Zëvendëskryeministri i Kosovës e njëherësh ministër i Punëve të jashtme i vendit Hashim Thaçi përmes Facebookut njofton se nga kryetari i Organizata myslimane në Indonezi, Muhammadiyah, ka marrë një letër përkrahëse që Kosova të anëtarësohet në UNESCO.
Indonezia është shtet mysliman me mbi 200 milionë banorë e cila ende s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
“Fushata jonë po fiton përkrahje nga shumë anë të botës. Kryetari i organizatës më të madhe myslimane në botë Muhammadiyah në Indonezi, që numëron 30 milionë anëtarë – sapo dërgoi një letër të fuqishme të përkrahjes për Kosovën në UNESCO”, ka shkruar Thaçi.