Dy shtëpi janë shkatërruar në një shpërthim sot në mëngjes në New Jeresy.
Ndërkohë, policia ka njoftuar se ka mbërritur në vend të ngjarjes pasi fqinjët kanë raportuar për erë gazi, transmeton Express.
Edhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vend të ngjarjes.
Nuk është ende e qartë nëse ka të lënduar në këtë shpërthim në Paterson.
Zjarrfikësit kanë arritur në vend të ngjarjes ende pa ndodhur shpërthimi, pasi janë thirrur nga banorët të cilët e kanë ndier erën e gazit.