Ermira Mehmeti ka vazhduar të shpalosë kritika ndaj qeverisë BDI-VMRO, Kësaj radhe në shënjeshtër kishte “Jugohromin” për të cilin më parë, nuk e kishim parë të shpaloste të tilla kritika ndaj Ekzekutivit, edhe pse ishte pjesë e saj. Ermira Mehmeti ka rikujtuar kolegun e tij bashkëpartiak, ministrin për Ekologji, Nurhan Izairi, që sa më shpejtë të gjejë zgjidhje për helmimin e qytetarëve të Tetovës.
Në qytetin e Tetovës, janë shpeshtuar protestat ku shoqëria civile së bashku me popullatën kërkon mbylljen e Jugohromit për shkak të ndotjes së ajrit dhe mos marrjes së masave të sigurisë nga ana e kësaj fabrike.
“Ne si deputet të shumicës duhet të kemi barrën e kësaj përgjegjësie edhe më të madhe se opozita sepse jemi mandatuar për një qeverisje të mirë, jo për helmim. Ky ndryshim cilësorë i nevojitet Maqedonisë në rrugën drejt integrimit evropian”, ka thënë Ermira Mehmeti deputete e BDI-së.
↧
Pse nuk i pengonte Ermirës “Jugorhomi” dje, por sot?
↧