Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all 35796 articles
Browse latest View live

Çaushi: Klani PDK-LDK mbushi institucionet me militantë

$
0
0

Koalicioni qeverisës – Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës – ka mbushur institucionet e Kosovës me militantë partiakë, ka deklaruar nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, njofton Klan Kosova.

Çaushi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se janë 800 zyrtarë publikë që mbajnë dy deri në pesë vende të punës.

“Në këto pak mbledhje të jashtëligjshme në Parlamentin e Kosovës, Klani PDK-LDK ishte tepër efikas në mbushjen e institucioneve të ‘pavarura’ me militantë të tyre. Para ca ditësh ishte Gjykata Kushtetuese, dje e kishte radhën Agjensioni Kosovar i Privatizimit”.

“Në anën tjetër, për të dytën herë me radhë, tërhiqet pa arsyetim nga Qeveria Mustafa-Thaqi Projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit, një nga kushtet për liberalizim të vizave. Kjo në një kohë kur mbi 800 zyrtarë publikë mbajnë 2-5 vende të punës”.

“Deri më tash askush në Qeveri nuk pranon të përgjigjet për gjithë këtë kontrabandë. Natyrisht, pa përfshirë këtu konstatimin e djeshëm të zëdhënëses jozyrtare, Atifete Jahjagës, që vendin e ka kapluar një krizë e thellë politike e morale”, shkroi Çaushi.


8 ushqime për shëndet të mirë

$
0
0

Një dietë e ushqyeshme është thelbësore për të pasur një shëndet të mirë. Por shpesh na ndodh që t’i anashkalojmë disa ushqime të cilat nuk hyjnë në preferencat tona. Ja tetë pej tyre:

Lakra– është burim shumë i mirë i vitaminave dhe përbërja e saj lufton qelizat kancerogjene.
Thjerrëzat- përmbajnë aminoacide, hekur, fibër, magnezium, potas dhe vitaminën B. Ato zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe parandalojnë kancerin dhe gjithashtu forcojnë imunitetin.
Patatet e ëmbla- ato përmbajnë antioksidantë, vitaminën A, E dhe B6.
Compound Curcumin– gjendet në Shafran të Indisë. Është agjent anti-inflamator. Ndihmon në luftën kundër sëmundjeve të zemrës, sëmundjes së alzheimerit, artritin si dhe shumë sëmundje të tjera.
Mjalti– është më shumë se një ëmbëlsues. Është parë të ketë sukses në trajtimin e disa pezmatimeve, djegieve dhe ulçerave. Përmban përzierje që ndihmojnë në shërim, luftojnë bakteriet dhe zvogëlojnë inflamacionin.
Soja- zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ka sasi të lartë të proteinave dhe shumë pak yndyra të ngopura.
Avokado – edhe pse avokado është me sasi të lartë të yndyrës, ajo është e llojit gjysmë të ngopur, gjë që e bën shumë të mirë për zemrën. Përveç të tjerash, ka sasi të lartë të fibrës.
Fiq të tharë – përmbajnë shumë fibër dhe janë të pasur me vitaminën B, hekur, kalcium dhe potas./albeu

Receta e thjeshtë që shkrin yndyrërat rreth barkut

$
0
0

Planifikoni që të humbni peshë që të mund të bëni belin tuaj më të hollë?

Këtu është një metodë e shpejtë, e sigurt dhe krejtësisht natyrale për të humbur yndyrnat e tepërta rreth pjesës së barkut.

Sekreti? Banane!

Banane është një lloj i frutave të cilat përmbajnë sasi të mëdha të kaliumit që ndihmon ndërtimin e muskujve të fortë dhe eliminimin e toksinave nga trupi.

Dhe kur bananet kombinohen me farat e lirit dhe jogurt, përshpejtohet puna e metabolizmit dhe në këtë mënyrë ndihmohet procesi i humbjes së peshës, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë është mënyra e përgaditjes së kësaj recete mrekullibërëse për humbjen e barkut në shumë pak kohë.

Përbërësit e nevojshëm:

1 banane

1 portokall

½ gotë jogurt me pak ose aspak yndyrë

1 lugë gjelle vaj kokosi

¼ lugë gjelle pluhur xhenxhefili

2 lugë fara liri

2 lugë pluhur i hirrës

Përgatitja:

Përgatitja është shumë e thjeshtë.

Përziej të gjithë përbërësit në një mikser
Pi dhe shijoje.
Mbani në mend se për ta parë efektin duhet ta konsumoni në mënyrë të vazhdueshme duke e përgaditur të freskët ndërsa ata që e kanë provuar janë shprehur se rezultatet kanë filluar t’i shohin pas një jave.

Parti e re në skenën politike

$
0
0

Një subjekt i ri politik do t’i bashkohet skenës politike në Kosovë. Ky subjekt është “Republikanët e Kosovës”, që tani janë në themelim e sipër të degëve të reja në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe do të jenë mjaft aktivë në skenën e politikës kosovare thotë Selver Xhelili nënkryetar i këtij subjekti politik. Kryetar i kësaj partie është Faton Kurti.

“Duke u bazuar në gjendjen reale në Republikën e Kosovës, dhe në politikat me traditë të republikanizmit ballkanik dhe atij amerikan, ne do t’ju ofrojmë zgjidhje qytetarëve tanë, si një alternativë më e mirë për një stabilitet politik, të gjithëmbarshëm ne vend”, ka thënë Xhelili, transmeton rajonipress.

Ai më tej thotë se si parti e re opozitare, në skenën politike të vendit, oferta e tyre është e mbështetur mbi parimet e një politike të mirëfilltë demokratike.

200 militantë të ISIS-it u vranë brenda javës

$
0
0

Rreth 200 militantë të Shtetit Islamik janë vrarë gjatë kësaj jave në veri të Irakut si rezultat i sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Koloneli i ushtrisë amerikane, Steve Warren, njëherazi zëdhënës i koalicionit, tha të premten mbrëma se rreth 500 militantë, të mërkurën e kësaj jave e kanë nisur një sulm kundër forcave irakiane në provincën veriore Ninevah dhe kësaj turme militantësh, sipas tij, koalicioni i është përgjigjur me sulme. Rreth 100 bomba sipas Warren, janë hedhur mbi militantët.

187 persona janë numëruar të vrarë ndërsa, sipas tij, ky numër mund të rritet.

Këto të dhëna Warren i ka kumtuar gjatë një video-konference nga Bagdadi të transmetuar para gazetarëve në Pentagon.

Sulmi i javës së fundit, sipas Warran, është më i madhi që nga muaji maj kur është pushtuar qyteti Ramadi.

S’ka dialog Pozitë-Opozitë as pas festave

$
0
0

Pushimi dimëror i Kuvendit të Kosovës nuk pritet të shfrytëzohet pozitivisht nga taborët politikë, pozitë e opozitë, për dalje nga kriza parlamentare. Edhe sesioni pranveror mund të nisë me gaz lotsjellës, dhe përplasje ndërmjet opozitës që po këmbëngulë në tërheqjen e nënshkrimeve nga dy marrëveshjet e fundit, dhe mazhorancës që po e majorizon opozitën.

Tri partitë opozitare “Vetëvendosja”, AAK-ja dhe “Nisma për Kosovën”, liderët e të cilave një herë refuzuan thirrjen e kryeministrit Isa Mustafa për dialog, janë skeptike se ky pushim i Kuvendit do të shfrytëzohet për dialog mes palëve për të gjetur një zgjidhje. Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka thënë për gazetën “Zëri” se nuk besojnë në një dialog mes pozitës dhe opozitës gjatë kësaj kohe, shkruan Zëri.

Sipas tij, është në përgjegjësi të pozitës për t’i ftuar në dialog opozitën, por nuk kanë shpresa se një gjë e tillë do të ndodhë gjatë kësaj kohe. “Nuk pres që të ketë dialog gjatë këtij pushimi të Kuvendit të Kosovës. Sepse ne nuk kemi mundur të merremi vesh në kohen kur liderët janë takuar në kohë pune, e lëre tash në kohë pushimi. Ne kemi pak shpresa që pozita do të merret me këtë punë, sepse ata duhet të iniciojnë dialogun”, ka thënë Nitaj.

Sporti ndihmon në përmirësimin e shikimit

$
0
0

Sporti është një ndër aktivitetet më të vlefshme për njeriun, si për t’u mbajtur në formë, por dhe për të parandaluar plakjen. Nga aktivitet fizik përfiton i gjithë organizim, duke përfshirë organe si zemra, aparati kardiovaskular dhe respirator, muskujt dhe artikulacionet, etj.

Por një studimi i fundit i udhëhequr nga dy kërkues italianë të universitetit të Pizës, ka marrë nën shqyrtim ndikimin e sportit në sistemin viziv, duke analizuar fenomenin e rivalitetit biokular, ose thënë ndryshe, performancën e sinjaleve të ndryshme që vijnë përmes të dy syve.

“Kemi testuar efektet e fashimit të njërit nga sytë, për dy orë tek 20 persona të rritur në kushte të ndryshme. Një pjesë e njerëzve që morën pjesë në eksperiment qëndronin ulur për të dyja orët e fashimit, ndërsa të tjerët ishin vendosur në një pistë-biçikletë”, tregojnë studiuesit.

Shkenctarët vunë re se përgjigja e sistemi viziv tek njerëzit që ishin duke bërë aktivitet fizik, ishte më e mirë se tek ata që qëndronin ulur.

Rezualtatet e këtij studimi të botuara në revistën “Current Biology”, ka një rëndësi të madhe për kërkimet klinike në lidhje me patologji të përhapura dhe të pashërueshme të syve, një ndër to i njohur si “syri dembel”./tvklan.al

Kufoma e gjetur të enjten është e Donjeta Pajazitaj (Video)

$
0
0

Trupi i pajetë që është gjetur të enjten në Bjeshkët e fshatit Strellc është trupi i vajzës së zhdukur me nëntë nëntor të këtij viti, Donjeta Pajazitaj.

Këtë e ka vërtetuar rezultati i autopsisë, edhe pse me t’u gjetur trupi i pajetë është dyshuar se mund të jetë i Donjetës.

Familjarët kishin thënë se ajo kishte daluar të shkonte në punë njëjtë sikur çdo ditë tjetër, por më pas ishte zhdukur pa gjurmë.

Babai i të ndjerës, kishte deklaruar për Klan Kosovën se familja e tij nuk ka probleme me askënd, prandaj edhe nuk ka asnjë dyshim se kush mund ta ketë sulmuar apo kidnapuar vajzën e tij.

Policia ende nuk ka dalur me një komunikatë për rastin.

Trupin e pa jetë të vajzës të enjten e kaluar e kishin hasur dy meshkuj të cilët edhe kishin njoftuar policinë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe për momentin identiteti i viktimës është i panjohur”, pati njoftuar policia ne raport, njofton Klan Kosova.


Fushë Kosovë: Një punëtorë bie nga kati i katërt i një ndërtese

$
0
0

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se dje në Fushë Kosovë një punëtorë i një firme ndërtuese në rrethana ende të panjohura ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese që ishte në ndërtim e sipër.

Viktima është dërguar për tretman mjekësorë në QKU Prishtinë dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

13 gabimet që mund t’i bëni në rininë tuaj

$
0
0

Pjesa më e mirë e jetës padyshim që është rinia, mirëpo kjo lehtësisht mund të ndryshoj nëse bëni gabime të ndryshme.

Disa vendime mund të kenë efekte të gjata, si p.sh. të mos kurseni para etj.

Prandaj, lajmi.net e sjellë për ju listën e disa gabimeve të cilave mund të iu shmangeni lehtësisht, si në jetën profesionale, njashtu edhe në atë personale.

1) Ju mendoni se edukimi mjafton.

Niveli i lartë i inteligjencës, talenti, dhe diplomat nga universitete të mira janë të gjitha gjëra të mira, mirëpo ato nuk ua garantojnë një punë të mirë, dhe ato nuk kanë asnjë vlerë nëse nuk punoni shumë.

2) Ju shpenzoni para shumë

Juve mund të ju duket sikurse pensionimi është shumë larg, mirëpo ju jeni duke bërë një gabim të madh nëse nuk filloni të kurseni aq më parë sa është e mundur.

Ju do të befasoheni me përfitimet e interesit nëse veç filloni të kurseni sa më parë.

3) Ju dorëzoheni

Përfundimi i një lidhje serioze të gjatë, apo pushimi nga puna, mund të iu duken sikurse gjëra tronditëse kur të ndodhin për herë të parë.

Mirëpo, në vend se të synoni qëllime të vogla, shfrytëzojini dështimet tuaja si mundësi për të mësuar dhe për ta përmirësuar veten.

4) Ju nuk keni durim

Nuk është e domosdoshme që të jeni një person i martuar me një shtëpi të tijën, si dhe me një karrierë të suksesshme qysh në moshën 30 vjeçare.

Nëse ndiheni kësisoj ju do të filloni të shqetësoheni dhe kjo mund të jetë anti-produktive, prandaj keni durim dhe fokusoheni në të tashmen.

5) Ju mendoni se të gjitha shoqëritë do të zgjasin

Kur shokët tuaj do të largohen nga qyteti, ju do ta kuptoni se me cilët shokë ja vlen të mbani shoqëri.

Është normale dhe në rregull t’i lejoni disa shoqëri të shuhen.

6) Ju pritni të gjeni një ‘shpirt binjak’

Është lehtë të fantazoni që të gjeni dikë me të njëjtat mendime si ju etj, e që të keni një lidhje të mirë.

Mirëpo, në jetën e vërtetë historitë e dashurisë më të mira janë ato që kërkojnë punë dhe dedikim.

7) Ju mendoni se jeni i vetmi

Ju gjithmonë do të ndiheni sikurse shokët dhe kolegët tuaj janë më të suksesshëm dhe se kanë më shumë vetëbesim.

Por, gjatë rinisë suaj ju do të keni mundësinë t’i zgjidhni gjërat, dhe këtë proces duhet ta vazhdoni gjatë tërë jetës suaj.

8) Ju e neglizhoni shëndetin tuaj

Ju shumë shpejt do ta mësoni se nuk do të mund të festoni si zakonisht.

Dhe sa më shumë që të rriteni aq më shumë do të pini alkool,cigare etj, prandaj është mirë të iu shmangeni kësaj qysh nga tani.

9) Ju e barazoni paranë me lumturinë

Prestigji dhe një numër i gjatë në konton e bankës padyshim që të bëjnë të lumtur, mirëpo ka shumë më shumë se kaq sa i përket suksesit.

Ju jeni duke e vënë veten në kurth nëse e ndiqni vetëm shumën e madhe të parasë e jo pasionin.

10) Ju i lejoni tjerët të ju definojnë

Kur ju filloni një karrierë dhe jeni të pasigurt se në cilin drejtim jeni duke shkuar, ju pavëmendshëm i lejoni tjerët ta zgjedhin rrugën tuaj për ju.

Në vend të kësaj, besojeni vetvetes dhe bindjeve tuaja.

11) Ju provoni ta kënaqni çdo njeri

Është natyrale që të dëshironi të jeni të shoqërueshëm me shefin, klientët dhe të gjithë kolegët tuaj.

Mirëpo, nëse një nga ta veç nuk dëshiron njëjtë si ti, në vend se të nervozoheni, pranojeni atë fakt me qetësi dhe vazhdojeni jetën.

12) Ju shpërnguleni për t’i zgjidhur problemet

Të udhëtosh dhe të jetosh në një vend të ri mund të jetë mirë, dhe gjatë rinisë suaj është mirë që ti bëni të dyja.

Mirëpo, mos mendoni se shpërngulja në një vend të tjetër do të ua zgjidh problemet.

13) Ju filloni të planifikoni disa vite para

Ju nuk e dini çfarë ju pret, prandaj kujdes e mos u shqetësoni pa nevojë.

Ekziston një thënie: “Nëse dëshironi ta bëni Zotin të qesh, vetëm tregojani planet tuaja”.

Prandaj, shmangujini shqetësimeve të ndryshme dhe fokusohuni në qëllimet e tanishme.

/lajmi.net

Aksident me fatalitet në Klinë, vdes këmbësori

$
0
0

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 21:15, në rrugën “ Abedin Rexha në Klinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, në të cilin si pasojë ka humbur jetën një këmbësor dhe një tjetër kishte marr lëndime të rënda trupore.

Policia në Pejë ka bërë të ditur se nga të dhënat e para të hetuesve mësohet se në ketë aksident ishte i përfshirë një automjet i udhëtarëve ‘VW Passat’, me ngjyre të gjelbër metalike, me targa regjistrimi të Kosovës, i drejtuar nga i dyshuari A.K. (1977) shtetas i Kosovës dhe dy këmbësoret M. B.(1952), e F. H.( 1971).

“Deri të aksidenti kishte ardhur për deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar në rrugën ‘Abedin Rexha’ Klinë, gjatë qarkullimit në atë rrugë duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës, shpejtësisë i kishte goditur dy këmbësoret të cilët ishin duke e kaluar rrugën nga ana e djathtë në të majtë , me ç’rast dy këmbësoret kishin marr lëndime trupore, ishin dërguar në QKMF Klinë , e më pastaj edhe në spitalin rajonal Pejë, për shkak të lëndimeve që kishin pësuar. Këmbësori M B. sipas mjekut kujdestar është jashtë rreziku për jetë, kurse këmbësori tjetër F. Hasani për shkak të lëndimeve iu kishte nënshtruar një operacioni mjekësor, me ç’rast nuk kishte mundur të mbijetonte, ka ndërruar jetë në Spitalin rajonal Pejë në ora 02:10”, thuhet në njoftim.

I dyshuari me urdhrin e prokurores kujdestare është ndaluar për shkak të veprës penale nga nenin 378/9, ndërsa trupi i pa jetë tani të ndjerit Hasani i është dorëzuar familjarëve për ceremonitë mortore.

Apel i Policisë së Kosovës për shoferë

$
0
0

Policia e Ksoovës, duke u referuar në rastet e aksidenteve, rrezikut nga reshjeve atmosferike, mjegullës, ngricave dhe dukshmërisë së vogël në rrugë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve ka shpërndarë një apel.

Policia apelon te të gjithë ngasësit e automjeteve dhe pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë shenjat e trafikut, t’iu përshtaten shpejtësisë së lejuar me shenjat e trafikut, t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, e sidomos të kenë kujdes të shtuar në orët e mbrëmjes dhe orët e hershme të mëngjesit kur paraqiten ngrica në rrugë, në mënyrë që të parandalohen aksidentet, në të kundërtën do të merren masa ndëshkuese ndaj gjithë shkelësve të ligjit.

Ismajl Qemajli i Llapit

$
0
0

Ndonëse Shqipëria ka Ismajl Qemajlin që ngriti flamurin në Vlorë, Podujeva ka Ismail Hoxhën që ngriti flamurin e Kosovës në Angli kur fitoi çmimin oficer-kadeti më i mirë ndërkombëtar, me ç’rast u bë edhe oficeri i parë nga Ballkani që fiton këtë çmim, raporton Llapi.info.

Ismail Hoxha, 23-vjeçari nga fshati Obranq i Podujevës është llapjani i parë në Ballakan i cili arriti të dekorohej nga Princ Charles, si oficer-kadeti me rezultatet më të mira në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, në Britaninë e Madhe. Me këtë rast, Princ Charles i ka dhuruar Oficerit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Ismail Hoxhës shpatën e nderit për studentin më të mirë ndërkombëtar në Akademin Ushtarake.

Ismail Hoxha në një intervistë dhënë portalit Llapi.info ka thënë se këtë çmim e ka fituar falë angazhimit në Akademinë Ushtarake, dhe se çmimi është domethënës për gjithë Ballkanin.

“Çmimi është vlerësimi prej komandantin për studentin më të mirë. Vlerësimi bëhet gjatë gjithë vitit dhe për shkak të punës që e kemi bërë deri tani ka rezultuar me këtë cmim. Çmimi është domëthënësë për mua dhe për të gjithë, sepse jam i pari që e kam fituar në Ballkan këtë çmim. Ndihem shumë krenar që i kam bërë popullin tonë të ndihen mire. Është krenari e madhe për të gjithë ne”, ka thënë Ismail Hoxha për Llapi.info.

Hoxha ka treguar se në Akademinë Mbretërore Ushtarake kanë qënë 180 oficerë britanikë dhe ndërkombëtar, si dhe mbi 30 pjesëtarë nga 30 shtete tjera. Në mesim e gjithë këtyre, Ismail Hoxha është shpallur oficer-kadeti më i mirë.

“Ka qenë një ndjenjë e mirë sepse është shpërblyer puna. Pastaj për FSK-në në rend të parë dhe për gjithë popullin në përgjithësi. Qëllimi im kryesor është që njohuritë që i kam fituar atje të vi t’i tregoj këtu dhe t’i shërbej vendin tim”, ka thënë më tej Hoxha.

Nga ana tjetër, babai i Ismail Hoxhës, Selman Hoxha, duke treguar se biri i tij, Ismail Hoxha në Akademin e FSK-së në Kosovë ka diplomuar me 4 korrik, në ditën e ditëlindjes së tij, ka përmendur faktin se ka besuar në sukseset e birit të tij, por jo se do të vijë edhe deri të ky çmim.

“Jam ndier jashtëzakonisht mirë. E kam ditur që ka me qenë i suksesshëm, sepse që nga fillimi e ka pasur mbështetjen dhe bekimin tim. E kam pasur besimin e plotë që ka me pasur sukses, por se vie deri të ky çmim nuk e kam pritur duke e marrë parasysh konkurrencen e cila ka qenë”, ka thënë Selman Hoxha.

Kurse, Ismail Hoxha i ka falenderuar të gjithë ata të cilët e kanë mbështetur deri tani. Duke kujtuar dhe falenderuar edhe mësuesin e tij të klasës së parë në Sh.F. “Ali Hadri” në Obranq, Nezir Hasanin. Pastaj, mësuesen Xhemile Aliun në Sh.F. “Naim Frashëri” dhe kujdestarin Avdi Bajokun.

Ismail Hoxha ka porositur të gjithë të rinjët e Kosovës që t’ua caktoni një qëllim vetës, një qëllim që ju bënë të ndiheni mirë dhe punoni për atë qëllim, sepse kur e ke një qëllim, çdo gjë ka kuptim. “Kultura shqiptare është e mirë dhe shumë lehtë mund të arrijmë gjithçka me punë dhe përkushtim. Sukseset e juaja të parat duhet të shpërbejnë si motivim për të ardhmen”, ka thënë Hoxha në fund të intervistës./Llapi.info

ismail hoxha

Beqiri: Po s’e votuam Thaçin president, s’ka LDK-PDK (Video)

$
0
0

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, e quajti të suksesshëm vitin e parë të qeverisjes së Isa Mustafës, në raport me kushtet e tij të punës.

Beqiri thotë se LDK-ja ka marrëveshje me PDK-në për ta votuar Hashim Thaçin për President, e nëse kjo nuk bëhet, atëherë koalicioni prishet.

Simbas tij, disa deputetë të LDK-s janë ngutë duke thënë se s’kanë për ta votuar Thaçin për President.

Mirëpo për Beqirin, marrëveshja me PDK-në s’është e njëjtë me atë që LDK-ja kishte me 3 partitë e opozitës.

Ai thotë se marrëveshja u prish prej vendimit të Kushtetueses.

E koalicionin me PDK-në, Beqiri e arsyeton me faktin, se LDK-ja si partia e dytë, nuk kishte si të qëndrojë pa asnjë post.

E sa mundet të ndikojë ky koalicion tke votuesit e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme, Beqiri thotë se ata duhet të i përkrahin vendimet e strukturave të partisë.

Sipas tij, protestat e shumta të këtij viti u bënë për inat të Kryeministrit.

Ai thotë se LDK-ja nuk e voton Demarkacionin me Malin e Zi nëse vërtetohet humbja e territorit.

Beqiri foli edhe për zgjedhjen e antërares së re të Kushtetueses, dikur kandidate për deputete të LDK-së, derisa opozitës i thotë se edhe Mazllum Baraliu ka qenë kandidat i VV-së.

E ky është reagmi i Beqirit, i pyetur për thirrjen e Minsitrit të Jashtëm për të protestuar për vizat para zyrës së BE-së.

Erdogan: Terrori nuk ka fe, komb, racë as atdhe

$
0
0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka deklaruar në Stamboll gjatë të shtunës së “terrori nuk ka fe, komb, racë as atdhe”, dhe ka rikujtuar se në Siri janë vrarë 400.000 njerëz të pafajshëm, dhe se 12 milionë tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

“Terrori është terror. Aty janë të gjithë të këqij”, ka deklaruar Erdogan duke porositur se është e qartë se myslimanët janë grupet e synuara, dhe se askush askënd nuk mund ta mashtrojë.

Lufta për pushtet nën pretekstin e shtetit islamik, sipas Erdogan është shndërruar në një lojë tragjike.

“Gjithkush po vrapon të marrë një rol. Por populli i vdekur janë një realitet. Bebet, fëmijët, gratë dhe të moshuarit e vrarë janë një realitet. Realitet janë shtëpitë, shkollat dhe ndërtesat historike të shkatërruara”, ka shtuar ai./Lajmi.net


ISIS kërcënon Arabinë Saudite për koalicionin

$
0
0

Shteti islamik ka kërcënuar se do të pushtojë Arabinë Saudite për shkak të “konspiracionit me kryqtarët”, pasi Riadi ka njoftuar se ka formuar koalicion ushtarak islamik kundër terrorizmit, të përbërë nga 34 shtete islame, raporton Reuters.

Në një raport mbi aktivitetet e saj ushtarake, shteti islamik vlerëson se anëtarët e koalicionit islamik “janë budallenj”, transmeton lajmi.net.

“Me lejen e Allahut, kjo aleancë do të jetë fillimi i rënies së tiranëve shtypës të qeverive në vendet islamik”, ka bërë të ditur ISIS.

Në Arabinë Saudite këtë vit janë shënuar një seri të shtënave vdekjeprurëse dhe sulmeve me bomba, për të cilat e ka marrë përgjegjësinë ISIS. (lajmi.net)

Femrat që sunduan botën ndër vite

$
0
0

Femrat kanë sunduar gjatë gjithë njerëzimit. Edhe pse sot duket se numri i tyre është i vogël në postet vendimarëse, megjithatë ndërvite femrat kanë sunduar botën duke qenë kështu në kreun më të lartë të shtetit. Në vazhdim ju sjellim listën e gjatë të femrave që kanë qenë president të vendeve të ndryshme, njofton Tetovasot.

Khertek Anchimaa-Toka president e Tannu Tuva, qëndroi në pushtet 4 vite e 188 ditë nga 4 prilli 1940 deri më 11 tetor 1944.

Sükhbaataryn Yanjmaa president e Mongolisë, qëndroi në pushtet 303 ditë nga 7 shtatori 1953 deri më 7 korik 1954.

Soong Ching-ling president e Kinës, qëndroi në pushtet 3 vite e 176 ditë nga 31 tetor 1968 deri më 24 prill 1972.

Isabel Martínez de Perón presidente e Argjentinës, qëndroi në pushtet 1 vit e 267 ditë, nga 1 korik 1974 deri më 24 mars 1976.

Lidia Gueiler Tejada president e Bolivisë, qëndroi në pushtet 244 ditë nga 16 nëntor 1979 deri më 17 korik 1980.

Vigdís Finnbogadóttir president e Islancës, qëndroi në pushtet 16 vite, nga 1 gushti 1980 deri më 1 gusht 1996.

Maria Lea Pedini-Angelini president e San Marinos, qëndroi në pushtet 183 ditë, nga 1 prilli 1981 deri më 1 tetor 1981.

Agatha Barbara president e Maltës, qëndroi në pushtet 5 vite, nga 15 shkurti 1982 deri më 15 shkurt 1987.

Gloriana Ranocchini president e San Marinos, qëndroi në pushtet 1983 ditë, nga 1 prilli 1984 deri më 1 tetor 1984.

Carmen Pereira president e Guinea-Bissao, qëndroi në pushtet 2 ditë, nga 14 maj 1984 deri më 16 maj 1984.

Elisabeth Kopp president e Zvicrës, qëndroi në pushtet 4 vite e 83 ditë, nga 21 tetor 1984 deri më 12 janar 1989.

Corazon Aquino president e Filipines, qëndroi në pushtet 6 vite e 126 ditë nga 25 shkurt 1986 deri më 30 qershor 1992.

Ertha Pascal-Trouillot president e Haitit, qëndroi në pushtet 331 ditë, nga 13 marsi 1990 deri më 7 shkurt 1991.

Violeta Chamorro president e Nikaraguas, qëndroi në pushtet 6 vite e 260 ditë, nga 25 prill 1990 deri më 10 janar 1997.

Mary Robinson president e Irlandës, qëndroi në pushtet 6 vite e 283 ditë, nga 3 dhjetor 1990 deri më 12 shtator 1997.

Edda Ceccoli president e San Marinos, qëndroi në pushtet 183 ditë, nga 1 tetor 1991 deri më 1 prill 1992.

Ruth Dreifuss president e Zvicrës, qëndroi në pushtet 9 vite e 296 ditë, nga 1 prilli 1993 deri më 31 dhjetor 2002.

Patrizia Busignani president e San Marinos, qëndroi në pushtet 1983 ditë, nga 1 prilli 1993 deri më 1 tetor 1993.

Sylvie Kinigi president e Burundit, qëndroi në pushtet 101 ditë, nga 27 tetor 1993 deri më 5 shkurt 1994.

Chandrika Kumaratunga president e Shri Lankës, qëndroi në pushtet 11 vite e 7 ditë, nga 12 nëntor 1994 deri më 19 nëntor 2005.

Ruth Perry president e Liberisë, qëndroi në pushtet 333 ditë, nga 2 shtatori 1996 deri më 2 gusht 1997.

Rosalía Arteaga Serrano president e Ekuadorit, qëndroi në pushtet 2 ditë, nga 9 shkurt 1997 deri më 11 shkurt 1997.

Mary McAleese president e Irlandës, qëndroi në pushtet 13 vite e 364 ditë, nga 11 nëntor 1997 deri më 10 nëntor 2011.

Janet Jagan president e Guyanës, qëndroi në pushtet 1 vit e 235 ditë, nga 19 dhjetor 1997 deri më 11 gusht 1999.

Ruth Metzler-Arnold president e Zvicrës, qëndroi në pushtet 4 vite e 364 ditë, nga 1 janari 1999 deri më 31 dhjetor 2003.
Rosa Zafferani president e San Marinos, qëndroi në pushtet 1983 ditë, nga 1 prilli 1999 deri më 1 tetor 1999.

Vaira Vīķe-Freiberga president e Letonisë, qëndroi në pushtet 8 vite, nga 8 korik 1999 deri më 8 korik 2007.

Mireya Moscoso president e Panamasë, qëndroi në pushtet 5 vite, nga 1 shtatori 1999 deri më 1 shtator 2004.

Tarja Halonen president e Finlandës, qëndroi në pushet 12 vite, nga 1 mars 2000 deri më 1 mars 2012.

Gloria Macapagal-Arroyo president e Filipineve, qëndroi në pushtet 9 vite e 161 ditë, nga 20 janari 2001 deri më 30 qershor 2010.

Megaëati Sukarnoputri president e Indonezisë, qëndroi në pushtet 3 vite e 89 ditë, nga 23 korik 2001 deri më 20 tetor 2004.

Nataša Mićić president e Serbisë, qëndroi në pushtet 1 vit e 29 ditë, nga 29 dhjetor 2002 deri më 27 janar 2004.

Micheline Calmy-Rey president e Zvicrës, qëndroi në pushtet 8 vite e 364 ditë, nga 1 janar 2003 deri më 31 dhjetor 2011.

Nino Burjanadze president e Gjeorgjisë, qëndroi në pushtet 63 ditë nga 23 nëntor 2003 deri më 25 janar 2004.

Barbara Prammer president e Austrisë, qëndroi në pushtet 2 ditë, nga 6 korik 2004 deri më 8 korik 2004.

Ellen Johnson Sirleaf president e Liberisë, qëndroi në pushtet 9 vite e 336 ditë, nga 16 janari 2006 dhe vazhdon akoma.

Michelle Bachelet president e Kilit, qëndroi në pushtet 4 vite, nga 11 marsi 2006 deri më 11 mars 2010.

Dalia Itzik president e Izraelit, qëndroi në pushtet 171 ditë, nga 25 janari 2007 deri më 15 korik 2007.

Pratibha Patil president e Indisë, qëndroi në pushtet 5 vite, nga 25 korik 2007 deri më 25 korik 2012.

Cristina Fernández de Kirchner president e Argjentinës, qëndroi në pushtet 8 vite, nga 10 dhjetori 2007 deri më 10 dhjetor 2015.

Rose Francine Rogombé president e Gabonit, qëndroi në pushtet 128 ditë, nga 10 qershor 2009 deri më 16 tetor 2009.

Dalia Grybauskaitė president e Lituanisë, qëndroi në pushtet 6 vite e 159 ditë, nga 12 korik 2009 dhe vazhdon akoma.

Roza Otunbayeva president e Gjeorgjisë, qëndroi në pushtet 1 vit e 238 ditë, nga 7 prill 2010 deri më 1 dhjetor 2011.

Laura Chinchilla president e Kosta Rikës, qëndroi në pushtet 4 vite, nga 8 maj 2010 deri më 8 maj 2014.

Dilma Rousseff president e Brazilit, qëndroi në pushtet 4 vite e 351 ditë, nga 1 janari 2011 dhe vazhdon akoma.

Atifete Jahjaga president e Kosovës, qëndroi në pushtet 4 vite e 255 ditë, nga 7 prill 2011 dhe vazhdon akoma.

Joyce Banda president e Malavit, qëndroi në pushtet 2 vite e 54 ditë, nga 7 prill 2012 deri më 31 maj 2014.

Park Geun-hye president e Koresë jugore, qëndroi në pushtet 2 vite e 296 ditë, nga 25 shkurt 2013 dhe
vazhdon akoma.

Catherine Samba-Panza president e Republikës qendrore afrikane, qëndroi në pushtet 1 vit e 329 ditë, nga 23 janar 2014 dhe vazhdon akoma.

Michelle Bachelet president e Kilit, qëndroi në pushtet 1 vit e 282 ditë, nga 11 mars 2014 dhe vazhdon akoma.

Kolinda Grabar-Kitarović president e Kroacisë, qëndroi në pushtet 302 ditë, nga 19 shkurt 2015 dhe vazhdon akoma.

Bidhya Devi Bhandari president e Nepalit, qëndroi në pushtet 50 ditë, nga 29 tetor 2015 dhe vazhdon akoma.

Hamdi Ibrahimit i është djegur vetura zyrtare

$
0
0

Kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi IbrahimiT, i është djegur vetura zyrtare e tipit ‘Range Rover’, mbrëmë rreth orës 23:00 në qytetin e Podujevës, ku edhe jeton, afër banesës së tij, raporton Indeksonline, përcjell Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar vetë Ibrahimi për Indeksonline, mirëpo ai është kursyer nga vlerësimet për shkak të pozitës që mban.

Ai ka thënë se nuk ishte vetura e tij personale, por zyrtare, që e kishte parkuar para banesës së tij në Podujevë.

“Nuk është veturë personale e imja, është e gjykatës. Më duket se është vetura e parë e gjyqtarëve që është djeg”, ka thënë Ibrahimi për Indeksonline.

“Më duhet të përmbahen nga komentet sepse thjesht mund të ketë konotacion, nga pozita që kam nuk më lejohet të jap ndonjë koment”.

“Vetura që është tërhequr nga Policia mbrëmë natën. Vetura është djeg rreth orës 23, është shkatërruar brenda tërësisht”, ka treguar Ibrahimi./Indeksonline/

Aksioni i mbrëmshëm policor për skandalin me letërnjoftimet e falsifikuara

$
0
0

Njësitet speciale të policisë kanë realizuar mbrëmë gjatë natës një aksion gjatë të cilit janë bastisur objekte në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup dhe janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e dokumenteve dhe aparaturave për falsifikimin e dokumenteve.
Televizioni SHENJA ka marrë pamje ekskluzive të aksionit policor të realizuar në kuadër operacioneve për zbardhjen e skandalit të shumëpërfolur të falsifikimi të 30 mijë letërnjoftimeve.
Ndërkohë, sot Prokuroria Publike e Shkupit ka njoftuar se është zbuluar një punëtori e fshehtë ku është realizuar falsifikimi i dokumenteve. Tre persona janë arrestuar, por ka të dhëna për persona tjerë të përfshirë, si dhe për vepra tjera kriminale. Në njoftimin e Prokurorisë theksohet se është vepruar në bazë të provave që ia ka dorëzuar policisë javorja “Fokus”.
Sipas njoftimit të Prokurorit Publik, në këtë rast bëhet fjalë për një material voluminoz, pajisje dhe aparaturë që janë përdorur për prodhimin e letërnjoftimeve të falsifikuara dhe dokumenteve të tjera. Materialet janë konfiskuar dhe janë subjekt i analizave dhe hulumtime të mëtejshme.
Në anën tjetër, VMRO-DPMNE në vazhdimësi kërkon llogari nga ministri i Brendshëm nga radhët e LSDM-së, Oliver Spasosvki për zbardhjen e skandalit të falsifikimit të 30 mijë letërnjoftimeve. Sipas partisë maqedonase në pushtet, opozita duhet t’i japë fund vonesave dhe manovrave politike, ndërsa Spasovski nuk duhet të sillet si ushtar partiak i LSDM-së.
Pas akuzave nga VMRO-DPMNE, ministri Spasovski ka pohuar se në mënyrë aktive po punohet për zbardhjen e rastit me letërnjoftimet e rrejshme. Ai tha se është përfunduar ekspertiza e cila ka vërtetuar se dokumentet janë të rrejshme.
Skandalin e falsifikimit të 30 mijë letërnjoftimeve e ka publikuar javorja “ Fokus”, duke hapur edhe një prej debateve më të ashpra në lidhje me pretendimin për falsifikimin e votave dhe ushtrimin e presioneve të ndryshme ndaj votuesve nga ana e dy partive në pushtet.

Vdekja e Mehmet Shehut, Alia: E vranë Jugosllavët, kartë e djegur

$
0
0

Procesverbali me shënimin “tepër sekret” i mbledhjes së sekretarëve të Komitetit Qendror e 12 shtatorit 1983, sjell shumë fakte të reja dhe interpretime të panjohura mes krerëve të Komitetit Qendror për ngjarjen më të bujshme e misterioze, “vetvrasjen” e Mehmet Shehut natën e 17 dhjetorit 1981.
Pjesa e parë e dokumentit që botuam dje, zbuloi shumë interpretime e fakte të sjella në këtë mbledhje nga Ramiz Alia, mbi vdekjen e ish-Kryeministrit Shehu.
Ndër të tjera Ramiz Alia kujtoi dëshmitë e shoferit personal të Kadri Hazbiut, dhe analizoi lëvizjen e Kadri Hazbiut atë natë në bllok, dhe vizitën në dhomën e Mehmet Shehut, ku e kishte shoqëruar bashkëshortja e këtij të fundit Fiqrete Shehu.
Sipas Ramiz Alisë, ajo vizitë në dhomën e Mehmet Shehut natën e “vetvrasjes” është shumë domethënëse, për vetë faktin se Kadri Hazbiu nuk e pranoi asnjëherë në gjyq këtë fakt.
Ai e kundërshtoi në gjyq shoferin e tij duke i thënë se ai nuk ka zbritur nga makina atë natë dhe nuk ka ndaluar në bllok, por ka shkruar drejt e në shtëpinë e një të njohuri që festonte 35 vjetorin e lindjes…
Por sipas Ramiz Alisë, edhe vetë personi që festonte ditëlindjen e vuri me shpatulla pas muri Kadri Hazbiun, duke mos e lejuar të krijojë një alibi.
Mbledhja e sekretarëve të Komitetit Qendror vijon e këtillë me ndërhyrje të vogla të pjesëmarrësve të tjerë si: Pali Miska, Lenka Çuko, Muho Asllani, Vangjel Çërrava etj, dhe me ligjërata të gjata nga Ramiz Alia. Në pjesën e dytë të dokumentit “tepër secret” që sjellim sot, për lexuesit tanë, vijnë fakte e interpretime të reja të Ramiz Alisë mbi ngjarjen e shumëdiskutuar.
Ramiz Alia hedh idenë se Mehmet Shehu u vra me urdhër të jugosllavëve. Ata e dërguan Kadri Hazbiun natën e 17 dhjetorit 1981 dhe e dogjën përfundimisht kartën e tyre të fshehtë (Mehmet Shehun). Se ku e bazon këtë argument Ramiz Alia, na e zbulon në imtësi pjesa e dytë e procesverbalit.

Viewing all 35796 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>