Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758

“Rusia është kërcënimi më i madh për ShBA”

$
0
0

Gjenerali i Forcave të Armatosura të ShBA dhe shefi i 39-të i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Tokësore Mark Alexander Milley, pas kthimit nga Kijevi ka thënë se Rusia është agresive dhe kundërshtare e interesave të ShBA duke theksuar se për shkak të posedimit të armëve bërthamore dhe mundësisë së përdorimit të tyre, Rusia është kërcënimi më i madh për Shtete e Bashkuara të Amerikës.

“Rusia është i vetmi vend në botë me kapacitete nukleare për ta shkatërruar Shtetet e Bashkuara dhe këtë po e bën me kërcënimin ekzistues”, u ka thënë Milley të tubuarve në samitin ushtarak “Defence one” në Washington, transmeton Llapi.info

“Do të thosha që veprimet më të reja të Rusisë janë në kundërshtim me interesat e Shteteve të Bashkuara” , ka thënë Milley duke u thirrur në ato që ai i ka quajtur ushtrime ushtarake agresive ruse dhe patrullime të avionëve rusë e nëndetëseve dhe trupa brenda Rusisë në gjashtë – shtatë vjetët e fundit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758