Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all 36143 articles
Browse latest View live

Pse ka kundërshtime për masat antiCovid në Zvicër?

$
0
0

Ministri i Shëndetësisë së Zvicrës, Alain Berset, i ka kritikuar ata që marrin pjesë në tubimin e organizuar kundër strategjive të qeverisë zvicerane për parandalimin e koronavirusit.

Berest thotë se ky tubim i mbajtur në Cyrih, Gjenevë dhe Bernë është inicuar nga jashtë dhe është kritik sidomos për mbajtjen e maskave.


Gjithashtu, këtë lëvizje ai e cilëson në kundërshtim me vlerat zvicerane.

Berset thotë se qasja e Zvicrës për menaxhimin e virusit është e bazuar në fakte dhe duke u bazuar në masa globale, nuk është e rreptë.

“Unë kam pak simpati për tendencën aktuale për të mohuar virusin, i cili po shkakton shumë vuajtje në gjithë botën dhe madje akuzoj autoritetet për sjellje diktatoriale. Kjo është absurde. Zvicra është një nga vendet më liberale kur bëhet fjalë për masa”, deklaroi ai.

“Ne zbatuam ligjin për epidemitë e miratuara nga njerëzit. Për më tepër, Këshilli Federal ka vepruar gjithmonë me një sens proporcioni, gjithmonë duke u dhënë nevojave të shoqërisë dhe ekonomisë përparësinë më të lartë të mundshme.

“Epidemiologët na akuzojnë se kemi qenë shumë hezitues në lëshimin e kufizimeve dhe më pas shumë të shpejtë në rihapjen e tyre, është e pakuptimtë dhe e pandershme të na akuzosh për sjellje diktatoriale tani”, tha ai.

Berset u kritikua në mediat zvicerane këtë javë kur ai, së bashku me përfaqësuesit e departamentit të tij, siguruan publikun se virusi ishte nën kontroll, pavarësisht rritjes së normave të infeksionit.

Zvicra tani është zyrtarisht një zonë me rrezik të lartë për koronavirusin, sipas pragut të vendosur nga qeveria zvicerane.

Zyra Federale e Shëndetit Publik të Zvicrës (FOPH) regjistroi 5256 infeksione gjatë dy javëve të fundit – një rritje prej 16 për qind në krahasim me periudhën e mëparshme./Albinfo.ch

The post Pse ka kundërshtime për masat antiCovid në Zvicër? appeared first on Llapi.info.


Rreth 459 milionë euro investime nga Turqia në Kosovë për 10 vjet

$
0
0

Në tregun e Kosovës operojnë 725 kompani nga shteti i Turqisë, me një kapital prej rreth 1.2 miliard euro, tregojnë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës.

Këto kompani veprimtarinë e tyre e zhvillojnë në fushën e energjisë, telekomunikacionit, sistemit bankar, arsimit, tekstilit dhe shëndetësisë.

Turqia vazhdon të mbetet një ndër partnerët më të mëdhenj tregtar dhe një nga tre shtetet me praninë më të madhe të investimeve direkte në Kosovë, pas Gjermanisë dhe Zvicrës.

Njëherësh, është një ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën, pas shpalljes së pavarësisë në shkurt të vitit 2008.

Rreth 459 milionë euro investime nga Turqia në Kosovë

Sipas të dhënave të Odës Tregtare Kosovare – Turke, investimet nga Ankaraja zyrtare në Kosovë nga viti 2009 deri më 2019 kanë qenë rreth 450 milionë euro. Sektori energjetik përbën 31 për qind të te gjithë investimeve, pasuar nga sektori i financave dhe ai i transportit, thuhet në një përgjigjeje nga kjo Odë për Radion Evropa e Lirë.

Përveç investimeve direkte, Prishtina dhe Ankaraja zyrtare kanë edhe shkëmbime tregtare.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, importi i mallrave nga Turqia në Kosovë ka arritur vlerën prej 431 milionë euro, kurse nga muaji janar deri në korrik të këtij viti, Turqia ka importuar në Kosovë mallra në vlerë prej 220 milionë eurosh.

Ndërkaq, eksporti i produkteve “Made in Kosova” për në Turqi, vitin e kaluar ka qenë 8 milionë euro, përderisa gjatë këtij viti janë eksportuar mallra në vlerë prej 6 milionë eurosh.

Kosova dhe Turqia në vitin 2013 kanë nënshkruar edhe një marrëveshje tregtare, e cila parashikon heqjen e tarifave doganore për një numër të madh të produkteve, kryesisht industriale. Turqia e kishte aprovuar marrëveshjen me Kosovën qysh në vitin 2015. Por, në Prishtinë, ajo u dekretua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në qershor të vitit 2019.

Në Kosovë, që nga viti 2004 vepron edhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Nga ajo periudhë, kjo organizatë ka realizuar qindra projekte të ndryshme, si ndërtim të parqeve, ndërtim të objekteve të mjekësore, ka restauruar një numër të madh të xhamive, por edhe ka bërë investime në ndërtimin e xhamive të reja në gjithë Kosovën. Përfaqësues të kësaj agjencie në Kosovë, deri në publikimin e këtij teksti, nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje për Radion Evropa e Lirë se sa është shuma e përgjithshme për projektet e realizuara në Kosovë.

Gërxhaliu: Duhet të ndryshohet orientimi i investimeve turke

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu thotë se qasja e investimeve të shtetit turk në Kosovë duhet të ndryshojë. Ai shton se destinimi i investimeve duhet të orientohet në hapjen e vendeve të reja të punës dhe jo në ndërtimin e objekteve të kultit.

“Çka është më shqetësuese, në qoftë se bëhet një analizë e qasjes se Turqisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, në shtetet e Ballkanit Perëndimor investimet turke kanë efekte pozitive, qoftë në punësim, prodhim, qoftë në përmirësim të bilancit të pagesave. Kurse, në Kosovë për fat të keq, këto ndihma vijnë shumë më tepër për ndërtim të xhamive, renovim të teqeve të ndryshme dhe e tëra kjo nuk krijon stabilitet ekonomik dhe social”, tha Gërxhaliu për Radion Evropa e Lirë.

Ramosaj: Kosova ka nevojë për investitorë nga shtetet perëndimore

Në anën tjetër, profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj shprehet se Qeveria e Kosovës duhet të gjejë ndonjë mënyrë, që t’i japë përparësi investitorëve nga shtetet perëndimore.

“Përparësia e investimeve nga vendet e Perëndimit është sepse janë kompani ndërkombëtare me staf dhe eksperiencë ndërkombëtare, në fusha të caktuara. Nuk është i njëjtë sikurse një investitor që vjen nga vendet e Lindjes, i cili mund të sjellë para, por nuk mund të sjellë eksperiencë”, thekson Ramosaj.

Por, Safet Gërxhaliu shton se Turqia duhet ta trajtojë tregun e Kosovës njësoj sikur tregjet e vendeve të rajonit.

“Në këtë drejtim besoj se duhet të ndryshojë qasja e të bërit biznes ne mes Kosovës dhe Turqisë. Nuk duhet të jetë Kosova një hapësirë ku duhet të promovohet kultura dhe tradita turke. Duhet të forcohet partneriteti, duhet të respektohet e kaluara, por definitivisht të bërit biznes me Kosovën duhet të jetë i njëjtë, siç bëhet qoftë në Serbi, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe çdo vend tjetër evropian”, thotë Gërxhaliu.

Tregtia mes Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë ka shënuar rritje prej 430 milionë dollarë në vitin 2002 në 3 miliardë dollarë gjatë vitit 2016, ku një e treta e kësaj vlere paraqet tregtinë mes Serbisë dhe Turqisë.

Një nga objektet e kultit që do të ndërtohet nga Bashkësia Islame Turke në Kosovë, me kosto prej rreth 40 milionë eurosh, është Xhamia e Madhe në Prishtinë, ndërtimi i se cilës ka filluar gjatë këtij viti në Lagjen “Dardania”.

Disa nga kompanitë turke në Kosovë

Përveç investimeve direkte, në Kosovë disa nga kompanitë me kapital më të madh financiar janë dhënë më koncesion konsorciumeve turke.

Konsorciumi turko-francez, Limak –Aeroport de Lyon, në vitin 2010 ka marrë me koncesion për 20 vjet Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, me obligimin që të investojë mbi 100 milionë euro në të.

Ndërsa në vitin 2012, konsorciumi turk Limak–Çalik privatizoi rrjetin kosovar të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike, duke e blerë atë për 26.3 milionë euro.

Bechtel-Enka, konsorciumi amerikano-turk, ka bërë ndërtimin e dy autostradave, atë që lidhë Kosovën me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me një vlerë mbi 1.6 miliard euro.

Edhe një numër i institucioneve arsimore funksionojnë në Kosovë nga investimet turke.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, qeveritë e të dy shteteve kanë nënshkruar 43 marrëveshje dhe protokolle bashkëpunimi, si në fushën e ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë.

The post Rreth 459 milionë euro investime nga Turqia në Kosovë për 10 vjet appeared first on Llapi.info.

Netanjahu u drejtohet kosovarëve: Zgjas dorën e miqësisë, mund të arrijmë shumë bashkë

$
0
0

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i është drejtuar popullit të Kosovës përmes një letre ku shprehet optimist se Kosova dhe Izraeli do të arrijnë shumë duke punuar së bashku.

Ai e dërgoi letrën për manifestimin e Vitit të Ri hebraik në Prishtinë.

Netanjahu tha se veprimet politike që ndodhën së fundi mes Kosovës dhe Izraelit janë fillim i një epoke të re.

“Në këtë Vit të Ri, e zgjas dorën time të miqësisë për popullin e Kosovës. Zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Kosovës mund të jetë një fillim i një epoke të re nga e cila do të përfitojnë popujt e dy vendeve. Jam optimist se mund të arrijmë aq shumë duke punuar së bashku dhe është shpresa ime e sinqertë se do ta shohim këtë të realizohet”, thuhet ndër të tjera në letrën e tij.

Netanjahu po ashtu ka falënderuar edhe angazhimin e hebrenjve të Kosovës.

“E vlerësoj thellësisht angazhimin e vazhdueshëm të komunitetit hebraik në Kosovë për të na afruar”, shkruan Netanjahu.

The post Netanjahu u drejtohet kosovarëve: Zgjas dorën e miqësisë, mund të arrijmë shumë bashkë appeared first on Llapi.info.

​Thaçi: Njohja nga Izraeli forcon Kosovën si shtet

$
0
0

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në shënimin e vitit të ri hebraik, ka thënë që sot është nder për Kosovën që kjo festë po shënohet në Kosovë, me lajmin e shumëpritur të njohjes nga shteti i Izraelit.

“Shënojmë këtë manifestim madhështore me një moment historik për të dyja vendet. Do të kemi linja ajrore më funksionale, ka karakter të sigurisë, do të jemi në luftim të terrorizmit. Njohja e Izraelit ka një rëndësi strategjike, do të forcojë Kosovën dhe rolin e saj si subjektivitet i fuqishëm ndërkombëtar. Kjo njohje reciproke ndodhi në Shtëpinë e Bardhë”, tha ai.

Sipas Thaçit, presidenti Donald Trump me marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë bëri atë që të tjerët për 20 vjet nuk kanë arritur ta bëjnë, në kohën kur të tjerët sipas tij ishin skeptikë me punën e emisarit amerikan për dialogun Richard Grenell.

“Pas përpjekjeve të shumta kjo njohje reciproke ndodhi në Shtëpi të Bardhë, pra erdhi përmes Washingtonit. Në kohën kur emisari i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell e filloi ishim shumë skeptik. Ne kishim shpresën dhe optimizmin se ishte adresa e duhur dhe mund të finalizohej në Shtëpi të Bardhë. Presidenti Trump bëri të pamundurën që të ndodhë e mundura. Bëri atë që tjerët për 20 vjet nuk e bënë”.

“Kam besim se mund të ndodhë edhe normalizimi politik dhe njohja reciproke mund të ndodhë vetëm në Washington. Përpjekjet tjera janë të kota”, ka thënë Thaçi.

The post ​Thaçi: Njohja nga Izraeli forcon Kosovën si shtet appeared first on Llapi.info.

Hoti: Së shpejti vendosim marrëdhënie diplomatike me Izraelin

$
0
0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se pas njohjes së shtetit të Kosovës ( dy javë pas takimit dhe marrëveshjes në Washington), Kosova do të thellojë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

Në manifestimin e organizuar për Vitin e Ri Hebraik në Kosovë, Avdullah Hoti ka deklaruar se kjo datë, kësaj radhe është e rëndësishme pasi shënon njohjen reciproke Kosovë-Izrael,transmeton RTK.

Madje ai shtoi se komuniteti hebraik i Kosovës, është hallkë e rëndësishme në këto marrëdhënie.

“Ne do të vendosim së shpejti marrëdhëniet tona diplomatike me shtetin mik të Izraelit. Përtej kësaj do të thellojmë marrëdhëniet tona në çdo drejtim”, tha Hoti.

The post Hoti: Së shpejti vendosim marrëdhënie diplomatike me Izraelin appeared first on Llapi.info.

Deputeti i VV-së: Mjekët në kohën e Qeverisë Kurti merrnin 300 euro, sot Hoti jep premtime koti

$
0
0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka reaguar pasi që punonjësve të shëndetësisë nuk ju janë paguar shtesat e premtuar.

Në një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ramadani ka thënë që në kohën e Qevrisë Kurti mjekët merrnin 300 euro shtesë përtej pagës. Sipas tij, sot, Qeveria Hoti jep vetëm premtime koti.

“Për fatin tonë të mirë, kur ka filluar pandemia në vendin tonë, e kemi pasur qeverinë Kurti që e ka mirëmenaxhuar situatën. Masat kanë qenë meritore karshi situatës dhe mundësive. Dhe ata që ishin në krye të luftës me pandeminë, punëtorët shëndetësorë (pa dallim) janë paguar shtesë me 300€ përveç pagës bazë, për punën e palodhshme të cilën e kanë bërë”, ka shkruar Ramadani.

Me qeverinë Kurti, mjekët merrnin 300€ shtesë përtej pagës. Sot, "qeveria" Hoti jep vetëm premtime koti. Për fatin…

Gepostet von Valon Ramadani am Dienstag, 15. September 2020

The post Deputeti i VV-së: Mjekët në kohën e Qeverisë Kurti merrnin 300 euro, sot Hoti jep premtime koti appeared first on Llapi.info.

Hoxha: Nga Washingtoni kemi pritur njohje reciproke – Kosova rrëshqiti në çështje teknike

$
0
0

Deputeti i PDK-së Sejdi Hoxha ka ripërsëritur qëndrimin e partisë  së tij lidhur me takimin e Washingtonit ku Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje ekonomike me SHBA-në.

Hoxha në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se delegacioni i Kosovës ka rrëshqitur nga tema politike në hapjen e çështjeve teknike, derisa ka shtuar se PDK-ja ka pritur njohje reciproke nga takimi i 4 shtatorit.

“PDK-ja ka qëndrim të qartë rreth marrëveshjes që është nënshkruar në Washington. Kemi pasë qëndrim të qartë edhe rreth delegacionit që e ka përfaqësuar Kosovën atje. Kemi qenë pro këtij takimi dhe e kemi këshilluar kryeministrin Avdullah Hoti që ta shfrytëzojë këtë shansë historike dhe nga ky takim Kosova të dalë me njohje reciproke me Serbinë dhe garantim të ulëses në OKB, si dhe ta ruajë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit”.

“Ajo që nuk i ka pëlqyer PDK-së, por sigurisht edhe shumë qytetarëve të vendit, është që Kosova ka rrëshqitur nga takimi në Washington nga çështja politike tek hapja e temave teknike që kanë të bëjnë edhe me resurset natyrore që ka Kosova. Për PDK-në ka qenë e papranueshme pse delegacioni kosovar ka rrëshqitur nga një temë shumë e rëndësishme, sepse ne nga Washingtoni kemi pritur njohje reciproke”.

Deputeti i PDK-së ka kritikuar edhe përbërjen e delegacionit të Kosovës për të cilët ka thënë se nuk ka qenë të përgatitur dhe të koordinuar.

“Kanë qarkulluar disa drafte të marrëveshjes dhe në një nga ata është folur që kanë qenë termet ‘Republika e Kosovës’ dhe ‘Republika e Serbisë’ dhe pas kundërshtimit të palës serbe është hequr ky term, që edhe ka qenë termi kryesor i këtij dokumenti. Ajo që ka qenë keq për Kosovën ka qenë edhe moskoordinimi i delegacionit kosovar që kanë vepruar sikur të ishin përfaqësues të fiseve dhe jo përfaqësues të Qeverisë së Kosovës”.

“Mendojmë që delegacioni ka qenë i papërgatitur dhe jo mirë i koordinuar në Washington. Ka pasë një draft marrëveshje që s’e ka pasë spektri politik, as deputetët, as shoqëria civile dhe mediat. Askush nuk e ka ditur se çfarë po nënshkruhet në atë dokument”.

Ai ka deklaruar se për PDK-në është e papranueshme diskutimi për Mini-Shengenin dhe jo për anëtarësimin në BE dhe garantimin e ulëses në OKB.

“Ne kemi kërkuar në vazhdimësi që delegacioni i Kosovës të flasë për Shengenin në Washington dhe t’i garantojë Kosovës hyrjen në BE dhe ulësen në OKB dhe jo të kemi Mini-Shengen që është shumë i papranueshëm. Ka qenë një ‘JO’ e fortë e PDK-së sa i përket çështjes së Mini-Shengenit, sepse ne kemi plotësuar si vend dhe si shtet të gjitha kriteret që ta kemi liberalizimin e vizave”.

“Rrëshqitja e delegacionit nga çështja politike – njohja e ndërsjellë dhe garantimi i ulëses në OKB – në çështje teknike për neve ka qenë e papranueshme dhe është e papranueshme  fakti që janë hapur tema që ne i kemi konsideruar si të mbyllura me Serbinë”.

Ai ka thënë se PDK-ja i ka dhënë mbështetje delegacionit të Kosovës dhe për ta nuk ka qenë e rëndësishme (mos)pjesëmarrja e tyre.

“Natyrisht që ne nuk i kemi thënë “jo” asnjëherë bashkëpunimit sa i përket çështjes së Kosovës. PDK-ja nuk është konsultuar fare as për draftin e marrëveshjes. Përkundër partive të tjera politike ne i kemi dhënë mbështetje dhe kemi thënë që delegacioni i Kosovës duhet ta shfrytëzojë momentumin politik që është krijuar që për herë të parë ulet në Shtëpinë e Bardhë dhe diskuton për këtë çështje”.

“Nuk ka qenë shumë me rëndësi nëse PDK-ja është pjesë e delegacionit ose jo. Ne i kemi thënë që do ta japim mbështetjen edhe në Kuvendin e Kosovës, por e kemi paralajmëruar kryeministrin Avdullah Hoti që Kosova duhet të flasë vetëm për njohje. Kemi pasë paralajmërim nga kryeministri së do të flasë vetëm për njohje të Kosovës dhe për ruajtje të integritetit dhe sovranitetit territorial të vendit dhe jo për çështje të resurseve natyrore dhe Mini-Shengenin”.

Hoxha ka vlerësuar se Serbia është në pozitë më të mirë sesa Kosova pas takimit të Washingtonit.

“Unë mendoj që për çështje që janë shumë jetike për Kosovën, Serbia është në pozitë më të favorshëm sot sesa që ishte Kosova. Deri në takimin e Washingtonit ishte e kundërta, sepse Kosova ishte në pozicion shumë më të mirë”

The post Hoxha: Nga Washingtoni kemi pritur njohje reciproke – Kosova rrëshqiti në çështje teknike appeared first on Llapi.info.

Thaçi: Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë vetëm në Shtëpinë e Bardhë

$
0
0

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi , tha se njohja reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë vetëm në Shtëpinë e Bardhë dhe nën lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një konferencë për media Thaçi tha se është i kënaqur me marrëveshjen e arritur për normalizim ekonomik me Serbinë në Washington, duke thënë se kjo do të pasohet edhe me njohjen mes dy vendeve.

“Unë besoj se nëse normaliteti ekonomik është arritur në Washington edhe njohja reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë vetëm në Shtëpinë e Bardhë dhe nën lidershipin e SHBA-së”.

Në këtë event të pranishmëve përmes një letre u është drejtuar edhe kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu, por aty nuk është përmendur njohja e Kosovës.

Ai shtoi se secili shtet i ka specifikat e veta për çështje procedurale që do të implementohen në të ardhmen e afërt në kuptimin edhe të zyrtarizimit me letra.

The post Thaçi: Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë vetëm në Shtëpinë e Bardhë appeared first on Llapi.info.


Zemaj thotë se situata epidemiologjike për momentin është e qëndrueshme

$
0
0

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka theksuar se situata epidemiologjike në vendin tonë është e qëndrueshme, shkruan IndeksOnline.

Zemaj ka njoftuar se sot është takuar me drejtorin e IKSHPK-së, Prof. Dr Naser Ramadani, me kryesuesin e bordit këshillëdhënës Prof. Dr Lul Raka, Dr. Visar Berisha nga zyra e kryeministrit për të diskutuar për hapat e ardhshëm që duhet t’i ndërmarrin pas hapjes së shkollave.

“Lufta me Covid vazhdon të jetë një prioritet i punëve tona të përditshme, por asesi kjo nuk nënkupton që duhet lënë anash projektet dhe punët tjera që kam parashikuar në mandatin tim e që kanë të bëjnë me rregullimin e sistemit shëndetësor publik si të qëndrueshëm, modern dhe funksional”, tha ai.

Postimi i plotë:

Tash për tash, situata epidemiologjike në vendin tonë është e qëndrueshme, por puna duhet të vazhdoj dhe asesi nuk duhet të relaksohemi.

Në takim pune që zhvillove gjatë pasdites se sotme me drejtorin e IKSHPK-së, Prof. Dr Naser Ramadani, me kryesuesin e bordit këshillëdhënës Prof. Dr Lul Raka, Dr. Visar Berisha nga zyra e kryeministrit si dhe me bashkëpunëtorët e tjerë analizuam situatën me Covid 19 dhe hapat që duhet t’i ndëmarim në ditët në vijim sa i përket masave të reja.

Theksoj përsëri që tashmë kur kemi hapjen e shumicës së shkollave në nivel vendi është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

Lufta me Covid vazhdon të jetë një prioritet i punëve tona të përditshme, por asesi kjo nuk nënkupton që duhet lënë anash projektet dhe punët tjera që kam parashikuar në mandatin tim e që kanë të bëjnë me rregullimin e sistemit shëndetësor publik si të qëndrueshëm, modern dhe funksional.

Ministria e Shëndetësisë në përgjithësi dhe unë si ministër në veçanti do të jemi të përkushtuar ta ruajm shëndetim publik para se gjithash.

Bashkë mund t’ia dalim!

Vendose maskën!

Mbaje higjienën!

The post Zemaj thotë se situata epidemiologjike për momentin është e qëndrueshme appeared first on Llapi.info.

Policia ndalon tre persona në Miroc të Podujevës, dyshohet se me traktor kaluan ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë

$
0
0

Njësiti i policisë kufitare ka ndaluar tre persona, të cilët dyshohet se kaluan një traktor të ngarkuar me dru në kufirin Serbi-Kosovë në mënyrë ilegale, njofton Llapi.info.

Këtë e ka bërë ditur vetë Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas PK-së, traktori me dru është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor në Merdare.

“Fsh. Miroc 14.09.2020 – 19:50. Njësiti i policisë kufitare ka ndaluar një traktor i cili dyshohet se ka kaluar kufirin Serbi-Kosovë në mënyrë ilegale, traktori ishte i ngarkuar me dru dhe në të ishin edhe tre të dyshuarit meshkuj kosovarë. Traktori me dru është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor në Merdare. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia e Kosovës.

Më tej është bërë e ditur se ky rast në Policinë e Kosovës është cilësuar si “kalim i paautorizuar i kufirit”./Llapi.info

The post Policia ndalon tre persona në Miroc të Podujevës, dyshohet se me traktor kaluan ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë appeared first on Llapi.info.

Deri në 400 euro për varrosjen e viktimave të COVID-19

$
0
0

Varrimi i një personi që ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, në Kosovë kushton deri në 400 euro. Këto shpenzime, aktualisht për viktimat me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi), i mbulon Ministria e Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës. Ndryshe, çmimi i varrimit në raste të tjera është rreth 150 euro.

Procedura për varrosjen e personave me COVID-19 është e bazuar në Ligjin për sëmundje ngjitëse dhe çdo person që vdes nga infeksioni me koronavirus, pas vdekjes mbyllet hermetikisht në arkivol dhe bartet deri në varreza.

Inspektorati sanitar po ashtu që nga fillimi ka rekomanduar viktimat që kanë qenë të infektuar me coronavirus, të varrosen sipas rekomandimeve që ky inspektorat i ka marrë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) si dhe nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Ibrahim Tërshnjaku, inspektor sanitar bëri të ditur se çdo kufomë që ka vdekur nga COVID-19, dërgohet në varreza me përcjellje të policisë dhe në mbikëqyrje të Inspektoratit sanitar.

Varrimi thotë se bëhet pa prezencën e njerëzve të shumtë, por vetëm në praninë e familjarëve të ngushtë, të cilët duhet të respektojnë distancën.

“Këta persona që ndërrojnë jetë, futen në qese hermetike dhe pastaj vendosen në arkivol të drurit, i cili mbyllet hermetikisht si dhe dezinfektohet arkivoli. Menaxhimin e këtyre kufomave e bëjnë njerëzit që kanë eksperiencë me kufomat me sëmundje me potencial të rrezikshmërisë së lartë. Nuk lejohen procedurat fetare, si pastrimi apo veshja sipas riteve fetare përkatëse. Pasi të ndërrojnë jetë, vendosen në hapësira të posaçme dhe ruhet deri ditën e nesërme kur varrosen”, tha ai.

Ndërkaq, drejtoresha e Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Lindita Ajazaj-Berisha, tregoi se në momentin që vdes një person, i cili ka qenë i infektuar me coronavirus, doktorët njoftojnë institucionet gjegjëse dhe trupi i pajetë i pacientit tërhiqet nga spitali.

“Në momentin që pacienti me COVID-19 vdes, ne e lajmërojmë Qendrën Operative Emergjente si dhe Qendrën për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Ne fillimisht i mbështjellim kufomat sipas instruksioneve që na i ka dhënë Inspektorati dhe më pas kompania merret me procedurat e mëtejshme”, tha Ajazaj-Berisha.

Momentalisht, në Kosovë me përgatitje e viktimave me COVID-19 për varrim dhe transportin e tyre deri në varreza, merret kompania private “Ngushëllimi”.

Pronari i kësaj kompanie, Blerim Ndreci, thotë se ekipet speciale operojnë në secilën klinikë dhe komunë të Kosovës.

“Nëse personi që vdes ka qenë pozitiv me COVID-19, Instituti Kombëtar (i Shëndetësisë Publike të Kosovës) e lajmëron Ministrinë e Shëndetësisë dhe ata neve. Ne si kompani kontraktuese jemi të obliguar që çdo person që vdes, ta tërheqim. Ne kryejmë procedurat e mbylljes së arkivolit, transportin deri në varreza. Janë kriteret për hapat për COVID-19 që i kemi në kontratë. Ne jemi përgjegjës për gjithë Kosovën”, tha ai.

Ndreci gjithashtu thotë se ka pasur raste, ndonëse të pakta në numër, kur një person që ka ndërruar jetë ka qenë vetëm i dyshuar me COVID-19 dhe vetëm pas varrimit të tij, kompania e tij dhe familjarët kanë mësuar nëse viktima ka qenë pozitiv ose jo me këtë sëmundje. Në rastet kur viktima ka dalë negativ për COVID-19, shpenzimet e mbylljes hermetike të kufomës dhe dërgimit deri në varreza, nuk i ka mbuluar as Ministria e Shëndetësisë e as familjarët e viktimës, por vetë kompania.

“Kemi pasur raste që i kemi përgatitur kufomën, e kemi dërguar në morg dhe kemi pritur rezultatin (për koronavirus). Më pas ka dalë negativ dhe ne është dashur ta lirojmë kufomën nga hermetiku dhe t’ua dorëzojmë kufomën familjarëve”, tha Ndreci.

Personave që ndërrojnë jetë si pasojë e koronavirusit gjithashtu nuk u kryhen rite fetare, si pastrimi i tyre para varrosjes, thotë për Radion Evropa e Lirë, ndihmësi i kryeimamit të Kosovës, Fatmir Ilazi.

Iliazi shton se në kushte normale, një varrim kushton deri në 150 euro.

“Shumica e komunave të Kosovës kanë një lloj marrëveshjeje me qytetarët që i bëjnë pagesat e varrimit. Në kushte normale, një varrim kushton deri në 150 euro. Por, kjo varion nga blerja e arkivolit dhe nuk janë çmime unifikuese në tërë Kosovën’’, tha ai.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë e deri më 15 shtator janë regjistruar 14,763 raste me COVID-19. Prej tyre, 601 pacientë kanë vdekur dhe 11,784 janë shëruar. /Rel/

The post Deri në 400 euro për varrosjen e viktimave të COVID-19 appeared first on Llapi.info.

Vendet që do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë në Podujevë

$
0
0

Është publikuar orari më i ri i reduktimeve edhe për vendet që do të mbesin pa energji elektrike në Podujevë gjatë së mërkurës dhe të enjtes, raporton Llapi.info.

Në njoftimin e lëshuar nga Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS tregohet edhe sa do të zgjasin këto reduktime.

“NS 220/35/ 10 kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Fshatrat 2 (Kodi:14000010) prej orës 09:00-09:30 dhe 15:30-16:00.

Vendet: fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.

Arsyeja: Vendosja e shtyllave dhe përgatitja e ndarësit të tensionit të mesëm”, thuhet në njoftim.

“Nga NS 220/35/10(20)kV Podujeva në daljen 10 kV Fshatrat 2 do të ndërprehet stabilimenti. Trafostacionet 10/0.4 kV që do të mbesin pa furnizim me energji elektrike:

14000010102 – Majac 1 qendra nga ora 09:00 deri 16:00

14000010103 – Majac 2 qendra nga ora 09:00 deri 16:00

14000010104 – Majac 3 Livadhegji nga ora 09:00 deri 16:00

14000010105 – Majac 4 nga ora 09:00 deri 16:00

14000010106 – Zhegrovë nga ora 09:00 deri 16:00

14000010107 – Lupçi i Epërm 2 Dushët nga ora 09:00 deri 16:00

14000010108 – Lupçi i Epërm 3 Menxhiqët nga ora 09:00 deri 16:00

14000010109 – Popova nga ora 09:00 deri 16:00

14000010110 – Potokët nga ora 09:00 deri 16:00

Vendet: Majac, Lupç i Epërm, Mahalla e Menxhiqëve, Popovët dhe Potokët.

Arsyeja: Vendosjen e shtyllave dhe përgatitja e ndarësit të tensionit të mesëm”, thuhet tutje nga KEDS-i për reduktimet e së murkurës.

“TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

NS 10/04kV Furra Laura (kodi: 14000001004 ) prej orës 09:00-17:00

Vendet: Një pjesë e rr. Skënderbeu, një pjesë e Valon Hasani.

Arsyeja e ndërprerjes: Punime ne projektin “Zgjerimi dhe Përforcimi i Rrjetit 2019“, LOT 10 Prishtina – konsumatorëve në rrjetin e ri”, ka njoftuar KEDS-it për reduktimet që do ketë të enjten./Llapi.info

The post Vendet që do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë në Podujevë appeared first on Llapi.info.

Podujevë: Shkon në 19 numri i të vdekurve me koronavirus, bie dukshëm numri i rasteve aktive

$
0
0

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë të ditur sot për dy raste të reja pozitive me virusin korona, por që të dy të infektuarit s’banojnë në këtë komunë, raporton Llapi.info.

Epidemiologia e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Bedrie Rama ka theksuar se njëri rast pozitiv është me banim në Fushë-Kosova, e tjetri në kryeqytet.

“Sot kanë qenë dy raste të reja, por janë me venbanim në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë. Aktualisht në Podujevë i kemi edhe 56 raste aktive me Sars CoV-2”, thotë Rama.

Epidemiologia e vetme e QKMF-së ka deklaruar edhe për një rast të ri me fatalitet, i cili ka qenë i prekur me koronavirus, duke bërë kështu që numri i viktimave nga kjo komunë të arrijë në 19.

Rama ka thënë se në pritje të rezultateve për COVID-19 janë edhe 22 qytetarët, të cilët u janë nënshtruar testimeve.

Rasti i parë pozitiv me virusin korona në Podujevë ishte konfirmuar më 15 mars. Që nga atëherë, rreth 2.200 persona janë testuar, ndërkohë që gati 600 llapjanë kanë rezultuar pozitivë. Prej tyre, mbi 490 pacientë janë shpallur të shëruar.

Në anën tjetër, Kosovës të martën i janë​ shtuar  edhe 71 raste të​ reja me koronavirus, pas testimit të​ 608 mostrave të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve është regjistruar një viktimë, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 601.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 199 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 2,378.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 14,763 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi./Llapi.info

The post Podujevë: Shkon në 19 numri i të vdekurve me koronavirus, bie dukshëm numri i rasteve aktive appeared first on Llapi.info.

Limaj thotë se i beson kryeministrit Avdullah Hoti

$
0
0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar në Ëashington është finalizuar të enjtën dhe të nesërmen kur është nënshruar nuk ka pësuar asnjë ndryshim.

Limaj thotë se në vazhdimësi ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me kryeministrin Hoti, zv-kryeministren Balaj Halimaj dhe koordinatorin Skender Hyseni.

“Drafti i parë është diskutuar ditën e enjte në orën 17:00 dhe kemi pasur komunikim të vazhdueshëm me delegacionin. Në draftin e parë kemi pasur vërejtje dhe në pikat e kontestuara drafti ka ardh më vërejtje nga delegacioni ynë i cili ka nënvizuar këto vërejtje”, ka thënë Limaj në RTK.

Më tutje, ai thotë se Nisma e ka dhënë pelqimin në ato që e kemi pas versionin e fundit dhe se versioni i së enjtës është mbyllur dhe të premten është nënshkruar.

“Delegacioni dhe Kryeministri kanë qenë korrekt dhe në vazhdimësi kanë marrë qëndrimin tonë.

Limaj ka thënë se në këso tema nuk bën të kalkulohet politikisht. Ai ka thënë se Kosova duhet ta shfrytëzoj këtë momentum dhe ta rris dinamikën për ta sfiduar Vuciqin se a e ka ndërmend për ta njohur Kosovën.

“Kjo që ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë nuk ka asgjë në kundërshtim me Kushtetutën”, ka shtuar Limaj.

Më tutje, kryetari i Nismës thotë se ai i beson kryeministrit Hoti dhe për sa kohë që i beson e ka mbështetjen e tij dhe të Nismës Socialdemokrate. Limaj ka shtuar se ka mundësi për të punuar edhe më shumë kjo qeveri, dhe se kjo pjesë është e diskutimit mes partnerëve.

The post Limaj thotë se i beson kryeministrit Avdullah Hoti appeared first on Llapi.info.

Vëllezërit Haradinaj s’u intervistuan nga autoritetet për “rrahjen e një punëtori”

$
0
0

Siç ndodh rrallë në rastet kur dikush e denoncon dikë për sulm fizik, Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk i ka ftuar për intervistim vëllezërit Haradinaj.

Personi që po e synon postin e presidentit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e vëllai i tij, deputeti Daut Haradinaj, janë denoncuar në Policinë e Kosovës më datë 22 qershor, se i kanë shkaktuar lëndim të lehtë trupor një punëtori të atëhershëm.

Të dy hallkat e hetuesisë, siç ka mësuar KOHA, nuk i kanë ftuar ende Haradinajt për intervistim, ani pse tashmë nga rasti kanë kaluar tre muaj. Pretendimin se një punëtor është sulmuar nga Haradinajt fillimisht në polici e kishte lajmëruar një doktoreshë, e cila e ka kontrolluar viktimën.

KOHA posedon deklaratën e saj që ka arritur në polici, por për të ruajtur burimin nuk po e publikon si dokument. Doktoresha kishte telefonuar qendrën e thirrjeve – Alfa Kontrollin, në Policinë e Kosovës.

Kjo konfirmohet përmes një emaili të qendrës se thirrjeve, të cilën e ka përcjellë nëpërmjet emalit tek Qendra Operative Komunikuese Koordinuese – DPP.

“Me datën 22.06.2020, rreth orës 14:44, në linjën emergjente, nga numri kontaktues xxxxxx është pranuar informata nga dok. N.N. (identiteti i mbulohet), e cila punon në ish-Ndihmën e Shpejtë afër Postes kryesore në “Dardani” se një person i cili quhet N.N. (identiteti i mbulohet) me ditëlindje xxxxxxx nga fshati xxxxx, i cili punon tek ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore pasi që është rrahur dhe ka të lënduar syrin nga ish-kryeministri Ramushi dhe vëllai i tij Dauti, në kabinetin e tij”, thuhet në email.

Policia më datën 22 qershor ka hapur rast. E ka kualifikuar si “lëndim i lehtë trupor”.

Një gjë të tillë ky institucion e ka konfirmuar përmes një përgjigjeje me shkrim.

“Më, 22.06.2020, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Dëshmorit e Kombit’ në Prishtinë ka ndodhur rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’. Ankuesi në këtë rast është intervistuar nga ana e policisë, është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, i cili ka sugjeruar që rasti të iniciohet për veprën penale si më lart. Në koordinim me prokurorin janë ndërmarrë veprimet si në vijim: Janë intervistuar pesë(5) dëshmitarë. Më 16.07.2020 në polici është vetëparaqitur ankuesi dhe ka dhënë deklaratë vullnetare, i cili ka kërkuar që lënda të mbyllet”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

KOHA qe disa ditë ka provuar ta kontaktojë viktimën, e cila, sipas policisë, është tërhequr nga deklarata e parë për sulmin ndaj tij.

Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë nuk kanë kthyer përgjigje se pse ende prokuroja e rastit nuk i ka intervistuar vëllezërit Haradinaj. Siç i kanë thënë burimet televizionit, prokurore e këtij rasti është Fatmire Cacaj. KOHA e ka telefonuar prokuroren, por ajo, kur e ka kuptuar nga kush ishte thirrja, e ka mbyllur telefonin.

Përgjigje për implikimin në këtë rast nuk kanë dhënë as Ramush e Daut Haradinaj, edhe pse janë kontaktuar disa herë. Ish-kryeministri nuk ka kthyer përgjigje e deputeti Haradinaj ka thënë se nuk di gjë për këtë rast.

“Unë të thashë që s’kam ide për çka është fjala, po e konsideroj shumë ofendim edhe pyetjen”, ka thënë ai.

Vepra penale “Lëndim i lehtë trupor” është e dënueshme deri në 3 vjet burgim.

The post Vëllezërit Haradinaj s’u intervistuan nga autoritetet për “rrahjen e një punëtori” appeared first on Llapi.info.


Arrestohet një person në Podujevë

$
0
0

Një person është arrestuar në fshatin Llapashticë të Podujevës, pasi i njëjti ka kërcënuar tre të tjerë, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i tij është bërë rreth orës 17:00, ndërkohë që i dyshuari ka kërcënuar pas një mosmarrëveshje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka kanosur dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka thënë Policia e Kosovës./Llapi.info.

The post Arrestohet një person në Podujevë appeared first on Llapi.info.

Bien infektimet nga koronavirusi, MSH’ja ende s’ka vendosur rreth lehtësimit të masave

$
0
0

Ditëve të fundit në Kosovë ka rënë numri i të infektuarve me koronavirus, mirëpo autoritetet akoma nuk kanë marrë asnjë vendim për lehtësimin e masave.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 14 mijë e 763 dhe janë regjistruar gjithsej 601 viktima nga ky virus.


Mirëpo, pavarësisht këtyre shifrave, ditëve të fundit është vërejtur dukshëm rënia e rasteve të reja të infektuarve me koronavirus, por edhe të viktimave.

Pavarësisht kësaj, Ministria e Shëndetësisë (MSH), ende nuk ka marrë vendim për lehtësimin e masave.

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se këtyre ditëve kanë qenë të fokusuar në shkolla dhe se ditëve të ardhshme do të rivlerësohet situata epidemiologjike për të ardhur në ndonjë vendim për lehtësimin e masave.

“Këtyre ditëve fokusi ka qenë tek shkollat, por ditëve në vijim, do të rivlerësohet situata epidemiologjike para se të ndërmerret çfarëdo vendimi”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për lajmi.net.

Theksojmë se më 26 gusht të këtij viti, ka hyrë në fuqi Ligji për pandeminë, ku edhe masat kundër përhapjes së koronavirusit sipas këtij ligji janë mjaft të rrepta.

The post Bien infektimet nga koronavirusi, MSH’ja ende s’ka vendosur rreth lehtësimit të masave appeared first on Llapi.info.

Haxhiu: Pati edhe tjerë deputetë me COVID-19, por e mbajtën të fshehur

$
0
0

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se ka pasur deputetë të Kuvendit të Kosovës të cilët e kanë fshehur se kanë qenë të infektuar me COVID-19

Haxhiu tha se këta deputetë nuk e kanë bërë publike, por kanë qenë me koronavirus.

“Ka pasur deputetë që kanë qenë të infektuar dhe nuk kanë treguar. Gojarisht më është thënë se ka deputetë që nuk e kanë bërë publike, por kanë qenë të infektuar me COVID-19”, deklaroi Haxhiu në Frontal.

Derisa ka folur për koronavirusin, ajo tha se vajza e saj është ofenduar e fyer, pasi Haxhiu e kishte bërë publike se ishte prekur nga koronavirusi.

“Vajza ime mori fyerje e kritika se unë e kam bërë publike që jam infektuar me COVID-19”, ka thënë Haxhiu.

The post Haxhiu: Pati edhe tjerë deputetë me COVID-19, por e mbajtën të fshehur appeared first on Llapi.info.

Fitim Uka: Ajo që po ndodh në bisedimet me Serbinë, edhe një çnjohje për shtetin e Kosovës

$
0
0

Deputeti i LVV-së, Fitim Uka, ka qenë i ftuar në emisionin Frontal në T7, ku ka folur rreth fillimit të mësimit në Kosovë, si dhe për 100 ditshin e Qeverisë Hoti.

Uka ka qenë kritik për shtyrjen e mësimit për dy javë në Kosovë.

Ai është shprehur që Ministria e Arsimit ende nuk e ka të çartë se çfarë po bënë.

“Shtyrja për dy javë ditë e procesit mësimor, është mungesë e pazotësisë nga Qeveria Hoti. Shumë skenar për nisjen e arsimit janë të paqarta, dhe kjo tregon një papërgjegjësi nga ministria e Arsimit. Kjo ikje nga përgjegjësia tregon shumë. Si LVV, jemi relativisht të butë me kritikën me këtë qeveri, pasi që rezultatet në terren janë shumë më të kqëija. E theksoj, vonesa prej dy javësh është jashtëzakonisht e madhe, si dhe vonesa për një javë tjetër e klaseve tjera është jashtëzakonisht e madhe.” ka deklaruar Uka.

Uka kritika kishte edhe për 100 ditëshin e Qeverisë Hoti.

Deputeti i LVV-së, u shpreh që ka një numër të madh të dështimeve që i ka bërë kjo qeveri, e më e rënda sipas tij janë zotimet e Kryeministrit Hoti në marrëveshjen e Uashingtonit.

“Krahasimi në mes Qeverisë Kurti dhe Qeverisë Hoti, e tregon më së miri edhe raporti i Departamentit të Shtetit. Këto 100 ditë të Qeverisë së tanishme tregojnë shumë. Menaxhimi i pandemisë është për keqardhje, kemi një dështim të plotë të testimeve masive që i kanë premtuar. Dështim tjetër është plani për rimëkëmbje ekonomike, pasi nuk ka asnjë mas në këtë drejtim. Kjo qeveri është qeveri e pakicës, pasi nuk i kanë as 60 deputetë, dhe nuk e përfaqësojnë as shumicën e popullit të Kosovës. Kanë një kryeministër ilegal, pasi në ditët e para e ka largu reciprocitetin, si dhe është zotuar për një sër pikash, ku cënohet integriteti i vendit në marrëveshjen e Uashingtonit. Ajo që po ndodh në këto bisedime me Serbinë, është një ç’njohje për shtetin e Kosovës”.

Në fund Uka ka thënë që nuk na duhet normalizimi i raporteve me Serbinë, nëse ne heqim dorë nga shtetësia jonë, si dhe ka shtuar që personalisht është i pashpresë që kjo qeveri do të sjellë një marrëveshje të mirë me Serbinë.

The post Fitim Uka: Ajo që po ndodh në bisedimet me Serbinë, edhe një çnjohje për shtetin e Kosovës appeared first on Llapi.info.

Kusari – Lila për mocionin: Situata mund të ndryshojë dita-ditës, pakënaqësitë po rriten

$
0
0

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila lidhur me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti dhe mos mbledhjen ende të nënshkrimeve të mjaftueshme, ka thënë se situata mund të ndryshojë.

Sipas saj, pakënaqësitë po rriten dhe duhet të ngritët debati në mënyrë që të mbahen përgjegjësitë për premtimet që janë dhënë.

“Unë besoj që nëse partitë në Kosovë, përfshirë edhe deputetët e LDK-së e shohin vetën si ata që duhet të marrin një vendim, që duhet qëndruar në krah të interesave të qytetarëve, duhet ta nënshkruajnë mocionin e mosbesimit për këtë Qeveri”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila ka thënë se iniciativa për rrëzimin e qeverisë nuk mund të jetë joserioze, pasi sipas saj, mandati do t’iu jepet qytetarëve.

The post Kusari – Lila për mocionin: Situata mund të ndryshojë dita-ditës, pakënaqësitë po rriten appeared first on Llapi.info.

Viewing all 36143 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>