Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka paralajmëruar lojë defensive, nëse kundërshtari aplikon lojë ofensive.
“Nëse kundërshtarët do të na sulmojnë, atëherë ne do të mbrohemi, por edhe ne do të sulmojmë nëse arrijmë të krijojmë hapësira”, është shprehur Bunjaki, raporton KTV.
Ai është shprehur se nesër pret një ndeshje të vështirë kundër Finlandës, dhe sesa i fort është kundërshtari i nesërm sipas tij e ka treguar përballja e fundit e tyre kundër Gjermanisë, ndaj së cilës humbi vetëm 2-0.
Bunjaki gjithashtu ka thënë se ende është duke pritur vendimin përfundimtar të FIFA-s për disa nga lojtarët e grumbulluar nëse ata kanë të drejtë loje apo jo.
KTV ka mësuar se FIFA ka marr vendim pozitiv për Milot Rashicën dhe Amir Rrahmanin, dhe një gjë e tillë pritet të konfirmohet zyrtarisht nga FIFA.
Përveç tyre në pritje të FIFA-s, nëse kanë të drejtë të luajnë për Kosovën janë edhe Herolind Shala, Samir Ujkani, Alban Meha e Valon Berisha.