Marrëveshja e Përzhinos nuk do të jetë funksionale nëse 4 partitë politike deri në mbrëmje nuk bien dakord për një qeveri teknike në të cilën duhet të marrin pjesë edhe ministrat e propozuara nga opozita, transmeton TetovaSot.
Grupet punuese duhet të takohen sot në orën 17 në klubin e deputetëve, por nuk parashikohet që marrëveshja do të bjerë.
Nëse nuk arrihet marrëveshja opozita thotë se do të përdorë mundësitë që janë në dispozicion, të cilat përjashtohet mundësia e publikimit të “bombave” të reja, transmeton TetovaSot.
Deri në mbrëmje mbaron afati i marrëveshjes politike për zgjedhjen e ministrave të rinj, në qoftë se marrëveshja bëhet jofunksionale, Maqedonisë i kërcënohet humbja e rekomandimit për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.
Burime nga tryeza e bisedimeve thuhet se mbrëmë Johanes Hahn ka kërcënuar hapur me rrezikun për vendin. Me sa duket për Komisioneri për zgjerim ka thënë se në qoftë se sot mbetet e njëjta situatë, nuk mund t’i jepet një rekomandim Maqedonisë në kushte të tilla.
↧
Nëse sonte nuk arrihet marrëveshje, s’ka rekomandim nga BE-ja ?!
↧