Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758

Arrest me burg për Armando Prengën

$
0
0

Gjykata e Lartë ka dhënë të martën masën e sigurisë arrest me burg për deputetin Armando Prenga, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje, plagosje të rëndë me dashje dhe kanosje, pas përleshjes së armatosur në Laç, të premten e kaluar

“Nuk mund ta paragjykojmë gjykatën, por nuk justifikohet qëndrimi i klientit tim në burg në bazë të provave. Duhet të ishte i lirë. Hetimi nuk është i drejtë, nuk është ligjor dhe është i njëanshëm”, tha avokati i Prengës pas daljes nga gjykata.

Ndërkohë, Gjykata e Laçit dha sot edhe masën e sigurisë për shtetasin Gjergj Cali, i përfshirë në konfliktin e armatosur me ish-deputetin e PS-së, transmeton TCH.

Nga informacionet e fundit mësohet se, gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Calin, nën akuzën e “armëmbajtjes pa leje” dhe “plagosjes”.

Ndërkohë, gjatë seancës gjyqësore Cali ka pranuar se ka pasur komunikime edhe me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ndërkohë, trupi gjykues ka vendosur masën “arrest me burg” për Gazmir Jushin. Ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm në seancë, pasi ndodhet ende i shtruar në spital për shkak të plagëve të marra.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>