Në Ferizaj do të fillojë ndërtimi i spitalit regjional.
Sipas kontratës së publikuar nga Ministria e Shëndetësisë më 16 nëntor 2016, ndërtimi i këtij spitali do të kushtojë rreth 9 milionë euro.
Punimet do t’i kryejë kompania “AL-TRADE”, njofton Klan Kosova.
Spitali do të ndërtohet gjatë tri viteve të ardhshme, afër Parkut të Lirisë, lokacion ky i caktuar nga Kuvendi i Komunës së Ferizajt.
Ky spital do t’i ketë 250 shtretër.