Aleanca e Gruas se Kosovës përkrahë protestën kundër nominimit të Vuk Jeremiç për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së, e cila do të mbahet më 3 shtator në Prishtinë tek sheshi Zahir Pajaziti, në ora 12:00.
Aleanca e Gruas se Kosovës(AGK) mbështet letrën protestuese të dërguar për të gjithë ambasadorët e shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nga gratë e Srebrenicës dhe Zhepës, letër kjo që kundërshton nominimin e Jeremiçit.
AGK kërkon nga OKB qe te mos përkrahin kandidaturën aktuale dhe cilën do kandidature qe vjen nga shteti i Serbisë përderisa Serbia:
Nuk kërkon falje për krimet e bëra ne luftën e fundit ne Kosove
Nuk kthehen trupat e te pa gjeturve
Nuk njeh shtetin e Kosovës
Vazhdon te sillet ne mënyrë te pa pranueshme karshi çdo iniciative te Kosovës për anëtarësim ne organizata te ndryshme ndërkombëtare, shkruan në komunikatën për media. /GazetaExpress/