Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35816

Fokus: Ndrecaj dhe Rizaj u burgosën pastaj u vranë !

$
0
0

Javorja “Fokus” shkruan se udhëheqësit e grupit të armatosur në Kumanovë, fillimisht u arrestuan dhe pastaj u likuiduan, me qëllim që të fshihet skenari për luftën e Kumanovës.
Kështu akuzojnë familjarët e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt në lajmin e publikuar nga javorja “Fokus”.
Dëshmia e tyre mbështetet tek fotot dhe video pamjet e publikuara nga grupi i armatosur, ku shihet qartë se Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj janë persona të arrestuar.
Por edhe Arben Rexhaj dhe Samid Kastrioti, sipas javores Fokus, i ishin dorëzuar policisë dhe më pas ishin ekzekutuar”.
Për informatat e publikuara në javoren “Fokus”, kërkuam informacione nga MPB-ja, por nga atje na orientuan tek Prokuroria Publike, sepse atje ndodhej lënda.
Nga Prokuroria Publike thanë se nuk japin komente për lëndë që janë në proces gjykimi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35816


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>