Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775

Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet ISHMP dhe AKBN, zbatimi i saj do shtrihet në të gjithë territorin e vendit

$
0
0

U nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve (ISHMP) dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) nga titullarët përkatës, respektivisht Ergys Agasi, Kryeinspektor dhe Dael Devishi, Drejtor Ekzekutiv

Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëpunimi dhe mbështetja reciproke ndërmjet strukturave të ISHMP dhe AKBN-së, për zbatimin me korrektësi të legjislacionit rregullator, normave teknike e standardeve në fuqi që veprojnë në fushën e mjedisit dhe në shfrytëzimin e burimeve natyrore.

Gjithashtu nxitja dhe koordinimi i veprimeve, me objektiv mbrojtjen e mjedisit, pyjeve, përmirësimin e menaxhimit të burimeve natyrore duke zbatuar me korrektësi kushtet e përcaktuara në lejet mjedisore, lejet minerare, kushtet në kontratat konçensionare dhe marrëveshjet hidrokarbure, nga subjektet që operojnë në shfrytëzimin e burimeve natyrore.

“620 leje minerare të lëshuara nga AKBN, më shumë se 50% e këtyre lejeve po ushtrojnë aktivitet në mënyrë ilegale. Kështu që do bëhet e mundur pas kësaj marrëveshje, përveçse masës administrative që marrin nga Inspektorati i Mjedisit të bëhet e mundur shkëputja apo zgjidhja e kontratës që këta subjekte kanë me AKBN.

Pjesa më e madhe janë në pjesën veriore të Shqipërisë, qarkun e Kukësit dhe të Dibrës”, tha Ergys Agasi, kreu i Inpektoratit të Mjedisit.

Kreu i ISHMP shprehu shqetësimet e tij dhe për shkeljet e hasura në subjektet që operojnë në fushën e hidrokarbureve dhe atyre hidroenergjitke, dhe siguroi se do të ushtrohen kontrolle të rrepta për ti dhënë fund abuzimeve me mjedisin, të cilat deri më tani janë identifikuar e penalizuar me masat administrative nga ISHMP, por kjo marrëveshje lejon tashmë edhe revokimin e lejeve e deri në pezullimin e punës.

“Marrëveshja do të sjellë koordinimin dhe intesifikimin e punës në terren duke i ofruar ISHMPM ekspertizën e kapaciteteve njerëzore të AKBN”, tha Dael Devishi, Drejtor Ekzekutiv.

Zbatimi i kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit për një periudhe 1 vjeçare dhe nga ky muaj grupet e përbashkëta të inspektimit fillojnë punën në terren për monitorimin e situatës mjedisore.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775