Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758

Mustafa: Kushtetuta e Kaçanikut fuqizoi përpjekjet e për krijimin e shtetit të Kosovës

$
0
0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar 26 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 7 shtator 1990, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.

Kryeministri Mustafa theksoi se miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut, është datë e rëndësishme në historinë e përpjekjeve të qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Kryeministri Isa Mustafa, me ketë rast, ka shprehur konsideratat më të larta për deputetët e Kuvendit të Kosovës të asaj kohe, të cilët me sakrifica të mëdha u mblodhën në Kaçanik për të realizuar këtë akt të rëndësishëm historik.

“Miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut, ndër të tjera, fuqizoi legjitimitetin, vendosmërinë dhe përpjekjet e gjithanshme të qytetarëve të Kosovës për krijimin e shtetit”, ka thënë kryeministri Mustafa.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>