Garuesit kosovarë janë paraqitur mjaftë mirë në Kampionatin Europian të automobilizmit që është zhvilluar në Buzet të Kroacisë.
Valdet Krasniqi është renditur në pozitën e parë, në kategorinë promo, njofton Klan Kosova.
Në përgjithësi paraqitja e garuesve kosovarë ka qenë e shkëqlyeshme, pasi në konkurrencën prej 48 automobilistëve, ndër dhjetë të parë janë gjendur edhe Bardhyl Canolli (i treti), Përparim Dushi (i katërti), Arbnor Musliu (i gjashti) dhe Gentian Kulla (i shtati).
Rezultate të mira kanë pasur edhe Arbër Rexhepi e Bekim Kovaçi.
Ndërkohë, qëndrimin në Buzet e kanë shfrytëzuar edhe stafi teknik i Federatës së Auto Sportit të Kosovës.
Kryetari i federatës Ismet Rexhepi e sekretari Valton Tytyngjiu kanë pasur takime me zyrtarët e federatave të vendeve të ndryshme si dhe ata të FIA-s.