Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35796

Veseli: PDK-ja është e bashkuar, Lladrovci është alternativa e duhur për Drenasin

$
0
0

Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas i është rikthyer edhe Rrahim Elshani, ish-kandidati tjetër i pavarur për kreun e kësaj komune.

Pas tërheqjes së kandidaturës së Naim Bazajt, tash edhe Rrahim Elshani është rikthyer në subjektin e tij politik, nga i cili ishte larguar për të kandiduar si i pavarur.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë lideri i PDK-së, Kadri Veseli, i cili po sfidohen për herë të pare me menaxhimin e parties në zgjedhje.

“Partia Demokratike e Kosovës në garën për komunën e Drenasit është më e bashkuar se kurrë më parë. Ajo është një familje e madhe që diversitetin e brendshëm e konsideron pasuri e jo barrë. Unë dhe miku im Rrahim Elshani, jemi të bindur se gjërat që na bashkojnë brenda PDK-së janë më të shumta dhe më të rëndësishme se opinionet e ndryshme që mund të na dallojnë. Prandaj, Rrahimi ndoqi shembullin e bashkëpartiakut tonë tjetër, Naim Bazaj, dhe u dakordua se në këtë garë kandidatura e Ramiz Lladrovcit është alternativa më e duhur për Drenasin”, ka shkruar Veseli.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35796


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>