Aludimet se aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka vdekur nga konsumimi i barnave, i ka hedhur poshtë, Dardan Molliqaj, sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.
Molliqaj ka thënë se Dehari ishte mirë dhe se nuk ka qenë duke përdorur kurrfarë ilaçesh.
“Astirit nuk ka vdekur në spital, por ka shkuar i vdekur atje. Ai një javë më parë i ka bërë analizat me kërkesë të tij dhe analizat kanë treguar se nuk vuan nga asnjë problem. Astrit Dehari nuk ka qenë duke marrë asnjë medikament apo tabletë sa ka qenë në burg”, ka thënë Molliqaj.
“Si u bë që deklarimi nga barnat, kur ai nuk merrte asnjë medikament në burg. Atje merren vetëm me udhëzues të mjekut dhe mund të përdorën vetëm me prezencën e tij, nuk të lihen në dhomë, por duhet t’i përtypësh në prezencë”.
Këto janë të dhëna zyrtare ka thënë Molliqaj.
Sekretari i Vetëvendosjes, që vet ka qenë disa herë i burgosur, ka e ka quajtur Deharin “viktimë e pushteti dhe regjimit”.
Ai ka bërë përgjegjës institucionet dhe ka thënë se vdekja e tij s’është fatkeqësi.
“Çarë ndodhi dje nuk ishte fatkeqësi, ishte rezultat i n6jë persekutimi të pashoq që ky pushtet po na bënë”.
“Çfarëdo që ndodh në burg është përgjegjësi e institucionit”.
“Deklaratat e djeshme të ngutshme e kontradiktore vetëm sa e kanë bërë më të rëndë këtë rast”.
Molliqaj, i pyetur se përse ka bërë analiza Astrit Dehari, pasi që veç ishte mirë, ka thënë se si student i mjekësisë që ishte ka qenë shumë i kujdesshëm dhe i ndjeshëm për çështje shëndetësore.
Ka shtuar edhe se kontrollimi i gjendjes shëndetësore në burg është edhe rutinë dhe diçka krejt normale.