Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all 35857 articles
Browse latest View live

Historia e të verbrit që punon si fizioterapist prej 4 vitesh

$
0
0

“Isha 18 vjeç kur u verbova”. Rrëfimi i një burri të plotësuar dhe një babai të përkushtuar

“Nëse të tjerët mundohen 100% unë duhet të mundohem 120%, përndryshe nuk do t’ia dal”. Ky ishte dhe mbetet lajtmotivi i jetës së tij. Nuk u lodh kurrë. Nuk u dorëzua asnjëherë. Nuk rreshti së lexuari e mësuari. Nuk harroi t’i kujtonte vetes çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, për 17 vite me radhë se nëse nuk do të investonte për veten e tij do të harrohej shpejt… Kujtimi lexon edhe pse nuk shikon. Kujtimi shkruan edhe pse nuk sheh. Kujtimi ka kryer shkollën e lartë edhe pse është i verbër.

Kujtimi ka një punë edhe pse nuk shikon. Kujtimi ka një grua që nuk ka asnjë aftësi të kufizuar edhe pse vetë nuk shikon. Kujtimi ka një djalë që për fat shikon edhe pse i ati e sheh vetëm në imagjinatën e tij. Ai nuk sheh, sepse lindi me shikim të reduktuar për shkak të retinës së zgjeruar, por kjo nuk e pengoi që ta trajtonte veten njësoj si të tjerët. 35-vjeçari thotë se bisedoi gjatë me veten ditën kur kuptoi se ai nuk mund t’i lexonte më pyetjet e provimit, që do t’i mohonin atij një mundësi të madhe, të drejtën për të ndjekur studimet e larta, më vonë të drejtën për t’u punësuar.

“Mes dilemës për t’i pranuar vetes aftësinë time të kufizuar dhe për t’u ndarë nga gjithçka vetëm e vetëm pse nuk shikoja dhe përpjekjes për të ndryshuar jetën time pavarësisht se jam i verbër zgjodha të shfrytëzoj çdo mundësi për të gjetur rrugën e shpresës, të shpëtimit tim, atë që do të më jepte një shkollë nëse do të mësoja, atë që do të më njihte me miq e shokë, atë që do më jepte një profesion, që më vonë do të përkthehej në një vend pune, që do të më siguronte para për veten dhe familjen që ëndërroja të krijoja në të ardhmen. Ishte zgjedhje e vështirë, por me shumë dëshirë, vullnet dhe me mbështetjen e madhe të familjes ia dola”, tregon Kujtim Hysesani.

Ai ka lindur dhe është rritur në Përmet, ndërsa në vitin 1999 u transferua në Tiranë bashkë me familjen tij, ku ndoqi dy vitet e fundit të shkollës së mesme. Në atë kohë Kujtimi thotë se shikonte, ndonëse në një përqindje të vogël, por që gjithsesi i kishte shërbyer për të mësuar të lexonte dhe të shkruante, të paktën deri në moshën 18-vjeçare, kur u verbua përfundimisht.

“Kjo ishte përballja më e vështirë. Të pranoja që nuk shikoja dhe që nuk do të shikoj më asnjëherë. Ndërsa prindërit e mi ishin tronditur më herët, kur isha 7 vjeç, moshë kur mësuan se shikoja pjesërisht, ndërsa mjekët okulistë u kishin treguar se me kalimin e viteve shikimi do të zbehej deri në verbëri.

Me të përfunduar shkollën e mesme, edhe pse nuk shikoja dëshiroja të ndiqja studimet e larta. Ishte më e fortë se unë dëshira dhe vullneti për t’u integruar. Nuk doja që rrugëtimi që kisha nisur të mbetej përgjysmë. Kështu aplikova për të ndjekur studimet e larta në Universitetin e Tiranës, për Fizioterapi. Por për t’u shpallur fitues duhet të jepja provim me shkrim, që unë për fat të keq nuk e bëja dot, sepse nuk lexoja dot pyetjet.

I kërkova departamentit të më vinin në dispozicion dikë që të më lexonte pyetjet, por nuk ma mundësuan kështu që mbeta pa shkollë. Tentova sërish për disa vite me radhë, por prapë askush nuk pranoi të m’i lexonte pyetjet pasi sipas departamentit nuk lejohej.

Në vitin 2008 mësova që duhet të bëja kërkesë zyrtare në Ministrinë e Arsimit që të më vinin në dispozicion një mësues që do të më lexonte pyetjet dhe pikërisht atë vit pasi kërkesa ime u realizua unë u shpalla fitues në degën e Fizioterapisë. Pas shumë vitesh u lumturova. Me plot gojën ia dola, vetëm këtë mendoja”, rrëfen 35-vjeçari krenar për gjithçka ka arritur më shumë mund. Megjithatë, gëzimi i madh i fillimit më vonë do ta përballte me të tjera vështirësi.

Ai nuk e kishte mësuar ndonjëherë alfabetin brail, për këtë arsye nuk do të dinte të mësonte nëpërmjet tij, pasi siç thotë Kujtimi kishte të bënte me ndjeshmërinë dhe duhej mësuar herët.
Kështu me familjarë e të njohur u anëtarësua në Shoqatën e të Verbërve, ku mësoi se për të përdorur celularin duhet të instalonte programin TALK, ndërsa për të përdorur kompjuterin programin JAWS, që do ta ndihmonte të mësonte nëpërmjet dëgjimit shpjegimin e leksioneve apo të librave të tjerë jashtëshkollorë.

“E regjistroja leksionin që shpjegonin pedagogët dhe shkoja për ta dëgjuar në studion e Shoqatës së të Verbërve, kështu mësoja. Germat e celularit i di përmendësh. E di që te numri 2 ndodhen germat: a, b, c; te numri 3 d, e, f. Studimet e ciklit të parë i kam mbaruar shkëlqyeshëm, me mesatare 9.6, ku përveç diplomës mora edhe certifikatë si student i dalluar, 1 nga tre studentët më të mirë të atij viti, ndërsa masterin e mbarova me mesatare 9, sepse në atë kohë nisa të punoj dhe rashë pak nga mësimet”, shprehet Kujtimi. Ai nuk është si të tjerët, por kjo jo për shkak të aftësisë së tij të kufizuar, por për shkak të vullnetit të jashtëzakonshëm që e karakterizon. Ai nuk u ndal dhe pohon se nuk do të ndalet asnjëherë.

Pasi u diplomua në master trokiti në shumë zyra shteti e privati, ku u ndesh me paragjykime nga më të ndryshmet. Por ndodhi që 4 vite më parë ai të punësohej si fizioterapist në qendrën sociale multidisiplinare për të moshuarit dhe fëmijët me probleme mendore, qendër në varësi të Bashkisë së Tiranës.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar për punën që bëj. Kush lufton me veten dhe për veten ia del. Unë ia dola, edhe ju mund t’ia dilni! I kujtoj vetes që s’duhet të bëj kurrë keq apo gabime në punën time ndërsa për më të mirën mundohem në maksimum. Të moshuarit vijnë tek unë për shkak se vuajnë nga probleme kardiovaskulare, hipertension ose nga probleme reumatizmale. Unë ofroj seanca fizioterapie, këshillim të përgjithshëm shëndetësor, matje dhe këshilla për tensionin arterial.

Jam shumë i lumtur me punën që bëj, sepse u shërbej njerëzve në nevojë”, rrëfen gjithë gëzim Kujtimi, i cili sot përveçse një burrë i realizuar është bashkëshort dhe baba i një vogëlushi 2 vjeç e gjysmë, për të cilin thotë se është bekimi më i madh i jetës së tij.

Kujtimi është vetëm një nga rreth 5% e personave me aftësi të kufizuara që punojnë në vendin tonë, një shembull suksesi që do t’i shërbente si model frymëzimi të gjithë personave me aftësi ndryshe për të kuptuar se nëse nuk humbin shpresën mund të jetojnë njësoj si të tjerët. Promovimi i Kujtimit, që nuk shikon prej 17 vitesh vjen në kuadër të nismës “Një vizion për punësim” të Qendrës Kombëtare të të Verbërve.


Maqedoni, bien investimet e huaja

$
0
0

Investimet e huaja në Maqedoni vazhdojnë të shënojnë rënie, pavarësisht deklarimeve të Qeverisë se Maqedonia mbetet lidere, sa i përket politikave të mira ekonomike e që sipas saj, kanë sjellë investime madje edhe nga shtetet e fuqishme, si Britania e Madhe, Italia, Belgjika, Gjermania e SHBA-ja

Por, të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë flasin se investimet e huaja kanë shënuar rënie në nëntë muajt e parë të vitit dhe bazuar nga të dhënat e publikuara, me këtë ritëm negativ pritet edhe të përfundojë ky vit.

Në periudhën, janar-shtator janë regjistruar 116 milionë euro investime të huaja, apo 40 milionë euro më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur u regjistruan 154 milionë euro.

Madje, jo vetëm që janë ulur investimet e jashtme, por edhe një kompani e fuqishme nga Britania e Madhe, ka vendosur të largohet nga Maqedonia, ndërsa një tjetër nga India ka dështuar në investimin e saj, për shkak të përfshirjes në afera korruptive në vendin e saj.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, të dhënat e tilla tregojnë se politikat e Qeverisë së Maqedonisë në sferën e investimeve të jashtme, janë të gabuara dhe se qasja duhet të ndryshojë nëse dëshirohet zhvillimin e vendit.

Pas presionit të SHBA, Lulzim Basha tërhiqet nga protestat e dhunshme

$
0
0

Ka mjaftuar një fishkëllimë e ndërkombëtarëve, kryesisht nga amerikanët, që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të tërhiqet nga revolucioni demokratik, me qëllim rrëzimin e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme

Kreu i opozitës ka vendosur të tërhiqet nga protestat popullore për rrëzimin e qeverisë, duke i lënë protestat në duart e grave të PD, Forumit Rinor dhe bizneseve. Vetëm 24 orë më parë, Jozefina Topalli kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe rikthimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike, si e vetmja shpresë për rikthimin e SHQUP në pushtet.

Ndërkaq, disa javë më parë, Eduard Selami tha se lidershipi aktuali i PD nuk ngjall shpresë. Në këtë klimë mosbesimi nga të vetët, Lulzim Basha tërhiqet nga turi i protestave, duke braktisur kësisoj revolucionin e Berishës.

Fillimisht, Lulzim Basha ka vendosur të tërhiqet nga protesta e 21 Dhjetorit, e cila do të mbahej para Kryeministrisë. Basha ka vendosur që këtë protestë ta lërë në duart e Forumit Rinor. Ndërkaq, protestën e radhës, do ta lërë në duart e grave të PD. Vetë Basha dhe kupola e PD nuk do të përfshihet.

Por, reagimet e forta ndërkombëtare nuk janë arsye e vetme e dorëheqjes. Sipas burimeve, një tjetër arsye e fortë ka të bëjë me mungesën e parave. Arka e SHQUP nuk përballon më asnjë protestë. Baza e PD nuk do të tregohet bujare, si në protestën e 8 Dhjetorit për të kontribuar dhe për të mbledhur njerëzit dhe për t’i sjellë me autobus në Tiranë. Në këto kushte, zgjidhja më e mirë është parë tërheqja nga uragani i paralajmëruar dhe organizimin e protestave të vogla me pjesëmarrje vetëm të qytetarëve të Tiranës.

Protesta e së hënës do të zhvillohet nga të rinjtë e PD, ndërsa të ardhshmet nga gratë demokrate. Nuk do të ketë thirrje të Lulzim Bashës për protesta masive për rrëzimin e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Kjo edhe për një arsye tjetër e padeklaruar, rënia e kauzave.

Amnistia

Erë e re në marrëdhëniet, në dukje konfliktuale, mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Nga aksioni për përmbysjen e qeverisë, Lulzim Basha do të bashkojë votat, ditën e hënë, me qeverinë, për të miratuar amnistinë.

Pavarësisht retorikës së rreme dhe ultimatumeve publike, Lulzim Basha dhe Edi Rama duket se vijojnë muajin e mjaltit. Kështu, Partia Demokratike pritet të bashkojë votat ditën e hënë me shumicën në pushtet, duke miratuar kësisoj amnistinë për rreth 700 të burgosur.

Pas tërheqjes nga protestat e dhunshme, Lulzim Basha pritet t’i lehtësojë kryeministrit Edi Rama edhe miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar në këtë fundvit. Lulzim Basha do të mbahet mend edhe si kryetari i parë i një opozite, e cila nuk kundërshton buxhetin e qeverisë. Në seancën ku u votua buxheti për vitin 2016, çuditërisht, Partia Demokratike nuk tha asnjë fjalë për buxhetin.

KMDLNJ kërkon që mos të paragjykohet djegia e veturës zyrtare të Ibrahimit

$
0
0

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar në lidhje me djegien e veturës së kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës Hamdi Ibrahimi.

Me këtë reagim KMLDNJ kërkon që mos të paragjykohet ky rast dhe mos të fajësohet askush pa u gjetur fajtorët.

Reagimi i KMDLNJ-së:

Persona të panjohur deri më tani, ia vënë flakën veturës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë Hamdi Ibrahimi me ç’ rast , për fat të mirë , përveç dëmeve materiale nuk pati viktima tjera.

Kohëve të fundit u rrit ndjeshëm sulmi ndaj veturave zyrtare sikur që ishte edhe një sulm i sinkronizuar kundër veturave zyrtare në katër qytete të Kosovës në ndërkohë që vetëm kryesi i një sulmi u identifikua dhe u arrestua.

Pas vënies së flakës së veturës zyrtare të z. Ibrahimi në Besianë, pati shumë deklarata akuzuese dhe mbrojtëse që “identifikonte” edhe motivin sikur edhe kryerësin e këtij sulmi në ndërkohë që hetimet për këtë rast vetëm sa kishin filluar.

Për KMDLNj-në është i papranueshëm fakti se sa me lehtësi të pakuptueshme adresohet fajësia ende pa përfunduar hetimet e që në fakt paraqet ndërhyrje flagrante në procesin e hetimeve dhe pavarësinë e gjyqësorit. Andaj, KMDLNj kërkon nga prokuroria e shtetit të fillojë hetimet në bazë të deklaratave publike të politikanëve dhe të tjerëve që po e dinë adresën e atyre që ia vunë flakën veturës së z. Ibrahimi dhe në rast se këto deklarata nuk mbështeten në fakte , të nisin hetimet ndaj atyre që deklarojnë rrejshëm.

KMDLNj e gjykon këtë rast si sulm ndaj kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë duke kërkuar hetime të paanshme, të pandikuara politikisht dhe vetëm pas sigurimit të provave gjyqi duhet të jetë përcaktues i fajësisë apo pafajësisë për të dyshuarit.

KMDLNj kërkon përmbajtje në deklarimet e politikanëve të ndryshëm, që , duke bërë përpjekje të përfitojnë politikisht nga ky sulm kriminal vetëm sa kontribuojnë në përshkallëzimin e situatës dhe ndërhyjnë në pavarësinë e gjyqësorit.

Fjala dhe deklarimi publik sidomos në raste kur janëtë ndjeshme bart përgjegjësinë publike, morale dhe ligjore.

Pas këtyre sulmeve ndaj veturave zyrtare, KMDLNj e sheh një tendencë të përshkallëzimit të situatës së sigurisë dhe nëse hetuesia nuk arrin të ndërpresë këtë zinxhirë të dhunës, nuk përjashtohet as dhuna ndaj personave të shënjestruar dhe viktimat në njerëz do të jenë të pashmangshme.

Këshilla për bajamet, çfarë duhet dhe nuk duhet bërë

$
0
0

Çfarë nuk duhet bërë:

– Mjekimi me antibiotikë nuk duhet bërë më pak se tetë ditë (s’duhet lënë përgjysmë)

– Të mos konsumohen pije të nxehta

– Të mos konsumohen lëngje me gaz

– Të shmanget konsumi i ushqimeve me aciditet

– Të mos shtrydhen bajamet, sepse përhap mikrobin në të gjithë organizmin

Çfarë këshillohet:

-Në varësi të organizmit, mund të konsumohen gjëra të ftohta (ujë i ftohtë, akullore, akull)

– Konsumi i ujit fiziologjik (ujë ambienti)

– Përdorimi i sodës së bukës i kufizuar

– Përdorimi i preparateve me propolis ose mjaltë, që të qetësoni iritimin e fytit dhe dhimbjet e bajameve

– Qëndrimi brenda në shtëpi (regjim shtrati) sepse ndonjëherë anginat janë dhe virale, përhapen

– Kujdes ndaj veshjes

Gazeta Mapo

Gjuriq: Beogradi e Prishtina s`janë armiq, por i kanë problemet e njëjta ekonomike

$
0
0

Marko Gjuriq, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se Beogradi dhe Prishtina nuk janë armiq por i kanë problemet e njëjta ekonomike.
“Nëse në politikë funksionin gjithçka sikurse me odat, jam i sigurt se shqiptarët e serbët do të duhej të ndiheshin mirë dhe dy popujt do të përparonin”.
“Kemi në plan që në vitin 2016 të punësojmë serb në Kosovë”.
“Kompanitë e mëdha të Serrbisë do te duhej te hapnin degët e tyre diku ne Kosovë dhe në to të punësonin serbë e shqiptarë’ ka theksuar Gjuriq.
Këto komente ai i bëri gjatë punimeve të Forumit Afarist të Odave Ekonomike të Kosovës dhe të Serbisë që po i zhvillon punimet në Beograd, njofton Klan Kosova

Emri i ri i Android do të zgjidhet nëpërmjet sondazhit

$
0
0

Pas Lollipop dhe Marshmallow, emri i Androidit të ardhshëm mund të jetë Nankhatai ose Neyyappam, pra, një shkretëtire indiane.

Ka qënë vetë kreu i Google, Sundar Pichai, që ka lënë të hapur mundësinë.
Në një takim me studentët e universitetit të Delhit, menaxheri me origjinë indiane iu përgjigj pyetjes se pse nuk ka emra me ëmbëlsirat e vendit për Android.
“Ndoshta për Android N do të bëjmë një sondazh online për emrat, dhe nëse të gjithë indianët do të votonin, kjo mund të ndodhë”, ka bërë shaka ai.
Për sistemin operativ “mobile”, nga versioni i tretë e prapa, Google ka përdorur shpesh emra ëmbëlsirash, si Cupcake, Donut, Jellybean dhe KitKat, etj. Renditja vjen sipas rendit aldabetik, duke nisur nga “C”-ja. Përjashtim bëjnë dy variantet e para të Android, 1.0 dhe 1.1./Top Channel

Mustafa në përurimin e një rruge: Thaçi do të jetë president

$
0
0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë përurimit të segmentit të rrugës nacionale N2 , Prishtinë – Mitrovicë, është deklaruar edhe për çështjen e liberalizimit të vizave si dhe në lidhje me gjendjen aktuale politike.

I pari i Qeverisë tha se Kosova i ka përmbushur të gjithë kriteret për liberalizimin e vizave, dhe se janë duke u takuar me të gjitha institucionet përgjegjëse për të parë edhe njëherë nëse ndonjë pjesë e rekomandimeve të BE-së ka mbet pa u përmbushur.

“Të gjitha kriteret janë përmbushur por ka pjesë të rekomandimeve të pa përmbushura, pasi BE ka dhënë rekomandime dhe jo kritere”, ka thënë Mustafa.

Ai gjithashtu tha se deklaratat e opozitës se “prej kur PDK dhe LDK kanë marrë qeverisjen e vendit është rritur krimi dhe korrupsioni, janë të pabaza”, pasi sipas kryeministrit opozita flet kështu ngase duhet edhe ata të thonë diçka. Ai tha se deri më tani nuk ka as një rast të korrupsionit në ndonjë ministri, deri sa ka ftuar opozitën që nëse kanë në dijeni ndonjë rast të tillë, atëherë le ta lajmërojnë.

Mustafa sot foli edhe për çështjen e shumë përmendur të presidentit të ardhshëm të Kosovës.

“LDK do të respektojë marrëveshjen e bërë me PDK-në dhe me këtë Hashim Thaçi do të jetë president i vendit”, ka thënë kryeministri Mustafa.


Meta shtyn vizitën në Serbi

$
0
0

Mbajtja e seancës së fundit plenare për këtë vit është bërë shkak që kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, të shtyjë për në fillim të 2016-s vizitën treditore në Serbi.
Kryeparlamentari është dashur të nisej sot drejt Beogradit, ku ishte parashikuar të qëndronte deri më 23 dhjetor. Ai do të pritej nga zyrtarët më të lartë të shtetit – presidenti Nikoliq, kryeministri Vuçiq dhe kryeparlamentarja Maja Gojkoviç.
Vizita zhvillohet në kuadër të angazhimit për shkëmbime të mëtejshme parlamentare mes dy vendeve, angazhim ky që u mor gjatë vizitës në prill të këtij vitit në Tiranë të kryeparlamentares serbe, Gojkoviç.
Meta ka vizituar Beogradin zyrtar dy herë të tjera, një herë si ministër i Jashtëm dhe një herë si kryetar i Lëvizjes Socialist për Integrim, i ftuar nga presidenti i atëhershëm i Serbisë, Boris Tadiç.
Vizita e fundit e një zyrtari të lartë shqiptar në Serbi ishte ajo e kryeministrit Edi Rama në nëntor 2014.

Gratë e verbra kërkojnë përkrahje nga Ministria e Shëndetësisë

$
0
0

Kujdes më të mirë dhe përkrahje më të madhe kanë kërkuar gratë e komunitetit të verbër nga ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, raporton TV ARTA.

Në një takim që patën me ministrin, grave të kryesuara nga Bajramshahe Jetullahu, ministri i Shëndetësisë njoftoi ato për mundësitë që dalin nga ligji i shëndetësisë, në veçanti Ligji i Sigurimeve Shëndetësore i cili për këtë kategori ka paraparë lirim nga pagesa e kontributeve dhe ofrim të sigurimit shëndetësor të obliguar falas për ta, transmeton Koha.net.

Ministri Rrahmani ka siguruar përfaqësuesit e këtij komuniteti se do të merren parasysh interesat e tyre me rastin e hartimit të politikave shëndetësore me qëllim që të sigurohet një kujdes shëndetësor sa më gjithëpërfshirës për këtë komunitet.

Kosova e Serbia me marrëveshje në fushën e ekonomisë

$
0
0

Në Beograd është nënshkruar marrëveshja ekonomike mes të dy odave ekonomike, asaj të Kosovës dhe Serbisë.

Nënshkrimi i marrëveshjes deria sot ka nisur Forumi afarist i nivelit të lartë në mes të këtyra odave, njofton Klan Kosova.

Në këtë takim po marrin pjesë ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Blerand Stavileci, Zhelko Sertiq – ministër i Ekonomisë së Serbisë, Marko Gjuriq – shef i zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës – Safet Gërxhaliu dhe asaj të Serbisë – Marko Çadezh.

Ndryshe të dyja odat deri më tani kanë mbajtur 14 takime.

Shpërthim në veri të Mitrovicës, dëmtohen tri vetura

$
0
0

Rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur në shpërthim në rrugën “Mbreti Petër” në veri të Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti i cili ka bërë të ditur se si pasojë e këtij shpërthimi nuk ka persona të lënduar por janë dëmtuar tri automjete të cilat kanë qenë të parkuara.

“Ende mbetet të konfirmohet se për çfarë mjeti shpërthyes bëhet fjalë ashtu si edhe nuk dihet motivi i shpërthimit” ka thënë Hoti.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se Policia e Kosovës ka dalë në vend të ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetime por, deri më tani nuk ka asgjë pozitive.

‘Godet’ Enis Zabërgja: Disa ekspertëve në Kosovë, u ka mbetur vetëm goja!

$
0
0

Edhe pse erdhën nga Liga e Parë, skuadra e Llapit arriti suksese mjaft të mëdha në stinorin vjeshtor të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Ekipi i trajneri Tahir Batatina, e mbylli vjeshtën në pozitën e dytë me 30 pikë, një më pak se lideri Feronikeli (31). Merita të mëdha në këtë sukses padyshim se kishte edhe sulmuesi Enis Zabërgja.

Ai flet për Gazetaolle.com duke komentuar si fillim paraqitjet e tij. “E kam nisur një stinor të mirë dhe jam ambientuar shpejt në skuadrën e Llapit. Kemi arritur mjaft suksese në këtë stinor, edhe pse kemi mundur edhe më shumë, gjithsesi edhe më këto pikë që i kemi mbledhur, jemi të kënaqur”, ka thënë Enis Zabërgja.

Tutje, Enisi foli edhe për mundësitë që ka Llapi për titull. “Duam apo nuk duam, nuk kemi tjetër objektiv. Mendoj se me tre ose katër përforcime dhe duke e njohur ligën tonë, Llapi do të shpallet kampion sepse është ekip me traditë dhe pas Besianës dhe Hysit, mendoj se është radha që Llapi ta sjell titullin në Podujevë”, potencoi ai.

Ndryshe nga Zabërgja, mendojnë shumë analistë të futbollit kosovar që nuk e shohin këtë ekip si shumë serioz në ‘luftën’ për titull. “Në Kosovë ka shumë ekspertë që dinë shumë, por shpesh nuk iu dalin parashikimet. Ne vazhdojnë të marrim pikë, e çka thonë disa ekspertë që e kanë vetëm gojën, nuk është me rëndësi. Ne po flasim në fushë dhe aty po japi përgjegjje”, shtoi ai duke folur edhe për kandidatët kryesor për titull. “Feronikeli do të jetë kandidati kryesor. Aty janë edhe Besa, Llapi por edhe Hajvalia”, përfundoi sulmuesi i mirënjohur, Enis Zabërgja.

Ai në stinorin vjeshtor realizoi katër gola.

Kupa e Serbisë luhet në Kosovë

$
0
0

Ndeshja çerekfinale e Kupës së Serbisë në volejboll ndërmjet “Kosovska Mitrovica” e “Vojvodina NS Seme”, do të zhvillohet sot në Leposaviç.
Ndeshja çerekfinale e Kupës së Serbisë në volejboll ndërmjet “Kosovska Mitrovica” e “Vojvodina NS Seme”, do të zhvillohet sot në Leposaviç, shkruan portali “KoSSev”.

Në rast të fitores së klubit nga Mitrovica e Veriut ndaj Vojvodinës, do të shkonte në finale dhe do të ishte suksesi më i madh në histori të këtij klubi.

Ndeshja fillon në orën 18:00 dhe zhvillohet në Leposaviç. Gjithashtu, kjo uebfaqe njofton se transporti për të gjithë shikuesit e interesuar për të shkuar në palestër, do të jetë gratis, raporton Zëri.

“Kosovska Mitrovica” në të tetën e finales e kishte mundur Radniçkin e Kragujevcit, një muaj më parë. Ky klub nga Veriu i Kosovës garon në ligën e parë serbe.

Ndërkohë, drejtuesit e vendit po ‘flenë’, duke e lejuar zhvillimin ilegal të ndeshjeve që i organizon Federata Serbe e Volejbollit, midis territorit të Kosovës.

Krasniqi, Mustafës: A e dinë se çka është korrupsioni?

$
0
0

Ish-krykuvendari Jakup Krasniqi ka shkruar në një postim më në Facebook se kryeministri Isa Mustafa ka 70 dosje në Prokurori dhe e ka qeverisur tepër keq për dy mandate, Prishtinën.

“Njeriut që e dinë çka është korrupsioni, s’ka si mos të pyet: A e dinë Kryeministri që njëherit është edhe Akademik, se çka është korrupsioni?” ka shkruar ai.

Ky reagim i Krasniqit erdhi pas dekleratave të Shefit të Qeverisë isa mustada i cili ka thënë një ditë më parë se opozita duhet të tregoj ku ka pasur korrupsion në këtë vit të qeverisjes së tij si i pari i ekzekutivit.

“Njeriut që e dinë çka është korrupsioni, s’ka si mos të pyet: A e dinë Kryeministri që njëherit është edhe Akademik, se çka është korrupsioni?” ka shkruar ai.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Krasniqit

A E DINË KRYEMINISTRI ÇKA ËSHTË KORRUPSIONI?
Dje Kryeministri tha: “Le të tregoi opozita se ku ka korrupsion, këtë vit (të qeverisjes së tij) nuk ka asnjë skandal”?! Se vetëm aty ku ka skandale paska korrupsion a?! Ja, me çfarë sigurie flet Kryeministri që i ka 70 dosje në Prokurori dhe që e ka qeverisur tepër keq për dy mandate Kryeqytetin tonë, Prishtinën?!
Njeriut që e dinë çka është korrupsioni, s’ka si mos të pyet: A e dinë Kryeministri që njëherit është edhe Akademik, se çka është korrupsioni?
Kryeministri ka harruar se edhe mashtrimi disa vjeçar, se nuk do të bëjë koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit, është korrupsion shumë i madh, bile edhe i rrezikshëm, është korrupsion moral. Korrupsioni moral është një bazament i fuqishëm për të gjitha llojet e tjera të korrupsionit, siç është ai politik e financiar.
Lexuesi i vëmendshëm duhet ta dinë, se korrupsioni nuk është vetëm financiar apo ai i ryshfetit dhe i mitos. Nuk besoj që ka njeri në Kosovë që beson se korrupsioni financiar në Kosovë, na qenka zhdukur si “vesa para diellit”, me ardhjen e Isa Mustafës në krye të Qeverisë së Kosovës?!
Korrupsioni moral i filluar nga Isa Mustafa enda pa u bërë Kryeministër, është bërë në momentin kur ai e ka finalizuar koalicionin me “kapsin e institucioneve të shtetit” (për çka ai ka folur shumë herë), të gjithë po e shohim se ai e ka prodhuar, korrupsionin politik duke u bërë vazhdues dhe thellues i marrëveshjeve politike më Beogradin zyrtar. Qytetarët e Kosovës gjatë këtij mandati kanë parë se ky koalicion qeverisës ka humbur një pjesë të sovranitetit të shtetit (te gjyqësorit) dhe me marrëveshjet e Brukseli të 25 gushtit 2015 e ka bërë hisedarë në sovranitetin e shtetit, shtetin e Serbisë. Ky lloj i korrupsionit, që do të reflektoj shumë më shumë sesa korrupsioni financiar që mund të kufizohet në një mandat qeverisës, del të jetë shumë herë më i rrezikshëm sesa cilado formë tjetër e korrupsionit.
Forma e korrupsionit politik, len pasoja të pa riparueshme për breza. Kur Mbreti Zog, ia fali Shën Stefanin dhe Vermoshin Mbretërisë Jugosllave, ato mbeten të humbura edhe sot e kësaj dite.
Natyrisht që forma më e përhapur e korrupsionit në kohën tonë, është forma financiare e korrupsionit, që në Kosovë ka një shtrirje të gjerë në të gjitha pushtetet dhe përtej tyre. Pa dyshim që është e pa mundshme që mos të ketë korrupsion financiar të kushtëzuar në tenderomaninë tonë të konfirmuar edhe nga organizata ndërkombëtare profesionale, e mos të flasim për ryshfetmarrje e mitmarrje, të shtrira gjithandej në shoqërinë tonë.
Ky dyshim rritet edhe më shumë edhe në përqindje, kur në krye të qeverisë vinë njerëz që janë të njohur për formën e korrupsionit moral e politik, të cilat pa dyshim që janë format më të rrezikshme të korrupsionit.
Të përfundojmë: edhe po të ishte e vërtetë, se ketë vit nuk ka korrupsion financiar, do të mjaftonte edhe më shumë sakaq, fakti se kjo qeveri dhe ky koalicion ka shkel çdo normë të traditës kombëtare (sidomos Kryeministri), duke shkelur fjalën e dhënë dhe kjo nuk është bërë pa një interes meskin (financiar).
Kur, kësaj ia shtojmë edhe marrëveshjet tepër të këqija e të pa drejta të Brukselit, duke përfshirë “Zajednicën” dhe Demarkacionin, korruptim më të madh, më të pa drejtë e më të dëmshëm nuk i duhen Republikës së Kosovës. Kjo është një dëshmi tjetër, se shqiptarët tradicionalisht kanë probleme të mëdha me korrupsionin moral, politik, gjithsesi dhe financiar?! Zogu dy herë e par zbrazë arkën e shtetit dhe shqiptarët vazhdojnë ta quajnë “mbreti i shqiptarëve”?!
Dhe çka është edhe më keq, ne shqiptarët jemi tepër lojal ndaj këtyre fenomeneve prapambetlënse, të cilat po na përsëritën shpesh! Jo me kot, thonë: “Kush nuk mëson, pëson”!


Arrestohen 6 të dyshuar për trafikim me njerëz në operacionin “PENTA”

$
0
0

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se përmes operacionit të koduar policor “PENTA” ka arrestuar gjashtë të dyshuar për trafikim me njerëz, ndërsa ka identifikuar edhe një viktimë.

“Drejtoria për Hetim dhe Trafikim me Qenie Njerëzore, e mbështetur nga njësi tjera policore ka realizuar operacionin e koduar policor ‘PENTA’ gjatë ditës së djeshme rreth orës 21:50, ka bërë kontrollimin e disa lokacioneve në Prishtinë dhe Fushë Kosovë me ç’rast është bërë arrestimi i gjashtë personave të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kishin kryer veprat penale ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’”, thuhet në njoftimin e PK-së, transmeton Koha.net.

Personat e arrestuar në këtë rast janë: Xh. G. (1976 M/K), Sh. H.(1990 M/K) A. H.(1981 M/K), M. G.( 1985 M/K) A. G.( 1972 M/K) dhe L. L.(1982, femër shtetase e Shqipërisë).

Operacioni policor është realizuar në bashkëpunim edhe me autoritetet policore shqiptare, me ç’rast edhe është bërë identifikimi i një viktime të trafikimit, shtetase e Shqipërisë.

“Gjatë këtij operacioni si prova materiale janë sekuestruar: Një armë (revole) 8mm e gjetur në banesën e të dyshuarit të parë, një DIVIAR –i kamerave të sigurimit të restorantit, fatura,
dokumentacione të ndryshme, libra dhe fletore të shënimeve”, thuhet më tutje në njoftimin e PK-së.

Të gjitha veprimet policore janë kryer nën autorizim të prokurorit, kurse të arrestuarve me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve, për të vazhduar me procedura të mëtejme.

Ben Blushi: Albin Kurti duhet të jetë politikan e jo martir

$
0
0

Në diskutimin e organizuar nga Lëvizja FOL me politikanin dhe shkrimtarin nga Shqipëria, Ben Blushi, ka thënë se ai ka simpati për Lëvizjen Vetëvendosje.

Por sipas Blushit ka mënyra të tjera për të zgjedhur krizën politike, njofton Klan Kosova.

Druri, guri e gjësendet sipas tij nuk janë mjet politik e Vetëvendosja ka një mision për të ruajtur opozitën e fuqishme e me këto gjeste po e deformon këtë gjë.

Blushi ka thënë se Albin Kurti duhet të jetë politikan e jo të bëhet martir, sepse politika nuk zgjidhet me martir.

Lista Srpska dhe Zajednica sipas tij nuk e kthejnë Serbinë në Kosovë, sepse kur thuhet kështu i bje sikur të thuhet që Gjermania po e pushton Francën.

Blushi është shprehur se Kosova përballet me një problem më të madh se Zajednica që është korrupsioni e dukuri të tjera negative për të cilat janë të vetëdijshme edhe qytetarët e Kosovës.

Bashkëjetesa harmonike në Kosovës sipas Blushit është çmimi që Kosova duhet të paguajë që fuqitë e mëdha të garantojnë sovranitetin e saj.

Bajrami: Mbushni boshllëqet me Erasmus

$
0
0

Zyra Erasmus+ në Kosovë po mban seminarin “Dimensioni profesional në arsimin e lartë” ku po marrin pjesë ekspertë të arsimit të cilët po diskutojnë për reformën e arsimit në Kosovë me ç`rast po bëjnë analizat e ngecjeve dhe zhvillimeve në këtë dikaster.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami duke lavdëruar bashkëpunimin që ka sektori i arsimit me këtë zyre megjithatë adresoi edhe disa vërejtje për insitucioniet e arsimit të lartë publik dhe privat në vend duke iu sugjeruar që të aplikojnë dhe të implementojnë programet Erasmus me qëllim të ngritjes së cilësissë së arsimit të lartë dhe që kuadrot e përgatitura të plotësojnë nevojat e tregut të punës.

Ndryshe,programi Erasmus + ka për qëllim të ngris aftësitë, punësimin dhe të modernizojë arsimin dhe aktivitetet e të rinjve, njofton Klan Kosova.

Ancelotti ka kërkuar nga Bayerni që të mos largohet Lewandovski

$
0
0

Trajneri i ri i Bayern Munichut Carlo Ancelotti, dëshiron që Robert Lewandowski të mbetet në Allianz Arena te Bayern Munich duke mos u transferuar në Real Madrid.

Sipas të përditshmes sportive madrilene “AS”, Ancelotti nuk dëshiron ta humb futbollistin i cili është duke shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni, prandaj Real Madrid duhet të mendojë për dikë tjetër.

Llapjani tash edhe në Kombëtaren e Shqipërisë

$
0
0

Valdrin Mustafa, 17-vjeçari nga Podujeva ka marrë ftesën nga kombëtarja shqiptare që të luaj në U 19. Lajmin e ka bërë të ditur Mustafa përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.

Për këtë ftesë, Mustafa ka shkruar se e ka ëndërruar tash e dy vite.

“Sot kam marr ftesen nga kombtarja e shqiperis U 19 qe e kam enderruar qe dy vite jam shum i lumtur”, ka shkruar Mustafa.

Valdrin Mustafa tani është duke luajtur si sulmues i FC. “Kaiserslautern” në Gjermani./Llapi.info

New Picture

Viewing all 35857 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>