Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785

Veliaj: Na presin 48 orë edhe më të vështira, kanalizimet duan kohë

$
0
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e sotme inspektoi zonën e Don Boskos, e cila është një nga zonat më të prekura prej vitesh nga përmbytjet.
Veliaj tha se situata është nën kontroll, ndërsa Bashkia ka vënë 700 persona në terren për monitorimin e situatës në 48 orët e vështira në vijim.
Ai tha se do të vijojë puna për pastrimin e kanalizimeve por kjo kërkon një dekadë si dhe 150 mln $. “Ne kemi investimet më të mëdha të ujësjellësit që do të jenë për kanalizimet. Do të filllojmë 13 pika nevralgjike, Lapraka, Don Bosko, ju e dini që kemi bërë një rrugë të re sot që i ka të gjitha kanalizimet. Si përfundim kam vetëm një mesazh në një qytet me 1 milionë banorë fatet i kemi të lidhura. Meqë i kemi fatet e lidhura të bashkëpunojmë të gjithë pa pasur panik. E di që këto do të jenë 48 orë të vështira, por jemi këtu”,tha Veliaj.
Veliaj u shpreh se në buxhetin e ri të bashkisë janë përcaktuar investime të mëdha sidomos në kanalizime në 13 zona nevralgjike të Tiranës, si Don Bosko, Lapraka, etj.
Në fund Veliaj ka ftuar qytetarët për një bashkëpunim me institucionet përkatëse në mënyrë që situata të jëtë nën kontroll
“I ftoj qytetarët të jenë bashkëpunues, me ndërmarrjet tona si të pastrimit dhe të kanalizimeve dhe të sinjalizojnë problemin e parë.
Numrat e emergjencës funksionojnë. Mos ndërtoni më buzë lumit. Në momentin që kemi kërkesë për evakuim, kemi të gjithë infrastrukturën e gatshme. Dhe tek bregu i lumit dhe tek Ura e Kamzës dhe dje kemi çuar njoftim, i kemi thënë që janë zona që tipikisht përmbyten se janë në brigjet e lumenjve”, tha Veliaj.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785