Aleanca Kuq e Zi zhvilloi sot një tubim kundër qeverisë, duke sjellë në vëmendje premtimet e pambajtura të vitit që lamë pas
Aktivistët e Aleancës Kuq e Zi improvizuan një pemë, me ato që i cilësojnë si 365 mashtrimet e vitit.
Sipas AK-së, viti 2015 mund të konsiderohet si viti i eksodit dhe taksave ekstreme, viti kur pensionet nuk u ngritën, ndërsa mjekësia vijon të mbetet mizerabël.
Aleanca Kuq e Zi thekson se gjatë 2015-ës, nuk u godit asnjë bandë e mafies shqiptare, ndërsa u goditën bizneset e huaja, duke detyruar 134 biznese të largohen nga Shqipëria.
Sipas AK-së, gjatë një viti në Shqipëri janë organizuar 236 protesta kundër qeverisë.