Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35859

Lazarati synon të shndërrohet në fshat turistik

$
0
0

Mund të duket e çuditshme, por kjo është iniciativa që kanë marrë dy të rinj nga ky fshat i njohur prej vitesh për kultivimin e kanabisit dhe kundërshtimin e forcave të policisë

Zenel Basha dhe Vilajete Cela, kanë si qëllim shfrytëzimin e resurseve turistike të fshatit të tyre, transmeton lapsi.al

Ata kanë përgatitur edhe një guidë për të cilën janë ndihmuar edhe nga Universiteti i Gjirokastrës nën drejtimin e pedagogut të Arkeologjisë Vladimir Qirjaqi.

Sipas këtij të fundit, në këtë kurs për të trajnuar profesionistë të guidës, trajnuesit kryesisht studentë, kanë marrë njohuri bazë nga një program i miratuar së fundi nga Ministria e Kulturës.

Ndërkaq, vetë studentët u shprehën se njohuritë e marra dhe zyrtarizimin e tyre si guida, planifikojnë ta përdorin për t’i shërbyer rritjes së trendit turistik në jug të vendit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35859