Derbi i javës së 11-të në Premier Ligë ndërmjet Arsenalit dhe Tottenhamit nuk ka dhënë fitues.
Rezultati përfundimtar i derbit të Londrës ishte 1 me 1, raporton Koha.net.
Epërsinë e parë e krijoi Arsenali falë autogolit të shënuar nga Wimmer në minutën e 42.
Në pjesën e dytë Harry Kane, i cili është rikthyer nga lëndimi, barazoi shifrat në minutën e 51 nga pika e bardhë.
Pas këtij barazimi Arsenali mbetet në vendin e tretë me 24 pikë, kurse Tottenhami mban vendin e pestë me 21 pikë.