Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar një ditë më parë gjeniun e letrave, shkrimtarin e njohur shqiptar, Dritëro Agollin me medalje presidenciale e cila përmban gabime drejtshkrimore.
Në fotografinë e mëposhtme që ju sjellë klankosova.tv te dekorata “Urdhri i Pavarësisë” që pranoi shkrimtari mungon shkronja “ë” në fjalën “Pavarësisë”.
Agolli u dekorua nga Thaçi për kontributin e tij në letërsinë shqipe si dhe për angazhimin në shërbim të kauzës së Kosovës.
Kreu i shtetit të Kosovës ia dorëzoi titullin shkrimtarit në shtëpinë e tij, të cilën e zhvilloi pas përmbylljes së takimeve me krerët e shtetit shqiptar, njofton Klan Kosova.