Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35851

Rama siguron qytetarët: Më 2016, asnjë pagesë te mjeku i familjes, të gjitha vizitat falas

$
0
0

Me nisjen e vitit 2016, kushdo që merr shërbim tek mjeku i familjes nuk do të bëjë asnjë pagesë

Gjatë konferencës së fundvitit, kryeministri Edi Rama tha se qytetarët nuk do të paguajnë asnjë tarifë për vizitat që kryejnë tek mjeku i familjes.

Duke folur për ndryshimet e pësuara në sistemin shëndetësor gjatë këtij viti, shefi i qeverisë tha se ka nisur të kryhet “Checkup” falas për 870 mijë qytetarë të moshave 40-65 vjeç, që përfitojnë këtë kontroll çdo vit.

“Ne ju kemi kursyes qytetarëve 45 milionë dollarë, këtë shifër ta shënojnë dhe ta mbajnë mend mirë të gjithë ata që janë vërsulur në mënyrë barbare kundër këtij projekti dhe që e kanë përfshirë në listën e shënjestrave për të gjuajtur me baltë”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri theksoi edhe përmirësimin e shërbimit të urgjencës, edhe pse në këtë aspekt tha se ka ende shumë për të bërë.

“Mbetet sfidë se kemi shërbim shumë të prapambetur, por atyre që bënë gjithë atë zhurmë duke ngritur gjithë helikopter për të bombarduar këtë projekt, këtë vit urgjenca ajrore ka kryer 400 shërbime shpëtimi më shumë se në vitet e tjera që as nuk mund të bëjmë asnjë krahasim”, u shpreh kryeministri Edi Rama.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35851


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>