Claudio Bravo sot do të udhëtoj drejtë Anglisë. Ai nesër do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore para se të nënshkruaj me Manchester Cityn.
Aventura e Claudio Bravos te Barcelona tashmë ka marrë fundit. Portieri i Kilit, sot do të udhëtoj drejtë Anglisë, derisa nesër do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore para se të nënshkruaj me Manchester Cityn, njofton Mund Deportivo.
Bravo, i cili u transferua te Barcelona nga Real Sociedad në vitin 2014, te City do të zëvendësoj portierin anglez, Joe Hart, i cili nuk pëlqehet nga Pep Guardiola.
Kurse, Barcelona në vend të Bravos pritet të transferoj portierin e Ajaxit, Jasper Cillessen, përcjell Express.
