policisë së Kosovës:

Sa i përket vlerësimit të transparencës, që në raportin e QKSS-së vlerësohet si një shkallë e transparencës solide të PK-së, vlerësojmë se ky raport nuk qëndron, pasi që Policia e Kosovës çdo herë ka qenë e hapur dhe transparente duke ofruar përgjigje zyrtare në të gjitha kërkesat e pranuara nga mediat, organizatat qeveritare dhe joqeveritare si dhe nga personat fizikë dhe të njëjtat i bënë publike në ëeb-faqet zyrtare.

Policia e Kosovës, me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të transparencës dhe komunikimit, në strukturimin e saj ka tetë (8) zyra për informim në drejtoritë rajonale si dhe një (1) zyrë për informim në nivel qendror, me qëllim të mundësimit të qasjes më të lehtë nga të gjitha palët kërkuese dhe për këtë PK-ja është vlerësuar çdo herë si institucioni më i besueshëm dhe më transparent nga faktorë vendorë e ndërkombëtarë.

Po ashtu edhe rastet e hetimeve të brendshme për shkelje disiplinore të personelit policor dhe shqetësimit të tejkalimeve të autorizimeve policore, në të gjitha rastet bëhen publike, duke përfshirë largimet nga puna, përveç rasteve ku vlerësohet se publikimi mund të ndikojë në procesin e hetimeve ndaj zyrtarëve policorë.

Sa i përket procedurës së gradimit gradimi i zyrtarëve policorë në Policinë e Kosovës është i bazuar në Ligjin për Policinë dhe aktet nënligjore si: Udhëzimi administrativ për gradimin e zyrtarëve policorë, Parimi për Komisionin e procesit të gradimit dhe Procedurat Standarde të Operimit për gradimin e zyrtarëve policorë. Bazuar në rezultatet që tregojnë zyrtarët policorë në testime, përpilohet listat përfundimtare meritore dhe nga kjo listë gradohen zyrtarët policorë bazuar në nevojat për personel të graduar. Procesi i gradimit është transparent për të gjithë zyrtarët policorë dhe gjatë procesit të gradimit pas përfundimit të secilës fazë të testimit publikohen rezultat e arritura nga secili kandidat në rrjetin e brendshëm të Policisë (intranet). Për çdo proces të gradimit themelohet Komisioni për procesin e gradimit si trup i pavarur, kompetent për shqyrtimin dhe mbikëqyrjen e procesit të gradimit për zyrtarë policorë. Është përgjegjësi e këtij komisioni që procesi i gradimit të zhvillohet në mënyrë transparente, objektive dhe jo-diskriminuese. Gjithashtu për secilin proces të gradimit themelohen edhe panelet vlerësuese për secilin fazë të testimit për secilën gradë. Para fillimit të çdo procesi të gradimit bëhet analiza e nevojave për zyrtarë të graduar, pastaj organizohet procesi i gradimit. Për çdo parregullsi apo lëshim të mundshëm gjatë procesit të gradimit, Policia e Kosovës e fton Inspektoratin Policor (IPK) për hetim të pavarur dhe konform të gjeturave dhe rekomandimeve të IPK-së, Policia bën implementimin.

Referuar pavarësisë në vendimmarrje, Policia e Kosovës është plotësisht e pavarur në realizimin e detyrave dhe autorizime që ka dhe në asnjë rast të vetëm nuk merr vendime jashtë autorizimeve policore-operacionale të bazuara në legjislacionin në fuqi. Të gjitha rastet apo ankesat që adresohen në PK, trajtohen sipas dispozitave ligjore dhe mekanizmave të brendshëm për trajtimin e tyre.

Kurse sa i përket pikës së raportit për tejkalim të autorizimeve në protestën e 28 janarit 2015, e veçojmë se Policia e Kosovës (PK) njeh të drejtën kushtetuese të secilit person, grup apo qytetar, për të shprehur kundërshtimet e tyre përmes demonstratave dhe protestave paqësore dhe demokratike. Edhe në këtë rast Policia e Kosovës veprimet e saja i ka bazuar në autorizimet ligjore, urdhërarrestin e lëshuar nga organet e drejtësisë dhe planifikimeve operacionale për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Për më tepër, Policia e Kosovës i kushton kujdes të madh, bazuar në procedurat ligjore dhe planifikimin operativ, mbajtjes së rendit dhe ofrimit të sigurisë publike për të gjithë qytetarët, duke përfshirë protestuesit. Burrat dhe gratë e Policisë së Kosovës i marrin përgjegjësitë e tyre seriozisht dhe me vullnet vendosin veten e tyre në rrezik, duke u siguruar që të gjithë qytetarëve t’u ofrohet një ambient i sigurt për ushtrimin e lirive të tyre. Reputacioni i Policisë së Kosovës si një nga institucionet më të besuara në Kosovë, është rezultat i drejtpërdrejtë i përpjekjeve të tyre të palodhshme për të vepruar me paanshmëri, profesionalizëm dhe transparencë.

PK-ja ka qenë e angazhuar në një varg protestash të dhunshme dhe në secilin rast, PK-ja ka kryer obligimet e saj me planifikime të matura, staf adekuat, vetëpërmbajtje të duhur, durim dhe dinjitet përballë sulmeve të dhunshme të drejtuara ndaj institucioneve qeveritare të Kosovës dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës.
Ne edhe një herë sigurojmë qytetarët e Republikës së Kosovës se Policia e Kosovës në kryerjen e detyrave të saja respekton në përpikëri legjislacionin në fuqi dhe kujdeset që çdo herë të jetë sa më transparente dhe llogaridhënëse ndaj institucioneve dhe qytetarëve të saj”.

Vuçiq në Moskë, pritet të takohet me Putinin

$
0
0

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot po qëndron në Moskë, ku pritet që më vonë gjatë ditës të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, tha zëdhënësi i presidencës së Rusisë, Dmitry Peskov.

“Kryeministri Vuçiq i Serbisë është në Moskë në vizitë private, dhe brenda kornizës së qëndrimit të tij në Moskë, ai do të takohet me presidentin Putin”, tha Dmitry Peskov, transmeton agjencia TASS nga Moska.

E përditshmja beogradase, Blic, ka raportuar se kabineti i Vuçiqit ka vërtetuar se kryeministri i Serbisë është në Moskë për kontrolle mjekësore.


Dy të arrestuar në Podujevë pasi keqpërdorën seksualisht të miturën

$
0
0

Policia e Kosovës ka njoftuar në Raportin 24-orësh se dje në Podujevë ka arrestuar dy meshkuj të rritur, të cilët kishin keqpërdorur seksualisht një të mitur nën moshën 16 vjeç, përcjell Llapi.info

Policia në raportin e saj të sotshëm bën të ditur se viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Llapi.info

“SkySports”: Mourinho trajneri i ri i Unitedit

$
0
0

Jose Mourinho është konfirmuar si trajneri i ri i Manchester Unitedit, sipas “SkySports”.

Ish-trajneri i Chelseat dhe Real Madridit ka përfunduar me sukses bisedimet me krerët e Unitedit dhe ka arritur marrëveshje që të bëhet trajneri i ri në Old Trafford.

Portugezi është pa punë që nga largimi i tij prej Chelseat në dhjetor.

Ai zëvendëson Louis van Gaalin, që u largua pas dy sezonesh.

Sadiq Khan në fushatë për të shpalosur vizionin pozitiv mbi BE-në

$
0
0

Në vend që të aludonte për dëme dhe disfata në Britaninë e Madhe në rast të “Brexit”, kryebashkiaku i ri i Londrës, Sadiq Khan mbron tezën e “vizionit pozitiv” të qëndrimit në Bashkimin Evropian, në referendumin që pritet të zhvillohet më 23 qershor.

“Dua të përhap vizionin pozitiv të qëndrimit në Bashkimin Evropian. Gjithnjë kemi dëshmuar se jemi një komb i hapur, me një përkushtim të veçantë drejt shteteve të tjera”, u shpreh për medien kryebashkiaku laburist drejtuar votuesve “të pavendosur” duke nisur fushatën e tij me një takimin me sipërmarrësit e rinj në lindje të Londrës.

“Dëshiroj të jap një mesazh se të qënit pjesë e BE-së mundëson një avancim në lidhje me të drejtat e punonjësve, në luftën kundër ngrohjes globale dhe ndotjes së atmosferës. BE-ja na jep një ndihmesë të çmuar për ruajtjen e sigurisë. BE-ja shërben si një shtysë për të rinjtë në planin e shkëmbimeve kulturore dhe të drejtën e studimit jashtë vendit”, shtoi Khan, i zgjedhur për drejtimin e kryeqytetit në fillim të muajit maj.

Khan dëshiron në këtë mënyrë të nënkuptohet një votë ndryshe nga ajo e shënuar deri më ta ni në një fushatë shkatërruese nga paralajmërimet apokaliptike që paraqiten në kampet e “largimit” dhe kryesisht të “qëndrimit në BE”.

Mot me diell në fundjavë

$
0
0

Mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë do të na shoqërojë gjatë këtyre dy ditëve të fundjavës, bën të ditur IHMK përmes nj komunikate për media.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

Bislimi tregon pse po lë mandatin e deputetit të Vetëvendosjes

$
0
0

Tanimë ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besnik Bislimi, përmes një deklarate publike ka sqaruar dorëheqjen e tij nga mandati i deputetit.

Bislimi thotë nuk po largohet nga Vetëvendosja, por po tërhiqet për t’u fokusuar më shumë në detyrën e udhëheqësit të Komisionit për Ekonomi dhe Financa të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai në një letër publike, shkruar më 23 maj, dërguar kryetarit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe shefit të grupit parlamentar, Glauk Konjufca ishte sqaruar duke thënë se janë dy arsye që e shtyjnë atë që të japë dorëheqje nga mandati i deputetit.

Arsye për dorëheqjen e tij thotë se është kontributi që ai mund të japë në rrafshin akademik si dhe pakënaqësia e lartë me legjislaturën e tanishme, e sidomos me seancën e 26 shkurtit, kur Hashim Thaçi u zgjodh president, përcjell ksp.

Më poshtë ju sjellim të plotë letrën e Bislimit:

Shkurtimisht rreth disa shkrimeve të disa mediave me spekulime qëllimkëqia rreth dorëheqjes sime nga funksioni i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës:
1. Asgjë nuk po ndodh me Lëvizjen Vetëvendosje, përveç se po forcohet dita ditës!
2. Unë kam dhënë dorëheqje nga funksioni i deputetit për t’u fokusuar më shumë në detyrën e udhëheqësit të Komisionit për Ekonomi dhe Financa të Lëvizjes.
3. Lëvizja Vetëvendosje nuk po mbetet pa një deputet meqë Driton Çaushi do të marrë detyrën e deputetit në vend timin.
4. Ata që duan të dinë arsyet prapa vendimit tim i lus të lexojnë letrën e dorëheqjes që i është dorëzuar kryetarit të Lëvizjes dhe shefit të grupit parlamentar.

Prishtinë, 23 maj 2016

I nderuari kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, zotëri Ymeri,
I nderuari shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, zotëri Konjufca,

Të nderuar kolegë të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje,
Përmes kësaj shkrese dëshiroj të ju bëj ë më dije mbi vendimin tim që tani e tutje tërheq dorë nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Janë në thelb dy arsye që më detyrojnë të ndërmarr këtë vendim sado të vështirë, por të pashmangshëm për mua:

1. Bindja se kontributi im është më me peshë në rrafshin akademik.
Kam përshtypjen se angazhimi im në parlament si deputet i Lëvizjes, qoftë në përgatitjen për seancat plenare; qoftë në punën si kryesues i komisionit për mbikëqyrjen e financave publike; aktivitetet e grupit parlamentar por edhe angazhimet tjera brenda Lëvizjes, kanë reduktuar dukshëm hapësirën e mbetur për angazhim akademik, që ka rrezikuar të reflektohet në cilësinë e punës sime akademike. Të jesh deputet dhe aktivist i Lëvizjes do të thotë të jesh vazhdimisht aktiv dhe me detyra; është thjeshtë një barrë dhe përgjegjësi e madhe dhe kërkon përkushtim të plotë. Besimi dhe pritjet që vihen tek nj ë deputet i Lëvizjes janë të një rrafshi krejtësisht ndryshe në raport me subjektet tjera politike. Nga ne kërkohet jo vetëm të pamundësojmë keqpërdorimet e panumërta në qeverisje, por edhe të mundësojmë ndryshimin e mendësisë së qeverisjes dhe rrjedhimisht të kthejmë shpresën tek qytetarët për ekzistencën e një perspektive për të qëndruar dhe vepruar këtu.

2. Pakënaqësia maksimale me zhvillimet e deritanishme në këtë legjislature e veçanërisht pas seancës skandaloze të datës 26 shkurt për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Ka qenë bindja ime që nga fillimi se deputetët e koalicionit qeverisës në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk synojnë as mbrojtjen në minimum të interesave të qytetarëve të vendit e as të Republikës sonë. Për më tepër as nuk kanë hezituar që këtë ta bëjnë publike sa herë që u është dhënë mundësia. Janë miratimi me nguti, pa debat dhe me përfshirje të projekteve të identifikuara si mashtrim i hapur, i buxhetit të vitit 2015; loja e paskrupullt me fatin e Trepçës; votimi i përsëritur për gjykatën speciale; miratimi pa debat dhe në tavan i buxhetit të vitit 2016; por edhe shumë momente tjera që dëshmojnë fuqishëm nëpërkëmbjen jo vetëm të institucionit të Kuvendit por edhe të parasë publike dhe vendosja e tyre në funksion të avancimit të interesave individuale të personave me ndikim brenda këtyre dy subjekteve politike. Një stad edhe më i lartë i shpërfaqjes së fytyrës së vërtetë të deputetëve të koalicionit qeverisës, është arritur me neglizhencën e këtyre deputetëve ndaj marrëveshjeve mbi asociacionin e komunave serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Ka qenë reagimi i vendosur i deputetëve të opozitës që ka arritur të problematizojë këto dy vendime, të senzibilizojë qytetarët e vendit, dhe të detyrojë edhe aktivizimin e gjykatës kushtetuese e cila qartë evidenton një mal shkeljesh të Kushtetutës nga vetë kreu i qeverisë. Indiferenca e qeverisë ndaj evidentimit të shkeljeve të kushtetutës më së miri tregon gatishmërinë e këtij koalicioni qeveritarë që të thyejë çdo normë ekzistuese, të përdorë secilin instrument të mundshëm dhe shfrytëzojë aparaturën shtetërore për të vazhduar me keqpërdorimin e parasë publike dhe rrezikimin e interesave jetike të Republikës.

Seanca e datës 26 shkurt për zgjedhjen e presidentit të vendit, për mendimin tim ka shënuar kulmin e këtyre zhvillimeve dhe pikën ku bie poshtë çdo pretendim për ekzistimin qoftë edhe të vetëm një vlere demokratike brenda institucionit të Kuvendit. Pushtimi apo rrethimi i kuvendit nga qindra policë, prezentë gjatë gjithë kohës edhe brenda sallës plenare; zvarritja dhe poshtërimi i deputetëve, ekskluzivisht të Lëvizjes Vetëvendosje nga e njëjta polici me urdhra politikë; intervenimi brutal i policisë edhe ndaj protestuesve dhe shkatërrimi i tendave të tyre për të cilat u ishte lëshuar leje nga ana e institucioneve zyrtare; poshtërimi i vlerave bazike të demokracisë përmes nominimit të kandidatëve për president të cilët jo që nuk votohen nga vetë nominuesit, por madje nuk guxojnë as ta votojnë veten (e gjithë kjo vetëm për të krijuar rrejshëm impresionin e një atmosfere me minimum të demokracisë; insistimi i Thaçit që të zgjidhet përkundër gjendjes së jashtëzakonshme brenda dhe jashtë kuvendit; insistimi i tij që të vazhdohet me përzgjedhje përkundër demonstrimit madhështor të parmasave të identifikimit të tij si faktor përçarës duke marrë vetëm 50 vota nga 120 deputetë; pamundësimi i pjesëmarrjes së deputetëve në seancë për shkak të arrestimit arbitrar të tyre si rasti i Glauk Konjufcës ose përjashtimit arbitrar të tjerëve; detyrimi i disa deputetëve të LDK-së që të vijnë në sallë e ta votojnë Thaçin si president; e mbi të gjitha caktimi i pauzave brenda votimeve me synim që të mundësohet tregtia e hapur dhe e paskrupullt me deputetët e LDK-së dhe në emër të tyre që rezultoi me lëkundje dhe ndryshim të votimeve brenda orës, bashkë me tregtinë e hapur më deputetët e Listës Srpska ku u shkëmbyen interesat e vendit me sigurimin e kuorumit; jo vetëm se e delegjitimojnë fuqishëm gjithë procesin, por edhe tregojnë se sa shumë shpreson Thaçi në hapësirën që posti i presidentit i mundëson atij për mbrojtjen personale nga akuzat e gjykatës speciale, natyrisht në shkëmbim të dorëzimit të miqve të tij dhe të interesave të vendit.

Ka qenë shumë e turpshme të shohësh dhe dëgjosh deputetët e LDK-së që ndërrimin e votës së tyre e argumentojnë me mbrojtjen e interesave të shtetit dhe me përfaqësim të vullnetit të qytetarëve, votues të tyre. Ishte e pakuptimtë idea e tyre për identifikim të Thaçit si personi që simbolizon mbrojtjen e shtetit dhe në të njëjtën kohë poshtërimi i votuesve të tyre me idenë se janë votuesit ata që ndërrojnë bindjet brenda orës, ndërsa deputetët e zgjedhur nga ata, thjesht transmetues të këtij vullneti përmes ndryshimit të votës. Ishte i turpshëm dhe i paimagjinueshëm skenari që përkundër kësaj tregtie të hapur as përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare nuk e kontestuan gjithë procesin dhe po ashtu i padenjë refuzimi i prokurorisë për krime të rënda që të kyçen me automatizëm për të provuar blerjen e deputetëve apo rrezikimin e interesave jetike të vendit gjatë këtij procesi, qoftë përmes koncesioneve shtesë ndaj Listës Srpska qoftë përmes licencave dhe metodave tjera të blerjes së deputetëve të LDK-së. Ka qenë i pajustifikueshëm mosreagimi i bashkësisë ndërkombëtare për pozicionimin e hapur të policisë së Kosovës si institucion politik dhe partiak, pas sulmit të bërë ndaj demonstruesve dhe kontrollimit pa asnjë dëshmitarë të tendave të tyre dhe refuzimin që të arrestohet individi që hapur nga zyrat e një subjekti politik qeverisës gjuan me armë.

Dita e 26 shkurtit paraqet momentin kyç ku pothuaj të gjitha hallkat e shtetit (legjislativi, ekzekutivi, përfshirë edhe elementin e sigurisë, por edhe gjyqësori) demonstruan hapur dhe krejt zhveshur kapjen e tyre. Ishte momenti kyç ku të gjitha këto hallka e shndërruan Kuvendin e Republikës nga një institucion ku do të duhej të përfaqësohet vullneti i popullit në një vend krimi. Në një vend krimi, ku deputetët janë kryesit e veprës, kurse viktima nuk janë deputetët e opozitës, por i gjithë vendi.

Të kthehesh sërish në këtë kuvend, për mua nënkupton kthim në vendin e krimit. Nënkupton edhe pjesëmarrje si dëshmitarë në episoda të reja të dëmtimit të mëtejmë dhe jofunksionalizimit të Republikës. Nënkupton takim i sërishëm me ata deputetë të cilët haptazi ofrohen për shitje apo blerje, që publikisht deklarojnë se para interesave të vendit vendosin respektimin e një marrëveshje që paskan me PDK-në, e për të cilën e dinë se sa jodemokratike është (meqë u ndalon atyre votimin sipas vullnetit apo bindjeve të tyre, natyrisht nën presupozimin se kane vullnet apo bindje të veta). Nënkupton sërish skuqje nga turpërimi për ta kur të ofrohen dhe të flasin për parime dhe domosdoshmëri për respektim të marrëveshje sikur të mos dihej publikisht se i gjithë ky zhvillim pas dhjetorit të vitit 2014 dhe i gjithë ky dëmtim, pikënisje ka mosrespektimin e një marrëveshje të nënshkruar nga i njejti i lider i po së njëjtës parti. Kam një bindje dhe brengë të fuqishme se vetëm prezenca brenda sallës plenare dhe bashkë me këta deputetë, veprimet e të cilëve më bëjnë që të neveritem për vetë faktin se edhe unë kam një titull të njëjtë me ta, atë të deputetit, do të më bënte të ndihem si bashkëpjesëmarrës në këtë shkatërrim që po i bëhet vendit.

Vendimi për mospjesëmarrje në punimet e Kuvendit të Kosovës reflekton mllefin tim me degradimin që i është bërë këtij institucioni nga subjektet politike të cilat deputetët i shohin vetëm si numra dhe mall e jo si përfaqësues të interesave të qytetarëve. Personalisht jam shumë krenar dhe mburrem me secilin veprim që ka ndërmarrë grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje gjatë kësaj legjislature, për mbrojtjen e Republikës dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve tanë. Kam qenë i impresionuar me energjinë e secilit prej deputetëve të Vetëvendosjes dhe me gatishmërinë e tyre që të rrezikojnë veten sa herë që e kanë kërkuar interesat e vendit. Koha e kaluar me kolegët e grupit parlamentar të Lëvizjes do të mbetet një eksperiencë e paharruar për mua. Do të jem gjithmonë krenarë që bashkë me ta kemi arritur të ndalim dy procese shumë të rrezikshme për vendim, por edhe të demaskojmë komplet tek secili qytetarë, fytyrën e vërtetë të njerëzve që në emër të pushtetit e dëmtuan në vazhdimësi shtetin.

Tani e tutje, gjithë angazhimin tim politik do të vë në funksion të Lëvizjes, por jashtë Parlamentit, para së gjithash në komitetin për ekonomi dhe financa të Lëvizjes Vetëvendosje.

Me respekt
Besnik Bislimi

Çaushi do të bëhet deputet

$
0
0

Driton Çaushi, nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje do të bëhet deputet.

Ai do të marrë këtë detyrë pas dorëheqjes së deputetit tjetër nga radhët e kësaj partie, Besnik Bislimi.

Lajmin e ka dhënë ky i fundit.
“Lëvizja Vetëvendosje nuk po mbetet pa një deputet meqë Driton Çaushi do të marrë detyrën e deputetit në vend timin”, ka thënë ai, përcjell Koha.net.

Aktualisht Lëvizja Vetëvendosje po bojkoton punën e Kuvendit të Kosovës, dhe ka thënë se atje do të mund ta kthenin vetëm tema që konsiderohen tejet të rëndësishme për vendin, siç do të ishte rasti me themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, apo vazhdimi i kundërshtimit për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, apo themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

BE-ja dhe FMN-ja stimulojnë reformat ekonomike në Ballkan

$
0
0

Komisioni Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) u takuan me ministrat dhe zyrtarët nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, ku u premtua se BE-ja dhe FMN-ja do të vazhdojnë të përkrahin reformat në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke fuqizuar qeverisjen ekonomike dhe menaxhimin e financave publike.

Qëllimi i takimit i cili u zhvillua në Slloveni, ishte shqyrtimi i programit për zhvillimin e kapaciteteve të financuar nga BE-ja.

“Fuqizimi i qeverisjes ekonomike dhe menaxhimi i financave publike në Evropën Juglindore”, që aktualisht është dujke u zbatuar nga FMN-ja, në gjashtë shtete. Sipas një komunikate të zyrës së BE-së në Kosovë, çështjet specifike që janë diskutuar përfshinë progresin në zbatimin e planit ekzistues të punës, drejtimin strategjik të programit dhe prioritetet që kanë të bëjnë me zhvillimin e kapaciteteve, si dhe planin e punës për vitin vijues.

“Në këtë kontekst, pjesëmarrësit në takim diskutuan prioritetet e reformave të identifikuara nga vendet përfituese sipas Programeve të tyre gjegjëse për reforma ekonomike. Theksi i është dhënë mënyrës më të mirë për t’u siguruar se nisma e financuar nga BE FMN për zhvillim të kapaciteteve mund t ë përkrahë vendet në zbatimin e këtyre reformave përmes fuqizimit si të menaxhimit të financave publike ashtu edhe sistemeve për administrimin e të hyrave. Pjesëmarrësit u pajtuan për nevojën për bashkërendim më të ngutshëm me partnerët tjerë që punojnë në rajon, siç janë Banka Botërore dhe OECD-ja, që gjithashtu kanë ndjekur takimin”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, përkrahja e institucioneve dhe politikave makroekonomike dhe financiare publike në shtetet anëtare dhe partnere për një kohë të gjatë ka qenë objektivë e FMN-së dhe BE-së.

Partneriteti i tyre është intensifikuar gjatë pesë viteve të fundit dhe përfshin konsultimet e rregullta të niveleve të personelit dhe menaxhmentit. Bashkëpunimet e fundit përfshinë krijimin e objektit për tronditje ekzogjene dhe Veglën për Vlerësimin Diagnostikues të Administratës Tatimore.


Kosova e di numrin e shtetasve që po i luftojnë për krah ISIS-it

$
0
0

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës kanë raportuar sot para anëtarëve të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Raporti kishte të bënte me zbatimin e dokumenteve strategjike të sigurisë, përkatësisht, Strategjisë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, si dhe të Strategjisë kundër krimit kibernetik.

Në emër të MPB-së, zëvendësministri Valdet Hoxha, tha se ky dokument sigurie, është miratuar në vitin 2012, ndërkaq, veprimtaria institucionale bazuar në të, është paraparë të zgjasë deri në vitin 2017.

Lidhur me Strategjinë kundër terrorizmit, ai bëri të ditur se ajo përmban katër objektiva kryesorë strategjikë, me përmbushjen e të cilësive synohet të arrihen objektivat e plota për evitimin e çdo rreziku që mund të sjellë terrorizmi, përcjell ksp. Për implementimin e kësaj strategjie, tha ai në vijim, MPB-ja, bashkëpunon ngushtë me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), si dhe me Policinë e Kosovës.

Hoxha tha se kanë lista të sakta të njerëzve, grupeve dhe organizatave që kanë pasur për qëllim indoktrinimin e qytetarëve me qëllim final për t’iu bashkangjitur luftërave që po zhvillohen në Siri dhe Irak.

“Kemi të identifikuara edhe zonat, fshatrat dhe qytetet, se ku është më e theksuar veprimtaria e këtyre elementëve radikalë, të cilët janë nën mbikëqyrjen e mekanizmave të sigurisë së vendit. Falë një pune shumë profesionale nga ana e institucioneve, tha ai në vijim, kjo veprimtari është pamundësuar me efikasitet të madh”, tha Hoxha.

Hoxha potencoi se në tetë muajt e fundit, asnjë qytetar kosovar nuk u është bashkëngjitur luftërave terroriste në Siri dhe Irak.

“Në këto luftëra janë identifikuar 314 pjesëmarrës, ndërkaq, 57 prej tyre kanë gjetur vdekjen. Aktiv në zonën e Sirisë dhe Irakut janë rreth 70 luftëtarë. Prokuroria e vendit ka bërë 199 kallëzime penale dhe ka ngritur 70 aktakuza, ndërkaq, numri i të dënuarve arrin në 34 veta, për veprimtari të kësaj natyre”.

Në Komision u raportua edhe për strategjinë kundër korrupsionit, të cilën e paraqiti zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.

Duke folur për rezultatet konkrete lidhur me këtë, ai bëri të ditur se Prokuroria e vendit është duke hetuar 16 raste korruptive, në të cilat supozohet të jenë përfshirë 151 persona. Po ashtu, ai bëri të ditur se deri më tani janë ngritur 54 aktakuza, ndërkaq, njoftoi po ashtu edhe për 31 raste, të ashtuquajtura, “të profilit të lartë”.

Lidhur me këto raste, ai njoftoi se janë ngritur 16 aktakuza, në të cilat supozohet se janë të përfshirë 60 persona. Janë shkatërruar, tha më pas ai, 31 grupe kriminale dhe është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e pasurisë së paligjshme.

Bonuse të çmendura për lojtarët e Realit nëse fitojnë “Championsin”

$
0
0

Lojtarët e Real Madridit do të fitojnë nga 600 mijë euro secili si bonus nëse e fitojnë finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën, sipas “Marca”.

“Los Blancos” takohen me rivalin e qytetit Atletico Madridin, në San Siro, me synimin për të fituar titullin e 11-të të Evropës.

Herën e fundit që Reali fitoi titullin e Ligës së Kampionëve më 2014, lojtarët fituan nga 400 mijë euro bonos secili.

Zyrtare: Xhaka nuk mban numrin 34 te Arsenali

$
0
0

Granit Xhaka, transferimi më i ri i Arsenalit, nuk do të bartë fanellën me numrin 34 te klubi i ri.

Këtë numër e ka bartur te shumica e skuadrave ku ka luajtur më parë dhe pritej që te Arsenali të vazhdonte traditën, por tani ai në klubin e ri do të bartë fanellën me numrin 16. Numri 34 mbetet te Francis Coquelin.

Këtë numër deri vonë e bartte Aaron Ramsey që tani ka numrin 8.

Pse jeni gjithmonë të lodhur?

$
0
0

Lodhja është shenjë e kohëve moderne. Duke punuar me orar të zgjatur dhe me më shumë përgjegjësi ju nuk mund të flini 8 orë ashtu edhe si rekomandohet.

Por nëse ju flini mjaftueshëm dhe sërish jeni të lodhur, ju mungon energjia dhe dukeni të frustruar pse ndodh kjo?

Tashti problemi është jo tek sasia e gjumit, por te cilësia e tij.

Ka shumë faktorë të cilët ndikojnë që ju mos të bëni gjumë të mirë – ju mendoni se keni fjetur mire, por në qoftë se ju vazhdoni të qëndroni të lodhur, kjo nuk ka ndodhur, transmeton Klan Kosova.

Shumë studime janë kryer për të treguar se si cilësia e gjumit ndikon në mirëqenien tuaj.

Lodhja e tepërt gjatë ditës mund ta ulë edhe kualitetin e jetës duke u ndjerë të dehidruar, me stres dhe depresion, nuk keni sheqer të mjaftueshëm në trupin tuaj e disa probleme tjera.

Fajon: Për keqardhje nëse humbet liberalizimi për shkak të demarkacionit

$
0
0

Raportuesja e BE-së për liberalizim të vizave për Kosovën, deputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se e shqetëson gjendja në Kosovë rreth zbatiimit të kushteve të Komisionit Evropian për ratifikim të marrëveshjes me Malin e Zi.

Ajo tha se do të ishte për “keqardhje“ nëse Kosova, për këtë shkak, do ta humbaste momentin për liberalizim të vizave.

Fajon tha se duhet bërë çmos që çështja e demarkacionit të zgjidhet, megjithëse e pranoi se me Komisionin Evropian mund të bisedohet për kushtet, meqë asnjë vend tjetër i Ballkanit Perëndimor nuk ka patur një kusht të tillë.

“Derisa Komisioni insiston që ratifikimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi është kusht, mendoj se do të ishte mirë që të bëhet çmos që ky kusht të përmbushet”, tha Fajon.

“Në këtë moment unë nuk mundem që të them nëse mund ta ndryshojmë këtë kusht, sepse kjo nuk më takon mua, kjo i takon Komisionit Evropian. E di se nè Parlament kjo është një çështje e ndjeshme, e di se është e vështirë të arrihet një shumicë e garantuar, por në çfarëdo rasti, nuk e di se si mund të ecim tutje. Do të ishte për keqardhje nëse humbet ky moment. Natyrisht do të kërkojmë zgjidhje. Unë dua të jem optimiste“, tha Fajon duke shtuar se do të punojë që kjo çështje të zgjidhet shpejt.

Fajon theksoi se është e nevojshme e gjithë ndihma e autoriteteteve në Kosovë në këtë rrafsh, meqë as në Këshillin e BE-së nuk mbizotëron një atmosferë e mirë për shkak të gjendjes me emigrantët në BE.

Viewing all 36211 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>