Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775

Dokumentari për luftën në Kosovë shfaqet në Universitetin e Sarajevës

$
0
0

Në Universitetin e Sarajevës, është shfaqur dokumentari ‘’The Unidentified’’ që paraqet hetimet e sulmeve mbi fshatrat e Kosovës në luftën e fundit të vitit 1999.

Studentët e komunikimit, sigurisë, gazetarisë dhe studentët juristë në Sarajevë, patën rastin të shohin  në këtë dokumentar dhe emrat e atyre të përfshirë në një operacion në tentativë për të fshehur krimet, njofton Klan Kosova.

Unidentified.Sarajevo.University

Ndërkaq regjisorja Marija Ristiq ka treguar edhe arsyen pse ka realizuar një dokumentar të tillë:

‘’Ideja ime ishte për të siguruar të tjerët që kur njerëzit dëgjojnë dhe e shikojnë këtë film, kudo qoftë, në Beograd, Novi Sad apo Kragujevac, ata nuk do të jenë në gjendje të thonë se nuk janë bërë krime në Kosovë’’, është shprehur Ristiq, njofton Klan Kosova.

’The Unidentified’’ është bërë si rezultat i dy vjetëve hulumtim derisa paraqiten fshatrat e pranverës së vitit 1999 në Ljubenic, Qyshk, Pavlanit dhe Zahaq afër Pejës.

Saktësisht në këto fshatra forcat serbe vranë më shumë se 118 civilë shqiptarë.

Trupat e viktimave ishin djegur, apo larguar disa prej tyre vonë u gjetën në varreza masive në Batajnicë afër Beogradit në vitin 2001.

Për shkak të këtyre krimeve 11 ish-anëtarë të forcave serbe janë në gjyq në Beograd, shkruan Birn, përcjellë Klan Kosova.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>