Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758

Ministri Ademi, në ceremoninë e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” Akademik Fejzullah Krasniqit

$
0
0

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Mr. Abdilaqim Ademi, me ftesë të rektorit të Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT), sot ka marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” Akademik Fejzullah Ibrahim Krasniqit.
Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Ademi theksoi se me dhënien e këtij titulli akademik Krasniqit, UPT nuk ka nderuar vetëm akademikun, por ka nderuar të gjitha instituciuonet ku është arsimuar dhe punon.
“Me vjen mirë që më bëtë pjesë të kësaj ceremonie ku i jepet titulli Doktor Honoris Causa Akademik Fejzullah Krasniqit. Ndjehem i nderuar, sepse ky titull i jepet Akademik Krasniqit nga një Universitet i njohur nga Shqipëria, Universiteti Politeknik i Tiranës, ku edhe unë kam kryer studimet. akti që Akademik Krasniqi, ka lindur në Kosovë, por karieren akademike e ka të zhvilluar në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni si dhe se këtë titull e merr me motivacionin edhe të ngritjes së kuadrit të ri të inxhinjerëve shqipëtar, flet që Ju nuk keni nderuar vetëm Akademikun Krasniqi, por të gjithë institucionet ku ai është arsimuar dhe po punon aktualisht, pra me këtë akt Ju keni nderuar edhe institucinet e arsimit të shqiptarëve të Maqedonisë.
Urime dhe shumë suksese për Universitetin Politeknik të Tiranës dhe stafin akademik”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>