Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35857

Arrestohet drejtori i Qendrës Shëndetësore Klos, u kap me pistoletë pa leje

$
0
0

Një person është vënë në pranga në Mirditë, pasi është gjetur me një armë pa leje

45-vjeçari nga Mirdita, Gjon Lleshi, me detyrë Drejtor i Qendrës Shëndetësore në Klos, është kapur me një armë pistoletë tip “Ecol Special 99”.

Sipas policisë së Mirditës, “gjatë kontrollit të ushtruar 45-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Ecol Special 99” dhe 4 fishekë të kalibrit 9mm”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35857


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>