Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka raportuar sot në Komisionin e Sigurisë.
Kodheli është shprehur se ka një proces planifikimi për buxhetin. “Ka një proces planifikimi për buxhetin. Unë ju sugjeroj që të fokusohemi brenda programeve të buxhetit.
Jemi në kontakt me struktura të FA me asistencë teknike. Kemi miratuar projekt për strukturat e
informacionit të klasifikuar 100 milionë lekë”, tha Kodheli. Ministrja tha se ka një rritje 12% të buxhetit të 2016 krahasuar me vitin 2015.
Në këtë mbledhje ka pasur replika mes ministres Kodheli dhe Nokës sa i takon buxhetit.
Pjesë e shkëputur nga debatet:
Mimi Kodheli:12% rritet buxheti i 2016 krahasuar me 2015. Ka një proces planifikimi për buxhetin. Unë ju sugjeroj që të fokusohemi brenda programeve të buxhetit. Jemi në kontakt me struktura të FA me asistencë teknike kemi miratuar projekt për strukturat e informacionit të klasifikuar 100 milionë lekë.
Flamur Noka: Ky buxhet parashikon 26 milionë euro më pak, duke mos plotësuar kriteret e NATO-s. Ky buxhet bie ndesh me strukturën e shpenzimeve të NATO-s, ai duhet të parashikonte 40 % të personelit, 30% për aspektet operacionale dhe 30% për modernizimin.
Kodheli: ka shumë vende NATO-s që kanë struktura të ndryshme për shpenzimet. Ka vende të NATO-s që kanë mbi 50% shpenzimet e personelit. Diferenca 7 milionë ulja e shpenzimeve.
Noka: Zonja ministre bëhuni gati pas seancës të merrni dekoratë nga Lutaj.
Braho: Dekoratat i jap unë. Kodheli: 2016 është një fillim i mirë, jemi të kënaqur që me këtë buxhet të arrijmë projektet. Jemi munduar t’i ridimensionojmë për të rritur kapacitet.
Lutaj: Kalimi i spitalit të traumës, lojë mes ministrisë së mbrojtjes dhe shëndetësisë.
↧
Kodheli-Noka, replika në Komisionin e Sigurisë, ja debatet e zbardhura
↧