Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758

Fëmijët rrezikojnë vdekjen në minierat nënujore

$
0
0

Një raport i ri nga, “Human Rights Watch” akuzon Filipinet se kanë dështuar për të mbrojtur fëmijët që gërmojnë dhe zhyten në ujë në minierat e vogla të arit, pasi ata janë në rrezik të mbytjes, vuajnë nga sëmundjet e dekompresionit dhe infeksionet bakteriale të lëkurës.

“Ndonjëherë duhet vepruar shpejtë, veçanërisht në qoftë se nuk keni ajër në gypin tuaj, nëse kompresori i ajrit ndalon të punojë. Kjo është një gjë normale. Kjo më ka ndodhur mua”. Këto janë fjalët e Jozefit 16-vjeçar, për “Human Rights Watch” (HRW), se si ai rrezikon të mbytet ndërsa zhytet për të gjetur ari në një nga shumë depozitat nënujore që gjenden në Filipine. Djali nga qyteti i Santa Milagrosa, i cili ndodhet rreth 340 kilometra (211 milje) në juglindje të kryeqytetit Manila, është një prej 135 minatorëve, duke përfshirë edhe 65 minatorë fëmijë mes moshave 9 dhe 17 –vjeç, që rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë në miniera ari nënujore, transmeton Zeri.info.

7

Fëmijët në Filipine duke punuar në forma të rrezikshme për të nxjerrë ari nga minierat nënujore

Fëmijët punojnë në gropa të thella nënujore deri në 25-metra përgjatë bregut bregdetar, apo në lumenj, duke përpunuar arin me merkur, një metal toksik. Djemtë adoleshentë dhe kryesisht burra të rritur zhyten për disa orë në gropa të thella dhe marrin ajër nga një tub të bashkëngjitur në një kompresor ajri në sipërfaqe. Por në qoftë se kompresori ndalon të punojë, minatorët rrezikojnë të mbyten nëse nuk janë të shkathët të dalin shumë shpejt në sipërfaqe.

8

Minatorët fëmijë punojnë në gropa të paqëndrueshme apo nënujore përgjatë bregut bregdetar

Përveç frikës nga shembja e minierës dhe mbytja, fëmijët e intervistuar nga “HRW” me bazë në Nju Jork, u ankuan edhe për problemet e shumta të shëndetit, duke përfshirë dhimbjet e shpinës dhe trupit, ethe dhe spazma.

Minatorët punojnë edhe me merkur, një metal toksik që është përdorur zakonisht për të përpunuar arin. Dhe sipas raportit, fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj metalit, i cili sulmon sistemin qendror nervor dhe mund të shkaktojë dëmtim të trurit dhe madje edhe vdekje. Minierat tilla në shkallë të vogël mund të gjenden në më shumë se 30 prej 81 provincave në Filipine, që punësojnë 200,000 deri 300,000 persona nga komunitetet më të varfëra, rurale, thuhet në raport./ZERI


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>