Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia ka nisur sulmet e para në Siri, në afërsi të Homsit. Kështu ka thënë për Reuters një zyrtar amerikan, duke shtuar se Moska informoi SHBA-të vetëm një orë para operacionit.
Zyrtari që ka folur në kushtet e anonimatit thotë se, informacioni për sulmet ajrore është paraprak dhe nuk pranon të japë detaje, duke përfshirë dhe numrin e avionëve që janë përdorur dhe tipin e tyre.
Faqja ruse “Sputnik” bën të ditur se Rusia ka lajmëruar vetëm një orë para sulmit SHBA-të, duke u kërkuar atyre që avionët amerikanë të largohen nga hapësira ajrore. Megjithatë, një zëdhënës i Pentagonit është shprehur se, koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të do të vazhdojë sulmet, pavarësisht kërkesës ruse.
Më herët, Parlamenti rus tha autorizimin për forcat ushtarake ruse të ndërhyjnë në Siri.