Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758

Zhernovksi: Ata që bënë krime duhet të japin llogari, përfshirë edhe Gruevskin

$
0
0

Në një intervistëpër ”Radio Evropa e Lirë”, kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski thotë se Maqedonia nuk mund të ketë politikanë të përgjegjshëm, nëse këta që e kanë kryer këtë kriminalitet, nuk japin llogari, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zhernovski thotë se gëzohet që janë hapur lëndë për komunë Qendër, duke shtuar se ende më i kënaqur është nëse për lëndët që lidhen me ”Shkupi 2014”, janë marrë për bazë raportet e revizotirit të përgatitura nga komuna që ai udhëheqë.

Ai gëzohet që materialet, siç thotë, janë në duar të vërteta dhe pret një zgjidhje për ato, pra personat që e kanë kryer krimin, jo vetëm në komunën Qendër, por në përgjithësi, të japin llogari, përfshirë edhe vetë Gruevskin.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>