Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775

Bateri për iPhone që zgjasin 1 javë

$
0
0

Një kompani britanike pretendon se ka krijuar një prototip baterie për telefonat iPhone, me jetëgjatësi pa karikuar deri në 1 javë.

Krijesa e “Inteligent Energy” është një mekanizëm që siguron energji nga djegia e hidrogjenit. Mekanizmi është ndërtuar në miniaturë, aq sa përmasat e një baterie iPhone 6.

Kjo bateri është e ngjashme me bateritë standarde, përveç mënyrës së karikimit, ku nuk përdoret elektriciteti, por një pajisje hidrogjeni e posaçme, që e furnizon për pak minuta. Bateria “ushqehet” përmes një pajisjeje të posaçme me hidrogjen, ndërkohë që ka pas disa vrima që i lejojnë të çlirojë hidrogjenin e djegur.

Kompania britanike është e njohur në fushën e prodhimit të pajisjeve që prodhojnë energji përmes djegies së hidrogjenit, por asnjëherë më parë nuk kishte mundur të realizonte një pajisje në përmasat e një baterie telefoni.

“Në dijeninë tonë, kjo nuk është bërë më parë”, thotë për Telegraph, kreu i kësaj kompanie, Henri Winand./TCH


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>