Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775

Kosovë-Gjermani, marrëveshje financiare në vlerë 25 milionë €

$
0
0

Qeveria e Kosovës, në vazhdën e bashkëpunimit financiar të realizuar ndër vite me Qeverinë Federale të Gjermanisë, si partner i rëndësishëm bilateral për asistencë financiare dhe teknike, ka nënshkruar sot marrëveshjet për bashkëpunim financiar për vitin 2014.

Marrëveshjet që u nënshkruan sot nga ministri i Financave, Avdullah Hoti, dhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, përmbajnë kredi dhe grant në shumën prej 25 milionë eurosh, për vitin 2014.

Ndarja është bërë për arsye të trajtimit të ndryshëm që kanë borxhet dhe grantet. Marrëveshja për kredi për vitin 2014 përfshin kredinë nga KfW-ja për projektin “Mbështetja e sektorit të energjisë VII – Përmirësimi i rrjetit përçues” një hua me kushte të favorshme, me vlerë prej dymbëdhjetë milionë euro (12 000 000 euro).

Ndërsa, marrëveshja për grant për vitin 2014 përfshin projektet për financim nga Qeveria Federale e Republikës së Gjermanisë, që implementohet nga KfW-ja, në total prej 13 000 000 euro (trembëdhjetë milionë euro) që përfshin projektet: “Mbështetja e sektorit të energjisë III – Përmirësimi i sistemeve të ngrohjes komunale“(shtesë), deri në 4 000 000 euro (katër milionë euro)”, “Shkarkimi i ujërave të zeza në jug-perëndim, faza e katërt“, deri në 8 000 000 euro (tetë milionë euro)”, si dhe “Shkarkimi i ujërave të zeza në jug-perëndim, faza e katërt (masa shoqëruese)“, deri në 1 000 000 euro (një milion euro)”.

“Gatë vizitës së ministrit Gjerman për Zhvillim, Müller, jemi dakorduar në biseda ndërqeveritare edhe për vazhdimin e bashkëpunimit gjatë vitit 2015. Marrëveshja e vitit 2015 do të kapë shumën mbi 17 milionë euro në asistencë financiare, respektivisht grant që do të shkoj në sektorin e energjisë dhe ujërave”, tha ministri i Financave, Avdullah Hoti, në një konferencë me gazetarë.

“Për më tepër unë kam autorizuar ekipin që paralelisht me marrëveshjet e financimit të vitit 2014 dhe 2015 të punojnë me Ambasadën Gjermane për të finalizuar marrëveshjen kornizë. Shfrytëzoj rastin që të falënderoj Ambasadoren dhe stafin e saj për bashkëpunimin e ofruar gjatë të gjitha këtyre proceseve”, ka shtuar Hoti.
Ndërsa, ambasadorja gjermane, Viets, tha se përmes këtyre projekteve, Gjermania dëshiron të përkrahë Republikën e Kosovës, duke ofruar perspektivë për qytetarët e saj në vendin e tyre.

“Furnizimi i rregullt me ujë dhe furnizimi i pandërprerë me ngrohje gjatë dimrit mund të jenë arsye të rëndësishme, posaçërisht për shtresën e varfër të popullatës, që të qëndrojnë këtu”, theksoi Viets./EkonomiaOnline/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775