Një gjykatë ushtarake ruse e ka dënuar sot me burg të përjetshëm një ushtar rus për vrasjen e një familje shtatë-anëtarësh jashtë bazës ushtarake ruse në Armeni.
Vrasja e familjes së tërë armene nga ushtari rus kishte shkaktuar krizë të thellë në marrëdhëniet ndërmjet dy aleatëve historik, përcjell Express.
Gjykatë në bazën ushtarake ruse në qytetin armen, Gyumri, e shpalli Valery Permyakov, fajtor për vrasjen e familjes armene pasi që kishte dal nga baza dhe kishte shkuar drejt e në shtëpinë e tyre me armë automatike, duke vrarë të gjithë, përfshirë dhe një foshnje 6-muajshe.