Vera po përfundon dhe po hyjmë në stinën e vjeshtës. Data e nesërme shënon ekuinoksin e vjeshtës, që njihet si momenti kur Dielli kalon ekuatorin qiellor dhe që nga 22 shtatori e në 6 muajt në vazhdim, dita do të jetë më e shkurtër se nata.
22 shtatori shënon formalisht hyrjen e vjeshtës.
Në fakt, më shumë se sa një ditë, ekuinoksi përfaqëson pikërisht momentin kur Dielli gjendet saktësisht mbi ekuatorin e Tokës, çka bën që rrezet të bien pingul mbi aksin e rrotullimit të planetit tonë.
Ekuinokset janë dy: i vjeshtës dhe i pranverës. Në këto dy raste dita dhe nata barazohen. Për lehtësi, këto data lidhen me ndërrimin e stinëve, praktikisht nga vera në vjeshtë për hemisferën veriore dhe nga dimri në pranverë për atë jugore.