Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35922

Vetëvendosje menaxhmentin e RTK-së e quan të rrezikshëm për demokracinë e fjalën e lirë

$
0
0

Sot, menaxhmenti i RTK-së paska marrë sërish rolin e prokurorisë duke tentuar për të disatën herë ta lidh Vetëvendosjen me sulmet e fundit me bomba, thuhet në një reagim të kësaj fundit.

Lëvizja Vetëvendosje sa herë ka pasur të thotë diçka ndaj RTK-së e ka thënë publikisht. Ne asnjëherë nuk kemi bërë aksione natën dhe pa praninë e medieve. Tendenca e menaxhmentit të RTK-së që në vazhdimësi të japë gjykime të tilla, është e papranueshme dhe e shpërfaq sheshit rolin e këtij mediumi që të propagandojë në mbrojtje të klanit Pronto dhe Qeverisë së Kosovës.

Menaxhmenti kriminal i RTK-së, me në krye keqpërdoruesin kryesor në këtë medium, Mentor Shala, janë të rrezikshëm për demokracinë, fjalën e lirë dhe informimin e drejtë të publikut në Kosovë. Ky menaxhment duhet të japë llogari ligjore për keqpërdorimet milionëshe që kanë ndodhur në këtë medium, si dhe për shndërrimin e RTK-së në altoparlant të Qeverisë dhe klanit Pronto.

Ne ftojmë asociacionet e gazetarëve dhe këshillat mediale që të reagojnë ndaj linçimit që ky menaxhment po i bën Lëvizjes Vetëvendosje dhe ndaj akuzave të rënda në drejtim të subjektit tonë, thuhet në fund të reagimit të Vetëvendosjes.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35922


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>